E premte, 19.04.2024, 09:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Poeti që bashkon kulturat dhe ndjenjat

E marte, 22.05.2012, 09:02 PM


POETI QE BASHKON KULTURAT DHE NDJENJAT

(ne 65 vjetorin e lindjes se poetit Tahir Bezhani)

Nga Gjon Neçaj

Para disa vitesh kur miku dhe bashkepunetori im, poeti Lulzim Logu, me thoshte se ne Gjakove jeton dhe punon nje poet me zemer te madhe, une ate kohe kerkoja te takoheshim dhe te njiheshim..E nuk kaloj shume kohe dhe u njohem me Tahir  Bezhanin per te vazhduar rrugetimin e gjate, ndonese me vonese, po me mire vone, se kurre, thone malesoret tane.

Tahir Bezhani, sic e kam cekur edhe gjetke, i perket asaj race krijuesish qe kane lindur dhe jetojne vetem per te krijuar, per te shkruar shume e shume qe historia e larget dhe e re,  e hidhur e shqiptareve te mos mbetet ne hije, por brezat ta njohin nepermjet shkrimit shqip, nepermjet vargjeve qe rrjedhin si lume prej dores mjeshterore te Bezhanit.

E per te kane shkruar shume poete e kritike , qe nga Din Mehmeti e deri te Ali Jasiqi, Jusuf Buxhovi e Sejdi  Berisha, Qazim Shehu e Halil Haxhosaj, Hamit Aliaj e Lulzim Logu, Muharrem Kurti e Asllan Osmani, etj., etj.

Deri me tash ka botuar 12 libra, nga te cilat 7 me poezi, pra  me shume se gjysmen  dhe te tjerat  monografi, kujtime, etj.Ai vitet e fundit pothuajse cdo vit ka nxjerre ne drite nga nje liber, xhevahir ne duart e lexuesve te shumte.Duket se po kompenson kohen e humbur te viteve ne zezonen serbosllave te ish-Jugosllavise.

Une nuk do bej kritiken e librit  “Leximi I shkrumit”, , te cilin perurojme sot ne 65 vjetorin e lindjes dhe 45 vjetorit te botimit te poezise se pare, por do ceku disa qasje te krijimtarise se pergjithshme te Bezhanit.

Qe nga libri i pare me poezi “Perplasje kohe”, 2002,  e deri tek “Leximi” i shkrumit”, 2012, botuar nga SHB Nacional , te cilen e falenderojme edhe ne emer te  shoqates se shkrimtareve dhe artisteve te Tropojes, kane kaluar vetem nje dhjetevecar, por librat e botuar me poezi,  “:Perplasje kohe”, , Pelcitje e vonuar”, 2004, ”Frymezim ne erresire”, 2008, ”Piskame e heshtur”, 2009, ”Mureve te heshtjes sime”, 2011, kane lene mbresa te lexuesit dhe poezite e ketyre librave sjellin dhe percojme fund e krye me nje diagrame te perligjur dhe te perpunuar,  e sic thote poeti Din Mehmeti, eshte poezi e dhimbjes se thelle per nje bote me te mire, poezi qe do te lartesoje  Bezhanin si poet bashkekohor dhe serioz.

Duket se ai ka lindur enkas per te bere poezi, se:

“ Ajo rri e strehuar,

Mureve te heshtjes.

Furtunat nuk ndalen,

Brendesive e papare

Djeg qelizat e kujteses,

Kur shperthen,

Uragani i saj me ndrydh…”

E per ta permbyllur kete fjale te shkurter per poetin qe bashkoi kulturat dhe ndjenjat tona ne Malesine e Gjakoves, do citoj disa fjale te tij thene ne nje interviste te dhimbshme pak kohe me pare, ku shpalos me mall rrenjet  e gjakut te  tij : “Une cdo dite jam ne Zogaj e ne Bajram Curr, here me dajallaret.here me shoket e koleget e mi.Jeta rrjedh ne trungun e saj e rrojme bashkarisht.



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora