Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Emrat e tyre s'do i tresë harrimi

| E marte, 22.05.2012, 06:42 PM |


Dibran Demaku

EMRAT E TYRE S´DO I TRESË HARRIMI

(Studentëve shqiptar nga Elbasani
te vdekur ne fatkeqësi komunikacioni)

Si të shkruhet një varg si të shkruhet një rimë
kur shpirti e zemra rënkojnë me psherëtimë

Seç dridhet trupi seç dridhet dora
për lajmin e zi që erdhi nga Vlora

Ca lule të kombit çelur në mëngjes
ëndrrat dhe dëshirat ju këputën në mes

Ishin nisur herët të zbrisnin në Vlorë
në Sheshin e Flamurit të vënin kurorë

Të vënin kurorë të uronin me zemër
në njëqindvjetor atdheu ka një Emër

Dhe nuk qe e thënë të arrinin atje
qiellin e atdheut e mbuloi një re

Një re e zezë pis e rëndë sa pikëllimi
veç emrat e tyre s`do i tresë harrimi

S`do i tresë harrimi dhe as historia
Pëllumba të bardhë do i ketë Shqipë(ta)ria!...