E premte, 15.11.2019, 04:18 PM (GMT)

Kulturë » Kinema

Ukshin Zajmi: Porosi edukative për biodiversitetin në pyll

E enjte, 31.05.2012, 06:31 PM


Porosi edukative për biodiversitetin në pyll (filmi:”Lepuri reporter”)

Nga Ukshin Zajmi

“Letërsia përshkruan-filmi demonstron” është nocion që e ka thënë regjisori rus Andrej Tarkovski, sipas citimit të Abdurrahim Myftiut (“Nga letërsia te filmi”,Tiranë, 2002, f.281), dhe pikërisht kjo shprehje m’u kujtua kur po shikoja filmin “Lepuri reporter” në sallën e madhe të Teatrit profesionist të Gjilanit, ngase të gjitha ulëset ishin të plotësuara me fëmijë-nxënës, dhe meditoja: po të ishte libër me tregime apo roman, athua, do ta lexonin të gjithë këta fëmijë?! Sigurisht se jo, por edhe nëse do ta lexonin, ata nuk do t’i konceptonin të gjitha bukuritë e pyllit dhe të kafshëve në te, dhe marëdhëniet e tyre të ndërsjella, andaj filmi është forma më e mirë e përcjelljes së porosisë së skenaristit (Femi Halimit) dhe konceptit realizues të regjisorit (Kenan Gurgurovcit).

Rrëfimi kinematografik i filmit për fëmijë “Lepuri reporter” ndërtohet në ngarendjen e Lepurit reporter ( Bashkim Ramadanit) nëpër pyll për të përcjellë peripetit e faunës (kafshëve)  dhe gjatë këtij rrugëtimi kamera e Shaban Halimit na paraqet elementet sendore-figurative të filmuara nëpër vende të ndryshme pitoreske të Kosovës, që paraqet mizanskenën e filmit. Skicimi i karaktereve dhe ndërtimi dramaturgjik na paraqitet kur Lepuri reporter paraqet Gjuetarin (Ramadan Kurtin), Dhelprën (Valmira Hotin), Ariun(Izmir Rexhepin) dhe Ujkun (Elbasan Saliun) bëmat dhe marëdheniet e tyre, por edhe Lisin si elemnt të faunës (Blin Budakova) dhe Lean (Genta Osmanin).

Në realizimin e filmit, pos kontributit të skenaristit e xhiruesit, kanë marrë pjesë me sukses të theksuar edhe Rinor Sylejmani me montazh dhe Egzon Sylejmani me efekte. Këta dy të rinj, me përvojen e tyre rinore në këtë sferë dëshmuan se, kanë mundësi për të bërë kreacione edhe më të mëdha në sferën e filmit duke krijuar kështu, me ndihmen e regjisorit, planet dhe detajet e filmit me një strukturë logjike të ndërlidhjes së elementeve konceptuale kinematografike e të dramaturgjisë së imazhit filmik.

Filmi zgjat 54 minuta, dhe pos kronologjisë së ecurisë teorike të bërjes, realizimi lansoi porosi tek fëmijët për dashurinë e tyre ndaj kafshëve të pyllit, vetë pyllit si bukuri natyrore dhe si regjenerues i oksigjenit të domosdoshëm për organizmin e njeriut e të botës në tërësi por edhe si, ruajtes  nga ndotja, grumbullues i ujit dhe freskues në mot të nxehte e zbutës i temperaturave të ulta gjatë stinës së dimrit, duke u bërë kështu një vendbanim i sigurt i gjallesave të shumta. Kontribut të mirë dha edhe përzgjedhësi i muzikës Arben Maliqi, ndërsa realizimin e filmit, që u bë në produksion të “Dardania film”, e ndihmuan materialisht: Zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit; Banja e Kllokotit; Jaffa Champion; Nota Center e sponzor të tjerë. Filmi pritet të udhëtojë nëpër tërë territorin e Kosovës dhe rekomandohet për të gjitha grupmoshat e fëmijëve pasi që ka ndikim edukativ .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT