E marte, 16.04.2024, 10:27 PM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: Kur shkelen marrëveshjet - përseritet luftërat

E hene, 28.05.2012, 07:13 PM


Popujt dhe idealistet e tyre që luftuan për liri, i deshëm dhe i respektuam njësoj!

KUR SHKELËN MARRËVESHJET-PËRSERITËN LUFTËRAT-HISTORIA

Nëse pas çdo dialogu nuk jetësohen marrëveshjet, atëherë patjetër përsëriten luftërat dhe historia. Këtë  populli shqiptar në ekzistencën e tij po e përjeton shekuj me radhë !

Shkruan: Qerim Pllana

Marrëveshjeve të Atlantikut të vitit 1942, Bujanit, dhjetor 1943, janar 1944, Parisit, Vjenës dhe Brukselit, Konçulit, Kumanovës dhe Ohrit, idealistet u besuan kot fare! Sepse marrëveshjet pa një garanci të fuqishme, janë të papërfillshme dhe të gjykuara të dështojnë. Çdo fajtor për dëmet dhe gjenocidin e shkaktuar gjatë luftës, obligohet t`i paguajë reparacionet e atyre dëmeve. Pra, me fqinjin e harlisur dhe të azdisur që s`njeh punë dhe se mbanë fjalën, nuk ka shaka! Sepse, ai është i gatshëm përherë të tradhtojë, të shkelë dhe të pret në besë. Megjithatë, Serbia obligohet për  ta njohë Kosovën, kombin dhe shtetin e tërë shqiptar. Të cilin kurrë deri më sot, me asnjë “marrëveshje apo dialog” se ka njohur dhe nuk e ka përfillë. Tani, kur dhelprës ju kallë bishti, ulërinë se u kallë dynjaja, ama-zaman më shpëtoni..!

“E kam një ëndërr..., ëndërroj se një ditë në këto kodrina të kuqe të Xhorxhis , fëmijët e robërve të dikurshëm dhe djemtë e skllavopronarëve të dikurshëm së bashku do të zënë vend më një stolë (tavolinë) vëllazërore”, Martin Luter Kin, Memfis Filadelfi...

Ekzistojnë përvoja të hidhura dhe gjurmë të pashlyera historike se me fqinjin verior, shqiptarët do të kenë gjatë probleme të pazgjedhura, dialog të dështuar, pa përmbajte dhe jopaqësor afatgjatë! Historia shekullore sidomos, periudha prej viteve 1804-1815, këtë katërçipërisht e ka dëshmuar! Madje kjo vlen qysh nga themelimi i shtetit vasal të Dinastisë së Obrenoviqve 1830-1878, dhe 1878-1881. Në veçanti me Luftërat Ballkanike 1912-1913. Së fundi më luftën e Kosovës 1997-1999! Shqiptarët atë botë kot i ndihmuan fqinjët, për t`u çliruar e pavarësuar nga P. Osmane. Përkundrazi, ata i humbën dy Shqipëria, mu për shkak të atyre sfidave..!

Gjurmët e historisë së ndjekur, janë të padrejta dhe dëbuese të shqiptarëve autokton me epitete fyese muhaxhirë. Në hapësirën e Dardanisë së dikurshme me qendër në Damast, Dardhishtë, Mollëkuqe, Toplicë dhe në vazhdim. Ndjekjet dhe spastrimet etnik të shqiptarëve, fillojnë qysh më 1844, për të vazhduar me spastrime tjera deri në ditët e sotme në Kosovën Lindore, madje brenda Kosovës aktuale..!

Unë nuk shoh ëndrra të tillë, se nipërit, fëmijët e fëmijëve tanë, një ditë mund të ulën në bregorët me vreshta dhe pjeshkë të kuqe në Toplicë, Mollëkuqe, Bllacë, Surdulicë, Vllastenicë, Maçkaticë etj.! Vende të dikurshme të banuar me shqiptar të ndjekur me dhunë, gjenocid dhe etnocid, nga forcat serbo-ruse, duke filluar nga 1844-1999. Minoriteti serb sot në Kosovë është me çdo përparësi në çdo ent të shtetit të tkurrur të paktën tri herë, nga spastrimi dhe dëbimi i pamëshirshëm të vendorëve shqiptar, nga Rakovica, gjithandej Kosovës Lindore-Dardanisë etnike deri në Daki!

