E marte, 23.04.2024, 07:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Fatmire Duraku: Peri i padukshëm

E hene, 28.05.2012, 09:33 PM


Fatmire Duraku

Peri i padukshëm

Autorja tashmë me përvojë, Fatmire Duraku shkruan poezi e prozë për të rritur dhe për fëmijë. Deri më tash ka botuar romanet “Te varri i çikës”, “Fshehtësia e tre shpirtërave”, “Plepi i thyer”, pastaj librat me poezi për të rritur“Pse ike kur me puthe”, “Vjedhësi i çasteve”, “Vagëllimë mbi ujë”,si dhe librat me tregime për fëmijë“Magjistari nga fira”, “Jastëku çudibërës” dhe “Strajca magjike”. Disa nga librat e saj-e sidomos romani Plepi i thyer dhe libri me poezi Vagëllimë mbi ujë, u mirëpritën nga lexuesi dhe kritika letrare, Libri më i ri me poezi për të rritur I Fatmire Duraku “Peri i padukshëm” është kompozuar kryesisht  me poezi lirike, intime, të cilat për trajtim kanë emocionet e heroit lirik në mjedisin e vet të lashtë, por tash-në rrethana të reja të së përditshmes, në ballafaqim me lirinë kaq gjatë të synuar, por me të cilën ky njeri nuk është mësuar dhe ka vështirësi ta ndiej atë brenda vetvetes.

Librin e botoi SHB “Fad” në Prishtinë dhe ka 72 faqe.



(Vota: 88 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora