Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Bajram Curri

| E shtune, 26.05.2012, 10:20 AM |


Xhevahir Cirongu

Bajram  Curri

Në shpellë të Dragobisë
Ulur mendohej mbi gur,
Një krisëm arme ajrin grisë
-Ç’bëhet kështu?!
Trimimat rrethuar prej hordhisë!...
Sorrat bërtasin të dorëzohet trimi
Nga shpella  del një zë gjëmini:
Pa pritur shpella mbulohet nga retë
Pas një shkëmbi qëllon trimi me fletë.
Bacë Bajrami me llullë në dorë
U thotë djemëve:qëlloni mbi taborrë!
Qeleshen e bardhë hedhur mbi kokë
Plumbi i tradhëtarit e rrëzon për tokë.
U derdh gjaku i Bacit e mbiu trëndafili
Bilbilat s’kënduan si në buzë prilli,
Trimat luftuan kapur dorë për dore
Vepra e tyre sot ngritur përmendore.

Durrës,26.05.2012