Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Flet këngëtari i muzikës popullore Artan Kola

| E hene, 28.05.2012, 03:03 PM |


“Veç ti ke zemër” një këngë  e dashur si “Gajdexhiu”

Nga Albert ZHOLI

“Veç ti ke zemër” titullohet klipi juaj i fundit. Si është pritur në treg?

Eshtë pritur si mos më mirë.  Ka një titull komercial. Flitet për femrat intersaxhije, femrat që  dashurojnë për lek dhe jo njeriun. Pra është trajtuar një problem i kohës i cili në Shqipëri po bëhet shumë i përhapur. Klipi është realizuar duke pasur parasysh tekstin. “Hajt moj çikë sa të kam prit” është një varg i tekstit me tekst të Zhakut.

Kjo është këngë tipike popullore veriore?

Po. Unë jam verior dhe disa nga këngët më të bukura i kam me muzikë nga treva ku jam rritur. Sigurisht, duke testuar tregun dhe aty ku unë kam më shumë simpatizantë dhe fansa.

Nqs do të bënim një krahasim mes këngëve popullore jugore, veriore dhe Shqipërisë së mesme kush është më e kërkuar në treg?

Dua të jem I sinqertë. Drei para një viti kënga popullore jugore dominonte në treg, ndërsa tani supermacinë e ka këngë popullore evriore.

Ndaj e bëtë këtë klip?

Sigurtisht. E thashë dhe më lart. E kam bërë për treg. Eshtë këngë tregu që ka gjetur terren edhe në jug. Kam pas shumë kërkesa për ta kënduar nëpër aktivitete, koncerte, dasma. Po të shikoni në You Toube ëshët shumë i klikuar ky klip.

Ku i kaloi festat Artani ?

Në Greqi. Isha ftuar nga disa shoqata shqiptare në Athinë për koncerte. Italia dhe Greqia tashmë janë bërë si shtëpia ime.

Çfarë ju bëri përshtypje në këto festime?

Ska qenë ajo ndjenjë patriotizmi si më parë. Nuk kishte atë ngjyrë Shqipërie si para 4 apo 5 vjetësh. Ishte një festë e bukur por pa ngjyra patriotike. Nuk kishte asnjë flamur, kur më ëprpara shihje në çdo tavolinë të  vogël nga një flamur shqiptar.

Artani dhe “Maratona e këngës popullore”?

Maratona mbetet maratonë. Është një nga aktivitetet më të rëndësishme të këngës popullore pavarsisht se këtë vit nuk mora pjesë. Ajo është një ndër aktivitete më të rëndësishme të këngës popullore, për vite me radhë, që ballafqaon këngëtarët e kësaj gjinie. Por do të thosha se këtë vit dominoi plotësisht kënga popullore jugore. Kjo duhet të kihet në konsideratë.

Besoj se tanimë ka ndryshuar pëlqimi i këngëve të pëlqyeshme të repertorit tuaj?

Po! I është shtuar dhe klipi i fundit. Janë bërë tre këngë “Veç ti ke zemër”, “Bjeri gajdes” dhe “Dasma malësore”.

Si erdhi tek ju kënga e gajdexhiut?

Erdhi fare rastësiht. Unë kam pasur një dyqan kasetash tek lagja “21 dhjetori”.  Një ditë ë vjen në dyqan një vajzë kineze, e re dhe më flet në shqip. Zotëri dua këngën “Bjeri gajdes, gajdexhi dhe Dasma e malësorit”. Hapa sytë. Thahë se mos tallej. Por nga mënyra e kërkesës ajo dukej shumë e sinqertë dhe shumë e prerë. Ngrita supet. Ajo duke parë habinë time më thotë se në Kinë, e para është një nga këngët më të dëgjuara. Thuajse një këngë hit. E shihja si i hutuar. Çuditë me atë femër s’kishin të sosur. Ajo duke qeshur më thotë. Në radion nacionale kineze çdo ditë jepet gjysëm ore këngë nga Shqipëria. Këto këngë që po kërkoj dëgjohen shumë. Unë I kam dëgjuar me dhjetra herë më thotë. Fillova të kërkoj gjithandej në dyqan, por gajdexhiun se gjeta. Pas shumë kërkimesh në nëj cep gjeta këngën “Dasma e malësorit, të kënduar nga Sali Brari.

Më vonë kërkova në radio, kërkova në miq dhe e gjeta. I mora të dy këto këngë dhe fillova orkestrimet. Mendova të vëja një punë serioze. Unë dikur i kasha dëgjuar këto këngë, por asnjëherë s’më kish shkuar ndërmend se do kishin sukses. Duhej punë për orkestrim dhe përpunim. Fillova punën në mënyrë shumë serioze. Pas ca ditësh  në dyqan më vjen muzikanti Mond Mancaku e Tish Dain. Ishte viti 2002. U prezantuam. Ishte kënaqësi që takova këtë kompozitor të madh. Përfitova nga rasti dhe i thashë prof. Tish Daisë: Profesor, kam ripunuar një këngë, a mund ta dëgjosh?. Po , më tha. I  vë këngën e gajdexhiut. Pasi e dëgjoi, më thotë, vendose dhe njëherë. E vendosa. Ai dëgjonte dhe filloi të lotonte. Pas pak më thotë: A e din se kush e ka bërë këtë këngë? Jo, I thashë. Kjo këngë është e imja. E kam kompozuar në vitin 1962. Në fund më thotë të lutem ma jep këtë CD me autografin tuaj. Ja dhashë. Iku i lumturuar.

Artani dhe albumet?

Kam realizuar plot 5 albume, kryesisht me këngë popullore të Shqipërisë së veriut. Një album e kam bashkpunim. Një këngë e kam me këngëtaren Fatmira Breçani. “

Keni ndonjë projekt?

Po. Po përgatis në nëj version të ri këngën e bukur Shkodrane “O zambak, zambaku I bardhë”. Eshtë një këngë që më pëlqen shumë dhe që këndohet në çdo dasmë në veri. Ajo ka muzikalitet por edhe një tekst shumë interesant.

Cila muzikë është në modë tani?

Muzika “Hauz”. Një muzikë që tashmë ka mbuluar tregun. Këngën e fundit me këtë lloj muzike do ta bëj. Më pëlqen shumë. Eshtë një muzikë me ritëm. Pra ndërtohet mbi muzikën popullore por më ëmbël dhe më me ritëm. Ka një magji që të mbërthen.

Sa këngë ka në repertorin e tij Artani?

Plot 86 këngë që shumë prej tyre nuk janë në albume. Por I kam të regjistruara veç. Sa herë bëj nëj këngë të re them se nuk kam bërë gjë. Pra këkroj të renë, të mirën. Këngëtari pot ha kam arit të gjitha, s’duhet më të këndojë.

Kur ka kënduar për herë të parë Artani?

Kam kënduar në Festivalin e 22-të, të Fëmijëve në Tirranë. Ishte viti 1981. Isha ende në shkollë 8-vjeçare. Vangjel Petushi dhe Robert Radoja ishin organizatorët e Festivalit.

Mendimi juaj për këngën çame?

Ka përhapje kohët e fundit. Unë si këndoj dot ato këngë. Kanë veeçoritë e tyre. Vetë kjo krahinë ka këngëtarë të talentuar. Më vjen mirë që këto këngë po gjejnë mbështetje dhe këndohen nga profesionistë.