Unë nuk shoh ëndërr të tillë si ëndrrat e realizuara të heroit, M. L. King. Se një ditë me Serbinë dhe popullin serbë, do të jemi ulur si “vëllezër më një stolë, gostie apo gazmend miqësie, shoqërie a vëllazërie në Toplicë a Sanxhak”! Kjo s`mund të ndodhë me ëndrra dhe politikë asgjësuese dëbimi, agresiviteti dhe asimilimi, krejtësisht me letra dhe frymë raciste shkombëtarizuese, helmuese serbe të racistit I. Garashanini dhe kompanisë në vijimësi, deri në ditët e sotme në K. Lindore, dhe aktualitetin në veri!

Këto mund të jenë ëndrra pa sedër e pa dinjitet, për komb, atdhe dhe për historinë e s`kaluarës, gjenealogjisë, gjuhës dhe origjinës! Kurse, origjina vjen pikërisht andej nga shtriheshim në para dhe në histori. Periudhën e civilizimit përballë egërsisë serbo-sllave në Dardani, pjesët e Ilirisë deri te lumenjtë Savë-Danub, Daki e Rumeli!

“Ëndërroj se katër fëmijët e mi do të jetojnë si pjesëtarë të kombit, i cili nuk do t`i gjykoj sipas ngjyrës së lëkurës, por sipas meritave”..., Martin L. Kin, Uashington 1968.

Kjo me nipërit, mesat popullin tim s`mund të ndodhë në raport me fqinjët serbë. Pa çka se kemi një ngjyrë teni, dhe jetojmë me një nën-kontinent. Fatkeqësisht me një hasmëri me fajin e fqinjit verior dhe luftërave të përgjakshme, për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për dalje në  tokatë dhe detet e huaja të klimës së nxehtë...

Ani pse unë isha 12 vjet arsimtar edhe i fëmijëve të fqinjëve serbë. Ani pse ata me  respektonin, me çmonin herë-herë si prindin e tyre. Kurse unë sillesha krejtësisht njësoi si me fëmijët e kombit tim. Ishte kjo një kohë që sot quhet e “pa kohë”! Jo, për asnjë rast nuk kisha imagjinuar se ata, ish-nxënësit e mi serbë, një ditë do t`më hynë në oborrin e shtëpisë sime me kallashnikovë, për t`me depërtuar me familje, për herë të dytë në historinë stërgjyshore, diku për në Azi, Evropë, Amerikë, Afrikë apo Australinë e largët. E di këtë Evropa, apo shtirët akoma si në kohë komunizmi?

“Me këtë bindje kthehem në Jug; Kjo do t`na lejoj që të bartim një oqean rëndues dëshpërimi që më në fund të kemi një pikë shprese...,” Martin L. Kin, Filadelfi 1968.

Unë nuk barti ama asnjë pikë shprese se me politikën e tillë mosmirënjohëse, aventuriere, gënjeshtare dhe nacional-shoviniste serbe, mund të ndërtojmë fqinjësi dhe pajtim, pa u çrrënjos vetitë e tilla të dete-manive, lakmisë për toka të pasura dhe klimë të butë shqiptare... Pa heq dorë nga dokumente të tilla me frymë naziste!

Kështu fliste i madhi Martin L. King gjatë vitit 1968, pranë lapidarit të A. Linkolit në Uashington, në pranin e dyqind-mijë pjesëmarrës, kryesisht zezakë të Amerikës. Ëndrra e tij mbeti një kujtesë e pashlyer deri në vdekjen e tij tragjike. Por si e tillë ju realizua me fitoren demokracisë, të drejtave, barazisë sociale, ekonomike politike, për të ardhur sot, deri të kryetari me ngjyrë në krye të SHBA-ve z. Barak Obama.

Unë, një pinjoll i babë Selim, Rexhep, Selman, Sadik, Ali Pllana-Thaçi, dhe i   intelektualit në zë nga Pllana, Babë Iliasa Sheh Jonusit, të dëbuar, ndjekur dhe të masakruar nga Toplica e pasur me hardhi, pjeshkë dhe mollëkuqe, rrafshe fushash lugina, lumenj e kodrina, ujë biluri më bollëk. E kam të vështirë të besojë në pabesinë armiqësore të shkaktuar ndaj shqiptarëve të Dardanisë, gjithandej tokave të tyre autoktone nën Serbinë okupuese! E dinë sot këtë, BE-Brukseli,Parisi, Londra e Berlini, Vjena, Moska, Roma e Madridi!?

Tani, historia na mëson për një të kaluar jo fortë të largët. Për sjelljet shumë të vrazhda të fqinjit, i cili nuk ka ndërruar as qime por as lëkurë,  vese e as dete-mani të dëshmuara, sidomos në luftërat e fundit 1991-1999. Politika dhe diplomacia gënjeshtare serbe me veprime gjenocidi, jo sall ndaj shqiptarëve, u dëshmua gjatë viteve 1991-1999, kundër katër popujve, civilëve të pambrojtur në Kroaci, Bosnjë, sidomos në Kosovë. Pse BE-Brukseli, i heshtë të ligatë dhe padrejtësitë historike..?!

Ëndrrat e Martin L. Kingut, u realizuan siç u realizuan ëndrrat e popujve të okupuar të Evropës pas fashizmit nazist gjerman. Raportet e të cilëve sot janë shembull mes Gjermani-Francës, Belgjikë, Luksemburg, Zvicër, Austri, Itali etj.! Po ne sot ku jemi?!

Raportet Kosovë-Serbi me politikën aktuale agresive, veprimet e lobizmit cinik në diplomacinë ndërkombëtare, urrejtjet dhe lakmitë e pashuara, për territoret e shqiptare, pjesëve të madhe të okupuara, veriun e zaptuar, fare s`kanë ndryshuar!

Ëndrrat e tilla të ndjerit Martin, L. King,  pushuan nga një atentat të një kretini, në ora 18, sipas orës lokale më 4 prill 1968, në Memfis të Ilionisit në SHBA. Kështu, pushoj simboli më i madh i botës me ngjyrë! Por, ëndrra e të ndjerit hero, sot janë të  realizua.

Politikës serbe i mungon një De Gol, Mendel, Havell a A. Linkoln, një Demaç! Ajo është e papërmirësueshme e përkëdhelur dhe akoma e mbrojtur nga shumë frymëzues të murtajës së zezë serbe. Naçertanjës të I. Garashaninit, nacionalistëve politikanë e diplomatë serbë, të cilët akoma ushqehen me ideale të tilla inkriminimi!

Me ketë politikë të fqinjit verior, shqiptarët s`mund të pajtohen, sepse ajo nuk është duke u përmirësuar. Nuk heq dorë nga lakmia për dalje me dhunë nëpër toka dhe  dete të huaja! Ajo vazhdimisht është shkaktare e luftërave në Ballkan, qysh nga mesjeta, sidomos në kohën e re dhe më të renë. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Mos ta qitë zoti (a. s), komshiun e azdisur, të lazdruar, gënjeshtar e të pabesë”..!

Mbase një ditë do të pushojë kjo histori zhurmuese e përvuajtur dhe e përgjakshme. Ndërsa, dialogu për hir të gjeneratave mund të përfundoi me sukses! Kjo mund të ndodhë vetëm atëherë, kur respektimi është i plotë, i barabartë pa paragjykime dhe i dyanshëm, secili në atdheun e vetë të lirë politikë, të zhvilluar dhe demokratikë!

Kjo mund të arrihet vetëm me dialog të sinqertë, të barabartë e pa paragjykime mes palëve. E fajtori duhet paguar borxhin e dëmeve të shkaktuara gjatë armiqësive. Të paktën dëmet e luftës së fundit, përgjegjësinë për t`pagjeturit, rregullimin e kufijve, heqjen dorë nga hegjemonizmi, tërheqjen pakusht nga cepi verior i rrethit të Mitrovicës. Ndalimin e ushtrimit të dhunës në K. Lindore, Bujanoc, Medvegjë, Preshevë. I dinë këtë sondazh-mesazhe, BE-Brukseli, apo shtirën ,bëhen se, si dinë?!

Atëherë cila është agjenda e mëtejme e BE-së, për lirinë dhe demokracinë e vërtet të shqiptarëve në hapësirën ballkanike!? Nuk besoj se gjeneratat mund të pajtohen me status-quonë! Në rini, si çdo idealist kam besuar në Çe Gevar, M. L. King, z. Sharl De Gol, Benbellë, z. Mendelë z. Havell, z. Demaçi. Patjetër në UÇK, heronj e dëshmorë. Besuam në të drejtën ndërkombëtare për barazi, vëllazëri, liri dhe  demokraci të popujve të çliruar nga nazizmi. Mbështetur në Traktatin e Atlantikut të vitit 1942, Vendimet e Bujanit dhjetor, 1943, janar 1944, takimet; Paris,Vjenë, Bruksel! Por deri më sot, mbetën ëndrra dhe premtime të parealizuara të kota! E kur s`respektohen marrëveshjet, traktatet, konkluzionet që burojnë nga to, dhe nga vendimet e marrëveshjeve, patjetër përsëritën konfliktet luftërat pse jo dhe historia!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora