E premte, 19.04.2024, 06:39 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Mangësitë e një ligji që pritet të miratohet

E marte, 22.05.2012, 06:16 PM


ANGËSITË E NJË LIGJI QË PRITET TË MIRATOHET

SHKRUAN FATON MEHMETI

Dukuria e korrupsionit në Kosovë, nuk është më një risi, por një gjë ‘’normale’’ që mund ta hasësh pothuajese në çdo sferë të shoqërisë. Në çdo shtet, ekzistojnë mekanizam për parandalimin e kësaj dukurie siç është konfiskimi i pasurisë në mënyrë të paligjshme. Kjo nënkupton, që nësë një politikan apo biznismen ndërton një villë apo blen një makinë të shtrenjtë, shteti të kërkon llogari për burimin e të hollave. Dhe në rast kur burimi i marrjës së të hollave, konsiderohet i paligjshëm, pra konfiskohet pasuria.Tek ne mungon një projektligj i tillë pasi mungon vullneti politik, dhe ky vullnet mungon pasi ata që duhet ta bëjnë një projektligj, janë aktorët e krimit dhe mënyrës së pasurimit në mënyrë të paligjshme. Pra projektligji për konfiskimin e pasurisë dhe si rrjedhojë e saj do t’i hapte rrugën kon?skimit të pasurisë së paligjshme e që  konsiderohet si hap më se i nevojshëm për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.

Duhet rikujtuar se në Raportin e fundit të Transparency International, Kosova radhitet e fundit në rajon me shkallën e korrupsionit. Ajo ndodhet në vendin e 112 me një notë prej 2.9 në një vlerësim që fillon nga zero deri në dhjetë. Kjo fletë se niveli i korrupsionit ka arritur në një gjendje alarmante. Për të bërë hapa pozitive, dhe që shoqëria jone të ecën me hapa të sigurt drejt Bashkimit Evropian, Kosovës sot i duhet një ligj që fuqizon interesat e shtetit, se ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Një ligj i tillë është duke u hartuar, por që duhet Qeveria e Kosovës thuajse ka përfunduar punën në projektligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Në fund të muajit Maj, apo në fillim të Qershorit, Qeveria do t’ia dërgojë atë Kuvendit për miratim. Por ky ligj  ligj nuk duhet të jetë i tillë që të mos krijojë mundësi përjashtimi të figura politike dhe shtetërore. Në të kundërtën, ne do t’i japim mundësi krimit të organizuar, do t'i japim mundësi korrupsionit dhe do të krijojmë lehtësira që edhe kriminelët të cilët vijnë nga rajoni mund të gjejnë strehim për të zhvilluar krimin e organizuar, për të zhvilluar biznes dhe për të krijuar pasuri të paligjshme . Por, ajo që vlerësohet të jetë shqetësuese në këtë projektligj, është mosfuqia e tij prapavepruese. Që do të thotë se ata që kanë fituar pasuri në mënyrë të paligjshme para se ky ligj të hyjë në fuqi, nuk do të mund t’u konfiskohet pasuria. Kjo, pasi në dispozitat e këtij ligji parashihet që vetëm ajo pasuri e fituar paligjshëm pas hyrjes në fuqi të ligjit do të mund të konfiskohet. Atëherë kjo nënkupton se ky ligj po hartohet për të amnistuar të kaluarën dhe jo për të bërë drejtësi. Është shqetësuses mungesa për retroaktivitetin  që duhet pasur ky ligj në kuadër të zbatimit,. Të kundërtën e kësaj  përvoje na e japin  shtetet e ndryshme, që në ligjet e tyre kryesisht fushëveprimin e kanë edhe për të kaluarën. Ky projetkligj do t’i penalizojë vetëm ata që krijojnë pasuri të paligjshme pas hyrjes në fuqi të tij . Ky është një manipulim që bëhet nga ana e Qeverisë, që të shtyjë sa më shumë ligjin,e të keqpërdorin paranë publike për tu pasuaruar sa më shumë.Duhet ngritur zërin nga të gjithë qytetarët që ky projektligji të miratohet sa më pare dhe të futet edhe retroaktivi për të kaluarën e gë gjithë zyrtarëve shtetëror.Këtë edhe e presin qytetarët e ndershëm nga sundimi i ligjit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora