Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Lamtumirë Ju vasha t´reja

| E merkure, 23.05.2012, 06:36 PM |


Agim Gashi

Lamtumirë Ju vasha t´reja

Lamtumirë Ju vasha t´reja
Lamtumirë, lamtumirë
Lamtumirë Ju studentesha
Pa u bë nuse, beqaresha
Morët rrugën e gjithsië
Latë peng lotin e Shqipërisë

N´vend të pajës së nusrisë
U kanë veshë n´flamur t´lirisë
Loti, lotin se pret dot
Sa kurora e lule plot

Zbrazët klasët ku ju msuat
Zbrazët sofrat kur u shtruan
Zbrazëti dhe n´zemrat tona
Jeni gjallë ndër jehona

Lamtumirë, lamtumirë
Denisa Guzi e Dorina Stafa
Aurora Molla e Lindita Kabashi
Joana Debinja e Elsa Daka
Juliana Tola e Fabiola Shehi
Eriola Xhoi e Eranda Baloshi
Ermira Mana…
Sa përmallshëm lotojnë nënat
Amenet ju dashuritë
Lamtumirë