E marte, 16.04.2024, 10:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Vataj: Kryeministri Berisha pret në takim këngëtaren Rona Nishliu

E marte, 29.05.2012, 07:02 PM


Kryeministri Berisha pret në takim këngëtaren Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar, menjëherë pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan)

Nga Albert Vataj

Menjëherë pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan) ku mori pjesë në Festivalin Evropian të këngës - Eurovizion 2012 dhe u rendit e 5-ta në natën finale, këngëtarja Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar u pritën në një takim nga Kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha i shprehu Rona Nishliut urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer të saj në Eurovizion dhe e konsideroi atë si një sukses të shumëfishtë, duke theksuar këtu se ajo, me interpretimin dhe këngën e saj,  arriti të tërheqë fuqishëm vëmendjen e mediave ndërkombëtare, që në natën gjysmëfinale të festivalit.

Në finale, vijoi Kryeministri, ”ju ishit zëri absolut i festivalit, interpretimi më i shkëlqyer, ishit një përfaqësim shumë dinjitoz dhe arritje e madhe për gjithë shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën”.  Edhe për sa i përket vlerësimit, Kryeministrishprehu kënaqësinëpër mbështetjen e madhe që pati nga të gjitha vendet.  Ai theksoi  se  përfaqësimi dinjitoz i Ronës në Eurovizion është dhurata më e bukur që kënga shqiptare i bën Shqipërisë në këtë 100 vjetor të pavarësisë.

Nga ana e saj, këngëtarja Rona Nishliu  falënderoi  Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tij në këtë përfaqësim të saj në Eurovizion. “Ndihem e privilegjuar që sot ndodhem këtu në këtë takim me ju dhe ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen dhe  telefonatën  që më bëtë menjëherë pas festivalit, e cila ka qenë befasia më e këndshme, gjë që më bëri të ndihem edhe më krenare për atë që realizova në skenë”, u shpreh këngëtarja Rona Nishliu.

Ajo i përcolli Kryeministrit emocionet që kishte ndier tek shikonte flamurin shqiptar, gjatë renditjes së pikëve, që shfaqej në mesin e 5 flamujve më të votuar të Evropës.

Ndërsa Drejtori i  Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar, z. Petrit Beci, u shpreh se ekipi shqiptar që shoqëronte Ronën në këtë kompeticion e që ka përjetuar nga afër vlerësimin e të gjitha ekipeve të vendeve përfaqësuese në festival, u ndie shumë krenar për këngën e Ronës. Ai theksoi se ky sukses është një obligim më shumë  për të vijuar traditën më të mirë të Festivalit të këngës në RTSH, duke promovuar talente shqiptare, që më pas përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në skenën evropiane.

Kryeministri Berisha i dhuroi këngëtares Rona Nishliu çelësin Sol, të punuar në filigram me një dedikim të vecantë në shenjë mirënjohjeje ndaj përfaqësimit dinjitoz që I bëri Shqipërisë në Eurovizion.



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora