Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Dardani: Pse nuk duhet qe Presidenti te jete i komunitetit ortodoks

| E merkure, 30.05.2012, 10:07 PM |


Pse nuk duhet qe Presidenti te jete i komunitetit ortodoks

Nga Ilir Dardani

Neqoftese Presidenti do zgjedhej per te respektuar besimet fetare, ajo apo ai do duhej t’i perkiste komunitetit me te vogel, atij katolik (por qe eshte rritur dukshem ne vitet e fundit), sepse nuk ka pasur Kryetar/e Shteti asnjehere ne 100 vitet e fundit.

Respekt te jashtezakonshem per ortodokset e sotem, kuptohet ata te ndershmit qe nuk jane shitur tek greket, por MbiRespekt per rilindasit tane te ketij komuniteti qe ishin shtylla kryesore e shqiptarise, nje pjese e te cileve u vrane nga ‘’vellezerit’’ ortodoks greke.

Respekt edhe per publicistin e njohur dhe bashkepunetorin tone, z. Pirro Prifti, i cili me opinionin e tij ( mund ta lexoni ketu) me ofroi driten jeshile per te shkruar keto pak rreshta.

Une jam tip qe me lendon, njekohesisht edhe me turperon islamizmi nder shqiptare, sigurisht edhe emrat islamike te shqiptareve, por asnje shqiptar tjeter nuk do te ishte me i denje se ‘’myslimani’’ Ismail Kadare. Gjeniu ne krye te shtetit do te ishte ringjallje e Gjergj Kastriotit. Te dy Kryeluftetare, njeri me shpate e tjetri me pene. Askush nuk beri me shume se Gjergji Kastrioti me Shpate per Liri. Askush nuk beri me shume se Ismail Kadare me Pene per Dritesi.

Ashtu si me Islamin edhe me Ortodoksizmin kemi probleme, kryesisht ne Shqiperine e Jugut. Kuptohet qe islami i lindur me shpate dhe mberritur ne Iliri po me shpate eshte KryeRreziku. Kryerrezik sepse, si ajo kucedra mitike, kerkon ta haje me nje kafshate te gjithe Arberine, kurse greket ortodokse hane nga pak ne te gjithe Shqiperine permes bizneseve, por kane edhe vende te preferuara qe vdesin t’i pushtojne sic jane Saranda apo Korca.

Kryeprifti i ortodokseve, Anastas Janullatos eshte nje arsye e forte qe komuniteti ortodoks mos te kembengule per Presidentin. Le t’i leme te vertetat e tjera (te cilat te ‘’mencurit’’ i quajne ‘’folklorizma’’) dhe te permendin vetem faktin vampiresk: Refuzoi te jepte nje meshe per shpirtrat e Cameve te vrare, perdhunuar e shperngulur nga Bajoneta Greke (neqoftese doni edhe Ortodokse).

Prape duke folur ‘’fetarisht’’, shqiptaret ortodokse kane vend te Madh nderi ne historine kombetare, por neqoftese heqim shqiptaret nga ortodoksizmi mbeten vetem serbet, ruset, greket, bullgaret dhe rumunet. Keta te fundit jane pak me ndryshe, por kater shtetet e tjera jane shembulli qe nuk duhet marre.

Sigurisht qe greket kane histori (apo mitologji) madheshtore dhe nuk mohohet fakti qe i kane dhene njerezimit shume, por jo greket e sotem, jo urrejtesit tane, jo keto qenje te vogla qe jane bere per lemoshe - shnderruar ne turpi i Europes, por qe nuk e ndalojne misionin e tyre ‘’Fox Style’’ (stil dhelperak) per ta copetuar akoma me shume kete Shqiperi te supercopetuar!

Rusia sot eshte shteti me anti-demokratik ne Europe. Gjithnje anon ne anen e kundert te shteteve demokratike perendimore. Eshte dhe do te jete shteti me politiken me te rrezikshme ne Europe dhe nqs do kemi lufte nje dite, ajo do kete ardhur pikerisht nga Rusia.

Edhe bullgaret e kane shijuar gjakun tone.

Serbet? E cfare te them une kur gjaku yne ende nuk eshte thare ne dhembet e tyre!

Pra, eshte gabim qe te pretendosh Europen me flamur ortodoks.

Shqiperia ka pasur President dhe Kryeministra te komunitetit ortodoks gjate 20 viteve te fundit, sic ka pasur plot ‘’politikane’’ ne kohen e Diktatorit. Balancimi (barazpesha) nuk arrihet duke u mjaftuar me nje Kryetare Parlamenti (ne fakt vetem Folese).

Vete Edi Rama do duhej te propozonte bukuroshen intelektuale Jozefina Topalli per Presidente, sepse ne kete menyre do e demtonte PD-ne dhe do e kishte me te lehte fitoren e zgjedhjeve te ardhshme.

Ne fund, vetem ortodoksizmi i pjeses me te madhe te shqiptareve eshte i paster, ndryshe nga te gjitha kombet apo shtetet e tjera te ketij besimi, prandaj ‘’nderkombetarizimi’’ eshte i padobishem per shqiptaret, eshte hap i madh drejt djallit te SuperMadh.

Te gjoret shqiptare duan Europe. Europa nuk eshte ortodokse.