E premte, 29.03.2024, 07:04 AM (GMT)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Vepër me vija dalluese të frymëzimit dhe të ndërtimit poetik

E premte, 25.05.2012, 06:30 PM


Recension

Vepër me vija dalluese të frymëzimit dhe të ndërtimit poetik

Remzije Zekolli :  “Arkëza e kujtesës” –Shtëpia botuese-“ Fad “ ,Prishtinë 2012

Nga prof.  Hilmi Saraçi

Remzije Zekolli është një poete që ka bërë emer të njohur, sidomos në poezinë e gjeneratave të reja . Poezia e saj le mbresë, gjithherë të pushton me ritmin e vet të brendshëm, e cila hetohet gjithnjë e më fuqishëm, duke u bërë si një tërësi”. Me poezi ka filluar të merret qysh nga bankat shkollore, prandaj në këtë fushë ka edhe një përvojë të mirë të krijimtarisë poetike , letrare.  Shkroi pesë vepra, kryesisht përmbledhje me poezi. “Arkësa e kujtesës” është vepra e pestë me poezi e autorës e cila  në krahasim me të tjerat dallon nga tematika përmbajtësore dhe vlera artistike. Në këtë vepër ka vija dalluese të   frymëzimit dhe të ndërtimit në fushën poetike. Mirëpo ajo sikur nuk mund të ndahet nga një  stil i veçantë i gërshetimit dhe të ndërtimit të vargut të cilen e ka përfehtësuar dhe e ka përforcuar me një mjeshtri, më herët Ajo tani me lehtësi ka hapë rrugën për të shkruar poezi me vlerë të dalluar artistike.Ajo (poetja), megjithatë, në këtë përmbledhje poezish, në të shumten e rasteve shpalos  kujtimet për  të dashurit e saj duke trokitur në derën e ëndërrimeve rinore të cilat sikur me vështirësi realizohen, prandaj disa shkëndija poetike ndezin shpeshëherë brengat rinore dhe dallohen  në këtë vepër, sidomos për dashurinë e humbur , vdekjen e nënës dhe babas për të cilët sakrifikoi rininë të cilen tani me vështirësi po përpiqet ta gjejë. Këto preokupime  dhe frymëzime kanë hyrë  në thellësinë e dhimbjeve dhe të brengave të poeteshës,  ato sikur janë të pranishme në rrjedhat e jetës së saj rinore dhe në krijimtarinë  letrare…

Lashtësia dhe trashëgimia ndjenjë e dashurisë dhe krenarisë

Në disa poezi në këtë vepër poetesha shkruan për lashtësinë, begatinë e trashëgimisë kombëtare dhe për rrjedhat nëpër periudhat kohore duke hyrë në disa segmente të historisë sonë të lavdishme me ndjenjë të dashurisë dhe të krenarisë tonë kombëtare. Mirëpo njëri ndër preokupimet kryesore të poetës është fati i njeriut në vorbullën e kohës, në këtë truall, në Arbëri, në Kosovë. Ky preokupim që mund të lexohet- njeriu dhe fati i tij, nuk është frymëshkurtër. Ajo (poetja) e shtrin  interesimin e vet në periudha të ndryshme  të kohës…Kështu fjala bëhet bërthëma e besimit, e derdhur përbrenda  dhe jasht heroit lirik, në vetvetën e autorës, nga e cila nuk mund të ikën. E si mund të ikën njeriu nga vetvetja ?... Kështu, me vetminë, besimin ëndrrën poetja shpalos gjerat, ndriçon portretin e fshehur dhe krijon një mozaik poetik”… Duke realizuar të gjitha këto me sukses, Remzije Zekolli ka krijuar një libër të mirë , një poezi që lexohet me knaqësi…

Poetesha shkruan për Urën e Gurit në Vushtrri, për Kalanë e Vushtrrisë e për shumë monomente të tjera të trashëgimisë tonë kombëtare . “O zot ç’po ndodh në mua/ Në Kalanë e lashtë të Vushtrrisë/ Unë gjithmonë jam vet e dyta/ … (“Kalaja e Vushtrrisë”) . Poetesha duke u ndalur për të kaluaren nuk lë pa përkujtuar me dhembje  tragjedinë e popullit tonë, sidomos atë çame për dhimbjen që ndien në zemër “ se si vyshket lulja e gjakut kur çanë Çamëria”…

Sakrifica për lirinë dhe pavarësinë tonë

Duke qajtur  për robërinë shekullore dhe lirinë  e fituar me gjak e sakrifica, poetesha paraqet në veçanti familjen e jasharajve e shumë familjeve të tjera që u sakrifikuan  për lirinë dhe pavarësinë tonë kombëtare, prandaj plagët nuk shërohen lehtë dhe nuk harrohen ata që ranë në altarin e lirisë”.. Poetja pa dashur, ndonjëherë sikur  është e penguar dhe e kapluar me zemër e shpirt me ndjenjë të lartë të dhëmbjes për luftëtarët e lirisë, për të kaluarën e popullit nën robërinë shekullore. Në këtë fushë më mirë se në poezitë tjera  paraqet luftën e popullit tonë, luftëtarët e lirisë që luftuan që dhënë jetën për liri dhe pavarësi kombëtare kundër pushtuesit shekullor.Dallohen poezit “Liria e gjakut” , “Qielli i syve” kushtuar Adem Jasharit,  “Shtatori i vrasjeve”.Poetesha përshkruan me dhëmbje karvanin e njerëzve pa mbarim që ecnin me vdekjen me zemer të thyer me këmbë të përgjakura  dhe me sy të lodhur nga trishtimi”. Pushtuesi ishte i pamëshirshëm .Kudo mbolli varre dhe trishtim. Kudo u përpoq të vrasë dhe të humbë gjurmet për krimet që bënte ndaj popullit tonë  të pafajshëm:

/Ke parë nga vriten nënat/ Nga digjen fëmijt e mitur/ …(“Luftëtar”)

Poezi me figura të dalluara stilistike

Poezia e Remzije Zekollit dalohet me figura të dalluara stilistike , sidomos janë të njohura disa simbole të marra nga letërsia popullore, por poetasha i përdor me një dimension  të ri . Ajo (Poetesha) në këtë vepër na sjellë poezi të formuluara mirë, vargje të gdhendura  dhe artistikisht të realizuara, me një gjuhë të pastër dhe të lekturuar mirë. Poetja  niset nga një detaj i vogël  që më pastaj thellohet pak nga pak duke  prek më tutje në kohë , në lashtësi dhe në lirinë tonë kombëtare. Të gjitha këto ka bërë përpjekje  t’i realizojë me sukses në poezinë e saj që sjellë knaqësi të lexuesi. Prandaj autorja ka arritur të hapë edhe  një dritare që freskon dhe lartëson me sukses krijimtarinë poetike .Në të ardhshmen presim edhe vepra të tjera të sukseshme si kjo “Arkësa e kujtesës”…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora