E enjte, 28.03.2024, 10:15 PM (GMT)

Kulturë

Bardhec Berisha: Puhiza që vazhdon të rrugëtojë

E merkure, 30.05.2012, 06:08 PM


PUHIZA QË VAZHDON TË RRUGËTOJË

Halil Haxhosaj „Puhizë shpirti“, poezi Haiku, botoi NSh „Jeta e re“, Prishtinë, 2010.

Nga Bardhec BERISHA

Fjala Haiku rrjedh nga gjuha japoneze që në gjuhën shqipe do të thotë „Vargje gazmore“.

Stili i poezisë Haiku është një formë poetike tradicionale Japoneze, e cila sot është zgjëruar në tërë botën. Kjo formë e të shkruarit njihet si forma më e shkurtë poetike në botë.

Matsuo Bashö bashkë me nxënësit e vet e përpunoi poezinë Haikai (quhej atëherë) dhe kësaj poezie ia mundësoi që të pranohet si poezi serioze, kurse Masaoko Shiku njihet si themelues i Haiku-s moderne. Ai është i pari që e formoi konceptin Haiku përkundër atij të vjetrit që quhet Haikai ose Hokku.

Të shkruarit në këtë formë poetike ndahet në dy etapa: Etapa Edo që është shkruar në shekullin 17, 18 deri në mes të shek. 19, si dhe etapa Meigji, e cila fillon në mesin e shek.19 e vazhdon deri me sot. Poetët më të njohur të kohës Edo janë : Matsuo Bashö (1644 – 1694), Yosa Buson (1716 – 1783), Kobayashi Issa (1763 – 1827), kurse etapës se Meigji-s i përkasin Masaoka Shiki (1867 – 1902), Hino Soja (1901 – 1956), Suzuki Masajo (1906 – 2003) etj.

Haiku japonez më se shpeshti përbëhët prej tri grupeve të fjalëve me 5 – 7 – 5 rrokje të theksuara, rreshtat janë të shkruar vertikal. Ja një shembull tipik të Haiku-s të shkruar nga poeti Matsuo Bashö :

 

Furu ike ya

Kawazu tobikomu

Mizu no oto

 

që në përkthim në gjuhën shqipe do të thotë :

 

Pellgu i vjetër

Një bretkocë hidhet në te

Oh ! zhurma e ujit.

 

Matsuo Bashö sot numrohet si poeti i parë i madh i poezisë Haiku, kurse poezia e tij « Bretkoca » është poezia më e cituar në botë e stilit Haiku.

Edhe ardhja e Budizmit chan nga Kina në Japoni, ka ndikuar në të shkruarit e kësaj poezie. Poezitë që në shikimin e parë e përshkruanin natyrën dhe jetën e përditëshme, në shikimin e dytë e kishin edhe një domethënie religjioze.

Nga ky stil i poezisë u impresionuan edhe shumë kompozitorë, të cilët filluan të komponojnë muzikën e vet në këtë stil. Ndër ta është edhe kompozitori i mirënjohur i muzikës serioze Mendelson.

Në letërsinë gjermane poezia Haiku filloin të shkruhet qysh në vitin 1920. Krahas Reiner Maria Rilkes dhe Franz Blei, Haiku kanë shkruar edhe Peter Altenberg, Alfred Mombert, Arno Holz, Imma von Bodmershof etj.

Në letërsinë shqipe poezia haiku ka filluar të shkruhet vonë. Ndër poetët shqiptarë të cilët e aplikojnë poezinë Haiku janë: Milianov Kallupi, Agron Tufa, Agim Vinca, Sabit Idrizi, Halil Haxhosaj, Musa Vyshka, Maikom Zeqo, Radije Hoxha, etj.

Puhizë e nuk di të ndalet, vazhdon të rrugëtojë!

 

Libri poetik „Puhizë shpirti“ i poetit Halil Haxhosaj është i ndarë në tri pjesë: pjesa e parë është Rreze brilante, pjesa e dytë Prehje agullimash kurse pjesa e tretë quhet Frymëzim i bardhë.

Me vargjet e tij poetike në stilin Haiku poeti i mirënjohur Halil Haxhosaj, na jep një mesazh konceptual shpirtëror, më një bazament të fortë të ndjenjave poetike, i cili e përshkon vargun në mënyrë graduale deri në thelb.

 

Stinë e re përshendet,

Pylli i stolisur me gjelbërim.

Rrugë të reja fillim shekulli.

 

Pastaj vazhdon më të njëjtin ritëm më të njëjtën nostalgji. Ai edhe flet më haikun e vet duke i thënë atij, do të thotë haikut  të vet, që të jetë i lutmtur:

 

Jehona dëgjohet larg.

Hej erdhi vargu i ri,

Haiku im gëzimplotë.

 

Rrugëtimi i poetit nëpër natyrë, nëpër figurat poetike, nëpër elementet e kozmosit dhe nëpër ndjenjat emocionale, të bëjnë që jo vetëm  të mos ndalesh, pasi ta lexosh librin, por ta hap rrugën edhe ty, që të rrugëtosh nëpër atë bukuri të thurur në vargje.

 

Në Gjirokastër, Përmet,

Sarandë dhe Gjakovë,

Rreze brilanti rrezojnë.

 

*****

Krenaria zgjohet ngadalë.

Puthë rrezet e diellit aty,

Prehje agullimash ndrit.

 

Dhe vazhdon duke e sodisur dhe shijuar natyrën aq të bukur, duke mos e lënë anash as peisazhin e saj, i cili me bukuritë e veta e mahnit lexuesin:

 

Ulet bregu i detit,

Në cep të dritarës

Ka shumë kaltërsi.

 

Mbetët hapësirë e mjaftueshëme për të rrugëtuar, edhe pas këtij rrugëtimi, apo jo ?

Nëse ke dëshirë, lexues i dashur, vazhdo rrugëtimin, thellohu, imagjino, por edhe ke rastin të bashkëqendrosh me realën.

Poeti përpos rrugëtimit që e bën, ai nuk e le anash, por e përshkruan edhe atë që e shijoi gjatë kësaj rruge, pra idilën e shtrenjët.

 

Syri puthin rreze.

Ato ndriçoin ëmbël,

Pranvera qëndis natyrën.

 

Elementi kryesor i bukurisë njerëzore nuk është i lënë anash asnjë moment. Pra mund të themi se dashuria dominon çdokund dhe në çdo moment, dashuria universale por edhe ajo e natyrës se të dashuruarëve.

 

Ajo fol si engjëll,

Ajo qesh si qielli,

Ajo qanë si lule.

 

Vazhdon

Asaj i qesh floku,

Asaj i ndritë balli,

Asaj i shkëlqen syri.

 

Do të thotë dashuri kuptimplote në aspektin njerëzor.

Poeti e mishëron lexuesin me Haikun e vet, përmes elementeve të cilat ai i shkruan, i përshkruan dhe i përjeton aq mirë sa që nganjëherë komentet janë të tepërta.

Siq e cekëm më lartë, haiku në përgjithësi është i mishëruar më natyrën, me kompozicionet e saj, por për t`u kryer ky veprim, duhet ditur të bëhët ndërlidhja. Pra kjo të libri « Puhizë shpirti » i shkrimtarit Halil Haxhosaj, nuk mungon, sepse:

 

Lulet ngrehin kokën

Dhe shikojnë kah deti.

Pulëbardha puth Nositin.

 

Poezia Haiku që në shikimin e parë e përshkruanin natyrën dhe jetën e përditëshme, në shikimin e dytë e kishin edhe një domethanje religjioze. Kurse për haikun e poetit Haxhosaj mund të them se në shikimin e parë e përshkruan natyrën dhe jetën e përditëshme, kurse në shikimin e dytë e kanë domethënien patriotike. Të tilla mund të them se janë haikut e poetit Halil Haxhosaj. Por megjithatë në këtë vepër kemi edhe haiku të tilla të cilat në shikimin e parë e kanë domëthënien patriotike, kurse në rendin e dytë e përshkruajnë natyrën dhe jetën e përditëshme:

 

Shpirti e do pranverën,

Hareja në vargun poetik,

Rrugë me gjurmë të reja.

 

Dikun ma poshtë vazhdon:

 

Masa brohorit në Gjithësi,

Kosva fitoi emër të ri.

Kohë e Gjergjit u ringjall.

 

Me këto që u tha deri me tani, u mundova pak a shumë të rrugëtoj nëpër Haikun e poetit Haxhosaj, por edhe në një mënyrë u mundova t`a zberthej në pika të shkurta këtë rrugëtim  të tij nëpër gjeografi, nëpër natyrë dhe nëpër të përditëshmën tonë. Poetit Halil Haxhosaj ia ka arritur kësaj në mënyrë poetike me këtëzhanër të rrallë të poezisë. Dhe ia ka arritur me sukses dhe bukur artistikisht.

Shpresojmë se poezia e haikut të këtij poeti ka zënë, por edhe do të zë vendin e duhur dhe meritor. Këtë e ka dëshmuar dhe po e dëshmon gjithnjë pena dhe frymëzimi i poetit Halil Haxhosaj.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora