Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ftesë nga Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane ''Jetullah Islami' në Kiel

| E diele, 27.05.2012, 02:20 PM |


SHOQATA KULTURORE SHQIPTARO-GJERMANE
''JETULLAH ISLAMI'' NE KIEL

F T E S Ë

Ftohen të gjithë bashkatdhetarët me vendbanim në Kiel, rrethinë dhe nga mbarë Gjermania që  të marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore të organizuar nga Kryesia e Shoqatës me rastin e trembëdhjetë  vjetorit të vrasjes nga forcat okupatore serbo-çetniko-sllave të Dëshmorit të Kombit Prof. Jetullah Islamit. Shoqatë kjo që me krenari e mban emrin e tij.

Në këtë Akademi do të përkujtojmë veprën heroike të Dëshmorëve të Kombit të cilët shkuan nga Hamburgu e Kieli dhe u inkuadruan në radhët e UÇK-ës për të luftuar kundër okupatorit shekullor serbo-sllav gjersa ran në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë:

Në kët Akademi përkujtimore do të flitet për jetën veprën dhe renjët heroike të dëshmorve të kombit

Ramadan Peci,Gaspër Karaçi, dhe Prof. Jetullah Islami

si dhe per tre  veprimtarët e dalluar të Çështjes Kombëtare qe vepruan  në Hamburg e Shlesvig Holshtajn :

Ali Ademi, Ali Morina e Xhafer Nuha.

Akademia Përkujtimore mbahet me datën 02. 06. 2012, ditën e shtunë duke filluar në orën 17,00 në rrugën Vaasastr. 43, 24109 Mettenhof  ( BZM ).

Të nderuar bashkatdhetarë pjesëmarrja juaj dinjitoze në këtë Akademi dëshmon respektim që kemi për Dëshmorët e Kombit, familjet e tyre, popullin tonë dhe lirinë në përgjithësi.

Mirë se vini !
Kryesia e Shoqatës