E marte, 23.04.2024, 10:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Mardhëniet shqiptaro-sovjetike në bazën detare të Vlorës

E merkure, 23.05.2012, 07:32 PM


MARDHËNIET SHQIPTARO-SOVJETIKE NË BAZËN DETARE TË VLORËS

NGA GËZIM LLOJDIA

Pashalimani bazë detare

Dhe këtu në Pashaliman, historia e tyre njihet më mirë dhe tregohet thjeshtë si për një gjë të zakonshme jo si një histori e veçantë e gjitarëve të detit të veçantë. Historia e tyre tashmë ka përfunduar dhe do të kujtohet si dikur koha e Cezarit kur erdhi në këtë gji detar për të sulmuar Pompein, Cezari u nis nga Brindizi me 30, 000 vetë.Zbarkoi më 5 janar të vitit 48. , në tokën e fisit Kaon Çezari për në Orik nisi një garnizon i përbërë nga ushtarë parthinë dhe banorë vendas, të komanduar nga oficeri i Pompeut, Luc Torkuati. Ishte bazë detare dhe mbeti e tillë.Nga kohërat më të lashtë e antike. Banorët e saj kanë qenë detare, ushtarë, gjeneralë dhe anije prej druri deri tek gjitarët e fundit, nëndetëset që zotëronin gjirin e Vlorës.

Larg çdo përfytyrimi, përbënë armatimin ushtarak, për një vend të vogël në kohët e një lufte të madhe. Ato janë atraksioni më i madh i gjiritë Vlorës në vendin tone dhe po shkruajnë fundin e fundmë të një epoke që ne e quajtëm Lufta e Ftohtë.Në strehën  e Pashalimanit, gjirit detar të përmendur nga gjeografi grek Skylaksi që në shekujt 5 para Krishtit, në vitin ’43 ka qene një flotilje e vogël italiane dhe më pas nazistët.Nëndetëset shqiptare janë strehuar në këtë gji nga koha e ardhjes së tyre deri në vitin 1987. Nga baza e Pashalimanit janë zhvendosur më në jug. Kanë udhëtuar për një strehë tjetër. Në qershor të vitit 1987 nëndetëset u përqendruan në bazën e Porto Palermos.

Për bazën detare të Pashalimanit ka pak të dhëna dhe dokumente. E rrethuar nga mjegulla.

Si bazë detare përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, sh VI-V p.krishtit në veprën “Lundrimi”, qyteti i Orikut, port detar në Jon dhe Adriatik.Në veprën e tij "Lufta Civile", Jul Çezari përshkon mes të tjerash zbarkimin e trupave të tij "ndanë brigjeve .Lidhur me emërtimin gjejmë këto të dhëna: Oriku u shfrytëzua prej romakeve ne luftërat kundër ilireve dhe maqedoneve, luajti rol ne luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut. Flota maqedone e Aleksandrit te Madh te Maqedonise e pushtoi me 214 p.e.s.

Ne kohen bizantine dhe ne mesjete njihet si një port i vogël me emrin Jeriko.Ne kohen e pushtimit osman Oriku u quajt Pashaliman.Për portin pra limanin detar kemi këto të dhëna:Porti i brendshëm (portus introitus) i përmendur prej Çezarit është lokalizuar ne lagunën 2.2 km të gjate dhe 1.2 km të gjere, e cila ka formën e një trekëndëshi me baze të drejtuar nga deti. Prej tij ajo ndahet nga një rrip ranor, ne perëndim të të cilit gjendet kodra e qytetit. Ne ekstremin perëndimor bankina përshkohet prej një kanali, i cili e lidhte lagunën me detin. Ne brendësi të lagunës nen pasqyrën e ujit, shihen gjurmët e një muri 1.80 m të gjere, i cili lidhet me dy brigjet e saj. Kemi të bëjmë me një bankine për akostimin e anijeve, e cila, duke u nisur nga gjerësia e lagunës ne këtë vend, arrinte rreth 200 m gjatësi.

Streha

Nëndetëset janë strehuar në këtë gji nga koha e ardhjes së tyre deri në vitin 1987. Nga baza e Pashalimanit janë zhvendosur më në jug. Kanë udhëtuar për një strehë tjetër. Në qershor të vitit 1987 nëndetëset u përqendruan në bazën e Porto Palermos.Baza e Palermos ishte tuneli për të cilin u punua për më shuam se 20 vjet nga forcat ushtarake shqiptare dhe kryesisht u shfrytëzua puna e ushtarëve dhe xhenierëve të cilët shkonin ushtarë në këtë zonë ushtarake. Baza e Palermos ishte projektuar nga kryeministri i kohës Mehmet Shehu, për tu bërë baza e një mjeti tjetër detar. Këto quheshin katër-silurues.

Mjet sulmues i përmbi ujshëm i forte si roje e detit. Katër silurueset do të vinin nga Kina, aleati i vetëm i shtetit tonë deri në vitet ‘ 80 kur u prishën marrëdhëniet me shtetin e largët aziatik dhe me vëllezërit e shkurtër të verdhë.

Mardhëniet shqiptaro-sovjetike në bazën detare të Vlorës”

Botimet për këtë bazë detare që gjendet në gjiun e Vlorës,përmenden  me numër të vogël. Romani i Kadaresë mbizotëroi deri në vitet ’90. Oficerë dhe drejtues që kanë punuar në atë kohë kanë publikuar pak detaje në botimet e tyre .Libër të plotë sjell ing Fatosh Voshtina. Libri :”Mardhëniet shqiptaro-sovjetike në bazën detare të Vlorës pasqyron historinë e marëdhënieve shqiptaro-sovjetike në një periudhë kohore më shumë se 1 dekadë. Autori Ing Fatosh Voshtina shkruan:E quaj detyrë dhe obligim të shkruaj për krijimin dhe funksionimin e Bazës Detare të Vlorës, si dhe për marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike në këtë Bazë, nga viti 1954 deri në vitin 1961, duke qenë një ndër pjesëtarët okular dhe aktiv në kryerjen e detyrave për ngritjen, ndërtimin dhe vënien në funksion të saj. Çfarë na sjell ky botim?1-Historinë e mardhënieve dy palëshe gjatë një dekade jete.2-Analizën e fakteve dhe dokumenteve  lidhur me marrëdhëniet,ecurinë  jetëgjatësinë e deri në shkatërrimin definitive të saj.3-Të dhëna  dokumentare të panjohura  të nxjerra nga arkivat .4-Kujtime të autorit nga ajo periudhë kohore. 5-Autori sjell personazhe që kanë vepruar në kontekstin e kohës .6-Autori ka skanuar një periudhë kohe  e cila vjen e freskët si një film pa zë. 7-Autori sjell në kohë dhe hapësirë historinë e një periudhe të njohur si lufta e ftohtë.Nga ëebsiti i ambasadës ruse:Marrëdhëniet diplomatike midis BRSS dhe Shqipërisë u vendosen me 17 shtator 1924. ne prill 1939 ato u ndërprenë për shkak te pushtimit te Shqipërisë nga Italia fashiste .Pas mbarimit te Luftës se Dyte Botërore marrëdhëniet diplomatike u rivendosen me 1945 ne nivel misioni dhe me 1956 ne nivel ambasadash. Ne nëntor 1961 qeveria e BRSS tërhoqi nga Tirana te gjithë personelin e ambasadës sovjetike, çka shënoi prishjen e marrëdhënieve diplomatike. Ato u ndërprenë ne dhjetor 1961 për shkak te mosmarrëveshjeve te liderëve te dy vendeve. Marrëdhëniet u normalizuan ne korrik 1990.

Autori pasqyron shkurtazi historie e bazës detare të Pashalimanit. Gjiri i Vlorës 19 km i gjate dhe 16 km i gjere, nis me Kepin e Triportit dhe përfundon me Kepin e Gjuhëzës, midis të cilëve gjendet ishulli i Sazanit.

Kasem Spahiu: Disa mendime:"Mbi librin a Z.Fatosh Voshtina Mbi marrëdhëniet Shqiptaro­-Sovjetike ne bazën detare to Vlorës".Dua to them qe ne fillim se ashtu si a thotë edhe vete autori e quaj detyre dhe obligim to shkruaj për krijimin dhe funksionimin e bazës detare to Vlorës, si dhe për marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike ne këtë baze. Ne ketë libër historik zoti Fatosh nuk shkruan vetëm ato qe ka pare,here dhe jetuar por ajo qe është me a rëndësishme është se ai ka kërkuar shume arkiva dhe me fakte to vërtetuara dhe qe e bën lexuesin to besueshëm për cfare zoti Fatosh shkruan ne këtë libër,qe ky libër nuk do to jete bindes vetëm për ne qe kemi shërbyer ne flote, pot- edhe për brezat qe vijnë dhe do to drejtojnë flotën tone detare, por ky libër do to jete një libër historik edhe për shkollat tona to mesme ose to larta.

Puna a here nga zoti Fatosh është për të admiruar sepse ai edhe pse është ne këtë moshe , nga vjeçet flas,se kështu fizikisht dhe menderisht Fatoshi tregon sikur është 50-vjeçe , jo kompliment por realitet, a tregon libri, bisedat, marrëdhëniet me shokët. Merita e Fatoshit qëndron edhe ne atë qe ai ne këtë studim historik, materiali na paraqet ne mënyre objektive, to paanshme ashtu si ka mbledhur me to mirat the to këqijat a veta nga to dyja palët. Fatoshi na përshkruan ne këtë libër sesi është punuar për ndërtimin  e infrastrukturën a Flotës , si ndërtim i bazave , përgatitja e kuadrove detare jashtë shtetit dhe furnizimi i këtyre bazave me anijet nga mëdha  deri`në  nëndetëset. Libri i zotit Fatosh trajton një teme dhe histori shume interesante, unikale për Shqipërinë ne periudhën  e luftës se ftohte. Ajo ka qene një histori integruese shume dimensionale  të themi to drejtën se për flotën kane shkruar mjaft nga shokët tanë të flotës, por për here to pare (për mendimin tim) kemi një përpjekje për to trajtuar ketë  heshtje ne mje forme to plote, ne një libër qe a vendos atë ne një kuadër to qarte historik. Zoti Fatosh ne këtë libër nuk sjell thjeshte a vetëm kujtimet ,përshtypjet  e refleksionet a tij si një nga pionieret  e flotës ushtarake detare shqiptare dhe si një nga drejtuesit a saj me të  rëndësishme .Ky libër dallon nga to tjerët qe janë botuar sepse qëndron mbi nje baze dokumentare, fale vullnetit, këmbënguljes to zotit Fatosh për të  qëmtuar a studiuar ne arkivin qendror to shtetit dhe ne arkivin e Forcave to Armatosura to Republikës se Shqipërisë, ky dokumentuara  e  ka bere Librin dhe temën shume tërheqëse, bindëse dhe realiste. Autori duke qene pjesëmarrës ne ngjarje ose vëzhgues a ka pasuruar librin me emocione dhe dëshmi personale dhe autentike. Ai ka ditur to kombinoje ndjesitë , kujtimet dhe refleksionet vetjake me interpretimin a dokumentove zyrtare. Botimi i këtij libri ka vlera shume to veçanta edhe për to njohur një pjese të tij realiteti Lindje-Perëndim per to kapur pikat strategjike to kontrollit të  udhekalimeve detare to ujerave to Mesdheut ku

kryqëzoheshin interesat a mëdha ushtarako- politike.

Poeti Luan Cipi  në analizën e tij foli për librin duke sjellë këtë krijim për Fatosh Voshtimën: Na u shfaq si në vitrina/Vlorës, në Shesh te Flamuri,/Kapiten Fatosh Voshtina./Ecte dhe i ndriste nuri./E kujtoj , djalë të harlisur,/Gati gjashtëdhjetë vjet më parë,/Trupi i madh, bukur stolisur/Me veshje si marinar./Gjoksit dekoratat varur,/Që nga lufta partizane/Inxhinier detar shpallur,/Krenari e kësaj ane./Dekadat ikin si erë/Bazat detare zmadhohen/Nëndetëse, torpedinier/Me raketa kompletohen./Po miqësitë shkallmohen, prishen/Vështirësitë nisin të shtohen,/Marrëveshje, kontrata digjen,/“Bubullima” po dëgjohen./Ishin çaste delicate/Me rreziqe bërthamor/Demaskoheshin traktate,/Përgatiteshin llogore./Urtësisht, kur ti drejtoje/Marinarët thanë: – prina,/Me Rusët të bisedojë/Kolonel Fatosh Voshtina./Ikën shpejt ngjarje e vite/Mes rreziqeve kalove/Historinë bëre si dite/Në të dy librat që shkrove./Kush e sheh, mbetet çuditur/Tetëdhjetë vjet, po ai/Në mendime, është rritur./Në pamje – si në të ri.Mos e thoni fjalën plak,/Vitet i hidhni në kosh./Një i ri, troket në prag./Para jush, prapë një djalosh.

Kolonel ing Fatosh Voshtina sqaroi mjaftë nga momentet të cilat nuk i ka përsfhirë në librin e tij:Mbajtja e nëndetëseve për ne ishte një kockë e fortë, që nuk e përballonim dot. Madje ajo ishte e vështirë edhe për dhëmballët sovjetike, sepse shpenzimet për mbajtjen e nëndetëseve janë kolosale. Deri në atë kohë, ne ishin furnizuar nga sovjetikët sipas marrëveshjeve, qoftë për pjesë ndërrimi, karburant, dhe materiale të tjera të mirëmbajtjes. Kështu, me ardhjen e nëndetëseve, veç rezervës 1 vjeçare që e mbanin në nëndetëse, erdhën edhe rezerva 3 vjeçare për të katër nëndetëset tona që i mbanim në një depo të veçantë në breg. Sovjetikët, rezervat e tetë nëndetëseve (tre vjeçare), i mbajtën në bazën e tyre lundruese "Kotelnikov". Por meqë kjo qëndronte në det të hapur, uji i kripur i rrezikonte këto materiale. Kështu që ata kërkuan që ne të ndërtonim një depo tjetër në bazë, që të sillnin këto materiale në breg. Kështu u bë. E rrëfej këtë moment për të treguar edhe një tjetër dredhi tonën. Sepse kur sovjetikët do të iknin, kryeinxhinieri i tyre, që ishte miku im, që kishin ngrënë e pirë bashkë, m'u drejtua për të marrë 8 kompletet e nëndetëseve të tyre. Ndërsa unë luajta rolin e budallait: "I dashur, ne nuk kemi asgjë, veç pjesëve rezervë të nëndetëseve tona". Mirë, thotë marrim dokumentacionin dhe nëse janë më shumë se për 4, do na i jepni. I them: "Nuk keni përse vini në depot tona". Më shau: "Bukëshkal! S'e kisha menduar kurrë se qenke edhe ti i tillë". "Faleminderit, nuk po të përgjigjem me të njëjtën monedhë, se nuk ma lejon edukata", iu përgjigja me kujdes edhe pse në thellësi, ndërgjegjja më vriste për këtë sjellje. Po ja që e donte puna që ne t'i kishim ato materiale. Pasi sovjetët ikën, në gusht 1961, në bazë erdhi udhëheqja më e lartë e Partisë dhe Shtetit, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Beqir Balluku, etj. Më këtë rast u bë një demonstrim i forcave detare shqiptare, ku morën pjesë nëndetëset, të katërta, dragaminat e bazës, gjuajtësit detarë, etj, duke demonstruar edhe lëshime silurësh, hedhje e plasje minash detare, etj. Udhëheqja ngeli jashtëzakonisht e kënaqur për këtë demonstrim. Pra, ne e treguam se u kishim marrë sovjetëve jo vetëm anijet e nëndetëset, por edhe zanatin.Dokimin e nëndetëseve e bënim në Pasha-Liman, sepse para se të vinin nëndetëset kishte ardhur edhe një dok lundrues kryesisht për këtë qëllim. Ndërsa për bazën lundruese, në shkurt 1963 u nisëm për në Trieste të Italisë, duke i bërë dokumentacionin si anije mallrash. Megjithatë ne kishim marrë edhe armatim me vete, kallashnikovë e mitraloza të lehtë, se mos na dilnin rrugës sovjetikët dhe na merrnin anijen. Kaluam mirë e bukur. Dokimin e kryem në Muxhia, kantier i ndërtuar që në kohën e austriakëve. Më pas, rreth vitit 1965, anija i kaloi Flotës Tregtare Shqiptare, duke marrë emrin "Dajti". Në vitin 1964, pasi një delegacion i madh i Forcave tona të Armatosura, që e drejtonte Gjeneral-Kolonel Beqir Balluku, në të cilin unë përfaqësoja Flotën, shkoi për vizitë në Kinë. Aty u ra dakord, që në Pasha Liman të ndërtohet kantieri i riparimit të anijeve dhe në të njëjtën kohë pala kineze të bënte, bashkërisht me ne, riparimin e 4 nëndetëseve. Për të dy këto probleme, drejtor i ardhshëm dhe drejtues i riparimit u caktova unë. Admirali Abdi Mati më ndihmoi, duke sjellë kuadro të përgatitur nga Flota. Kinezët sollën 127 specialistë riparues për të gjithë teknikën dhe armatimin që ka nëndetësja. Këta u akomoduan në ndërtesat dykatëshe, që dikur shërbenin për ekuipazhet tona të nëndetëseve. U bë plani dhe nisi puna për riparimin. Nga viti 1965 deri më 1969, kur u çmontuan nëndetëset, në dy prej tyre ne diktuam, në trupin kryesor, në pjesën e poshtme, dy vrima me diametër afërsisht 20 mm dhe thellësi rreth 10 mm. Pra, vrimat kishin depërtuar në gjysmën e trashësisë së çelikut special të nëndetëseve. Vrimat ishin afërsisht në të njëjtin vend në të dyja nëndetëset. U bënë diskutime, pati mendime se mos këto ishin bërë nga sovjetikët, pra u hipotezua një sabotim. Shumë nga ne, përfshirë edhe mua, nuk besonim në këtë version, por besonim se gërryerjet ishin nga veprimi i acideve, që me kalimin e viteve mund të bënin dëmtonin metalit në këto përmasa që konstatuam .Gjatë riparimit të parë të nëndetëseve, në të fundit prej tyre, kur pas provave në gjirin e Vlorës, mjeti u kthye në bazë. Punë e parë, që bëhet pas kthimit në bazë, bëhet karikimi i baterive. Karikimi shoqërohet me nxjerrjen e hidrogjenit të lirë nga elektroliti me të cilin janë të mbushura bateritë. Këto kanë qenë shumë të mëdha, një metër të larta dhe peshonin 600 kg., secila. Hidrogjeni, duke qenë i lirë, hyn nëpër skuta. Për fat të keq, nga pakujdesia e personelit të shërbimit, kaloi kjo përqindje dhe menjëherë ndodhi një shpërthim. Tre marinarë që pushonin, vdiqën, ndërsa tre të tjerë u dogjën rëndë, por fatmirësisht mbijetuan. Nga shpërthimi i shkrumbuan plotësisht edhe dy lokale të mjetit. Ky ka qenë incidenti më i rëndë që na ka ndodhur. Me kalimin e viteve nëndetëset vazhdonin punën.

Kjo është historia e ardhjes dhe përfundimit të nëndetëseve sovjetike. Që prej 40 vjet, oficerët, nënoficerët dhe detarët tanë i mbajtën gjallë dhe të paprekura. Fotografinë ku unë kam dalë me dy shokët para nëndetëseve, Petrit Myftiu, Kapiteni i Rangut të Parë, më 1999 ja dërgoi në Moskë ish-komandantit sovjetik në nëndetësen tonë, Komarov. Rusi, në bisedën telefonike i thotë: "Petrit, ato janë nëndetëset që kemi lundruar bashkë?" "Po", i përgjigjet Petriti. "Ju lumtë, paskeni qenë heronj", i përgjigjet ish-kolegu sovjetik. Pra, rusët nuk e kishin bërë asnjëherë llogari që ne do i vinim në punë dhe do i mirëmbanim nëndetëset pas largimit të tyre më 1961.Veç katër nëndetëseve dhe bazës lundruese "Tomorri", sovjetikët sollën në Vlorë një numër të konsiderueshëm anijesh të tjera ndihmëse. Ata sollën një anije që karikonte bateritë, një anije çmagnetizuese, (që nëndetësja të mos tërhiqte mina të magnetizuara), një anije silur kapëse, (që kapte silurët që lëshoheshin në qitje stërvitore, se ishin të shtrenjtë), një anije polumbare, një katër rade, një anije frigorifer (për ushqimet), një anije çisternë për ujë (në Pasha-Liman s'kishte ujë). Ndërsa gjashtë anije të tjera, dy rimorkiatorë, një çisternë karburanti 600 tonësh, të emërtuar "Patosi", një çisternë uji për furnizimin e Sazanit, një anije transporti të vogël, për njerëz e mallra dhe një katër rade, ishin në përbërje të Flotës, të destinuara kryesisht për Sazanin. Pra, në kuadër të marrëveshjes erdhën gjithsej 13 anije, dy të fundit të mbërritura më 20 maj 1958.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora