Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Akt terrorist 'bakterial' ndaj shkolles se vajzave

| E enjte, 24.05.2012, 06:05 PM |


Sulmohet shkolla nga Talebanet

AFGANISTAN- Kanali televiziv amerikan CNN flet per nje rast te ri sulmi ndaj studenteve te reja dhe mesueseve te tyre. Kete here jane perfshire 120 vajza nga mosha 15 deri ne 18 vjec si dhe 3 mesuese, te cilat kane qene viktime e nje sulmi te pergatitur me nje lloj substance ne provincen e Takharit.

Substance e panjohur

Sulmi ka ndodhur ne provincen Talokhan ne shkollen e vajzave te Bibi Hajera. Per momentin ndodhen ne spital rreth 40 vajza. Te gjitha kane shenja te helmimit, dhimbje koke dhe humbje ndjenjash. Mjeket kane cuar disa kampione gjaku ne Kabul per te gjetur se cila eshte substanca e perdorur per sulmin.

Veper e talebaneve

Khalilullah Aseer, zedhenes i policise se provinces ne fjale, ka shpjeguar se Talebanet fshihen pas ketij atentati. “Popullsia afgane e di se pas ketij akti fshihen Talebanet te cilet e bejne kete per te bere te mundur ndalimin e vajtjes se vajzave ne shkolle.

Tashme kete e dine te gjithe dhe ne keto kohe kur demokracia po vendos kembet e saj ne Afganistan, te gjithe ne duam qe vajzat te rriten te edukuara. Por kjo nuk eshte ajo qe duan armiqte e vendit”.

Edison Myrteza/HermesNews-© 2012