E premte, 19.04.2024, 01:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Eradina në Nju Jork

E marte, 22.05.2012, 06:03 PM


Eradina në Nju Jork

Tregim nga Xhevahir Cirongu

Prej kohësh ajo kishte ëndërruar që një ditë të udhëtonte drejt Amerikës. Por, si e qysh, këtë s’mund ta analizonte dot.Ishte ende  e vogël në moshë, e si e tillë s’mundë t’i bënte si duhet analizë asaj ëndërre plot shpresëdhënse.Kjo ëndërr ishte shfaqur qyshë në moshë të re, ku  Eradina s’kishte mbushur tetë vjeç. Me këtë ëndërr lundronte ditë e natë atje në fshatin e lindjes. Fshati i saj ndodhej në një kodër sipër fushës që zgjatej deri në bregdet, ku valët e bardha hidhnin vallen e tyre atje.

Edhe vajza me flokë ngjyrë gështenjë, me sy të kaftë, me fytyrë të imët, me trup të gjatë si drurët e Selvive të atij fshati, zbriste të djelave në bregun e detit e luante me valët sikur të ishin pulbardha të vërteta.

-Sa çudi!- thoshte me vete ajo.Edhe në ëndërr, këto valë të bardha diçka më thoshin në veshë.Ato sikur flisnin me mua.Unë i dëgjoja me një kureshtje të madhe. Por, vetëm heshtja...! Dëgjoja, dëgjoja…dhe prapë dëgjoja!... Në vend të fjalëve buzëqeshja duke i bashkuar ato me valët e detit.Vërtet qe ëndërr e realitetit?! Nuk më besohej!..

Në këtë kohë isha pranë dritares.Që aty vështroja e shikimi humbiste thellësive nëpër horizont, ngaqë kanatat e dritares qenë hapur për ajrimin e dhomës. Që aty dukej qartë kodra me ullinjë, që ngjasonte si fustanellë nusesh.Më tutje ishte pylli me gështenja. Tapeti i gjelbër pranveror sapo ishte shtruar në natyrë.Kënga e zogjëve që orkestrohej atje në atë pyll, dëgjohet ëmbël  deri në shtëpinë e Eradinës.

-Sa bukur,- tha përsëri ajo me vete!

Në këtë kohë meditmesh, s’bashku me ndjenjën e brendshme të shpirtit ,flladoi dashuria e dlirë në trupin e saj. Kjo ishte më se e qartë. Që nga ajo ditë dashuria në qënien time më kishte pushtuar.Kishte kohë, që  forca e ndjenjës brenda meje  si  vesë trëndafili  pikonte në çdo qelizë të trupit. Dikush trokiti në derë, pastaj u dëgjua një zë:

-Hape moj Eradina!Jam mami.Vajza udhëtonte si retë në qiell mes meditimesh plot ëndrra për të nesërmen .Ashtu shpejt e shpejt u çua dhe hapi derën.

-Të faleminderit moj vajzë, se këto shkallë të katit të dytë të marin frymën .Epo edhe mosha bën punën e saj,-i foli me përkëdhelje Filloreta. Ndërsa Eradina u skuq në fytyrë, por e ëma si vuri re.                                                                                                                                                              Nuk kaluan shumë kohë dhe familjarisht u vendosën me banim në qytetin Dyrrah.Atje për gjithë familjen e Eradinës jeta mori një kuptim tjetër.Rrjedha e jetës , e ngjarjet dashamirëse për të  gjithë  mori  një kuptim jetësor .Atje në njërën lagje të atij qyteti blenë shtëpi, nga ku gjetën një shoqëri të pastër.Kur u shpërngulën nga fshati mendonin disi ndryshe.Por,krejt papritur mendimet e ndrydhra u larguan si retë puplore që lundrojnë drejtë hapsirës qiellore.Po binte muzgu i mbrëmjes.Nëpër rrugët e qytetit sipër shtyllave anës trotuarëve u ndezën dritat.I gjithë qyteti qe zbukuruar me dekorin e Vitit të Ri!  Kjo e zbukuronte edhe më shumë qytetin bregdetar.Me t’u afruar ora  dymbëdhjetë e natës, gjithë qyteti u ndez në flakë.Qielli i asaj nate u vesh me ngjyra  ylberi të fishekzjarreve. Ishte hera e parë që shikonin një gjë të tillë kaq magjepse!Dolëmjasht e hipëm në taracën e shtëpisë sonë familjarisht e vështronim atë pamje të asaj nate.Kjo ishte nata e parë që ne festonim vitin e Ri në atë qytet. Në raste të tilla festash, tavolinës i shtohet edhe diçka më tepër menyja e ushqimit.Kasëmi ishte ulur pak më tutje në njërën karrige,nga ku zgjati krahun e djathtë e mori nga koshi i frutave  që ishte sipër trapezes një kokërr molle të kuqe.Vështroi të gjithë pjestarët e familjes dhe foli:

-E shikoni këtë mollë Strating?! Kjo është e bukur jo vetëm për nga ngjyra, por në veçanti për vlerat ushqyese që mbart ajo. Puntorit  e specialistit iu është dashur shumë punë për ta ruajtur nga sëmundjet dhe brejtësit që dëmtojnë frutin e mollës, sa erdhi këtu në tavolinë!                                                            Ai thoshte këto fjalë plot ëmbëlsi, ndërsa me duart rrotullonte Startingun e kuq sikur rrutullonte globin gjeografik të tokës.Vajzat dhe djali që ende ishte fare i vogël,dëgjonin me vëmendje të atin. Vajzat qenë më të rritura, e me nënkuptime pohuan me kokë e buzëqeshje për fjalët qortuese që u tha i ati në atë mbrëmje festive. Edhe Kasëmi iu bashkangjit trapezës së vitit të Ri.Ndërsa bashkëshortja Filloreta, me atë buzëqeshje të ëmbël si të mollës, uroj fat e mbarësi fëmijëve e sidomos vajzave dhe përqafoi të birin e vogël, ngaqë ai s’kuptonte seç kuptim kishin fjalët e saj.

Edhe Kasëmi bëri urimin e radhës, por mendjen e kishte për fatin e vajzave.Dikush i kishte thënë atje në vendin e punës, se njërën nga vajzat ia kërkonte për fejesë me një djalë qyteti që i cili punonte në Itali.                                                                                                                            –Të mendohem,- i kishte patthënë  aty për aty përgjigje Kasëmi atij njeriu që as emrin e plotë nuk ia kishte mësuar, ngaqë pak kohë  kishte që ishte  punësuar në atë ndërrmarrje.

-Po ti pyet, more burrë! Mos u ngut.Djali ka vite që punon në Itali….Pastaj, vajza një djalë ka për të marrë! Pse të mos marri një të kamur, pra me pare…! Eshtë kohë e paras kjo e sotmja, more mik!? Këto fjalë të atij njeriu që takonte për çdo mëngjes në lokalin e hekurudhës e ndiqnin ngado Kasëmin.                                                                                                                                              –Të mendohem, se edhe fati një herë të troket në derë,- i ishte shprehur më së fundi Kasëmi, duke pirë edhe ai gramin e fundit të konjakut që ishte në fund të gotës. Që të dy u larguar nga lokali.

-Dëgjo!- foli përsëri Aristidhi.Më kthe përgjigje e mos e humb rastin….

-Dreq o punë, kjo  jetë ka plot tallaze,- pëshpëriti më së fundi Kasëmi, dhe i patë  hipur biçikletës nga ku mori rrugën që të çonte për në shtëpi.Të gjitha këto mendime e ngjarje se si iu kujtuan ashtu fare papritur atë natë të vitit të Ri,tek vështroi shkaras Eradinën, ngaqë ishte më e madhja e fëmijëve,sepse  tre të tjerat ishin të martuara.Pastaj me gotën në dorë uroj:

-Gëzuar! Fat e mbarësi,- uroj të gjithë pjesëmarrësit në atë trapezë.

***

Nuk kishte kaluar shumë kohë, dhe vajzat e Kasëmit filluan punën në rrobaqepësi aty afër lagjes ku edhe banonin.Ato kishin fjalët e pakta, dhe kur flisnin fjalët i nxirrnin si me pikatore nga goja.Një ditë, një nga shoqet e punës i thotë Eradinës që të thoshte disa fjalë më shumë.Në bisedë e sipër po të thoshte disa fjalë më shumë nga shoqet e tjera do t’i jepte 200 lekë. Kjo kërkesë  e çuditi Eradinën. Pse gjithë kjo kërkesë kur unë i urrej fjalët e tepërta? Pastaj me një ton qortues i drejtohet shoqes së punës:                                                                                                 -Fjalët e tepërta janë fukarllëk, por sikur të më japësh 400 lekë, ato të bëjnë më të pa ditur e më pa të vlerësuar nga shoqëria! Po pate nevojë për pare të jap unë, sa për fjalët e kursyera më duhen për vete se ato janë thesare.  Këto thënie të Eradinës qenë një mësim për të gjitha shoqet e saj.

Vajzave të Kasëm Vilës ua kishin zilinë të gjithë, jo vetëm njerëzit e lagjes ku banonin, por edhe të tjerët që nuk i njihnin ato.

Kaluan disa ditë dhe atje në kafenenë e hekurudhës Kasëmi e ftoi Aristidhin pë kafe.Pas pune u takuan në lokal.I pari bisedën e hapi Aristidhi.

-Hë, ndonjë lajmë të mirë…dhe ngriti gotën e cila qe mbushur me konjak, por me një shikim e nënbuzëqeshje të drejtuar për nga Kasëmi. Edhe Kasëmi po e vështronte drejt e në sy, por tek ai njeri kishte zbuluar hilen e madhe plot mistere.

-Më dëgjo me vëmendje,- i thotë prerazi Kasëmi.Ajo punë nuk bëhet!E lëmë me kaq.

Aristidhit nuk i erdhi mirë nga kjo përgjigje e papritur, ku fjalët e Kasëmit qenë si rrufet.

-Po,oo….mirë se,ee e..dhe iu morën fjalët nëpër gojë.Këtë rast s’ke për ta gjetur. Ai djalë është me punë, me pare, me makinë! Pastaj… si ky rast një herë të vjen , ore mik ?!

-Mikun se dua me pare, por të ndershëm dhe të besës. Me kaq e mbyllim këtë histori, tha Kasëmi.

***

Në portën  e oborrit dikush trokiti.Kush do të jetë?-pyeti  nxitimthi Filloreta.Ishte mbasdite.Ora tregonte rreth tetëmbëdhjet e njëzet minuta.Doli në oborr e hapi portën.Ishte Dardane Pëllumbi, mikesha e shtëpisë,ose më sakt,krushka e qytetit.Njërën vajzë e kishte martuar para disa kohësh po në këtë qytet,tek pallatet e stadiumut të futbollit.Ajo ishte zonjë grua, ku fjala i peshonte sa ujët e detit. Si  zunë vend në dhomën e pritjes, krushka foli si me marifet e plot ëmbëlsi.Të gjithë sa ishim aty qeshëm sa nga sytë na dolën lotë gëzimi.

-A e din pse kam ardhur, more krushkë?!

-Jo!Pse ç’ka ndodhur?- tha  si i shtangur në këtë çast Kasëmi.

-Por, ja…dhe hodhi sytë duke shikuar nga Eradina.Do ta nisim për në Amerikë!

-Si? Eradina për në Amerikë..! Këto fjalë i tha Filloreta dhe shtangu.Në dhomë për një çast ra heshtja.                                                                                                                                                             –Moj krushkë? Pse  për vajzën tonë paska mbetur Amerika!?

Në këtë kohë,Dardania piu me fund gotën që ishte mbushur me liker.Përsëri  vështroi nga Eradina ku qe bërë si spec i kuq në fytyrë.

-E dua për një djalë në Amerikë,-tha  prerë Dardania.Atë djalë që do t’i japim Eradinës e kemi mik shtëpie, moj krushkë! Po ti pse merakosesh kot? U tha, u bë kjo punë… Apo nuk do krushka!? Këto fjalë i tha me shaka, e të gjithë thyen heshtjen e qeshën me të madhe, sa nga sytë lotuan.

Kasëmi , që i cili u zu në befasi nga thëniet e krushkës uroj për mirëseardhjen e saj.Pastaj ai tha:

-Në do zoti, le ta ndihmojë, ai e ka në dorë fatin e vajzave!...

Rrjedha e bisedës mori rrugë të mbarë ditëve në vazhdim. Më s’fundi erdhi edhe djali nga Amerika dhe bënë parjen tek shtëpia e Dardanes. Edisoni  ishte nga një fshat i Korçës. Kishte shumë vite që gjyshi  ishte me banim në Amerikë. Ai qe arratisur përtej brigjeve të Atlantikut për një jetë sa më të mirë. Guxoi në atë kohë kur  kufiri ishte  thurur me tela me gjëmba ,e kloni ishte i vështirë për t’u kaluar përtej kufirit për në shtetin fqinj. Ngjarjet rrodhën ndryshe ,e i ati i Edisonit pas viteve të /90-ës,udhëtoi edhe ai për në Amerikë. Më von merr edhe Edisonin që ishte ende i vogël.

Në shtëpinë e Dardanes, se si u shkri ajo ëndërr e dikurshme që patë parë Eradina tek ajo dritare e shtëpisë atje në fshat. Dashuritë qënkan dhuratë e zotit,- thaoshte me vete Eradina.

-Të na trashëgohen,- uruan gati me një zë të dyja palët pjesëmarrse në atë takim.

-Miqësi e pandarë e jetë të lumtur,uroj më s’fundi edhe Dardania, duke përqafuar e puthur çiftin e ri.

Lulet e prillit kishin çelur. Endrra e dikurshme dhe valët e  bardha të detit që i flisnin në vesh kur flinte gjumë,u bashkuan me dashurinë e dlirë të vërtet kur  hipi në avion në Aeroportin e Rinasit, s’bashku me Edisonon drejtë Nju Jorkut.

Në aeroport kishin dalë për të përcjellë të afërm e miq të të dyjave palëve. Vetëm Kasëmi  mungonte atë ditë, sepse  shkoi në spital për kurim ngaqë vuante nga  një sëmundje kronike. Lotët e gëzimit u bashkuan  me zhurmën e avionit që fluturonte në qiell drejt Amerikës.

Durrës,13 Maj 2012



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora