E shtune, 20.04.2024, 02:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E premte, 25.05.2012, 06:40 PM


Neki Lulaj
 
ZËRI IM
 
Tingullin e fjalës
E ruajta
Në thellësinë e shpirtit
Në pastërtinë e zemrës
E shtëngova
Me forcën e nofullave
E ndrydha me fuqinë
E ndjenjave
Me betimin e prindërve
E blova
Si misrin
Me ujin e mullirit
Gurët për bluarjen e grurit
Me vërtitjen metaforike
Të forcës magjike të burrit.
 
E rrezja e diellit
Mes grilave të burgut
Puth fytyrat e etura
Për liri
Zëri im këtu
Është klithmë
Në mes të shkretetirës
Testament i pa tradhtuar
Për veriun e braktisur
Në kotarin e harresës.
 
 
ECJE VERTIKALE
 
Ecëm bashkë
Mbi vigun e përroit
Të tharë
Mëngjeseve në shtetrrethim
Lundruam nëpër labirinthe
Duke kërkuar zgërbonja
E prroska dhe shpella
Për shpëtim.
 
Kjo tokë
U la me gjak përrua
Nëpër vite e breza
Kujtimet nuk flejnë
Por perballën me mite
Dhe legjenda
Ku je moj lëndinë
E lulëzuar
Në trojet e bekuara
Të shpirtit tim?
 
Në shpirtërat e vuajtur
Ndezëm flakën
E dashurisë
Për të rezistuar
E këputëm vigun
Dhe ngulëm flamurin
Mbi bjeshkët e larta
Të Atdheut të bekuar.
 
Atje buzë përroit
Qyqet bënin roje
Gjysma kishin ngordhur
Të tjerëve nuk u bëmë
As varre
Se kjo tokë e brishtë
E lashtësisë arbërore
Zuzarët nuk i pranon
As në llogore.
 
 
IKJE MËRGIMTARE
 
Do të iki nga mërgimi
Do shkoj atje
Ku do të më presë dielli
Me lulet e Atdheut
Pa gjemba
Parfum shpirti liron
Nëna me dy zemra
Në krahëror
Lot mallëngjimi
Nuk duron
Dhe prehërin
Plotë gështenja
Ma dhuron.
 
Do të iki atje, te dielli
E dheun
Do ta hedhë mbi supe
Mallin për Atdhe
Shallin e bardhë
Të kujtesës
Ma hedh Babai
Pëllëmbë
E pëlhurë praruar
Krenari dardane
Me marshim të bekuar.
 
Pëlhurë atdheu
Histori e ndrydhur lavdie
Ata i përshkruan betejat
Me zjarrin e shpirtit
E ne
Baladat i kënduam
Në bjeshkët e durimit
Metaforë kohe
Ecëm te sigurtë
Sot
Dielli i shëndrit
Kujtimet tona
Për lirinë
Pranë kësaj Parajse
Me shallin e bardhë
Të dëborës së Dukagjinit.
 
 
ECËM
 
Ecëm një shekull
Nëpër labirinthet e jetës
Mbi shkallë
Mbi muret e legjendave
Mbi pentagramin
E lojës me fjalë.
 
U shndërruam
Në faqe kohe
U përbiruam
Edhe në Unazën e Zotit
Edhe mbi këneta
Me këmbet e lloqura
Nxorrëm edhe Gurë
Bregun për ta parë.
 
Ecëm edhe mbi
Moçalishten e  vdekjes
Mbi ujin e ngrysur
Të zi katran
Shkelëm mbi fytyrat
E djajve
Mbi tokën e kalbur
Nga të qelburit tiranë.
 
Nëpër shtigje ecim tani
Me ndihmën e shpirtrave
Të fisnikëruar
Rrugët me rrasa shprese
Mbi tokë e drejtë qielli
Shirtrat që kurrë s´vdesin
Tokën e futën në gji
Dheun e bekuar
Vetëm me Lavdi.
 
 
LINDJE PERËNDIM
 
Mëngjesi
Më gjeti në lindje
E hija ime
E madhe
E kthyer kah perëndimi
Fillova rrugëtimin
Vrapimin tim
Ta zë hijen e harresës
Pa arritur në perëndim.
 
Rrugëtimi  im
Zgjati një shekull
Nga lindja
Në perëndim
Hija sërish
U kthye kah lindja
Por unë ngela
Me feniksin tim
Këtu në perëndim
U bëra i perëndishëm.


(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora