E premte, 29.03.2024, 06:49 AM (GMT)

Kulturë

Dedë Preqi: Dy fjalë për një histori të gjallë

E hene, 28.05.2012, 06:36 PM


DY FJALË  PËR NJË HISTORI TË GJALLË

-Në promovimin „Historia e Kosovës“të J.Buxhovit, në Zvicërr

/në vend të kritikës/

Nga Dedë Preqi

Nëse flasim në përgjithsi për historinë shqiptare, natyrisht çdo lloj i historisë së shkruar shqiptare deri më sot, në zemren e saj është mëshehur, apo është cunguar diçka e çmushme, e cila përgjatë shekujve nuk është paraqitë në skenën historike shqiptare. Nëse dikush tjetër e ka shkruar historinë tonë, ndonjëri na ka tërhequr vëmendjen, i cili ka pasë interes studius dhe nuk e ka shtrembëruar atë për interesa tjera, por megjithatë shumica e historianëve të huaj, por edhe shqiptarë bënë masakra në historinë shqiptare, siq bëri edhe ajo otomane dhe akademia sllavo-serbe. Mirëpo sot, në bazë të faktografive shkencore na qfaqet dhe shkruhet një histori tjetër, e cila i çmend të gjithë ata historian  të cilët ishin shërbëtorë të kohës dhe sundimëve, por edhe kundër një historie të vërtetë të shqiptarëve në përgjithësi. Por shqiptarët treguan shumë durim, duke e ruajtur lirinë e shpirtit, të cilën vetëm këtë, nuk mundën t’ia robërojnë. Është e vërtetë se historiani i njohur shqiptar Jusuf Buxhovi, ka gjetur një rrugë sikur në Golgotë, i cili ka gjurmuar dhe mbledhur në arkivat e mëdha botërore, sidomos ato perëndimore ,materiale të ndryshme, që dëshmojnë për rrënjët dhe origjinën shqiptare, ku sipas albanologut gjerman Johan Georg von Hahn, në gjysmën  e shekullit XlX-të,thotë se, sa më shumë që po u afrohem shqiptarëve, ata po më largohen edhe më shumë. Vepra e historianit të njohur shqiptar Jusuf Buxhovit, HISTORIA E KOSOVËS, ndahet në tri vëllime historike, të cilat pasojnë, nga Antika dhe Mesjeta, Perandoria Osmane dhe Konferenca e Londres deri te Pretektorati Ndërkombëtar. Mirëpo, autori i kësaj vepre të madhe historike Jusuf Buxhovi, e fokuson përqendrimin e tij kryesisht te Pellazgët, si populli më i vjetër, kurse Dardanët dhe Dardaninë e paraqet trungun kyesor, të cilët  më vonë njihen si pasues iliro-shqiptarë. Autori Buxhovi, ka bërë gjurmime të vazhdueshme historike, duke shfrytëzuar burime nga historiografët e ndryshëm botëror, veqanarisht nga ata të cilët ishin historian e albanolog të shquar gjerman dhe të tjerë, i cili nxjerrë në përfundim se, Dardanët ishin ata të cilët e themeluan Trojën, njëherit ata ishin dhe bartës të qytetërimit antik, dhe jo grekët, të cilëve iu është atribuuar kjo meritë, sepse sipas autorit, ata erdhën shumë vonë dhe e përvetësuan qytetnimin e pëllazgëve. Autori nyjerrë në pah dhe në mënyrë të qartë sqaron edhe për eposin e madh botëror „iliada“,si pasuri dhe trashëgimi shpirtërore e shqiptarëve. Poashtu, historiani Buxhovi, themelet e Prandorisë së Romës dhe të Bizantit i lidh me trashëgiminë e pellazgëve, të cilët dallohen si bartës të qytetërimit perëndimor. Por, çka është edhe shumë interesante, se shteti mesjetar serb dhe kisha mesjetare serbe janë vetëm konstrukte dhe gënjeshtra, sepse nuk kanë ekzistuar të tilla, por ato kanë ekzistuar vetëm krahina, të cilat e kanë pasë rrolin e vet dominues dhe okupues të shqiptarëve, njëherit kanë dëshmuar gjithherë se ishin kundër etnisë arbërore. Mandej, sipas historianit dhe shkenctarit Buxhovi, vlerëson se qyteti Rashka , e cila proklamohet si qendër e madhe e qytetërimit dhe shtetit serb, ka të bëjë me Tribalët, të cilët ishin një popull dardan, apo (dardan të sllavizuar).  Atëherë, pse të mos thëmi se, kjo vepër e Buxhovit, është një ndër veprat më të çmuara, që nxjerrë ndonjëherë historia shqiptare e Kosovës. Kjo histori i ka prekë në shpirtë shumë shkenctarë dhe akademikë të historisë së Serbisë, mos të thëmi edhe shumë historian shërbëtorë shqiptarë, të cilët e shkruan historinë duke ia përshtatë kohës dhe jo realitetit. Sipas Buxhovit, ky historian kontaktoi edhe debatoi më shumë historian shqiptarë, të cilët i shohin shqiptarët si pasardhës të  i l i r ë v e, ndërsa autori i lidh drejtpërsëdrejti me pëllazgët, duke i dhënë këtij populli një historiografi të gjallë dhe shumë të vjetër e faktografike, dhe më largë,siq është menduar dhe shkruar gjerë më tani nga historigraf të tjerë, për shqiptarët dhe preardhjen e tyre. Sipas historianit Buxhovit, kërkohet jo vetëm për ta shkruar apo shqyrtuar një histori të re të shqiptarëve, siq mendojnë disa ideolog, apo të tjerë mendimtarë, por kërkohet në rend të parë, që të dilet prej ideologjisë komuniste, e cila e ka dënuar fjalën e lirë dhe shkencën e  historisë, duke ia dhënë asaj ideologjinë e vet të përshtatshme, dhe jo në favor të historisë së vërtetë shqiptare. Te Buxhovi, shohim një histori dhe zbulime të reja të historisë së mirëfilltë shqiptare, dhe pse të mos thuhet se, më këtë vepër të madhe historike, kemi një enciklopedi të historisë shqiptare, e cila na mëson ta njohim më mirë identitetin tonë me fakte historike. Është shumë e vlershme se në këtë histori, nxjerrët në shesh e kaluara e kalbur historike e popullit shqiptarë, të cilët njerëz e shtrëmbëruan dhe i dhanë kahje tjetër, apo e gjymtuan rrolin e saj historik, prej nga Antika e deri më sot. Këtë vepër të Buxhovit, do ta vlerësoja si ndër veprat më kapitale deri më sot, të historiografisë shqiptare, e cila sipas autorit, nuk e thotë edhe fjalën e fundit, por një qeshtje e tillë ,të vazhdojë rrugën e saj edhe në zbulime të tjera me vlerë historike dhe shkencore për shqiptarët, dhe ardhmërinë e tyre më të begatshme.

-Promovimi i veprave të Buxhovit në Lozanë, në Surse dhe qytete tjera të Zvicrres

Promovimin e veprës së Buxhovit, HISTORIA E KOSOVËS,   e mirëpritën bashkëatdhetarët shqiptarë në Zvicërr, me duartrokitje dhe kritika vlerësuese, me ç’rast autori u përgjegj edhe disa pyetjeve shumë interesante. Ndër të tjera ishte edhe pyetja e atdhetarit Mehmet Haxhocaj, i cili e pyeti autorin, pse kjo histori nuk titullohet si histori e përgjithshme shqiptare, por Hisorija e Kosovës. Autori Buxhovi, duke iu përgjegjur shkurt e gjatë kësaj pyetje ndër të tjera tha: Nuk është thënë diçka që duhet ti vëhët pika, por këto qështje duhet të vazhdojnë dhe të shkohet mëtutje.

Buxhovi, e vlerësoi shumë edhe diasporën shqiptare, i cili tha, kjo diasporë ka rrol të dyfishtë në proqeset dhe themelimin e  Pavarësisë së Kosovës, e cila ka luajt dhe po luan një rrol të veqantë edhe në zhvillimin e shumë proqeseve tjera të nevojshme për ndërtimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Autori foli edhe për disa autor të tjerë, të cilin e zuri në gojë edhe historianin zvicërran Schmid, që shkroi ndër të tjera edhe një vepër për historinë e Gjergj Kastriotit- Skënderbe, të cilën vepër, mund ta quajmë të mangët dhe jo vepër e cila mbështetët në fakte historike, duke e nxjerrë heroin kombëtarë, si hero hakmarrës, përkudrazi heroi në fjalë luftoi kundër robërisë osmane dhe lufta e tij kishte edhe karakter evropian.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora