Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi rumune: Mariana Pândaru

| E hene, 28.05.2012, 06:39 PM |


Poezi rumune
Mariana Pândaru
 
VALLJA E FUNDIT E FLUTURAVE
(Ultimul dans al fluturilor)
 
U zgjova duke i numëruar supet
E gurëve të bardhë
Të lumit që e ndante
Peisazhin në dy anë
Kërkojmë mbështetje
Herë mbi një breg
Herë mbi tjetrin
Duke pritur
Të dal nga dimri i fjalëve
Dhe si një foshnje
Në jetën e saj të brishtë
Të mbetem e magjepsur
Nga vallja e fundit e fluturave.
 
PARAJSA ME NDJENJA TË EKUILIBRUARA
(Raiul cu sentimente echilibrate)
 
Vëlla i dashur në besë e fjalë
Jemi robër
Të një çasti të azurtë
Ngase nga një kohë
Bërtitje në shkretëtirë është
Deklarata e dashurisë sonë
 
Këtu –
Në parajsën e qenjeve me ndjenja të ekuilibruara
Ku zogu ka hije prafullimash
S’ka vend për asnjë çrregullim të brendshëm
 
POEZIA
 
Të shikosh engjëllin
Si një zog i
Degdisur në turnin me ujë
T’ia dhurosh
Krejt frymëmarrjen tënde
Tërë jetën
Dhe ai
Dalëngadalë
Të ikë.
 
SHENJAT E PARA TË
FITIMTARIT
(Primele semne al înving?torului)
 
I ftuar nga
Shenjat e para
Të fitimtarit
Jam gadi të mendoj
Se frika
Shpëton fjalët
Që na shembin.
 
ZGALEMA
ME SHIKIM TË BUTË
(Pesc?ru?i cu privire blând?)
 
Jam duke e pritur fjalën
Si një pullaz
Përmbi heshtje e shqetsime
Por në të njëjtën kohë
 
Shpërthejnë nga syri i akullt
Zgalema me shikim të butë
Ngase ja
U hap labirinthi
Kush mund të thotë se atje
Ka vetëm besim?
 
MUZG
(Amurg)
 
Përkundrazi do themi
Përkundrazi
Dielli është fshehur pas shpatit
 
Do nisin të bredhin hijet
Do t’u ngjajnë reve të bardha
Ëndërrat do shemben nën këmishë
Duke e rënduar botën. Në pasqyrën e saj
Lazdërohet një shtypës i stinës
Nuk ka qetësi
Nën asnjë pikë kardinale
Përmes syrit të muzgut
Kalon një tufë zogjsh
Do themi – janë puhia,
Hije me sqepin e kthyer
Kah zemra jonë
 
- Prej nga
Lartësohet një këngë e lehtë.
 
MA VIDHNIN LUMTURINË
(Îmi fur? bucuria)
 
Më kot më thonin dhëndurrët
Me kapela vërtitëse
Të hidhem në drejtim të botës
 
Zogj memecë vinin
Në zbraztirën e rrezikshme të fjalëve
Dhe me të padrejtë ma vidhnin lumturinë
 
Jeta (e përgënjeshtuar
Siç nuk e pret)
Më rrinte përpara
Si një kërcim i bukur mortal
 
Dhe megjithatë
Isha më e lirë
Se sa e dija se jam
Isha më e lirë
Se sa e dija se jam.
 
SHKELJA MBI FJALË TË NDEZURA
(C?lcam pe cuvinte aprinse)
 
I bekuar qofsh ti, njeri, portparol fjalësh
Më thoshte Hija
Të bekuara të qofshin shtigjet!
 
Unë ndërkaq nuk njihja veçse gëzimin e heshtur
Dhe e ndiqja rrugën duke shkelur mbi fjalë të ndezura
Sipas një shifre thellë të varrosur
Në shputat e mia.
 
BIOBLIOGRAFI
 
Mariana Pândaru u lind më 20 gusht 1952, në komunën Pleshoi, rrethi i Dolzhit (Transilvani). Debutim letrar: 1974, në revistën  „Tribuna” të Kluzhit. Më 1988, debuton editorialisht me vëllimin “Tejmatanë lumit” (botuar në Timishoara), kurse më 1990, së bashku me bashkëshortin e saj, Valeriu Bârg?u, themelon “Grupul de publica?ii C?L?UZA” që përfshin të përjavshmen „C?l?uza noastr?”, editurën „C?l?uza” dhe revistën „Ardealul literar”. Ndërmjet viteve 1991–1995 ndjek kurset e gazetarisë në kuadrin e Universitetit Pro Humanitas  (Bukuresht) dhe në luadrin e Universitatea de Vest (Timishoara). Më 1996 bëhet anëtare e Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Rumanisë, më 1999 ndjek Kursin Internacional të Gazetarisë në Salzburg, në kuadrin e Akademisë së Gazetarisë të Austrisë. Më 2001 bëhet anëtare e Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë. Është laureate e disa çmimeve letrare, bashkëpunëtore e një numri të konsideruar revistash letrare dhe autore e librave për fëmijë dhe për të rritur: Tejmatanë lumit, 1988, Salto mortale, 1992, Dhurata-lojëra, 1994, Fier i mbuluar me dëborë, 1996, Nata e kremtimeve, 1997, Parisi i zemrës sate, 2001, Vetëtima mbidetare, 2002, Pas rënies së natës, 2007, Memorja e fakteve, 2009, Mjeksia si mision, koautore, 2010. Librat e saj e kanë pare dritën e botimit në shtëpitë botuese  Facla, Helicon, Danimar dhe Calauza. Është prezente ma poezi bilingve në antologjinë Shija e padurimit (Bukuresht, 2012). Konsiderata kritike për vlerat e saja letrare kanë shprehur: Cornel Ungureanu, Constan?a Buzea, Constantin Hârlav, Dumitru Hurub?, Cezar Iv?nescu, Iv Martinovici, Constantin Cuble?an, Dumitru Velea, Eugen Evu, Ioan Evu, Elisabeta Bog??an, Dumitru Dem Iona?cu, Mircea Ciobanu, Adrian Botez, Liviu Ioan Stoiciu, Vasile Morar, Miron ?ic, Octavian Doclin, Vasile Bardan, Aurelian Titu Dumitrescu, Passionaria Stoicescu, Ion M?rginean, Victor Isac, Neculai Chirica, etj.