E enjte, 22.04.2021, 03:40 PM (GMT+1)

Lajme

Mё mirё integrim nё vendin e origjinёs

E hene, 28.05.2012, 04:45 PM


Mё mirё integrim nё vendin e origjinёs

Tё rinj nga Europa Juglindore qё kanё kryer praktika parlamentare nё Gjermani kanё diskutuar nё Tiranё mbi fenomenin e “largimit tё trurit”, apo si tё tёrhiqen kontigjentet e kualifikuara nё vendin e origjinёs.

Si tё frenohet “brein drain” dhe nxitet “brein gain” Si tё frenohet “brein drain” dhe nxitet “brein gain”
Tё rinjtё nga Shqipёria, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bullgaria, Bosnja, Rumania, Sllovenia e Moldavia kanё tё pёrbashkёt pёrfshirjen e tyre nё programet e bursave ose praktikave parlamentare ndёrkombёtare qё akordohen nga Bundastagu gjerman. Takimi i tyre nё Tiranё mbajti nё fokus njё nga problemet qё thuajse nё mёnyrё tё ngjashme ёshtё prezent nё Europёn Juglindore: largimi i trurit, apo tёrheqja e kontigjenteve tё kualifikuara apo mirёarsimuara pёr nё vendin e origjinёs. Ata shikuan rrugёt e mundshme tё motivimit pёr pёrthithjen e kёtyre energjive qё ato tё çlirohen nё projekte zhvilluese nё dobi tё kombinuara, pёr shoqёrinё dhe ata personalisht. Ish bursistёt e Parlamentit Gjerman shkёmbyhen pёrvojat nga vendet e tyre, sfidat me tё cilat frenohet “brein drain” dhe nxitet “brein gain”.

Albulena Thaçi, ish bursante e Parlamentit Gjerman nga Prishtina  Albulena Thaçi, ish bursante e Parlamentit Gjerman nga Prishtina 
Albulena Thaçi, ish bursante e Parlamentit Gjerman nga Prishtina e konsideron si njё problem rajonal largimin apo tёrheqjen e trurit. Realiteti nё Kosovё ёshtё shumё i vёshtirё pёr ata tё mirёkualifikuar nё Perёndim dhe qё vendosin tё kthehen dhe tё kontribuojnё nё vendlindje, thotё Thaçi pёr DW.
“Ёshtё shumё e vёshtirё qё ata tё gjejnё punё nё Kosovё. Duke patur parasysh qё rreth 70 pёrqind janё nёn 20 vjeç, si dhe papunёsia ёshtё shumё e lartё, ndaj dhe kjo e bёn tё vёshtirё gjetjen e njё vendi pune. Shoqёria ime qё ёshtё aktualisht jashtё vendit shprehin interes qё tё kthehen nё vendlindje dhe me u pёrpjek pёr tё pёrmirёsuar kushtet e vendit tonё, si dhe situatёn politike aty. Me u kthy pёr t'u pёrpjek, se po nuk e bёmё ne kush do ta bёjё kёtё. Nuk duhet me prit qё dikush tjetёr vjen pёr tё na ndihmuar. Ne duhet tё jemi ata qё do tё rregullojmё kushtet tona”.
Voislav Stojanovski, ish bursist i Bundestagut nga Maqedonia, vёren se askush nё vendin e tij nuk jep ndonjё shifёr zyrtare se sa ekspertё tё kualifikuar largohen pёr nё vendet e tjera, po kёshtu mungojnё dhe tё dhёnat pёr fenomenin e kundёrt pёr ata qё kёrkojnё tё kthehen nё vendlindje. Por ajo qё ёshtё e pakundёrshtueshme ёshtё fakti se ata qё largohen janё mё shumё se ata qё kthehen, thotё Stojanovski pёr DW.
“Nёse dikush qё ka kryer njё arsimim tё plotё ai ndjen se nuk ёshtё i mirёpritur nga shoqёria dhe kёshtu ata detyrohen qё tё punojnё kryesisht vetёm pёr organizatat joqeveritare. Por kёto organizata nuk janё tё fuqishme sepse qeveria nuk e lejon njё gjё tё tillё. Sepse kёtu nuk lejon dhe prirja politike pёr rekrutimin e stafeve nё administratё. Ata duan jo njerёz tё mirёedukuar, por simpatizantё politikё, ose e thёnё mё qartё, anёtarё tё partive politike. Njё opcion mund tё jetё qё tё punosh nё kompanitё e mёdha tё biznesit, por ato nuk janё shumё dhe vendet e punёs janё tё limituara. Ajo qё ndodh rёndom ёshtё se kur paraqitesh nё njё institucion apo kompani dhe ata shikojnё qё ke arsimim, kualifikim, ke grada shkencore, psh Master apo ke marrё titullin Doktor, ekziston njё mentalitet qё tё tё pengojnё. Sepse dikush, njё epror apo shef mendon i frikёsuar se pas dy ose tre viteve ju do ti zini atij vendin e punёs”. 
Armand Plaka, pёrfaqёsues i Klubit Shqiptar tё ish bursantёve tё Parlamentit Gjerman  Armand Plaka, pёrfaqёsues i Klubit Shqiptar tё ish bursantёve tё Parlamentit Gjerman 
Armand Plaka, pёrfaqёsues i Klubit Shqiptar tё ish bursantёve tё Parlamentit Gjerman shikon disa efekte pozitive nga veprimtari tё tilla nё nivel rajonal.
“Nё rradhё tё parё mundёsia qё kanё tё rinjtё nga vendet e rajonit pёr tё njohur mё shumё njeri-tjetrin. E dyta ёshtё se tamatika qё u trajtua nё konferencё ёshtё njё tematikё trendi, por dhe njё realitet i vёrtetё pёr vendet tona dhe pёr tё cilёn besoj se tё gjitha qeveritё e rajonit janё angazhuar plotёsisht. Shumё tё rinj nga Shqipёria janё kontigjente tё suksesshme nё vendet europiane, apo nё SHBA e Kanada, por duhet tё pranojmё se vazhdimisht ata hasin vёshtirёsi nё hapat e tyre tё parё pasi kthehen nё atdhe”.
Plaka shton nё intervistёn pёr DW se programet qё bёjnё qeveritё e vendeve tё rajonit synojnё pёr t'i identifikuar, orientuar apo suportuar kёto kontigjente, pёr t'u pёrshtatur me realitetet ne vendet pritёse.
Bernard Zeneli, drejtues i programit “Brein Gain” tё qeverisё shqiptare mbёshtetur nga Programi pёr Zhvillim i OKB-sё, mendon se diskutime tё tilla nga aktorё tё shoqёrisё civile tё vendeve tё rajonit ndikojnё nё procesin e pёrmirёsimit tё politikave publike qё lidhen me fenomene tё tilla.
“E thёnё ndryshe shoqёria civile, grupe si ky i ish bursistёve tё Bundestagut, nёpёrmjet paneleve tё tilla gjen pika tё pёrbashkёta, ato pika ku ndihen mё tё fortё pёr ti pёrdorur nё nxitjen e politikave qё lehtёsojnё integrimin e atyre qё pёrfundojnё praktikat e frytshme pranё Parlamentit Gjerman. Unё mendoj se eksperienca e Shqipёrisё ku autoritetet bashkёpunojnё me Programin pёr Zhvillim tё Kombeve tё Bashkuara, si dhe koordinojnё me donatorё tё ndryshёm -ёshtё njё rast qё vlen tё diskutohet me partnerёt tanё rajonalё.”
Konferenca rajonale e shoqatave tё ish bursistёve tё Parlamentit Gjerman nga Europa Juglindore u mbёshtet nga parlamentet e Gjermanisё dhe tё Shqipёrisё, nga ambasada gjermane nё Tiranё dhe fondacioni Hanns Seidel nё Shqipёri.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora