E enjte, 18.04.2024, 11:41 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Nuk ka faj qeveria?

E diele, 27.05.2012, 05:16 PM


NUK KA FAJ QEVERIA ?

FAJET I KA QYTETARIA-POPULLI - PËR AKTUALITETIN NË KOSOVË

Nga Xhevat Rexhaj

“ Të gjithë janë hajna, kriminel, kontrabandues, t`korrruptuem bre…?! Ani?

S`kemi çka bajmë ska ma tmirë?! Kështu shpreheshin disa qytetarë të Kosovës në biseda me ta, thjeshtë mendime të tilla besohet se dëgjonë kudo në Dardaninë tonë! Fatkeqësishtë përgjigjet janë të paformuluara dhe aspak të kapshme për njeriun normal!

Demokracia, apo  "pushtet i popullit" eshte riformuluar dhe pasuruar me shprehjen "pushtet nga populli, i popullit dhe per popullin", në kuptimin që pushteti vjen nga populli, i përket popullit

dhe duhet të përdoret për popullin”.Sot nuk ka më dyshime për faktin se janë demokratike ato regjime që dallohen nga garancia reale e pjesëmarrjes në politike të popullsisë me të drejtë vote, nga mundësia e bërjes opozitë dhe mundësia e konkurrences politike.Me qëllim qe të rimerren disa koncepte bazë, nocioni i regjimit korrespondon me atë te politikës dhe ai i regjimit demokratik me ate te politikës demokratike. Ne këte lloj politike demokratike vërtetohet pjesëmarrja konkrete e qytetarëve dhe qartësohet larmishmëria e interesave, opinioneve dhe vlerave te tyre që vetë demokracia parashikon, duke pranuar mundësinë për të mos renë dakort, për të kundërshtuar qeverinë me anë të mënyrave paqësore dhe për të konkurruar për marrjen e votave....

 

Shqiptarët si kushë më pak në Evropën demokratike u desh të presin me shekuj që në trungun e tyre, në jetën e tyre, dhe në përditshmërinë e tyre të gjente vend shprehja e lirë për të vendosur në bazë të konkurrencës, në bazë të vlerave dhe në bazë të performancës personale dhe kolektive të nji subjekti apo grupi për të zgjedhur njerëz të caktuar që do të udhëheqnin me shtetin, pra të cilët do të sëndertonin me dinjitet të priturat qytetare, për një mirëqenje dhe jetë më të mirë, e sidomos në rastin tonë kur dihet se i gjithë trungu shqiptarë jetoi nënë diktatura vetanake dhe ato të huaja. Kjo e mirë, pra mundësia demokratike për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur fatmirësishtë u instalua në trojet shqiptare aty kah fundi i shekullit të kaluar, sidomos në Shqipëri, dhe në Kosovë qysh prej vitit 1990 e tutje, në Kosovë duhet cekur se kjo e drejtë u realizua edhe pse në kushte okupimi, por fatmirësishtë populli shqiptarë në Kosovë tregoi pjekurinë dhe dinjitetin mu në ato zgjedhje për Institucionet e Kosovës. Të mbetemi në rastin konkretë në Kosovë pasi që edhe si shtet dhe qytetari ajo e fitoi lirinë më vonë pra një vit para futjesë së botës në shekullin e ri. Të gjithë menduam se me çlirimin e Kosovës do të filloi edhe një çlirim i duhur i mendësisë sonë, se tani më me nji vetëdije të lartë qytetare shqiptarët do të zgjidhnin të merituarit e tyre dhe të adhuruarit e tyre që ta qojnë shtetin përpara, në fillimet e para kjo edhe ndodhi kur dihet se në zgjedhjet e para e të dyta populli doli me shumicë absolute në votime dhe zgjodhi të deleguarit e vet për Institucione të caktuara, e me këtë rast u vërejtë se qytetaria kosovare kishte nji sens dhe nji ndjenjë reale se sidomos Njeriu i tyre i përzgjedhur Presidenti Rugova ishte mishërimi dhe vet realizimi i pritjeve të qytetarisë. Shkurt e thënë, në të gjitha zgjedhjet në kohën sa ishte gjallë Presidenti pjesëmarrja e votuesve ishte masive, dhe me këte tregohej një pjekuri e lartë qytetare, megjithatë pas vdekjesë së Presidentit ndryshoi shumë çka në perditshmërinë e Kosovës, gradualishtë qytetarët filluan të abstenonin edhe me qëllim nga e drejta e tyre që të jenë pjesë aktive e ecjesë përpara të proceseve, me këtë disi ra edhe në apati thuajse gjysma e popullatës të cilët me inferioritetin e tyre lëshuan vend për keqëqeverisje dhe për keqëzgjedhje, duke u lejuar hapësirë të dalin në sipërfaqe matrapazë dhe mjeranë të cilët skishin dhe nuk kanë asgjë me politikën dhe etikën morale e njerëzore që të përfaqësojnë shtetin dhe qytetarët e saj.

Viteve të fundit Kosova pati disa palë zgjedhje dhe mjerishtë në të gjitha këto zgjedhje më shumë se gjysma e popullsisë nuk doli në votime, nuk shkoi te kutijat e votimit për të kryer një obligim jo vetëm moral por edhe kombëtarë, një obligim që së fundi është në të mirën e tyre e jo të qeveritarëve, me këtë ata lejuan që sot ë udhëhiqen nga njerëz me prapaskena, me të kaluar të dyshimtë kriminale, korruptive dhe jo preofesioanle, me njerëz gjysmakë dhe me njerëz të shitur deri në fytë ndaj kontrabandës dhe kriminalitetit, si ekonomik ashtu edhe politikë.

Një gazetarë, një opinionist apo një vrojtues real I cili do të bej një vizitë nepër vise të ndryshme të Kosovës, që do të takoi njerëz të profesioneve të ndryshme, që do të bisedoi me qytetarë të ndryshëm qysh në fillim të këtyre bisedave e vëren një fenomen të qoroditur, një slloganë fjalësh të njëjta për sa i përket situatës momentale si politike ashtu edhe ekonomike. Thuaja që të gjithë e kanë gojën plotë kritika, plotë vërejtje dhe plotë zhgënjime, për sa i përket qeveritarëve si në nivein lokal e më së shumti në nivelin qendror. E kur pyten se si dhe çfarë duhet të bëj ai apo qytetarët në përgjithësi, athere përgjigjja është thuaja e njejtë te të gjithë; “ paj ishalla bahet mirë...”, një përgjigje aq fatale sa edhe e budallakueme që të bënë të mendosh se jemi dikund në Arabi ku presim nga “ Allahu” që tna i zgjidhë problemet, mjerim i llojit të vet kjo përgjigje analfabetike për kohën dhe rrjedhat në të cilat jetojmë.

Në një bisedë me disa njerëz në Prishtinë, në pyetjen se si janë rrjedhat aktuale në përgjithësi në Kosovë, dy prej tyre përgjigjen kështu; ai mjerim bre vlla, fukarallëk dhe varfëri e skajshme mbretëron, këta ( qeveritarët) u knaqen duke vjedhur, jetojnë në luks dhe nuk mendojnë fare për qytetarinë e thjeshtë, ska punë, ska rroga dhe ska përparim me të tillët? Pyetja, po si mendoni që duhet të ndryshoi kjo gjëndje, pse nuk ngritet qytetaia në protesta dhe demonstrata për qështje sociale dhe egzistenciale kundër këtyre devijimeve? Përgjigja e shpejt e tyre është e pa lidhje fare;, ai ju në perëndim po mendoni se ne jemi Gjermani e spo kuptoni se këta ska kush ti rrëzoi, ngase janë edhe të lidhur me të huajt? . Në pyetjen po nese e marrim si shembull Ferizajin ku u mbajtën zgjedhjet për kryetar, athere pse qytetarët nuk dalin në zgjedhje, pra nuk e shfrytëzojnë të drejten elementare demokratike që të bëjnë ndryshime, por rrijnë nepër kafene dhe shtëpia sikur kjo të ishte ngjarje dikund në shtete fqinje? Përgjigjja është prapë anemike, e pa kripë dhe mjaft banale; paj çka me dal bre vlla dihet se kush fiton ata që kanë para dhe ata që kanë dajakun....! me këtë konstatim asesi nuk duhet të pajtohemi as ne që pyesim por as edhe vet qytetaria, ngase është një konstatim tepër qesharak, duke ditur se nëse shumica dalin në votime atëhere mundësia e keqperdorimeve është me e vogël, por ja që dikush ka investue në këtë paragjykim të qytetarisë për atë se në Kosovë nuk ia vlenë të votohet, dhe dihet se në këtë situatë dhe ne këso raste më së shumti fitojnë ata që vjedhin Kosovën.

Një profesor Univerziteti gjatë një bisede me të fletë gjerë e gjatë për deformime në shoqërinë kosovare, jep shembuj të shumtë rreth anëve negative dhe benë me gisht kah qeveritarët se si ata janë njerëz të klaneve, të grupeve mafioze dhe njerëz me një backgraund të dyshimtë, duke shtuar se megjithatë nuk ka mundësi që ata të luftohen ngase kanë pozita të caktuara dhe kontrollojnë edhe mjetet e informimit! Në pyetjen se si e shef ai daljen nga kjo situatë, përgjigja është thuaja e njejtë me atë të qytetarëve të thjeshtë; se nuk ka mundesï të nderrohen ngase nuk paska me të mirë?! Në pyetjen se si është gjendja në Univerzitetin publik, kur ka shumë vërejtje se edhe aty ka korrupcion dhe dallavere deri në shitjen dhe blerjen e diplomave univerziatre sikur në pazare shtazësh?, ai përgjigjet me një qetësi relative duke shtuar se;, në Univerzitet flet dhe vendos PDKja, aty nuk guxohet të flitet dhe të përflitet asgjë ngase mundesh të mbetesh i papunë! Mjerisht me këtë përgjigje të tij nuk do të pajtoheshim asesi, ngase nëse ai dhe kolegët e tij si intelektual e mëshefin veten e tyre pas të këqijave athere me siguri se edhe ata janë pjesë e gabimeve dhe devijimeve të caktuara.

Shumë interesant dhe një ndër bisedat më të kapura për një gazetarë apo publicistë ishte ajo me një mjek të njohur të një komune dukagjinase. Në bisedë e sipër ai me plot të drejtë dhe pa ekuivoke fletë për situatën momentale, nga prizmi se si ai e shef dhe e përjeton, ose edhe e dëgjon nga shumë njerëz. Ai thotë se në Kosovë shumica e qytetarëve ka vite që kudo në biseda, ndeja, tubime, kafene e kudo tjetër fjalët kryesore i kanë se po jetohet keq, ska rroga të mira, ska punë dhe se varfëria i mbyti? Ndersa në anën tjetër po të tillët ngasin automjete, qëndrojnë me orë nepër kafene, një numër i caktuar nuk punojnë për pak para, të tjerët luajnë bixhoze të ndryshme dhe kështu kur mbesin pa para athere vetëm shajnë! Të tillët, shprehet mjeku, me këso fjalorësh mbjellin konfuzitet jo real, ngase athere të tjerët që punojnë dhe mundohen e ndiejnë veten më mirë dhe nuk kërkojnë që jeta e tyre të ketë progres të mëtutjeshëm, pra kënaqen me atë që e kanë duke u friksuar se mund të mbesin pa punë, apo të bien në gjendjen e grupit të sipërpermendur. Me këtë mjeku dëshiron të thotë se për momentin në Kosovë është mbjellur një vetëdije se nuk bënë më mirë, duhet te knaqemi më këtë që e kemi, dhe ky gjykim i padrejtë e fatal krijon fushëveprim për matrapazët, qeveritarët dhe pushtetarët që të mjelin edhe më shumë nga arka e shtetit, të vjedhin dhe të krijojnë pasiguri personale dhe shoqërore në shtet, se mire është kështu, ngase mundet të jetë edhe më keq?!.

Nga e gjitha kjo dhe shumë biseda të tjera vërhet se një numër i konsideruar i qytetarëve të Kosovës, ditën e kalojnë në të shara kundër qeveritarëve ndersa nuk kanë asnjë ide dhe asnjë mendim se si ndryshe, të tillët të bëjnë të kuptosh se diç nuk është në rregullë, pse këta qytetarë apo shoqëria kosovare në përgjithësi nuk ngritet kundër dukurive negative! Apo mos ky popull po jeton mirë dhe po knaqet me këte realitet, athua mos në vjedhjen dhe krimin ekonomik që bëjnë pushtetarët kanë gisht ngapak edhe populli, athua mos ky popull është i kënaqur me këte qeveri dhe pos sharjeve dhe kritikave verbale fshihet diçka tjetër, diçka e pakuptar për një vrojtues të paanshëm dhe real?

Gjykuar nga përditshmëria e Kosovës njeriu vie në përfundim se demokracia në Kosovë mbetet vetëm fjalë boshe, mbetet diçka e huaj dhe e pakapshme për trurin shqiptarë, mjerishtë kjo del nga vet realiteti. Demokracia në Kosovë ende kuptohet si “ demokraci shqiptare” ku flitet e përflitet, ankohet dhe kritikohet çdo gjë, por në praktikë sjelljet ndryshojnë, me gojë shahet ndersa praktikisht e keqja përkrahet. Në Kosovën tonë demokracinë e përdorin si karrem të thashë e themeve, e përdorin si mjet për vjedhje, pasurime dhe keqperdorime, ata të cilët thirren në demokraci, ndersa po ata që duhet ta ruajnë dhe ta zhvillojnë demokracinë, populli pra, i ndihmon pushtetarët që të pasurohen, i ndihmon që ata ta shkelin demokracinë dhe ta përdhosin ardhmërinë, këtë mjerishtë e ndihmojnë pra vet qytetarët e Republikës së Kosovës. Në Kosovën “ demokratike” ka më së shumti qeveritarë që ose ishin të burgosur, ose burgosen dita ditës, por nese ata kandidojnë të zgjidhen në pozita, atëhere dora e vet qytetarëve ua jap atyre voten përseri, mjerim dhe pashpjegueshmëri për një qytetari që mëton se posedon demokraci. Në Kosovën e “ demokracisë” dihet botërisht se kush vjedh, kontrabandon, kriminalizon, reketon dhe shantazhon shoqërin dhe shtetin, por mjerishtë janë vet qytetarët ata të cilët përseri i votojnë të tillët, ose ata që abstenojnë në votime në mënyrë indirekte u ndihmojnë keqëbërësve. Në Kosovën” demokratike” shiten dhe blihen diploma, hapen dhe mmbyllen tenderë, keqpërdoren paratë e arkës shtetërore, populli nepër çajtore i di këto, fletë për to, por në fund të nesermen i zgjedh prapë po të njejtit në pozita kyqe, pra ky është populli i demokracisë alla kosovarqe, populli që ditën shanë politikaj dhe qeveritarë por naten harron se çfarë ka thënë ditën, dhe kështu sillen në rreth. Gjendja në Kosovë është vërtet e pa demokraci, por kjo gjendje është “ demokracia “ më e mire¨që e meriton ky popull, ky popull i shef ditën dhe natën pushtetarët me xhipa dhe automjete luksoze të shtetit duke shetitur nepër ndeja private, ky popullë shef me sytë e vet villat luksoze të pushtetarëve të “ demokracisë “ së tyre, ky popull shef dhe dëgjonë për veprat kriminale të bëra nga pushtetarët e tyre, por i shtien veshët në lesh dhe kënaqet me përditshmërinë duke thënë kështu,” boll e mirë kjo demokraci, tash po guxojme ti shajmë qeveritarët bre...”, ja pra deri këtu ka mberritur demokracia alla kosovarqe, së cilës ia paftë hajrin ky popull që e meriton këte demokraci dhe këte qeveri...

Pushtetarët në Kosovë, qeveritarët, keqëberësit, kriminelët, kontrabanduesit, matrapazët dhe hijenat e tjera i fërkojnë duart duke thenë, “ flm o populli i Kosovës që po na pasuroni për çdo ditë e më shumë, ne mishin e ju kockat...”, vërtet ky popull me apo pa vetëdije ka krijuar klasen më të korruptuar politike në Evropën e këtij shekulli...

Mirë mengjesi Afrikë, mu në tokën dardane!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora