E enjte, 25.04.2024, 08:37 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Tani, çfarë plani po kërkon Bashkësia Evropiane prej Institucioneve të Kosovës për Veriun?

E diele, 27.05.2012, 05:30 PM


Tani, çfarë plani po kërkon Bashkësia Evropiane prej Institucioneve të Kosovës për Veriun?

Nga Ismet Uka

Bashkësia evropiane tani nuk po din të ndalur me kërkesat e saj,rreth shumë çështjeve që tani janë të rregulluara me planin e Atisarit dhe me kushtetutën e Kosovës që doli nga ky plan e nëse nuk ka harruar edhe vet ajo e ka pranuar edhe planin e Atisarit edhe kushtetutën e Kosovës e dal nga ai plan,bile i ka vlerësuar si shumë demokratike qe secila pakicë në Kosovë u trajtua më mirë se të gjitha pakicat tjera që gjenden për shtete te bashkimit evropian.

Nga kosovaret në dialogun me Serbin vet bashkimi evropian si ndërmjetësues e bisedimeve me Serbin kërkoj nga qeveria e Kosovës që Kosova të prezantohet me fusnotë me prezencën e Kosovës ne konferencat regjionale sepse prezenca e Kosovës me emrin kushtetuar për Serbin qenka e pa pranueshme,prandaj për dëshirë të Serbisë bashkimi evropian beri presion të madh mbi qeverinë e Kosovës e ky presion beri që Kosova me prezencën e saj në tubimet regjionale dhe ndërkombëtare aty ku është prezent Serbia Kosova të paraqitet me rezolutë 1244 duke ju shmang paraqitjes me emrin kushtetuar si Republika e Kosovës.

Ky lëshim i ber nga ana e qeveris së Kosovës u kritikua shumë nga shumë analist politik,por edhe nga populli i Kosovës ky veprim nuk u pranua në as një mënyr.

Tani rasti më i ri që me presionin e Evropës kundër qeveris u lejua që të mbahen zgjedhjet Serbe në Kosovë si ato lokale parlamentare dhe presidenciale,duke e irrituar popullin shumicë me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve kur dihet për krimet e bëra te këtij shteti ne Kosovë e presioni i Evropës nuk po na len si popull të qetësohemi por sa here po i teket po na i sjell kriminelet kah hunda.

Tani sipas kërkesës së evropianëve ,edhe para planit të Atisarit edhe kushtetutës e dal nga ai plan po u dashka një plan tjetër edhe ma joshës që Serbet e pjesës veriore të pranojnë realitetin e ri në Kosovë. Pretendimet e ndërkombëtarëve që të dal qeveria e Kosovës me një plan tjetër për Serbet e pjesës veriore por kundra planit të Atisarit dhe kushtetutës së Kosovës,na bën të kuptojmë që ky veprim i ideve te tilla është një përpjekje komplotist ne rendin kushtetuar të Kosovës dhe institucionet e Kosovës duke ber presion pas presioni mbi qeverinë e Kosovës që për Serbet të krijohen edhe privilegje se barazia për ta nuk është e mjaftueshme. Këto kërkesa të bashkësisë ndërkombëtare në kundërshtim me planin e Atisarit dhe kushtetutën e Kosovës na bëjnë të kuptojmë se vërtet, këta me ketë gjest po e marrin anën e grupeve dhe rrymave ekstremiste në pjesën veriore të cilat në mënyrë kundër ligjore po e mbajnë të bllokuar lirin e lëvizjes të çdo qytetari na atë pjesë kurse shqiptarët e asaj pjese çdo gjë e kanë te rrezikuar duke filluar nga siguria fizike kolektive të banorëve shqiptar siguria e pasurisë dhe qenja e tyre si kolektivitet.

Kur kemi te bëjmë me sigurinë e qytetarëve po vërehet një veprim dy arrshinsh i stafit politik si dhe i forcave te sigurisë ndërkombëtare që po veprojnë në atë pjesë se kur janë të rrezikuar pjesëtarët e komunitetit Serb veprojnë shumë në mënyrë energjike për ti mbrojt po edhe te jen shkelës të rendit dhe të ligjit dhe duke mos u interesua qe ti vendosin para drejtësisë kurse krejt ndryshe veprojnë kur janë të rrezikuar individët e komunitetit shqiptar dhe pasuria e tyre ata lehen nen mëshirën e Zotit dhe për sigurinë e shqiptarëve as që mërziten. Ndërkombëtarët duhet ta din që këto të drejta qe dalin nga plani i Atisarit dhe kushtetuta i dal nga ky plan,nuk janë plani dhe as kushtetuta e Atisarit pjell mendore e stafit politik udhëheqës shqiptar por kit plan  dhe kushtetutë e kanë përkrah e ter bashkësia ndërkombëtare pastaj mbi ketë bëz duhet i ter stafi politik dhe i sigurisë vendore se bashku me ata ndërkombëtare ti hymë zgjedhjes se problemit  të veriut te Kosovës. Sa i përket përgjegjësisë për sigurinë e shqiptarëve na atë pjesë përgjegjësia për sigurinë e shqiptarëve duhet të bie gjithsesi mbi komunitetin shumicë pra mbi komunitetin Serb sepse atë po e lejojnë që ti udhëheqin njerëzit e implikuar në krim ekonomik dhe krime tjera duke hezituar që të ju përgjigjen thirrjeve të institucioneve të Kosovës që në atë pjesë të pranohet pushteti i Kosovës i cili pushtet garanton siguri për te gjithë dhe është i dal nga një plan që e ka pranua e ter bashkësia ndërkombëtare.

Çfarëdo plani i cili kish me dal nga qeveria e Kosovës paralel me planin e Ahtisarit unë jam më se i bindur për komunitetin serb kish me qen plan i pa pranueshëm me të cilin plan edhe kishin me u vonuar në lajthitje komunitetin Serb që a ta pranojnë apo mos ta pranojnë.

Planin e qeveris se Kosovës dhe kështu kish me ju zgjat jeta destabilizimit edhe më tutje te asaj pjese atje.

Miro këtu mbetet detyrë e përgjegjësi edhe e ndërkombëtarëve por edhe vendorëve qe te formohet ekip profesional politik ekonomik që në atë pjesë ku po veprojnë bandat kriminele Serbe te bisedohet me popullatën Serbe se vërtet ky është plani i Atisarit si plan i vërtet të cilin e ka aprovua edhe bashkësia evropiane dhe ndërkombëtare dhe ua ka afrua te gjitha komuniteteve ne Kosovë ku ka vendos bazat e detyrave e përgjegjësisë të secilit komunitet se si duhet te sillet ne shtetin e ri te Kosovës. Plani duhet tu shpjegohet çart dhe drejt dhe çart duhet tu thuhet  se ky plan ka qen kompromis shumë i dhembshëm për shqiptaret dhe te drejta tjera jashtë keti plani nuk do të ketë për askënd në Kosovë pastaj as për komunitetin Serb pa marr parasysh se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë ata.

Bisedimet duhen te bahen mes ndërkombëtarëve stafit vendor politik dhe komunitetit Serb të Kosovës sepse ky është problem direkt i brendshëm i kovës Beogradi në këto bisedime nuk ka qa kërkon. Përgjegjësin e cila po pretendohet tu hidhet udhëheqësis kosovare për atë pjesë atje pse gjendja është ashtu si është kjo është e pa pranueshme,mirëpo pjesë e madhe e përgjegjësie u takon edhe stafit politiko shtetëror të Kosovës sepse ka lajua shumë kohë pa e ngrit zërin fare kundër bashkëjetesës së kriminelëve me forcat e sigurisë ndërkombëtare dhe dhunën e përdorur mbi komunitetin shqiptar para syve te ndërkombëtarëve dhe se kanë dhanë shenjen edhe ma te vogël për ti marr në mbrojtje fare shqiptaret e asaj pjese.

Pra përgjegjësin për mbrojtjen fizike të qytetarëve dhe mbrojtjen nga dhuna të qytetarëve dhe pasurisë së tyre ka qen përgjegjësi e KFOR-it e për këta nuk  ka çka akuzohet udhëheqësja kosovare. Edhe sodë pronat e shqiptarëve janë të uzurpuara nga individët e komunitetit Serb e i ashtuquajturi habitatë fare nuk reagon për tua rikthye pronën pronarëve shqiptar në pjesën veriore qysh po vepron kundër shqiptarëve për tua pagur qiranë atyre Serbëve që shqiptarët janë në pronat e tyre ose për tua liruar pronën dhe lan të lirë të pa shfrytëzuar.

Matja e ndërkombëtarëve me kute te ndryshme për probleme të njëjta moti ka dhanë shenj se sjellja e tyre nuk po shkon në drejtim të stabilizimit të gjendjes po shkon në drejtim të destabilizimit e për destabilizim te gjendjes te akuzohen shqiptarët. Përgjegjës për këto lojëra të rrezikshme të institucioneve ndërkombëtare. jo në harmoni me detyrat dhe obligimet e tyre që i kanë pas për ti zbatuar në teren,janë vendoret sepse edhe se kanë qen opozitë e të huajave nuk kanë guxuar një politike e cila i dëmton shqiptaret tu nënshtrohet sepse ndaj një nënshtrimi të kësaj politike sodë si rezultat e kemi pjesën veriore e cila po sjell rreziqe te mëdha edhe para atyre trupave te përgatitur dhe të pajisur shumë mirë ta mbajnë nen kontroll gjendjen e sigurisë, kanë lejuar që një vit gati bllokimin e rrugëve duke e pengua lëvizjen e lirë të qytetarëve. Pra Serbet rrugët nuk i kanë bllokua për qarkullim të lirë por këtu rrugët janë te bllokuar nga ata që kanë pas për detyrë të krijojnë siguri për qytetare duke pretendua,ndërkombëtarët se me bisedime mund të mposhtet një akt dhune i pa pranueshëm për secilën shoqëri .Pra vet KFOR-i dhe Eulexi me bisedime e kanë provua qe sa kohë ti bindin rrymat kriminele Serbet që ti lirojnë rrugët por bisedimet në këtë drejtim nuk kanë pasur sukses. KFOR-i e të gjithë që e kanë për detyrë të veprojnë në drejtim të sigurisë duhet ta ndryshojnë qasjen ndaj atyre grupeve atje qe po sillen ne formën ma kriminele të mundshme duke i rrezikuar edhe vet KFOR-in dhe Eulexin.

Pretendimet e ndërkombëtarëve se pjesa veriore duhet të jetë pjesë e bisedimeve politike mes Prishtinës dhe Beogradit është e pa pranueshme sepse,një bisedim të tillë,nuk e lejon Kushtetuta e Ahtisarit dhe,bisedimet kishin mu përdor si shkak nga rrymat ekstremiste Serbe që edhe ne komunat jugore te bisedohet për një autonomi më te gjer komunale që kish me humb çdo kuptim plani i Ahtisarit që edhe ashtu populli shqiptar i Kosovës kur këtë plan nuk e ka pranuar dhe as që është pyet se a do ta pranon ajo.

Qeveria e Kosovës duhet të dal me një plan zhvillimor për ter regjionet e Kosovës duke e përfshi edhe regjionin e pjesës Veriore dhe në atë plan zhvillimor të përcaktohen prioritetet e veprimit ne drejtim te hapjes se vendeve te reja te punës dhe këtë plan t’ia ofroj fondit monetar ndërkombëtar me qellim që të ndihmoj me mjete në realizimin e ti.

Së pari qytetarëve të pa strehë që lufta i la pa strehë pa dallim se a janë Serb apo Shqiptar a Rom tu rindërtohen shtëpitë dhe te riatdhesohen neper vende ku kanë qen në Kosovë,tu afrohen vende te punës dhe të pa punëve tu sigurohet siguri sociale ashtu qysh ju sigurohen tepa punëve ne shtetet e Evropës .Ne pjesën veriore sa ma par të përgatiten zgjedhjet e reja nga qeveria e Kosovës në bashkëpunim me ndërkombëtaret,si dhe ne bashkëpunim me Serbet lokal te vullnetit të mirë dhe ti zgjedhin udhëheqjen e tyre legjitime qe kishin mu formua organet e pushtetit lokal,kur këto të vinin në shprehje me një here të bahet decentralizimi i pushtetit. Është e mirë që plani i Atisarit u pranua nga ndërkombëtarët si plan i cili garanton siguri mirëqenie liri për të gjithë dhe nga ky plan qeveria e Kosovës një milimetër nuk duhet të shmanget. Të gjithë ata që trumbetojnë se duhet te dilet me plan te posaçëm për veriun ata nuk dëshirojnë që në Kosovë të ketë stabilizim polik.

Prandaj miqve tan Amerikan e Evropian duhet tua bëjmë me dije se ne nuk jemi kundër popullit serb por jemi për vendosje te renit dhe ligjit ne secilin cep të kovës e të gjithë ata që mendojnë që do të veprojnë kundra kësaj e kanë gabim se do të përgjigjen para Gjygjit të popullit.

Evropa sa po mundet Serbin është duke e favorizua dhe me as gjë  nuk është duke e kushtëzuar që Serbia si shtet të ja vë gishtin kokës dhe të pendohet për veprimet e saja ne të kaluarën dhe te tanishme. Evropa po lun lojna te rrezikshme segracioniste ku ne gjirin e saj po pranon shtete te cilat janë të ekspozuara armiqësisht kundër Kosovës vetëm për shkakun se kanë probleme me pakicat e veta brenda territorit të tyre e këto pakica po i ndrydhin dhe shtrydhin para syve te Evropës e Evropa po i pranon ne gjirin e vet edhe shtetet qe tmerrësisht i shkelin te drejtat dhe lirit e njeriut gjë që kjo nuk ka guxua te ndodh.

Tërheqja e paraleleve mes pakicave në këto shtete që nuk kanë kurrfarë të drejte dhe popullit shqiptar të Kosovës që u nda nga Serbia janë dy gjana të kundërta sepse edhe në federatën jugosllave shtetësia e Kosovës ka qen prezentë por Serbia ne vitin 1988 me an të dhunës ushtarake dhe policore ketë shtetësi ja u rrënoj dhe shqiptaret për ta kthyer lirin e bën luftën dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar e fituan lirin dhe e shpallen pavarësinë e Kosovës ku kjo pavarësi u pranua nga 90 shtete ma te forta ekonomikisht te botes.

Kosova i pranoj bisedimet me serbin ku garantuese e zbatimit të marrëveshjeve të arritura do të jetë Evropa por marrëveshjet e arritura Serbia nuk po donë mej zbatua këtë mirë po e vëren edhe Evropa  po vet Evropa po bën opstrukcione në dëm të Kosovës duke e pranua serbin si kandidate potenciale  për tu pranuar në bashkësinë evropiane.

Evropa duhet të ketë kujdes që në radhët e saj shtetet me duar të përgjakura mos ti pranon në radhët e saj pa u pendua për asnjë milimetër për krimet te cilat i ka bar ne Kosovë kundër popullatës civile e këto krime ende sa here po i vjen rasti ne pjesën veriore atje po i përsërit .Evropa Kosovën për çështjen e liberalizimit të vizave pa drejtësisht e zhagit dhe e ka fut në izolim të thellë popullatën e saj duke ber presion mbi udhëheqjen e saj që ti pranoj edhe rregullat e lojës që e dëmtojnë Kosovën dhe sovranitetin e saj.

Pra Evropës duhet ti themi çart se aty ku pranohen shtetet kriminele si te barabarta me shtetet tjera pa dhënë llogari fare para  drejtësisë.

ne shqiptaret nuk e kemi vendin aty se asnjë here në historinë e njerëzimit shqiptarët nuk bën krime mbi askënd,nuk e sulmuan kurrë askënd në tok te vet në shtëpi të vet.

Serbia është ajo qe me mia shqiptar i transferoj me dhunë në Serbi atje neper institucionet shëndetësore,moderne ushtarake e bën transplantimin e organeve të shqiptarëve dhe zgjeruan rrjetin tregtar me to. Sodë për këto të bame të Serbisë janë dëshmitarët e gjallë që Nënat shqiptare po i kërkojnë bijtë e vet e askush nuk po i dëgjon.

Kurse një fashist i sojt të Dit Martit që i pëlqen krimet dhe kriminelet ka bar jehon me një raport të rrejshëm dhe të konstruktuar të pranuar edhe në disa institucione evropiane që akuzon Çlirimtarët e Kosovës për luftën e tyre të drejt po përpiqet ta kthej në luftë trafikantesh organesh nga një far shtëpie e verdh që veç pamja e saj e rrëzon çdo mundësi se në të ka mundur mu bë transplantimi i organeve ne fjalë. Këta e din edhe Diti e din edhe ata që kanë hap hetime për këtë rast por e ajth kjo po ju shërben rrymave pro Serbe e në Evropë që duke u përpjek për ti njollos shqiptaret për një veprim që se kanë ber kurrë me mbrojt Serbin dhe krimet e saj te cilat ika bë në Kosovë kundër grave fëmijëve e pleqve qe edhe sodë janë mbi dymijë viktima me organe të transplantuara diku në varret masive ne territorin e Serbisë. Evropa i ka shti veshtë në lesh dhe nuk po kërkon nga pushtetarët e Serbisë që varrezat ti zbulojnë dhe kufomat tu kthehen familjare që i mbyti ankthi dhe dhembja për ta e Evropa hap dialogë me Serbin sikur Serbia mos të kishte ber asgjë. Amerikë shpëtona prej Evropës se edhe kjo po e përkrah krimin dhe kriminelet dhe këta kriminel me duar të përgjakura pa dhanë kur far llogarie donë mej pranuar në gjirin e saj aty ku Evropa pretendon se ka arrit kulminacionin e drejtësisë dhe demokracisë që punojnë për mirëqenien njerëzore dhe njerëzimit në përgjithësi por vet dhënia Serbisë statusin e kandidatit për tu pranuar në gjirin e saj Evropa po e demanton vet veten se brenda saj ende vepron fashizmi dhe një pjesë e njerëzimit nga ky fashizëm është i rrezikuar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora