E premte, 29.03.2024, 12:23 PM (GMT)

Mendime

Nazmi Rudari: Poezi përditëshmërie

E enjte, 27.03.2008, 05:20 PM


Nazmi Rudari:

POEZI PËRDITËSHMËRIE

Qe, si e prita dhe e shtorra ditën e parë te vjetit tim 57

Zbrita në Frankfurt e mora një avokat
Zbrita në Frankfurt e mora edhe nje përkthyes
Edhe dy përkthyes
Edhe tre përkthyes
Përkthyes për gjithe gjuhet e botës
Përkthyes më çertifikata e pa to
Përkthyes e përfolsa e zhurmagji
Përkthyes më këpucë e kravata
Përkthyes për syneti e për gjykata
Se më kishte qitur ne gjyq Daliveri
Ai baloz i zi që nuk ka lidhje me poezi
Akuza ta harroj poezinë
Gjykimi të mos shkruaj
Te rri të ngordhi në vete në dhe të huaj
E kisha rrejtur botën burri plak
rrafsh e rrumbullak
Që dyzete vjet se jam poet.
Hahahahahaahahahahahahhahahahahaha !

Qe si e shtorra ditën e parë të vjetit pesëdhjetë e shtatë
Drita më kishte ble një këmishë e një kravatë
Dhe mbrenda saj kishte futur pare sa për një drekë
Për një drekë më 70 vetë
Në dash në restoran greku
Në dash në piceri italiane
Ne dash në dyner turku
Në dash ne hotel gjermani
Në dash venë Kosovare
Ne dash tekë amerikane
As në Sandweg
Nuk ka Skënderbeg
Por unë gjithnjë e marr do në shtëpi.
As në Kajzer Strasse pos 7 advokatve
E dymbëdhjetë përkthyesve që i mora
Të me mbrojnë se jam poet e kam poetri
Ne seancën e parë nga daliveri…
Ky baloz i zi që nuk ka lidhje me poezi
Po më mbeten duke luajtur me qibrita
Me fiku zoti…hahaha! Iiii!
Ika,ika,ika,ika,ika,ika,ika,ika,ika…
Stop me ndali Drita

Ja si kalova ditën e parë te vjetit 57 të jetës sime
Ngrita dolli me Avdullah Konushevcin mikun tim të vjetër
Hej more djal tha kur po ikja mos harro
Mos harro më thirr dëshmitar
Se them para gjithë botës
unë vet
se je poet…
Hahaha !Oiiii !Aiiiiii !
Dhe pas tij turrën dëshmitarë e dëshmitare
nja njëqind , nja njëmijë hahaha !ai !
hamamin të trasht e sylës
Dritë sa shumë paskam pi.Vozit ti.
Unë po shkruaj poezi…O zot !
Që ma ndaloj ai D. i alijajve
Ai baloz i zi qe nuk ka lidhje me poezi
Le t´u grah kuajve të Gëtes
Deri në fund të kënetës
Ndoshta Shileri na nxjerr prej terri
Nashta e zë naj peshk me eshkë...hahaha!
Shiko Dritë! Shiko !
Qenkam me fotgrafi, sot
O Zot, në Bota Sot…,
Po Avdullahu ku asht ku po rri…
Hej , tha Drita sikur nuk e di…
Avdullahu me poetri rri ne Prishtinë
Në shtëpinë e tij
tash e ka lirinë , e ka pavarsinë...
e di thash unë e di po dashnore a ka…hahaha!
Pusho,Qetë rri! mjaft ke pi…o Nazmi, tha Drita…
E unë ika,ika,ika,ika,ika, ika,ika,ika,ika…
Stop me ndali Drita!

Ja si kalova ditën e parë të vjetit 57
Kur ishim duke ngrënë e pi Drita lexoj,
pasi në faqe më kafshojë
sa syri më lotoj

Drita citoi:

« Hej Rudari, po e ngre nje dolli per poezine Tuaj,ne festen e ketij vendi ku jetoj!
Mitro Qeparoi nga kaltersite e Jonit“

Ngrihem edhe unë në këmbë dhe ngre dolli
Respekt ! Mitro vëlla me shpetove pa me vu konop…
Ky Daliveri i alijave
Nuk e di vëlla sa vjet i ka as sa vëllzni
Por saktesisht e di se s´ka lidhje me poezi
Ky baloz i zi
Hahahaha ! Hihihi !
Rri qetë thotë Drita ri qetë hiqmu tij

Deri ne darkë të gjithë rrahin shuplakë
Pas darke natën
Me Dritën si dy hije
Shkrihem bahemi bashk me terrin
E fikim qirin
E fikim fenerin
Dhe qetë e lamsh e fije shkruajmë poezi perditëshmerie…

Mittwoch, 26. März 2008


Poezi Përditëshmeri

KUR GURI RROKULLISET

Kur rrokulliset guri
Dheu i ik nënë këmbë
E kam pa si bëhet servil
Në gojë nuk i jetë asnjë dhëmb
fle zhaba në zgavër të gojës së tij
E gjuha i bëhet oping
Rrogzinë i bahet gjuha
E zemra pleh krejt merzi
E shpirti i tmerrohet s´ka ma zi
i hupin edhe anët e horizontit
e ëndërrat ja vret errësira ngjyra gri
Po për Zotin po,
nuk di çka thotë as ku është
për ibret
I hup rruga në oborr të shtëpisë
Në oborr të shtëpisë, ngjet
Se guri nuk është më guri
Kur nuk është në vend të vet…
Kur rrokulliset guri është dru i prerë
Që nuk nxjerr degë më është zung i zi
Nganjeherë bëhet tmerr për secilin edhe për veten e tij
Kur rrokulliset guri
Ai më qendrim nuk ka
As palcë kurrizore
është rreshqanor,
është helmues
Me gjitha sëmurjet infektuese
Në shpirt me murtajë
I vrarë nga lija e pasigurisë
Por jeta eshte edhe më e veshtirë
Dhe është mirë që e bënë të harroj

Se guri nuk është guri kur nuk rri në vend te vet.
Sa shumë ka për të kafshuar
Kur ta kuptosh këtë të vërtet

Prap guri peshon guri
Vetem ne vend te vet

Topi se luan

Kjo është poetikë shekullore
Kjo është poetika e tragjikes
E popullit më të madhe në Botë
Kjo është tragjikë e mergimtarit
Lotë i hidhur e zë i dridhur
Mjeshter i lodhur
Qindra gjuhesh përfolur
Apet se apet guri peshon

më së miri
në vendin e vet…

Ditën e dytë e timit vjet te ri
Prap shpifje e akuza
Prej një hardhuce
Prej një bukuroshi
Prej një huti
Prej një lepuroshi
Qe e kishte mbushur plotë krojshen
Dredhza , arra e molla jo
Po rrena e rrokopendla
E mesuesi im thenë
thente dhëmbet për dije e shkolla
thenë dhëmbet për poezi
vërtet guri peshon
peshon rënd vetem ne vend te vet
Ai fëmijë me flet per poezi
Tash sa vjet jam me muze
Në gji , thithur e grisur
E perfundi
Prej kur ai ka qene fëmijë
Më byth në hi e (hirëra…)

Ditën e dytë te vjetit te parë
te mesjetës sime
U zgjova gjum e zhurmë
E kreva punë të përditshme
E eca rrugës kryesore
Afër shkollës fillore
Qe tash e dhjetë vjet ka mbetur e zbrazet
Nuk ka as një nxënës, as një femijë
Kjo është shkolla e dytë e zbrazur
Prej trijave ka mbetur një,një shkollë
Ku kanë shkuar fëmija ?
Ku kanë mbetur ardhmeria?
Unë eci rrugës kryesore
Rruges që e presin rrugët e dorës së dytë
Një opingë borë deri ne qendër ka rënë
Bie kambana e kishës
Ka edhe sinagoga,
ka edhe xhami pa marak diku
në ndonjë shtëpi te vjeter së Anitës i duhen paret
per të kuqet e vesë...

Eci kalldremit i lodhur si në Shkodër
Ditën e ditëve të vjetit
Ditën e pasditëlindjës sime

Ditën e pasditëlindjës sime
Takohem më ata që takohem shpesh
Dhe si gjithëherë flasim
dhe mendojmë ,
dhe komentojmë,
dhe bisedojmë,
si ta ndihmojmë Kosovën
shumë te rënda ka plagët…
e dikujt nga goja si për inat i shket
prap or mik guri peshon rëndë
vetëm në vendin e vet…
e thotë dikush prej nesh
e thotë haptas e jo ne vesh
jo ne vesh as pas shpine…
si do të na ndihmojë Kosova ne se…
këtë kush nuk e di

Në Shkoder
Në Tiranë
Në Prishtinë
Në Tetovë
Në Prizrenë
Gjithkund nder shqiptarë
është mrekullia
Në oborr te njëratjetrës
pikun
Kisha e Xhamia…
Por jo urrejtja jo!
Jo as hasmeria
Së feja e shqiptarit është shqiptarie
Prap e apet
Apet e prap
guri peshon guri vetem ne vend te vet

ditën e dytë të ppasditlindjës sime unë e di saktësisht
se rruga ime është drejt vetës sime
dhe nuk kam punë me asseecilin por me vetën time
kur shkruaj poezi
kur dua atdheun tim
kur dua te dashurën time
mirë do të ishte sikur edhe tjerët ta kuptojnë
se unë jam guri që nuk rrokulliset

Mainz e merkure 27 mars 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora