E marte, 21.09.2021, 06:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Zyba Hysa: Dashuria ka kodet e saj, kode që e dallojnë nga jo dashuritë...

E merkure, 23.05.2012, 06:34 PM


Dashuria ka kodet e saj, kode që e dallojnë nga jo dashuritë...

Nga Zyba Hysen Hysa

Duke shfletuar faqet e librit "Mbeta Dashurive" të poetit lirik, Përparim Hysi, s'di si përnjëherë më goditën fjalët e Honore de Balzac shkruar në librin "Shkëlqimi dhe Mjerimi i Kurtizaneve", ku personazhi i tij (emri nuk me kujtohet) e pse ishte mbi 70 vjec, ra në dashuri dhe simptomat e saj e shpërfytyruan, saqë gruaja e tij mendoi se mos ishte sëmurë dhe e pyet dhe pas një këmbëngulje të vazhdueshme, ai i tregoi te vërtetën dhe ai i thotë, se në jetë kishte provuar të gjitha llojet e dashurisë: karriere, seksi, egoiste... por kjo që ndjente nuk e kishte provuar ndonjehere, se i kishte hequr oreksin, i kishte dëbuar gjumin, shkurt, po e treste si qiri... ndaj poeti është i sinqertë dhe duke mos pasur njeri t'ia tregojë se ka rënë në dshuri, (këtu, në Shqipëri nuk ka arritur në atë shkallë njeriu që të të kuptojë t'i flasësh për dashurinë e jo më për një dashuri që lind në një moshë të madhe, do të merrnin për të cmendur) e shpreh dhe ia beson poezisë dhe thotë:

"Ashtu si mbi një trung të vjetër lisi,/ Befas, zë e fërfëllinë një syth i ri,/ Ashtu edhe unë, Përparim Hysi,/ Tani i moshuar, bije në dashuri." apo tek poezia "Fatalisht" në vargjet: "Kam një "ves" që fatalisht më mban të ri,/... Si djalosh unë bije prapë në dashuri..."Në vargjet e tij ka deklarim plot ciltërsi, ka ndjenjë, ka burrëri, ka vlerësim, ka trimëri, se të deklarosh haptaz, pa frikë, pa "turp" një dashuri që të mrekullon aq shumë, saqë nuk pyet fare se c'mund të thonë tjerët, por, unë jam e bindur që përmes poezisë komunikon me poetë, shkrimtarë, artistë, intelektualë, që e njohin dhe e vlerësojnë dashurinë e vërtetë, atë dashuri që lind, sic lind dielli, ce, sic celin lulet, që troket në zemër, si një mik që kurrë nuk e ke njohur dhe kurrë nuk beson se do të trokasë tek ti, pra ajo lind, cel, troket, pa na pyetur ne, pa e kërkuar ne dhe ne na mbetet ose ta vrasim ( në këtë rast kemi vrarë një pjesë nga jeta jonë, sepse dashuritë e pakusumuara dhembin gjatë), ose ta pesim e ta gostisë si mik i rrallë se është mik që të ngazëllen, të ripërtrin, të shkëlqen sytë, të bën kreativ, të rinon e vitet humbin peshën e tyre.

Dashuria e vërtetë, nuk them se përjashton marrdhënien intime, por ajo ka kodin e saj, një kod që e dallon nga jo dashuritë, ajo të mrekullon me një fjalë, me një shikim - rrufe, sic thotë poeti: "Rrufenë që kishe në sy,/ Të gjithën mbi mua e sharkove,/ Më dogje, më bëre hi,/ Përse, përse më shkrumbove?" ose me një letër, me një mesazh, apo sic thotë në poezinë "Mjafton", me një psherëtimë: "Mjafton të dëgjoj nga Ti dhe një psherëtimë,/ Dhe, sakaq, e mua të më bjerë vilani,/ Nuk kam se si e fsheh dashurinë,/ Dashuroj dhe jam bërë si fëmijë." e për cudi më vijnë në mendje disa vargje që kam shkruar dikur "Vjen një valë cmendurie,/ Si tallazi me stuhi,/ Eh, kjo ndjenjë dashurie,/ Na ka bërë si fëmijë!"

Njeriu për nevoja biologjike kërkon, thërret dhe gjen partner për të kryer këto nevoja, te pa mohueshme, por në dashuri njeriu nuk kërkon, nuk thërret partner më radhë, kë të gjejë me përmasa të theksuara seksuale(sic bëhen zakonisht përzgjedhjet nëpër disko, apo në martesat me mblesëri, ku shikohet paraqitja dhe i jepet "cmimi") në dashuri nuk kërkohet me mendje, por atë e ndjen shpirti si të jetë goditur nga rreze ultraviolet, nuk e thërret dot me shenja e fjalë, por klithma zemre ndjehen, se ajo hyn nga porta zemrër, ndaj ajo këlthet si një dallëndyshe e plagosur, kur dashurinë nuk e ka pranë e atëherë kërkon një vështrim, një fjalë, një letër, një zë telefoni dhe kur i merr, klithmat kthehen në melodi më të bukura se sinfonitë e Beethoven. Mendoj, se njeriu vdes, atëjerë kur hum dashurinë dhe lind sa herë dashuron, ndaj sa dashuri, aq jetë, por kjo ka të vecantën e saj, se dashuria është fat, s'mund ta kërkosh, s'mund ta lypësh, s'mund ta blesh, s'mund ta komandosh, s'mund të trimërohesh, s'mund ta lidhësh, s'mund dhe ta përzëshë, por një njeri i mencur e quan fat lindjen e dashurisë, se aty ka dorë Zoti, ndaj njeriut i bie për detyrë t'i gëzohet asaj, se ajo të bën të bukur, kreativ, pra prodhimtar me ide e krijimtari, të jep forcë për jetën, të deh, të fik hallet, të rrëzon vitet, shkurt: Dashuri, do të thotë dritë, energji, magji, eter që frymon në shpirt, jetë në një formë krejt hyjnore...

"Vështrimi yt, ma zbut dhembjen,/ Është si ilac, apo balsam,/ Ma hidh atë dhe më shëro zemrën,/ Zemrën që plot me dhembje e kam."Edhe në mënyrën e të shikuarit besohet se është dashuri, se sic thuhet në operën "Carmen" e Gerges Bizet "Zemrën time do t'ia dhuroja,/ Atij që sytë m'i drejton qetësisht.../, se poetit vështrimin e të dashurës e krahason me një pëshpërimë, pra syri në këtë lloj shikimi flet me fjalët e zemrës, se zemra përshpërit fjalë përmes syve. "Në atë shikim, ka një naivitet femëror,/ Si një pëshpërimë e thellë në errësirë,/  E kam hasur atë shpejt (në agimin e parë dashuror), Dhe rri e sodit dhe më vjen mirë... Kapem pas këtij shikimi , si i verbëri për dritë,/ Sulem pas saj e s'di ku është më."Në dashuri nuk ka largësi e pse një shprehje thotë "Larg syve, larg zemrës", se sic e thashë edhe më lart, rrezet e dritës zgjaten përtej largësive dhe zhvillimi i teknologjisë elektronike ka bërë të mundur që dashuritë të mos vdesin, por të presin, në rast të kundërt, nuk ka qenë dashuri. Kështu në poezinë "Kufijtë kaloj si zot" shprehet: "Sa larg ke shkuar, aq më je afër,/ Largësia u shndërrua sa një pikë,/ Jam kthyer përsëri(nuk rri dot pa ardhur),/ Kufijtë i kaloj, fare pa frikë!/ Kufijtë i kaloj, si të jem Zot,/ Nuk pyes as për vizë e doganë,/ Asgjë nuk më pengon mua dot,/ Sa miken të gjej, për matanë."

Poeti  e hyjnizon dashurin, saqë edhe i vdekur ai do ngrihej nëse do i vinte pranë e dashura. Bën cudira dashuria, të gjallët i vdes dhe të vdekurit i ngjall, ndaj poeti shkruan: "Po ika, tani, papritur,/ Po ika them, nga bota,/ Në ardhtë syri i ndritur,/ Nga varri u cova, hopa!"



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora