Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


2 libra me drama për fëmijë nga Nexhat Halimi.

| E diele, 27.05.2012, 04:03 PM |


 NJOFTIM PËR MEDIA
 
Ju njoftojmë se këto ditë në kuadër të Asociacionit Ulqini nga Ulqini dolën nga shtypi  2 libra me drama për fëmijë të cilat kanë tematikë detin, Ulqinin dhe aventurat verore të fëmijëve  nga autori i mirënjohur Nexhat Halimi.
Drama si gjini në letërsinë shqipe është gjini deficitare e posaçërisht ajo për fëmijë. Me këto dy drama synohet zbutja e mungesës së librave të tillë si dhe pasurimi i bibliotekave të fëmijëve shkollorë me botime të reja dedikuar atyre.
Botimi i këtyre 2 librave është mundësuar nga Fondi për Pakica i Malit të Zi si dhe përurimi i librave do të jetë në gjysmën e muajit maj me ç’rast do të organizohet një orë letrare me nxënësit e shkollave fillore nga Ulqini dhe autorit.
”Vetëtima e shpatës” botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2012, ISBN 978-9940-570-07-1
”Trëndafili me zemër” botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2012, ISBN 978-9940-570-06-4
Asociacioni Ulqini
Gazmend Çitaku, kryetar