E enjte, 28.03.2024, 10:16 AM (GMT)

Mendime

Ismet Uka: Presidentja që dy herë Kosovën po e shpëton nga kriza politike!

E hene, 21.05.2012, 07:01 PM


Presidentja që dy herë Kosovën po e shpëton nga kriza politike!

Nga Ismet Uka

Dihet qe asnjë parti politike kosovare nuk po mundet me i fitua zgjedhjet për ti konstatua organet shtetërore si e vetme,pa hi ne koalicion  për themelimin e institucioneve edhe me partitë tjera,pastaj këtu po lindin problemet dhe rrallë qe po mund të vinë deri te marrëveshja pa intervenuar edhe përfaqësuesit diplomatik ndërkombëtar qe gjenden te akredituar në Kosovë.

Mosmarrëveshje të mëdha pati mes subjekteve politike edhe ne zgjedhjet e fundit te jashtëzakonshme pati mosmarrëveshje të mëdha ku edhe nga ngutja dhe presioni i madh politik ndërkombëtar beri qe president i vendit te zgjidhet në parlamentin e Kosovës duke e shkel kushtetutën e Kosovës.

Mirëpo subjektet politike te cilat e ndjenin veten humbëse ose nuk ju konvenonte qe njeriu i zgjedhur ne mënyrë kundra kushtetuare ta qoj mandatin deri ne fund si president, ju ankuan gjykatës kushtetuare se a u shkel kushtetuta gjatë zgjedhjes se presidentit apo nuk shkel. Gjykata sjelli vendim qe deputetet e parlamentit të Kosovës presidentin e vendit e kanë zgjedh jo në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe presidentit ju deshtë të largohet nga posti  ku u krijua hendek shumë i madh politik ku  edhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme vendi rrezikonte prapë të shkonte në zgjedhje të jashtë zakonshme.

Për të ja bërë qysh bëhet u mblidhen partitë politike kosovare për ta gjet rrugën se si me dal prej asaj krize politike dhe institucionale e cila u shkaktua me largimin e presidentit i cili u zgjodh nga parlamenti i Kosovës duke e shkel deputetet e këtij parlamenti  kushtetutën. Hyn ne bisedime subjektet politike për ta përcaktuar kandidatin te cilit,parlamenti do t’ia jepte besimin me bekimin e grupeve parlamentare qe te jetë  president deri ne zgjedhjet e ardhshme. Miro përçarjet mosmarrëveshjet ishin aq te mëdha sa që kandidatin e kërkuar nuk mund ta emëronin fare subjektet politike dhe vendi rrezikonte prapë te hynte ne zgjedhje te jashtë zakonshme qe për ne si Kosovë do të na epej një pasqyrë e zymtë politike ne arenën ndërkombëtare,e le qe do të humbnim shumë politikisht por do të humbnim edhe materialisht sepse te gjithë e dimi qe zgjedhjet janë të kushtueshme.

Duke par ambasadori amerikan se nuk është rendi qe subjektet politike te  bien ne ujdi se cili njeri do të jetë i propozuar për president te Kosovës me marrëveshjen e subjekteve politike kosovare ,atëherë ambasadori emrin e presidentes javë hodhi ne tavolinë me anë të një zarfi dhe u tha ose caktojeni ju ose po e caktoj unë rrugë tjetër nuk ka subjektet politike kosovare nuk mundën mu marr vesh atëherë ambasadori urdhëroj që të hapej zarfi dhe ne te ishte i ngujuar emir i presidentes se sotshme te Kosovës.

Kur zarfi u hap u vërejt se për presidente te Kosovës ishte propozua një  femër e punësuar ne policin e Kosovës,ku subjektet politike erdhën në atë pozicion dhe deshën apo nuk deshën me ndërmjetësimin e ambasadorit Amerikan partitë politike arritën konsensus që emiri i zarfit që kandidohetë për presidente te Kosovës dhe grupet parlamentare ta votojnë për presidenten e tanishme e cila gjendet ne krye te vendit ku edhe ashtu ndodhi u votua ne parlament dhe me një here edha betimin dhe u vendos si presidente duke e shpëtuar vendin nga një krizë e thellë politike,por edhe duke ju hap rrugë proceseve te reja reformuese në ndryshimin e kushtetutës dhe te ligjit zgjedhor qe ma tani e tutje presidenti i Kosovës duhet te zgjidhet me votat e popullit e jo me votat e deputetëve të parlamentit .

Kosova edhe se i ka institucionet legjislative dhe ekzekutive u bë vend i vkive dhe ne parlamentin e saj edhe se aprovohen shumë ligje ato në jetën praktike nuk po gjejnë zbatim dhe,kështu po shkelen të drejtat dhe lirit e qytetarëve,ku grupet parlamentare të joshura drejt imponimit te ideve te tyre programore partiake, po harrojnë se mbi të gjitha ekziston kushtetuta dhe ligjet te cilat duhet te aprovohen dhe te gjejnë zbatim e programet e tyre partiake duhet ti lan për fushata politike para zgjedhore dhe zgjedhore e ne parlament për programe partiake nuk ka vend.

Kështu ndodhi edhe me ligjin qe përcakton benifitet e deputetëve edhe gjatë mandatit por edhe pas mandatit dhe deri te përcaktimi i shkalles se përqindjes se lartësisë së pensionit në bëz të të ardhurave qe tani i gëzon deputeti ne parlamentin e Kosovës.

Duke harruar se me mija pensionistëve të Kosovës po ju shkelet e drejta e tyre legjitime dhe me paret e kursyera të tyre qe ti marrin si pension në ditët e pleqërisë dikush po bënë luks me to kurse gjeneratës që Kosovën e ndërtoj  e shkolloj po i plaçkitet djersa dhe po detyrohet të vdes në heshtje pa pasur mundësi bile te mjeku ta bëj një kontroll.

Sa i përket ligjit të privilegjeve të deputetëve edhe njëherë u konstatua nga gjykata kushtetuare se ligji për privilegjet  e deputetëve deri në pension është kundër kushtetutës së Kosovës dhe ky ligj u hodh si i pa vlerë.

Populli i Kosovës institucionet e veta duhet ti mbaj përgjegjëse për veprimet dhe sjelljet e tyre,vet gjendja sociale ekonomike ne të cilën gjendet Kosova dhe popullata e saj nuk duron te ketë ligj të tillë sepse diku mbi 50% e popullatës së Kosovës janë pa punë kurse diku rreth 18% jetojnë në varfri te skajshme. Secila rrogë e deputetit të Kosovës dhe funksionarëve të lart është një privilegj në veti  pa merit dhe neglizhentë ndaj gjendjes e cila është në Kosovë dhe të tillët thonë letë kallet krejt vetëm unë ta kam mirë.

Pra popullata kosovare shqiptare tani duke e par gjendjen tepa shteg dalje  nga presioni po shpërngulen si ne vitet e 60-ta po lypin shpëtim ne vendet perëndimore kështu që vërtet nëse vazhdon kështu shpërngulja brenda dhjet viteve struktura nacionale e popullatës do tu afrohet, shifrave të paramenduara të kreatorëve të një shteti multi etnik.

Pra u vërejt dhe po vërehet se vet në organin legjislativ të Kosovës po sillen vendime qëndrime ligje kundër kushtetute atëherë çka pritet prej atyre deputetëve. Ftohja e popullit nga veprimet e njerëzve që janë në pushtet në mënyrën sipas dëshirës se vet,u dëshmua edhe mos dalja ne zgjedhje te jashtë zakonshme të  popullatës se ferizajt70% te saj për ta zgjedh kryetarin e komunës se tyre .Pra kjo duhet te jetë alarmante për secilin subjekt politik edhe për të gjithë ata që synojnë të futen në politik se me 5% të besimit të qytetarëve  pushteti nuk mund të udhëhiqet .Prandaj qasja ndaj problemeve të qytetarëve nga pushteti duhet te ndryshoj nëse vërtet dëshirojnë ta tërheqin qytetarin të dal në votime me një numër që i kënaq normat demokratike evropiane.

Tani  ligji i aprovuar për mediumet kosovare me dy nenet e kontestuar tronditi opinionin vendor por edhe atë ndërkombëtar,sepse përmes ligjit tentohej që mediumeve kosovare tu mbyllet goja dhe deformimet e njerëzve të ndryshëm që janë reflektuar në institucionet e Kosovës dhe nuk dëshirojnë të respektojnë as rend e as ligj po të punojnë sipas interesit të tyre personal mediumet detyrimisht te shukatin se nëse ndodh e kundërta do të mund edhe te burgoseshin redaktoret dhe krye redaktoret por edhe gazetaret të cilët kishin me pasur guxim që opinionin ta informojnë drejt rreth deformimeve të njerëzve në krye të institucioneve të ndryshme. Prapë presidentja u deshtë të na e shpëtoj fytyrën nga një ligj i cili ishte marr nga ligji penal i një shteti armik dhe tentohej të futej në ligjin penal të Kosovës,Pra askush rastësisht nuk e vërtetoj se gjatë zgjedhjeve të jashtë zakonshme pati keqpërdorime të jashtë zakonshme dhe nga njerëzit e keqpërdorimeve nuk pritet më mirë sepse këta detyrat nuk i marrin nga populli sepse nuk i ka votua po detyrat i marrin krejt nga dikush tjetër e përpiqen qe ligjet penale të një shteti armik që me ato ligje me dekada na torturoj tash ti futin edhe në ligjin penal te Kosovës dhe t’ia zënë me to frymën demokracisë se menduarit, shprehjes dhe veprimit.

Prandaj presidentes i lumtë qe këtë ligj e ka rikthye si te pa pranueshëm te zë vend në ligjin penal të Kosovës,sepse aprovimi i ligjeve te tilla te kopjuara na kthen shumë mbrapa e na stagnon të ecim përpara.

Dihet çdo here kur duhej të ndryshohej ndonjë amendament kushtetuar apo ligj edhe se ka qen koha e monizmit dilshin ndryshimet ne shqyrtim publik dhe baz te shqyrtimeve publike u marke mostra qëndrimi dhe vendimi se si duhej formulua ligjet e ndryshme tash unë këto institucione se di si janë duke u sjell nuk po mund ti kuptoj,pranohen ligjet në paket që fare nuk kanë dal ne shqyrtim publik nuk janë formuluar në Kosovë po jashtë saj dhe fare nuk janë formuluar nga ekspertet tan,pastaj edhe shumë ligje janë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës,bota po na teston që nuk kemi provoj shtetërore  sepse ligjet në paket nuk ka qen dashur dhe nuk ka guxuar të pranohen pa marr parasysh se kush ka kërkuar .Nganjëherë edhe miqtë tan kërkojnë të veprojmë edhe në mënyrë të kundërligjshme vetëm për të na testuar sa jemi serioz në zbatimin e rregullave ligjore dhe sa jemi te gatshëm ti mbrojmë të drejtat tona sipas ligjit,dhe sa jemi të gatshëm me faktorizuar shtetin ton si shtet i ligjeve akteve dhe rregullave që mbështeten pikërisht në kushtetutën e vendit,një veprim i tillë dhe vendosmëria për të vepruar në mënyrë ligjore do ti amortizoje kërkesat e të gjithë atyre që mendojnë hajt në Kosovë banja qysh te bahet se mund të kalohet se aty nuk respektohet rendi dhe ligji.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora