E premte, 29.03.2024, 05:48 AM (GMT)

Mendime

Arben Llalla: Vasaliteti dhe kryeneçësia virusi që përçan shqiptarët

E diele, 27.05.2012, 05:53 PM


Vasaliteti dhe kryeneçësia virusi që përçan shqiptarët

Nga Arben LLALLA

Shkas për këtë shkrim është nisma e ish-kongresistit shqiptaro-amerikan Joe Dioguardi i cili ka marrë nismën për bashkimin politik të partive opozitare shqiptare në Maqedoni. Mendimet e mia ja bëra të qarta miqve të mi në SHBA, kur më pyetën për këtë projekt që nuk do të realizohet. Sepse çdo iniciativë që do të marrin shqiptarët në Maqedoni është e destinuar të dështojë për arsye se zbulimi dhe kundërzbulim sllav me vasalët e tyre shqiptar do të punojë që bashkimi ynë politik mos të arrihet.

Sipas lajmeve të fundit disa parti të vogla si RDK, DR,BDSH etj., e mbështesin këtë nismë madhore, por pesha e këtyre partive politike tani për tani është e vogël. Vetëm një vit më parë këta nuk mundën ta gjenin gjuhën e tyre të përbashkët në zgjedhjet e fundit për në Kuvendin e Maqedonisë dhe unë jap pesimist për unifikim e opozitës shqiptare. Ky pesimizëm ka shkaqet e veta, një ndër to është kryeneçësia që i karakterizon shqiptarët, në veçanti liderët ose bajraktarët e vegjël të qosheve në trevat shqiptare jashtë Republikës së Shqipërisë. Por edhe futja në çdo parti të vasalëve dhe shërbëtorëve të agjenturave sllave të përgatitur ndër vite për tu aktivizuar në kohën dhe vendin e duhur.

Kryeneçësia në shekuj ka bërë që shqiptarët të mos njohin gjuhën e mirëkuptimit midis tyre. Virtytet e krenarisë së tepruar, të kryeneçësisë janë të shprehura edhe në fjalët e urta popullore në çdo trevë shqiptare si p.sh “për inat të vjehrrës shkoj e flejë me mullixhiun”, “për inat të rejës të më vdesë djali”, “shqiptari për një plesht djeg jorganin” etj., fatkeqësisht këto kryeneçësi janë shumë të shprehura edhe në klasën politike shqiptare.

Problemi i bashkimit apo gjuhës së përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni ka bërë që klasa politike të mos kenë një program koordinimi afat gjatë për zgjidhjen e problemeve që ndeshin shqiptarët këtu. Inatet personale të liderëve partiak reflektohen në inate kolektive partiake. Mëritë për UNIN, KRYENEÇËSINË INDIVIDUALE, kanë çuar në acarimet e thella midis kokave të politikës shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë, duke bërë që shpeshherë shqiptarët të jenë të papërgatitur përballë ndryshimeve të mëdha politike që po ndodhin në Europë dhe Ballkan. Ajo çka është shqetësuese sot për mendimin tim, janë marrëdhëniet e acaruara që ekzistojnë midis liderëve dhe që transmetohen tek anëtarësia e thjeshtë partiake.

Sot më shumë se kurrë kërkohet që liderët e partive politike të zhvishen nga paragjykimet, të jenë më seriozë, të ndahen nga padronët politik maqedonas edhe të të tjerëve. Të shikojnë mundësinë e krijimit të Këshillit për koordinimit e politikës shqiptare midis partive, shoqatave, të iniciativave qytetare etj. Për të realizuar qëllimet e të drejtave të shqiptarëve, të zgjidhjeve përfundimtare të çështjeve të gjuhës, flamurit, invalidëve të luftës së 2001 etj. Liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni duhen të çlirohen nga ndikimet e partive politike në Shqipëri dhe Kosovë, por të funksionojnë në mënyrë Institucionale, pra nëpërmjet funksionimit shtetëror. Sepse injorimi i strukturave shtetërore do të shfrytëzohet nga politika përçarëse. Ka ndonjë lider partie që çirret se është më “patrioti”, ndërsa një tjetër bërtet për “forcën patriotike” që ka, një tip i veçantë i politikanit shqiptar është edhe ai lider që kur shikohet në pasqyrë i duket vetja Aleksandri i Madh, Berluskon, Putin, por në të vërtetë këta janë plehra të shëmtuara të shoqërisë sonë. Sepse burrat e shquar punojnë për kombin, e këta punojnë për tu pasuruar vetë me gjithë farefisin e tyre.

Meqenëse disa politikan të këtushëm janë të ndjeshëm ndaj opinioneve të mia, mund të jenë të qetë e të mos shqetësohen nëse mizën nuk e kanë nën kësulë.

Në këtë shkrim mund të flisja edhe me fakte më konkrete, por interesi kombëtar e kërkon që të bashkohemi dhe jo të përçahemi.

I shkruaj këto rreshta dhe mendime për ata që kanë mend e duan mend, e jo për ata që nuk kanë mend e nuk duan mend, dhe mbi të gjitha këto sigurisht “ia them nuses që t’i dëgjojë vjehrra”. Dhe në këtë rast “vjehrra” është udhëheqja politike e shqiptare në Maqedoni që i uroj të mos ketë “vesh të rëndë” këtë herë përpara ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në riciklimin e politikave ndërkombëtare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora