Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll

| E diele, 30.03.2008, 05:39 PM |


NË ITABIRITO, ME RASTIN E PARAQITJES SË KALENDARIT TURISTIK PËR VITIN 2008:

Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll

Caio WERNECK
Në tavolinën solemne të paraqitjes së kalendarit turistik, bashkë me autoritetet vendore, edhe përfaqësuesi i Stubllës – Engjëll Koliqi, i cili në vendin tonë gjithnjë cilësohet dhe konsiderohet si përfaqësues i denjë i Kosovës në Amerikën Latine. Prefekti i Itabiritos – Z. Waldir Salvador de Oliveira Júnior (i shpallur prefekti më i mirë në shtetin Minas Gerais), në këtë solemnitet, duke uruar publikisht Pavarësinë e Republikës së Kosovës, ka thënë se tash është momenti i duhur për fillimin e implementimit konkret të binjakëzimit Itabirito-Stubëll, sepse kemi borxh moral ta ndihmojmë zhvillimin e Stubllës – Motrës Sonë Binjake.

Nga Caio WERNECK

Itabirito, 28 mars 2008. – Sekretariati i Kultutës dhe i Turizmit i Prefekturës së Itabiritos, mbrëmë – në shtëpinë e kulturës "Maestro Dungas" ka organizuar një solemnitet madhështor, për paraqitjen zyrtare të kalendarit turistik për vitin 2008. Në këtë solemnitet, të ftuar specialë nga Prefektura kanë qenë drejtuesit e Institutit për bashkëpunim mes Brazilit dhe Kosovës – BRAKOS – Engjëll Koliqi (president), Dr Vera Lúcia Alves Neves (zëvendëspresidente e parë vikare), Julius César Fernandes da Silva (zëvendëspresident i dytë e drejtor i marrëdhënieve afariste), dhe Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes (drejtor i projekteve ndërkombëtare). Oraganizatorët, për drejtuesit e BRAKOS-it kishin rezervuar vende speciale, në mesin e autoriteteve të ftuar. Për presidentin e BRAKOS-t, edhe si përfaqësues i Motrës Binjake të Itabiritos – Stubllës, ishte rezervuar vendi edhe në tavolinën solemne, në binën e shtëpisë së kulturës, ku u mbajt solemniteti, përkrah autoriteve vendore.

Prefekti i Itabiritos – Waldir Salvador de Oliveira Júnior, me drejtuesit e BRAKOS-it, Engjëll Koliqi e Vera Lúcia Alves Neves
Në hapje të këtij solemniteti, Prefekti i Itabiritos – Waldir Salvador de Oliveira Júnior, duke i uruar Z. Koliqit Pavarësinë e Republikës së Kosovës, publikisht, ka thënë se tash është momenti i duhur për fillimin e implementimit konkret të projekteve që dalin nga programi i binjakëzimit Itabirito-Stubëll. Ai ka theksuar se në këtë periudhë shumë të rëndësishme të historisë së Kosovës, ne i kemi borxh moral Stubllës – Motrës Sonë Binjake, që ta ndihmojmë me projekte konkrete zhvillimore, gjë që do ta bëjmë sa më parë që të jetë e mundur. Bashkëpunimi do të shtrihet edhe me projekte të tjera, pra edhe në lëmin e turizmi dhe që tash – ka thënë Ai – mund të fillojmë përgatitjet për një projekt të turizmit kulturor, duke mundësuar ardhjen e një përfaqësie kulturo-artistike nga Stublla, në vendin tonë, si mysafirë specialë të Itabiritos. Me të mbërritur një ftesë nga Stublla, Prefekti i Itabiritos do të organizohet shpejt për një vizitë atje, për të parë nga afër se me cilat projekte mund të fillohet konkretisht. Z. Koliqi, në emër të popullatës së Stubllës, të BRAKOS-it dhe në emrin e tij personal, i ka uruar Prefktit Oliveira Çmimin e Madh – Prefekti më i mirë i Minas Gerais-it, në mesin e 887 prefektëve sa ka ky shtet brazilian. Ai, duke falënderuar Prefektin dhe mbarë banorët e mrekullueshëm të Itabiritos, ka kërkuar një angazhim maksimal të të gjithëve, qoftë edhe me anë të një peticioni në rrugët institucionale, që Qeveria Federale e Brazilit ta njohë sa më parë Republikën e Kosovës, sepse kështu bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më i lehtë dhe më i frytshëm, edhe me interes reciprok. Edhe Prefekti ka shprehur bindjen e tij, se mbas konsultimeve të nevojshme, Qeveria Federale do të fillojë dhe do ta kurorëzojë me një PO shumë doemthënëse njohjen e Republikës së Kosovës.

Mbas solemnitetit të sallën e teatrit, të gjithë të ftuarit u ftuan për një koktej freskues në korridorin e shtëpisë së kulturës, që ishte përgatitur për mrekulli. Aty, delegacioni i BRAKOS-it filloi kontaktet e para dhe u bënë marrëveshje për takime të shpejta pune, me asociacione të ndryshme të turizmit dhe të veprimtarive ekonomike, me të cilat synohet fillimi i një bashkëpunimi drejt Kosovës. Shumë miq nga Itabirito, i kanë kërkuar Z. Engjëll, që t'u përcjellë përshëndetje të përzemërta dhe urime për pavarësinë e Republikës së Kosovës – miqve që i kanë njohur vjet këtu – Musa Misinit e Sarë Gjergjit, si dhe drejtuesve të këtij shteti të ri dhe mbarë popullit të Kosovës. Shumë nga ata janë fotografuar me Flamurin  e Republikës së Kosovës.

Engjëll Koliqi, në tavolinën solemne, bashkë me autoritetet vendore

Engjëll Koliqi me Prefektin Waldir Salvador de Oliveira Júnior

Drejtues të Institutit BRAKOS – Engjëlli, Julius e Paulo

Engjëlli me përgjegjësen e zyres së turizmit – Michilene Rodriguues

Michilene e Vera me Flamurin e Republikës së Kosovës

Engjëlli me drejtorin e zyres së turizmit, Giovani Donada Melillo