E merkure, 24.04.2024, 11:27 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Letër e hapur z. Fehmi Kelmendi, arsimtar

E hene, 31.03.2008, 06:08 PM


Kadri Mani
Letër z. Fehmi Kelmendi, arsimtar

VËRTET, KUSH JANË SHQIPTARËT!?

Po të përgjigjem në dy letrat pa data (datat e vulës të postës janë:19.8.1998 dhe 24.8.1998): vetë titulli i letrës „Përgjigje sipas kokës edhe brisku.“- është një titull pa kuptim, i një gjysmanalfabeti; në fund të titullit nuk vihet pikë!
„1. Nënkryetari i Shoqatës, Sefedin Krasniqi udhëhoqi mbledhjet e Kryesisë duke i uzurpuar kompetencat e kryetarit, Z. Ymer Kelmendi dhe duke mos e bërë mall (jo: mallë!!) atë fare.“
Kjo është një trillim i pacipë: udhëheqja e mbledhjes ka qenë me marrëveshje.
Shpifja vazhdon edhe për fyerjen e mysafirëve nga Safedini e Kadriu: kush të ka vënë ty avokat të kryetarit e të mysafirëve!!?? Ti nuk paske prezantuar po më vonë „dikush“ të ka kurdisur si një lodër kalamajsh, që të zukasësh si një mizë e bezdisshme!!??
„2. Kadri Osmani edhe më dëmtues e përçarës se i pari.“ Ku i ke argumentet qyq i biri i qyqit!!??- çfarë të intereson ty për botën pse unë iu shkruaj!!??- dhe janë ato fyese apo realiste, nuk je kompetent t`i gjykosh, përderisa je në nivel të një rrugaçi faqezez. „Kadri mësuesi njësoj kishte vepruar edhe gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri.“-PO,- e pastaj!!??- i ke shfletuar ti ato letërkëmbime, apo përsëri „ke dëgjuar“!!??
„Kadri mësuesi, me ty dhe me Sefën qysh të dëshironi mundemi me u marrë vesh, po deshët edhe fizikisht.“
O skelet!- o mumie dhe o kufomë shëtitëse: mos na detyro të biem në nivelin tënd prej rezili e prej allçaku.
E hidhëruar pse nuk plasi lufta edhe në Kosovë krahas luftës në Kroaci, gazetarja e revistës „Danas“ shkruante se si duket shqiptarët e kanë prejardhjen prej lepujve!? I hidhëruar nga paudhësitë e dinozaurëve shqiptarë, të cilët po e prishnin imazhin e shqiptarit në botë, pata thënë se ata bastardë edhe mund ta kenë origjinën nga laskuriqët!?- se një biolog tha se edhe laskuriqave po iu ardhkan menstruacionet!!!
Në librin tënd që ta theksova në titull: LUFTA NACIONALÇLIRIMTARE, f. 56 të  botuar te lëpushka „Zëri i Kosovës“1990 (vite më parë unë ua kisha falë dreqit me soj e sorollop)- ti në rolin e Don Kishotit e të Sanço Panços (të cilët donin ta kthenin kohën Kalorësiake), dërdëllit si një haner për beter, ajo nuk ishte e tillë „çlirimtare“!!!
Poashtu në f.61: KONFERENCA E BUJANIT.
Ajo Konferencë ishte vijim i AVNOJ-it jugosllav. Në f. 67: “Ky eksponent (Apostoll Tanefi) i politikës serbomadhe si edhe Ahmet Zogu,“- nga mëria pse Mbreti Zog ia hodhi, Pashiqi e piu helmin! Pije edhe ti helmin historian gënjeshtar!-„serbomadhe“, JO. Po çetnike-shoviniste. Po papagalli njëherë incizon në trurin e vet dhe gjithë jetën ia grah- papagallçe!!!
Në letrën e fundit e ke sha familjen tënde, sepse vetë ti je shprehur se ke qenë i pari në pritjen e Fatos Nanos në diasporë, madje e ke thënë me një dozë kritike të shtirur: më mashtruan dhe u çova e i urova mirëseardhje!!! Dhe ti po e shan familjen tënde tash me fjalë, kurse praktikisht e ke sha me veprën dhe jetën tënde të mjerë prej llaskuçi. Kurse për mustaqet e mia do bisedojmë kur të takohemi...
„Quranit“ në gjuhën shqipe i thonë-biban: po ti lype atë budalla në unin tënd prej „mendjendrituri“!!!
Se kush është „hero“- do të vendos Komisioni Kombëtar: ti këlthet nga dëshpërimi i një personi të humbur në shkreptirë, ngaqë e kritikoj unë Ademin, t`i e shpallë veten „kompetent“ që ta shpallësh dikë e hero e dikë tradhtar!! ,- tamam sikur në çmendinë: njëri është zot i erës, tjetri zot i diellit, tjetri zot i shiut... Sharjen në adresë timen “pizeveng“, po ta kthej e po ta ngjesh në lule të ballit: se ti je plëngprishës, person i pandershëm; person i poshtër, maskara, dallaveraxhi dhe hileqar;- në dëm tëndin personal dhe në dëm të kombit, që ti më nuk i përket as biologjikisht.
Me instinkt prej bishe të tërbuar, cakton edhe diagnoza se dikush vuan prej një sëmundje ende të pazbuluar, po përderisa na qenka ende e pazbuluar, me çfarë pipa kaçamilli të përjargur e hetuake ti!!??
Këto letra do t`i lexojnë lexuesit në librin tim të ardhshëm.
 
E paske fshi prapanicën me letra të mia!?
po jo ama t`i hedhësh në nevojtore bash
ke mund t`iu marrish erë mirë te shtëpia
e mandej dalëngadalë njënganjë t`i hash!

Afër emrit „nevojtore“ e kishte vënë titullin „prof“ dhe emrin “Fehmi“!!
Në shtojcë po ta dërgoj artikullin:“Fakte të reja për janarin e Shtutgartit“, ku bëhet fjalë për dallaveret e për kriminelët e Diasporës: hulumto si arsimtar i historisë, poqëse nuk i ke duart e përgjakura!?- dhe bashkëpunimi me ta, atje të nxjerr kokë e këmbë: tento sadopak t`ia lehtësosh vetes jetëmbetjen dhe natën e varrit: ku do të japish llogari për paudhësitë tua, po qese nuk e pret Ditën e Gjykimit në këtë botë?
Pavarësisht mallkimit të poetit Rexhep Hoxha për udbashin Enver Hoxhën të Gjakovës (jo për udbashin tënd, Enver Hoxha, komandanti legjendar i Luftës Antifashiste/proçetnike/ Nacionalçlirimtare/Robëruse/, të qytetit me rrasapeta!!):

Nxire prej dheut, moj tokë,
atë stërvinë, atë turi pisit!

Në Bern, më 28.8.1998
Kadri Osmani



(Vota: 7 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora