E shtune, 20.04.2024, 08:30 AM (GMT+1)

Mendime

Ben Andoni: Terrorizmi ... si në shtëpinë e tij?!

E shtune, 26.05.2012, 06:27 PM


TERRORIZMI…SI NË SHTËPINË E TIJ?!

Nga Ben Andoni

Historia e ardhjes së muslimanëve të Lindjes në Shqipëri fillon direkt pas mposhtjes së komunizmit. Fillimisht pak , pastaj më shumë, ata gjendeshin kudo për të përhapur Islamin por edhe për “të ndihmuar”. Mes tyre infitruan edhe shumë individë, që do të ishin në rang-listat e al-Kaedës

Do të gjendeshin si në shtëpinë e tyre në Shqipëri: Një vend prej gati çerek shekulli pa fe dhe në zgrip të varfërisë. Ky ishte momenti që Shqipërinë e mësynë njerëzit e Allahut. E shqiptarët, mikpritës ndaj bamirësisë,…ishin një terren i paqëm për ta. Pas vitit 1992, misionarët e parë u ndoqën nga një sërë shoqatash humanitare. Pjesa më e madhe me qendrën në vendet arabe dhe pas vetes me sasi të mëdha fondesh, derisa do të vinte edhe ndëshkimi...

Integrimi i tyre

Donacione të privatëve të ndryshëm nga Gjiri Persik, si Kuvajti, Bahreini, Arabia Sauditre, Emiratet e Bashkuara, nga gjithë ky pellg, ato synonin në atë kohë në Shqipëri që të bënin investime për ujësjellësit, spitalet, qendrat mjekësore dhe kuptohet në ndërtimin e objekteve të kultit dhe propogandimin e muslimanizmit, të gjitha sëbashku një strukturë për të cilën Shqpëria ishte shumë e uritur. Në këtë vazhdë, në fillim vitet ’90, u hapën shkolla fetare, kurse, u financuan bursa studenëtsh për jashtë dhe u dhanë pa fund ndihma financiare. Në atë kohë, shqiptarët duken se u rikonvertuan dhe njëherë në Islam si qëmoti. Kudo njerëzit e shpallnin me krenari se ishin muslimanë. Pa asnjë mëdyshje, ndihma e tyre ishte e madhe për objektet e kultit, xhamive dhe shkollat fetare. Por, duke shtuar dhe pensionet dhe ndihmat humanitare. “Por, në shumë raste, këto kontribute janë shoqëruar me kushte,-do të shprehej në atë kohë Xhavit Shala, një nga njerëzit më të njohur të luftës ndaj terrorizmit. Për shembull, nëse një jetim do të merrte një pension prej 25 USD, duhej të ndiqte kurset e fesë mislame, të cilat në jo pak raste, ishin të rrymës Salafi”.

Organizatat

Por, bashkë me residencën e tyre në këto organizata, po infiltroheshin pak nga pak edhe kuadro të tërë të organizatave terroriste islamike, të tillë si : “Xhihadi Islamik Egjiptian”, “Grupi Islamik Egjiptian”, “Fronti i Shpëtimit Islamik Algjerian”, “Grupi i Armatosur Islamik Algjerian” etj. “Të gjithë këto organizata ishin grupuar në “Frontin ndërkombëtar Islamik të Luftës për Xhihad” nën udhëheqjen e Ossama Bin Laden. Këto organizata terroriste jo vetëm që kishin mundur të depërtonin kuadrot e tyre në organizatat dhe fondacionet humanitare, por edhe e kanë orientuar aktivitetin e këtyre të fundit në shërbim të përhapjes së fondamentalizmit islamik”, citohet Shala në librin e tij “Siguria Kombëtare dhe Sfidat e Integrimit”.

Përballja

Me fondet e siguruara nga donatorë të ndryshëm dhe zekati (në fenë muslimane është 3% që jepet nga të pasurit për të varfërit) përmes bordeve ku ishin inflitruar kuadrot e tyre, ata arritën që një pjesë të fondeve t’i dërgonin për ekstremizmin islamik dhe terrorizmin. Më shumë akoma, një pjesë e tyre “janë shfrytëzuar për të ushtruar aktivitete të tilla antiligjore. Duke menduar se do të zbusnin varfërinë në disa zona rurale...dhe lehtësirat e ndryshme..këto ishin një strehë e sigurt për elementët, që kërkoheshin nëpër vende të tjera për aktivitet terrorist”, do të shkruante Shala në librin e tij për Sigurinë Kombëtare…Duke u strehuar në Shqipëri, ata mendonin se ishin të sigurt dhe, njëkohësisht, mund të vazhdonin normalisht punën në shërbim të organizatës. Madje, shumë syresh, u martuan me gra shqiptare, që kurrë nuk ua mësuan emrat. Kulmi arriti kur “në vitin 1998 mbi një bashkëpunim perfekt të agjensive shqiptare të zbatimit të ligjit u bë deportimi nga Shqipëria për në Egjipt i gjithë anëtarëve të identifikuar të Xhihadit Islamik egjiptian. Al Najar, në dëshminë e tij prej 143 faqesh, përpara autoriteteve të vendit të tij- jep të gjithë pjesëtarët e organizatës, por jep edhe shpjegime për strategjinë anti-amerikane dhe pozicionin e Ajman Zawahirit dhe lidhjet e tij me Bin Ladenin”, shkruhet në materialet e kohës.

Goditja e grupit të “arabëve të Shqipërisë”, si u emërua procesi i tyre në Egjipt- është vlerësuar si një nga sukseset më të mëdha të CIA-s para 11 shtatorit, për të mos thënë më i madhi.

Goditja e tyre bëri që Fronti Ndërkombëtar i Luftës për Xhihad-in (nën drejtimin e Bin Ladenit) të botonte një deklaratë në të përditshmen arabe në “Al Hajat”, ku premtoi hakmarrje ndaj SHBA-së. Dy ditë më vonë më 17 gusht 1998 organizata sulmoi ambasadat në Kenia dhe në Tanzani..

Shumë vite më vonë, kur e kujton këtë kohë, Shala, një nga njerëzit, që është marrë me studimin e luftës kundër tyre- insiston se në aspektin kombëtar “gjithshka është e lidhur me Lëvizjen Salafi. Kjo e fundit duke imponuar interpretimin e ngushtë të fesë dhe duke rimodeluar dhënien e mësimeve të Islamit, duke nxitur përçarjen midis besimeve tradicionale, duke mos pranuar pikëpamjet e sotme shkencore të botës, duke nxitur Xhihadin, sidomos në veprime, duke qënë kundër shtetit të ndarë nga feja, praktikisht është një lëvizje konservatore fondamentaliste islamike”

E ndodhur jo shumë larg në kohë, ajo na mëson që nuk duhet të harrojmë kaq shpejt…



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora