E enjte, 28.03.2024, 08:01 PM (GMT)

Mendime

Miradije Gashi: Ata që punojnë për atdheun e tyre i njeh populli heret ose vonë

E premte, 25.05.2012, 07:37 PM


Ata që punojnë për atdheun e tyre i njeh populli heret ose vonë

Nga Miradije Gashi- Stuttgart

Në periudha shumë të rënda të jetës sonë kombëtare kudo që jetuam e vepruam, jo të gjithë deshmuam atdhetarizem sikurse jo të gjithë jemi të prirur për përçarje e urrejtje! Mënyra se si e luajmë rolin tonë në ndonjë moment të caktuar, sado arsye të kemi për t’u ndjerë mirë me kulturën tonë, asgjë nuk po reflekton se kemi ndryshuar në vlerat dhe sjelljet e përditëshmërisë sonë nacionale. Ekziston një mendim se ne jemi njerëz të mirë, jemi trima e atdhetarë, por gjithnjë e më shumë vërej se urrejtja e naiviteti është një emetë e jona gjenetike! Verbëria e egoizmit te tepruar mes nesh s’dotë ketë më tej vend për justifikim! E gjithë kjo ndoshta është kontradiktore por mjerisht është një realitet. Njeriu atdhetar, njeriu i kulturuar, njeriu i civilizuar, njeriu i arsimuar dhe njeriu i ngritur ne pikpamje intelektuale e kombëtare nuk do t‘i lejoj vetes dhe nuk dotë bie kurrë ne nivele të ulta destruktive. Në rrugëtimin tonë jashtë atdheut dhe ne trazimet e shpirtit kurbetçar nuk ke se si të mos befasohesh kur sot është ardhë një kohë në të cilën njerëzit e zgjuar e të urtë po përbuzen nga qyqaret që pretendojnë e praktikojnë metoda vulgare, urryese, shpifëse prapa shpine vetëm sepse u bën hije. Vallë rrezaton vlera të sinqerta kjo dukuri ? Unë mendoj se këto janë marifete dhe hipokrizira tonat tipike! Thonë më shumë skuqu para vetes sesa para të tjerëve! Një mijë fjalë të bukura nuk vlejnë, sa një veper e mirë që e shohim me sy tanë. Mendjet e ndritura qëndrojnë mbi urrejtjen, mbi grindjen, mbi mërinë mbi tiranikët, mbi ziliqarët etj. A duhet respektuar sot njeri-tjetrin? Unë them atdheun e bashkatdhetarin duhet nderuar nga zemra dhe arsyeja sepse populli shqiptar ka vuajtur shumë, ka rezistuar shumë, ka dhënë trima shumë! Çdo brez shqiptarësh u është mirënjohës atyre që shumë bënë për kauzen kombëtare. Shikoni se si disa intelektual bëjnë misione humanitare punojnë më zemërgjerësi për të arritur dhe për të ndryshuar diçka për të mirë, duke ndier përgjegjësi për të ardhmen e brezave që vijnë, duke e kthyer në një mesazh mençurinë dhe afërinë e njerëzve të kombit tonë . Vërtetë krenohesh kur të gjithë punojnë për lulëzimin dhe begatimin e kombit. Tashti vendi ynë duhet të këtë tjetër kuptim, tjetër mentalitet dhe tjetër kulturë . Le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo i përçarë! Ata që punojnë për popull për vend, ata i njeh populli herët ose vonë, sepse ata ndriçojnë shpirt kristal, pavarësisht bindjeve dhe besimit që kemi individualisht për t’u krahasuar me të tjerët kur është fjala për virtyte të mëdha kombëtare sepse të qënët atdhetar do të thotë të jesh dy herë njerëzor, do të thotë të jesh intelektual e vizionar i pavdekur. Vlerësoj shumë realitetin e jetës, duroj shumë padrejtësinë, dhe fal e toleroj shumë. Ky është ideali im dhe kështu do të jem gjer në çastin e fundit kur t’i them lamtumirë atdheut tim. Vetëdija e këtij fakti më cakton qëllimin e jetës, dhe më përkufizon ne radhen e parë si intelektuale. Por jo edhe kur shikoj zotërinj të institucioneve tona se si, shtirën kinse bënë këtë e bënë atë, vetëm për tu dukur ne media më pretendime tjera t‘pa merituara. Përveç zemërimit që ndjej si mërgimtare kam arësye të veçantë të interesohem për hallin kudo ku ka shqiptarë dhe kam bindjen se disa gjëra kanë kaluar kufijtë e një padrejtësie! Nga bisedat tona kolegiale mësuam se institucionet e Republikës së Kosovës kanë vendosur te dergojnë intelektual për t’i punësuar neper përfaqësitë diplomatike shqiptare ne vendet europiane! Pozitat që mbani Ju zotërinj, kanë goditur rënd intelektualet e diaspores shqiptare! Ju shumë mirë e dini se jashtë Kosoves jetojnë njerëz të diplomuar, të merituar, shkenctarë, të perndjekur politikisht të cilët bredhin akoma rrugëve të metropoleve të “Botës së Madhe“ e te mallkuar për një vend pune! Unë pyes kryesuesit e Republikës së Kosoves, është ne rregull kjo që po ndodhë me Diasporën Shqiptare? Për mendimin tim kjo është injoruese, madje rradhitet ndjeshëm si brengë në shpirtin e intelektualve që jetojnë e veprojnë jashtë vendit, kjo është madje edhe më teper se skandaloze! Këto dukuri nuk jane gjera te rastesishme këto janë gjëra irrituese te planifikuara dhe zgjojnë emocione inferioriteti. Ky shqetësim i përbashkët duhet të na preokupojë të gjithëve.Tani mërgimtarë te nderuar, dhimbjen mjekojeni me shpresë se dijet tona dikur kurorezuar me diploma univerzitare e posuniverzitare, po na shkelen e vorrosen me injorime e anashkalime nga zotërinjet e mëdhënj të Mëmëdheut duke i mbuluar kështu vendet kyçe te punës me familjarë d.m.th. nepotizmi vazhdon në dëm të shtetit dhe kombit. Kryesia kosovare dhe elita e vetelavdeve që hiqen si shumë atdhetarë nuk do i kapërcejnë dot krizat psikolgjike pa krijimin e një strukture tërësisht inteligjente dhe intelektuale ne ndertimin e prespektivave reale dhe hapësirave të reja për t‘filluar efektin e duhur pozitiv e transparent ndaj popullit të shumëvuajtur të vendit. Ne një zhvillim kaç dinamik te botës moderrne që kapërcen kufijtë e zhvillimi teknik, vetem mendjet e zgjuara të shkenctarëve te rinj munden disi të reflektojnë me aktualitetin e kohes e të bëjnë ndoshta më shpresuar ne kthesat e rimekëmbjes kombëtare nese ua lironi rrugën Ju zotërinj!



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora