| E diele, 27.05.2012, 11:37 AM |
Albumi i ri do të jetë një befasi”
Albert ZHOLI
... Ajo
pretendon shumë në jetë. Madje për çdo ditë kujdeset për të ardhmen duke i
hedhur hapat e sigurt. Aktualisht, mund të themi se është një nga vajzat më të bukura
shqiptare. Por ky fakt nuk e ka bërë mendjemadhe apo indiferente ndaj realitetit shqiptar. Mbi të gjitha
ajo emrin artistik e ka shumë interesant, Nikita (në fakt quhet Jonisa Pengu). Shqiptarëve
të moshës së dytë dhe të tretë ky emër u kujton udhëheqësin e ish-BRSS, Nikita
Hrushov, por ajo në fakt sot është vetëm 25 vjeçe dhe në vetvete ka shumë ëndrra
dhe energji. E sigurt, energjike, plot ide, me ëndrra për të ardhmen ajo përveç këngës se lë pas dore dhe leximin.
Sipas saj, formimi i përgjithshëm i një vajze nuk mund të kuptohet pa librin. Nuk
le pas dore as gazetat që i lexon me vëmendje çdo mëngjes. Për të arritur deri
këtu, që të jetë e kërkuar në tregun muzikor,
ajo ka qenë pjesëmarrëse në shumë evente dhe kompeticione muzike. Në shoqëri
është e dashur, e sinqertë, por dhe shumë korrekte.
Çdo
profesion e ka një fillim, por për Nikitën kur është fillesa e karrierës
muzikore?
E drejtë edhe
unë si gjithë këngëtaret e kam një ditë të fillimit të karrierës time si këngëtare.
Për të qenë sa më e saktë starti im përkon
në vitin 2007, ku unë për herë të parë mora pjesë tek Top- Fest 6. Kjo ishte
dita më e bukur për mua, për të mos thënë se ishte një ditë feste. Po më hapeshin
shumë dyer. Po shikoja të ardhmen time që u zbulua me këtë event. Atë natë nuk
kam fjetur. Top- Fest, ishte një festë e madhe për mua. Ishte dita e hapjes së një
rruge të re. Gëzimin e ndava me familjen dhe me gjithë shoqërinë.
Si eci
rruga juaj si këngëtare pas këtij eventi kaq fantastik për JU?
Tashmë që
rruga si këngëtare më ishte hapur mendova për më tej. Nuk duhej ndalur ky vrull.
Nuk duhej të vija në vetëkënaqësi. Pas këtij momenti fillova të bëj klipet e
mia muzikore, të cilat janë transmetuar në disa televizione shqiptare. Këto
klipe treguan se po bëhesha e pëlqyer për publikun. Televizionet të bëjnë më prezente
tek publiku. Dhe publiku është i ndjeshëm. Ai të jep notën që të takon. Por
dihet që televizionet nuk mund të transmetojnë klipe që nuk kanë nivel artistik
dhe interpretimi. Kjo fitore me televizionet më dha më shumë krahë më dha më shumë
forcë.
Tashmë e
njohur, por pak veta dinë për jetën tuaj. Jeni një femër shumë enigmatike, shumë
delikate. Mund të dimë më shumë për Nikitën që mban një emër artistik kaq të veçantë?
Secili
mund të ketë mendimin e tij për mua. Nuk marr për ters asnjë mendim, ndaj
jetojmë në një shoqëri demokratike, mjafton të mos themi të pathëna që dëmtojnë.
Unë mund ta përshkruaj veten time kështu: Jam një vajzë kërkuese, me
temperament. Më pëlqen shoqëria dhe lëvizjet. Jam plot ëndrra dhe kërkuese ndaj
vetes. Nuk merrem me thashetheme por shikoj punën time. Punoj vazhdimisht dhe kërkoj
për çdo ditë dhe më shumë nga vetja. Kur kam kohë lexoj pasi e respektoj shumë dijen.
I jap kohën që duhet lukut tim pasi kështu më duket se e respektoj më shumë veten
time. I shmangem grindjes dhe më pëlqen debati konstruktiv. Jetoj të tashmen me
sytë nga e ardhmja.
Çdo njeri
ka një plan në mendje për fillimin e një dite pune apo sholle. Si është kjo ditë
për Nikitën?
Më pëlqen
paksa gjumi i mëngjesit dhe sa çohem shkoj në një lokal me miqtë e mi, ku pi
kafen e mëngjesit. Asnjëherë nuk e pi kafen vetëm. Ndodh që ta pi dhe më pjesëtarët
e familjes. Më pas? Direkt e në studio duke punuar apo me autor tekstesh apo
kompozitor. Kjo është fillesa e ditës që mund të vazhdojë me aktivitete të ndryshme
deri natën vonë. Disa herë dita dhe nata për mua janë pa nocion kohe. Më ikën
koha pa e ndier, me një ritëm që s’mund ta përcaktoj.
Sot kënga
për shumë këngëtare është kthyer në një biznes të mirëfilltë. Po për Nikitën çfarë
është kënga?
Për mua kënga
është vetë jeta. Nuk e kam menduar kurrë si biznes, por si dëshirën time,
pasionin tim. Nuk mund të rri dot pa këngën ku biznesin e vendos të fundit. Dihet
se n.q.s bëhesh një këngëtare e mirë biznesin e ke vetë brenda. Kjo është e
padiskutueshme. Këtë nuk e them sa për të kaluar radhën e them me bindje dhe
plot vërtetësi. N.q.s qysh tani do t’i futem këngës si biznes mendoj se, shumë shpejt
do heq dorë nga cilësia dhe do të dështoj shumë shpejt.
Gjithmonë
në lëvizje, mund të na thoni planet e tuaja të afërta?
Gjithmonë
planizoj diçka. Kurrë nuk eci kuturu. Jam një njeri që eci me këmbë në tokë dhe
nuk dehem nga sukseset. Po. Mund t’i them planet e mia. Tani po flasim jam në përgatitje
e sipër të një albumi të ri. Një albumi që më ka bërë për vete. Jam çdo ditë nën
tension se si do dalë. Të gjitha gjasat tregojnë se do jetë një album fantastik.
Pra, kam në përgatitje një album dhe një klip.
Mund të dimë
si do të titullohet klipi?
Tani s’mund
ta them. Le të jetë surpizë për publikun. Jam e dhënë shumë pas surprizave. Por
di të them që këtë kohë e kam
justifikuar. Albumi do jetë i një natyre krejt tjetër.
Kur do
dalë në treg?
S’mund të
them ditë të saktë,por di të them së afërmi. Në këngë nuk ka ditë fikse pasi
dalin lloj -lloj problematikash dhe risi. Kur thuhet së shpejti dihet ka të bëjë
më afate mujore dhe jo vjetore.
Një këngëtare
e bukur e zgjuar mendoj se duhet të jetë e dashuruar?
(qesh). Në
të vërtetë është ashtu siç thoni ju. Po, jam e dashuruar. Nga ana tjetër nuk
mund të thuhet (sipas meje) se çdo këngëtare duhet patjetër e dashuruar (qesh sërish).
E them me plot gojën se kam në krah mashkullin e ëndërruar, një mashkull, të cilin
e kam zgjedh ashtu siç e kam pas ideuar në mendjen time. Dashuria është një forcë
tjetër për të ecur përpara. Pa dashurinë njeriu
është si një lule pa erë. Si një lëndinë pa lule. Dashuria në momente të
caktuara të jep forcë sa nuk e mendon.
Pra, keni
zgjedhur mashkullin ideal?
Po! Për
mua mashkulli ideal është njeriu i sinqertë, intelektual, që të mbështet në nismat
që merr. Pra mashkulli ideal është ai që të do ashtu si je dhe ta duash ashtu
siç është.
Ju kemi
parë në disa foto me Balerinin & Modelin e njohur Hermes Nika. Cila është lidhja
juaj me të?
Me
Hermesin më lidh vetëm miqësia. Ai është shoku im më i mirë. Mund të them se me
të ndaj çdo gjë. I besoj dhe më beson shumë. Flasim shumë për sfidat që na
presin. Është mashkull kurajoz dhe me shumë ide.
Kushdo që
të shikon merr me vete një luk të bukur…
Lukut i
kushtoj aq kohë sa i duhet një femre për të qenë e plotësuar. Femra duhet të ketë
një luk elegant në çdo kohë.
Kënga
juaj më e dashur?
Ah, kënga
më e dashur... Janë shumë, por unë do të veçoja këngën “Falma” pasi ka dhe një klip
shumë interesant.
Femrat që
kanë defekte bëjnë operacione plastike. Mendimi juaj për këto operacione?
Jam kundër
tyre. Por respektoj dëshirat e gjithsecilës. Secila ka zgjedhjet e veta në jetë.
Por vetë nuk e preferoj. Ndoshta ngaqë s’kam ndonjë të metë fizike.
Jeni pro
apo kundër martesave Gay ?
Pse të mos
jem pro. Jeta është shumëngjyrëshe. Jam plotësisht pro, pa asnjë përqindje kundër...
Cili është
personazhi shqiptar më i dashur për ju?
Hermes
Nika, Balerini, Modeli & Preazntuesi i Tv Klan.
Dhe së fundmi
diçka për ta mbyllur ka surpriza Nikita?
Dhe për
ta mbyllur këtu, Nikita ka shumë surpriza, por ... më ndiqni, në vazhdimin e
karrierës time.