E premte, 19.04.2024, 08:26 AM (GMT+1)

Mendime

Fatlum Gogiqi: Të lumtur, por të varfër

E hene, 28.05.2012, 08:31 PM


Të lumtur, por të varfër

Nga Fatlum I. Gogiqi

Më 17 Shkurt 2011 Kosova i mbushi tri vjet. Po të ishte foshnje do ngrihej në këmbët e veta plotësisht dhe nuk do ta mbanin të tjerët zvarrë për të ecur para. Para tri vitesh ishin ditë gëzimi, e bëmë shtetin, të gjithë ishim në shesh, festonim, sepse për këtë ditë derdhëm gjak, njerëz të lumtur andej dhe këndej kufirit, të gjithë ishin këtu. Shiheshin fytyra të përvuajtura, njerëz të varfër që harronin urine dhe festonin. Këtë ditë e prisnim, vallëzonin, këndonin pa u ndalur, ishte ftohtë ditë dimri po thuajse nuk u vërente acari, po kishte gëzim. E të nesërmen po vazhdonte ai ankthi i varfërisë dhe i shpresës që pas pavarësisë do bëhet mirë, do të investohet në Kosovë, do ta ndihmojmë njeri tjetrin, por situata veç po vjen dhe po përkeqësohet dita-ditës, kriza ekonomike, po vazhdon ky avaz i gjendjes së rënde ekonomike, me rënie të gjendjes sociale dhe të investimeve, sikur të ishim pa fat. Ata që u s’provuan më varfëri dhe skamje bëjnë thirrje për unitet, punë, përkushtim, vullnet, e dashamirësi ndaj secilit. Ka punë për tu bërë, jemi një, nuk na vyejnë vëllavrasje, fyerje, e ngacmime..., na presin sfida të së ardhmes..., e ndërtimit, zhvillimit, krijimit dhe bashkimit kombëtar.

Është premtuar shumë, e veçanërisht zhvillim dhe rritje ekonomike (flitet se rritje po, zhvillim jo), zhvillim dhe kualitet në arsim (kuantitet po, kualitet jo), përmirësimi i proceseve tjera që çojnë Kosovën përpara drejt integrimit (ndoshta po punohet për të përmirësuar gjendjen, por askund s’po shkojmë, të izoluar se të izoluar), luftim i krimit të organizuar (fjalë po, po vepër jo), luftim i korrupsionit, ndalim të kontrabandës (hyn mish i prishur nga India dhe nuk pengohet, e as nuk kontrollohet asgjë) dhe vetive negative që po e kaplojnë vendin. Populli nuk vëren progres “i varfër se i varfër”, i premtuar dhe i zhgënjyer, por prape se prape i lumtur se është i lire.

Çdo ditë kemi vëmendjen në lajme, kureshtarë dhe të frikësuar, pas lajmeve politike që zënë ballinat e gazetave, web-lajmeve, lajmet në tv, radio, janë shqetësimet nga sektori ekonomik se janë ngritur çmimet e artikujve ushqimorë, është shtrenjtuar buka, është shtrenjtuar vaji, pritet të shtrenjtohet rryma dhe gjërat tjera elementare për jetesë. Është bërë shtrenjtë për të jetuar, kemi frikë që një ditë do ta paguajmë edhe ajrin e ndotur që po e thithim. Një populli i varfër, por durimplotë që dita ditës pret kohë më të mire. Shqiptar tipik - Populli i stërvuajtur, i etur , i uritur, liridashës, njerëz dashamirës, sofër me bukë dhe kripë, besa besë e Shqiptarit, të palëkundur kurrë, popull që donim të drejtat tona, donim dhe duam atë çka është e jona, e jo e tjerëve. Sakrifikuam shumë, jemi në gjendje të japim edhe shumë. Kosovës i duhen ditët e mira e sot shanset janë të mëdha, sepse jemi ne ata që vendosim dhe marrim vendime.

Duhet të jemi të mençur dhe sy hapur dhe duhet të dimë t’i mbrojmë interesat tona shtetërore, duke lënë anash interesat personale, pasi na presin shumë e shumë sfida dhe vlera të së ardhmes, të mundohemi të bëjmë mirë për popullin dhe vendin, mos ta lëmë të heq keq, ta ndihmojë vëllai-vëllanë, motra vëllanë, e djali nënën..., ne meritojmë shumë, por nuk meritojmë të zhytemi me ngjyrë nëpër manifestime dhe përvjetorë e kujtime, por nuk e meritojmë as të përjashtohemi as nga institucioni, nuk e meritojmë të na premtojnë dhe më pas të zhgënjehemi, sepse jemi të ndjeshëm, nuk e meritojmë të na bëhet e padrejta, sepse jemi të vuajtur e nuk durojmë më, nuk meritojmë të jemi te varfër se kemi resurse të mjaftueshme. Ne presim ditë më të mira...

(Autori është drejtor i organizatës joqeveritare “Yellow”dhe është master i menaxhmentit)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora