E premte, 29.03.2024, 02:50 PM (GMT)

Kulturë

Xhafer Leci: Një bisedë me Maxhun Smajlin

E hene, 28.05.2012, 08:46 PM


Marshi i parë me karakter kombëtar.

Një bisedë me Maxhun Smajlin

Nga Xhafer LECI

Maxhun Smajli është publicist. Eshtë shqiptari i parë në historinë tonë, cili i ka dhënë vetes një detyrë madhore kombëtare, liridashëse dhe të mundimshme me plot sakrifica. Maxhun Smajli ka nisur që prej 24 marsit 2012 marshin e tij 78 ditor për të përkujtuar dhe nderuar luftën çlirimtare në Kosovë e bë veçanti kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çlirimin e saj. Marshin ai e ka titulluar si ” Marshi i mërgimtarit” dhe e nisi ditën kur avionët luftarakë të NATO-s filluan sulmin kundër ushtrisë dhe policisë vrastare të Serbisë. Ky rrugëtim zgjatë 78 ditë aq sa kanë zgjatur bombardimet kundër Serbisë, pra ditën e çlirimit të Kosovës më datën 12 qershor 2012- do të arrijë në vendin e caktuar, në Koshare, aty ku u zhvillua beteja më e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtuesve dhe sunduesve serbë në Kosovë, kundër ushtrisë, policisë dhe paramiltarëve të Serbisë.

Ky burrë liridashës i madh e burrë i guximshëm, për nder të çlirimit të Kosovës më 12 qershor 1999- e në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë, vazhdon udhëtimin e tij në këmbë në trajektoren prej 1900 km, nga qyteti Flieden i Gjermanisë deri tek varrezat e heronjëve dhe dëshmorëve të kombit në Koshare të Kosovës. Më 12 qershor ai do të jetë në vendin ku prehen heronjtë e Kosovës, ata që i dhanë atdheut e kombit gjënë më të shtrenjë të tyre, jetën dhe gjakun.

Për shkak të mos sigurisë së kalimiit nepër teritoret sllave, Maxhuni ka zgjedhur një intenerar tjetër të udhëtimit drejt Koshares në Kosovë. Ai ka filluar udhëtimin në rrugën nga Gjermania nepër Austri e Itali, duke kaluar detin Adriatik me anije Bari-Durrës. Nga Durrësi vazhdon marshin në drejtim të Kosovës për 260 km.

Kam pasur rastin të dëgjoj e të lexoj për marshe të natyrave tjera, ka njerëz që kanë shëtitur boten në këmbë. Para qindra vitesh kanë udhëtuar besimtar myslimanë dhe grupe pelegrinësh shqiptarë e të tjerë, me muaj kush e di sa mijëra kilometra në drejtim të Arabisë Saudite për Mekë dhe Medine, por këto udhtime kanë pasur karakter tjetër.

Maxhuni pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë  emigroi në Gjermani. Ndërkohë si para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, edhe si mërgimtar, ai vazhdimisht është angazhuar të merret me aktivitete e punë konkrete në dobi të së mirës dhe interesit mbarëshqiptar. Për herë të parë e kam njohur përmes linjës së telefonit mobil, në  mars 2007-tës. Ai më mori në telefon dhe m’u prezantua:

- Jam Maxhun Smajli, më thotë ai.

- Po Maxhun, i them, ju njoh dhe ju më 2004-ën ma keni dhuruar librin tuaj “Lufta dhe dilemat shqiptare”.  Maxhuni më tregon se ka lexuar shkrime të mia, si dhe për promovimin e librit tim...

I them se në prill do e ndërroj banesën dhe se kam disa mijëra ekzemplarë të gazetave në gjuhën shqipe nga vitet 1990-ta e deri më sot i kam ruajtur të gjthë numrat e gazetës “Rilindj”, “Bota sot” etj. Dhe se në banesën e re nuk kam vend ku i lë.

- Gazetat e vjetra shiten 10 deri 20 cent, më  thotë Maxhuni, dhe do vi ti mar... Kam një Bibliotek kombëtare-shkollore si arshivë në Kosovë dhe dëshiroj  të kam sa më shumë materiale libra, gazeta etj. Jo i them, unë nuk ti shes, por do ua  fali të gjitha. Maxhuni pas pak ditësh erdhi dhe i mori gazetat.

Me këtë rast në shtëpinë time patëm biseduar shumë në lidhje me luftën dhe dilemat rreth saj. Nga Mxhuni, si reporter i njohur gjatë luftës, pa dyshim që secili ka çfarë të mësojë. Sidomos për luftën, gjenocidin dhe spastrimin shqiptarëve të Kosovës nga forcat shoviniste të okupatorit serbo-sllav.

Diku në fillim të masit 2012-të z.Maxhun më bëri një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë parapërgatitore të marshit të tij, ku për shokë, miq e dashamirë kishte organizuar një takim, koktej... Për shkaqe shëndetësore nuk pata mundësinë të jem dhe unë pjesë e atij organizimi përcjellës, ceremonial “Marshi i mërgimtarit”.

Përmes telefonit fola dy herë me zotin Maxhun. Biseduam gjatë. Më interesonte ta pyesja për përgatitjen e tij shpirtërore, fizike, morale... I tashë se për këtë rrugëtim kaq të gjatë duhët bukur një përgatitje.

- Jam përgatitur dhe furnizuar me shumëçka që më nevojitet për rrugë, shton Maxhuni. Kam lexuar e biseduar me njerëz gjermanë që kanë përvoj udhëtimesh këmbësore..., si veshja me rroba të lehta udhëtimi, me mjete për shënime, filmime e incizime gjatë udhëtimit. Si p.sh. vendet malore, rrugë, objekte e njerëz me të cilët do kam rastin të takohem e bisedoj gjatë udhtimit...

- Pse e keni zgjedhur Kosharen si vendin e parë që dëshroni ta vizitoni, e pyeta unë?

- Sepse aty është thyer kufiri shqiptaro-shqiptar, Shqipëri-Kosovë, i betonuar dhe ndaluar 100 vjet nga okupatori serbo - sllav, duke mos na lejuar ta vizitojmë njeri tjetrin edhe pse jemi vëllezër nga gjuha e gjaku dhe në trojet tona. Në Koshare është bërë beteja më e madhe dhe aty kanë rënë dëshmorë luftëtarë nga të gjitha trojet e Shqipërisë etnike, bile edhe nga vullnetarë të huaj. Kjo është arsyeja.

- A të kanë kontaktuar ndokush nga ministritë e Qeverisë së Kosovës? – e pyes.

- Jo deri më tani askush, më përgjigjet Maxhuni..

- Ku të arrini  në Koshare a do ju presin ndokush nga autoritete e pushtetarëve?

- Nuk e di, miq e shokë të luftës e paqës sigurisht se po, besoj që edhe zyrtarë të Komunës së Junikut, por  gjithçka mbetët ta shohim.

Më 20.04.2012-të Maxhunin e mar në telefon dhe e pyes nëse asht lodhur, e ku gjendet tash. Ai më tregon se është në Trento të Italisë duke udhtuar në drejtim të Veronas. Ai kishte bërë atë deri aso kohe 28 ditë udhëtim dhe llogariste kohën kur do të mbërrinte në Koshare. Duheshin edhe 50 ditë të tjeramë kan mbetur edhe 50 ditë tjera shton Ai.

-           Nga sa kilometra udhëtonë në ditë?, vijova ta pyes.

-           Nga 27 km udhëtim në ditë i kam bër deri më tani...

-           Më pas e pyes së si jeni pritur nga njerëzit që i keni takuar gjatë rrugës...?

-           Është shumë interesante, më thotë Maxhuni, sa njerëz të mirë ka kjo botë, cilët të marrin me fjetë në shtëpitë e tyre, të shërbejnë të hash e të pish, e nëse nuk kanë vend, të ndihmojnë për mes kishave e tjera për të bërë konak. Janë të interesuar ta dinë kush jam, ku shkoj dhe për çfar e bëjë këtë...? Kur u shpjegoj se jam shqiptar nga Kosova dhe këtë e bëjë për çlirimin e vendit tim...disa nga ata më japin kurajo, guxim më përgëzojnë dhe më mbështetin moralisht...Disa edhe më pyesin për gjendjen momentale në Kosovë, etj.

Disa thonë, kemi dëgjuar dhe parë përmes ekraneve televizive luftën në Kosovë, por tani pak dim për Kosovën...

Më 17 maj 2012 e marr përsëri në telefon dhe e pyes:

-           Ku je o Maxhun Smajli., si je me shëndet dhe si e keni kaluar?

-           Jam në Trenitapoli të Italisë. Kam kaluar për nja 50 km Fogjia, jam duke udhtuar në drejtim të Bari-t.  Sot është dita e 55-të e marshit tim, kam bërë 1510 km, më kanë mbetur edhe 4 ditë udhëtimi nepër  Itali, dhe pastaj do i  them “Arividerci Italia” Lamtumirë Itali.

Me shëndet jam mirë, por bukur moti kam një dhimbje të gjishtit të vogël të kambës së djathët, dhe qe 3 ditë një ndezje-dhimbje në gjunin e kambës së majtë, po i mjekoj vetë duke i ngjeshur  dhe lyer me do kremë... Megjithatë besoj se do më punoj shëndeti dhe fati. Nëse jam shëndosh e mirë me datën 22 maj 2012 do të jam në  Durrsë, Shqipëri.

-           Po a merziten familja e juaj? Çka thonë kur flisni me ta?

-           Po për çdo ditë më thërrasin shokë e miq, sidomos familja ime, djali Agoni, i cili ka lindur me 10 gusht 1998 në luftë në rajonin e Mitrovicës, atëherë kur ashpër luftohej në Junik...

Agoni më përcjell me internet kur ka kohë dhe më tregon ku gjendëm, për rrugën, vendet malore, objektet si restauronte, kisha etj. Jo vetëm djali e familja ime, por edhe miq e shokë më ndihmojnë moralisht. Disa që as nuk i njoh, por që kanë dëgjuar për marshin tim dalin diku e më presin në rrugë, më japin ngapak para, karta telefonike për celulularin tim ... Ka edhe nga ata që më kanë intervistuar gjatë udhëtimit... Dhe kjo mua më bënë kureshtar e më jep forcë të ndjehem mirë.

Maxhunit i dëshirova shëndet të mirë dhe rrugë të mbarë, duke i premtuar se përsëri do dëgjohemi përmes telefonit celular...

-           Më 23 maj  në ora19.00 Maxhunin përsëri e marr në telefon dhe e pyes ku gjendët tash.  Më tregon se është në tokën shqiptare, në Derven afër Fushë Krujës dhe se sot ka udhtuar vetëm 14 km. Jam ndaluar e mikpritur nga njerëzit-vëllazërit e mi, ashtu si e ka zakon shqiptari me kafe e raki, këtu momentalisht me mua janë duke më shoqëruar i moshuari Lekë Gjokeja dhe dy të rinj Albor dhe Kastriot Gjokeja. Sonte do jam në familjen e Jak Gjokejës.

Po mjetet e informimit... Më ka intervistuar TV-Top Channel, më thotë ai.

Ky është Maxhun Smajli, të cilin më 12 qershor e pret Kosharja, e pret Kosova, dhe me ç’rast ne shqiptarët kujtojmë ato ditë të lavdishme, kur bota e qytetëruar, Amerika dhe Europa, u gjedën krah nesh, duke na dhënë ndihmën e nevojshme që të jemi të lirë në trojet tona.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora