E merkure, 03.03.2021, 12:09 PM (GMT)

Kulturë

Agim Gashi: E qan nëna bijën e saj

E enjte, 24.05.2012, 07:06 PM


Agim Gashi

E qan nëna bijën e saj

Na ishte njëherë një vashë
E bukur si hëna e plotë,
Sa e hjeshoi mëmëdheun
O i Madhi Zot.

Syri i saj si lulë qershie
Lindë e rritë ndër ato vrrija,
Qepallat e zeza sa i kishin hije
Moj e bukura nga Shqipëria.

Lule bukur si pranvera
Mund të thurrësh dhe kurora,
E kishte pagëzuar nëna
Me emrin Leonora.

Kur ishte e vogël si loti n´grusht
Sa e menqur që sbëhej më,
Pëllumbesha e bardhë si bora
I qeshte fytyra e i punonte dora.

Ditën e parë kur shkoi në shkollë
Plot elan e me kujdes,
Piqej  përherë so mollë në degë
E stolisej gjithmonë me pesë.

Kur e kreu shkollën e mesme
Me zell nisi falkultetin,
E kreu shpejt e pa mundime
Si valërojnë valet e detit.

Indexi isaj shkëlqente fare
S’kishte note as nëntë as tetë,
Nota e saj mesatare
Shembëllente vetëm dhjetë.

Shëndeti i saj si lule bore
Nuk ankohej asnjëherë,
Bukuroshja me syrin shegë
Regjistron edhe master.

U punësue vasha në qeveri t´Kosovës
I shëndriste nuri, i shëndriste gusha,
E kishte rritë Lokja Drenicë
Lulen e bukur nga Llapusha.

II

Gjashtë vite punoi Kurrë nuk u ankua,
Por në një mëngjes trupi ju ligështua.
-Ah moj nëna ime, diçka nuk jamë mirë,
Zemra po ma ndien do ta kem vështirë.

Shpejt shkuan te mjeku për një kontrollim,
Mjekët të habitur, kanceri trup po hyn,
Po ja ndyt gjakun, jetën me ja nxi,
Ja prishë bukurinë, eshtrat po ja grryn.

III

Të gjithë familjarët
Me trishtim n´shtëpi,
Që Leonora e bukur
Ka kancer të zi.

Edhe mbarë shoqëria
Me brenga jetojnë,
Leonorës së bukur
Shërim i urojnë.

Miq e kolegë t´punës
Lutje dhe te Zoti,
Kurrë për Leonorën
Mos t´vinë lajme morti.

Shpejt u tubuan
Dhe morën vendim,
Ta nisin jashtë atdheut
Ndoshta sjell shërim.

IV

E morën t´bukurën vashë
Me kancer të zi,
E dërgojnë t’shërohet
Atje n´Gjermani.

Ndërsa nëna e shkretë
Priste në uzdajë,
Dikush për Leonorën
T’i sjellë t´mira fjalë.

Porse mbas dy muajve
N´Manhajm t´Gjermanisë,
Iu shua jeta
Yllit t´bukurisë.

U shtri Blinushja e re
Përshëndet për t´fundit herë,
I mbylli sytë e bukur
Kurr më mos me i çelë.

Shpejt ky lajm i zi
E vërshoi Kosovën,
E nënës së shkretë
Ia thau dorën.

Askush s’e ndalte vajin
Për vashën beqare,
Iku pa u dashurue kurr
Në moshën njëzetenëntë vjeçare.

E nga vaji i nënës
Toka do me u ça,
Ah, loke e shkreta
Leonorë më s’ka.

Qante baba plak
Motra e vëllazëri,
Zgjohu, Leo e jonë
S’kemi jetë pa Ty.

Por Leonora e bukur
Nuk u zgjue dot,
Kanceri e vrau
Për jetë e mot!

V

Atë trup të gjatë si lisi
Të vdekur e sollën n´shtëpi,
Të gjithë në vaj të dhimbjes
Lotët u bënë shi.

Ajo nënë e shkreta
Mbi trup t´bijës ra,
E puthi, e përqafi,
Me lot tuj e la.

E dërguan ndër varre
Atje nën një bli,
Varri i saj i njomë
Atdheut hijeshi.

Sot ajo nënëshkreta
Çdo ditë i shkon n´vizitë,
Bashkimi me të bijën
Do të ndodhë një ditë.

Diplomat dhe Indexin
I ruan me xhelozi,
-S’ke vdekë moj bija ime,
Ja ku të kam në gji.

Jeta kalon shpejt
Ditë e natë në vaj,
Qan nëna e shkretë, qan,
Për bijën e saj!

20.05.12
Düren
 

Pak biografi

Leonora Gashi - shkurt Leo, lindi në fshatin Arllat, komuna e Drenasit. Shkollen fillore e kreu në vendlindje me të gjitha pesa. Vazhdoi gjimnazin në Drenas dhe e kreu pa asnjë katërshe që don me thënë me të gjitha notat e shkelqyera.
Ishte atdhetare e denjë dhe e edhukuar në frymën kombëtare. Zoti ia kishte dhuruar një bukuri të rrallë, e gjatë si shtizë flamuri së cilës gjithmonë i buzqeshte nuri., Aq të zgjuar  s' ke parë e as degjuar për një studente si Leonora Gashi. Fryma dhe rrënjët ishin shartuara nga të parët e saj sepse ishte mbesa e Ramadan Shabanit dhe Xhemajl Obrisë !
Në Fakulltetin Juridik, bie në sy shembull për të gjithë profesorët e Universitetit të Prishtinës dhe e cila diplomon para afatit për ta regjistruar masterin. Profesorët i preferojnë punsim  të menjëhershëm në Ministrinë e Financave në Prishtinë sepse Kosova kishte nevojë për kuadro profesionale. Pas një viti punë zgjidhet shefe e departamentit të gjitha kuvendeve komunale në nivel të Republikës së Kosovës. Kanceri i ndal hovin e punës dhe vlen të theksojmë se kanceri në eshtra ndodh që ti ketë hyrë duke fjetur muaj me radhë në vende me lagështi, si e mitur, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Vdiq në moshën 29 vjeçare në Manhajm të Gjermanisë më 25 prill 2008.
Në varrimin e saj morën pjesë mbi gjysmë milioni njerz.
Të lehtë dheun e Kosovës Leonora Gashi!

Historiatin për Leonoren ma ka treguar motra e saj Miradije Gashi e cila jeton në Shtutgart të Gjermanisë.E falenderojmë dhe e ngushllojmë për humbjen e motres!



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora