E premte, 19.04.2024, 08:07 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Parlamentarizmi Shqiptar ose Faji që u bë Qyrk të cilin nuk e vesh njeri

E hene, 21.05.2012, 07:57 PM


Parlamentarizmi Shqiptar ose Faji që u bë Qyrk të cilin nuk e vesh njeri

Nga Pirro Prifti

Në historikun e parlamentarizmit shqiptar vitet e demokracisë kanë qënë një provë e madhe për të demonstruar aspektet e demokracisë perëndimore në Shqipëri. Por si përhera, politikanët shqiptarë të kësaj periudhe të indoktrinuar si mos më keq nga mentaliteti ish-komunist dhe feudal i së kaluarës  e kanë bërë zbatimin e demokracisë pikërisht në foltoren e kuvendit të shqipëtarëve të zgjedhur- një zbatim sipas mënyrës dhe traditës shqiptare të interesit: `topin e kam unë-penalltinë do e gjuaj vetë...`.

Kështu në këtë mënyrë demokracia e zbatuar alla-shqiptarce në parlamentin  tonë  ka pamjen e një grupi fshatarësh e malësorësh të veshur me kostume 1000 dollarëshe ku dallojnë disa të cilët kanë kryer në kohën e komunizmit disa muaj e vite në Francë (porsi ish-udhëheësi karizmatik komunist) të cilët vazhdojnë të imitojnë veprimet, mimikën e tij dhe mënyrën e tij për të ruajtur pushtetin me dallimin e vetëm që si pasojë e rekomandimeve perëndimore- kundërshtarët nuk i vrasin dhe as i syrgjynosin me ligj por i largojnë duke i kërcënuar në heshtje.

E c`mund të mos themi për këtë Parlament i cili duhej të ishte kajmaku i kuvendit të popullit të papërfaqësuar me intelektualët e duhur për vite e vite me rradhë?

Parlamentarizmi ynë ka arritur shumë `suksese` karakteristike për Shqipërinë:

-nuk ka nxjerre asnjëherë përgjegjësinë e ngjarjeve të `91-`92

-nuk ka nxjerrë asnjëherë përgjegjësinë e ngjarjeve të `97,

-nuk ka nxjerrë asnjëherë të ashtuquajturën `listë të zezë` të emrave të ish Ministrit të ndjerë të Mbrojtjestë `97,

-Nuk ka nxjerrë asnjëherë përgjegjësinë e ngjarjeve të `98,

-Nuk ka nxjerrë asnjëherë përgjegjesinë për ngjarjet e 2007 (Gërdecin), përmbytjet e Shkodrës,

-Nuk ka nxjerrë asnjëherë përgjegjësinë e vjedhjes së thesarit,

-Nuk ka nxjerrë asnjeherë përgjegjësinë e vendimeve kolegjiale të ekzekutivit në rastet e dështimeve në zbatimin e vendimeve apo të vendim-marrjet e gabuar,

- ka zbatuar në mënyrë skandaloze ligjin për tokën Nr.1751, por duke  lejuar disa  ish-pronarë e mëdhenj dhe kolaboracionistët të rimarrin toka që nuk u takojnë, në vend që të zbatonin porositë e Camdesy i cili në Tiranë në `93 tha afërsisht kështu: `.. mos krijoni probleme të reja për tokat por rregulloni padrejtësitë e diktaturës nëpërmjet një ligji të pranueshëm...`.

-Nuk ka arritur asnjëherë që të bëjë buxhet real sipas statistikave të sakta për popullatën

-Nuk ka arritur asnjëherë të bëjë zgjedhjet ndershme dhe të lira e për pasojë nuk ka nxjerrë asnjëherë (për shumicën e deputetëve) deputetë të zgjedhur me votën e lirë dhe të vërtetë të popullit

-Nuk ka arritur asnjëherë të nxjerrë saktë minimumin jetik  për popullatën dhe nuk ka marrë asnjëherë në konsideratë këshillat e ekspertëve të pavarur (shoqatat dhe sindikatat përkatëse), dhe për pasojë nuk ka marrë në shqyrtim asnjëherë rkesat e ekspertëve për nxjerrjen e nje pagese minimale jetike `dysheme` të saktë nga ana shkencore dhe statistikore për shtresën në varfëri, dhe nuk  ka ngritur mbi këtë piramidën e pagave,

-nuk ka rritur asnjëherë pagë reale por ka bërë indeksimin e pagave duke kamufluar këtë si rritje page,

- nuk ka marrë në shqyrtim asnjëherë se ku kanë vajtur paratë e shitjeve të armëve, de të pasurisë kombëtare dhe ku kanë shkuar ato para të mbledhura,

-është kampione në `arnimin` e ligjeve aq sa ligjet përkatëse  të arnuara nuk kanë më aspektin e parë për të cilin janë miratuar, si shembull mund të marrim Ligjin për Arësimin e Lartë i cili ka patur 7-8 ndërhyrje në 10 vjecarin e fundit aq sa tashmë është i pa zbatueshëm dhe ka bërë `corap`  gjithë sistemin e Arësimit të Lartë , sikundër me vendimmarrjet   patologjike te viteve të fundit kanë bërë `çorap` edhe gjithë sistemin  e ulët dhe të mesëm. E kjo gjithcka për interesa të pastra  klienteliste.

- nuk ka miratuar asnjëherë ligje apo rezoluta në dobi të 1.5 milion emigrantëve shqiptare dhe në dobi të cështjes shqiptare por kanë heshtur dhe gëlltitur`lugën e corbës` të tradhëtisë kombëtare duke krijuar një precedent të  rrallë ashtu sikundër se më 1925 Ahmet Zogu fali Shën Naumin dhe një pjesë të Vermoshit.

-nuk kanë realizuar asnjë politikë dhe program të saktë  integrues dhe mbrojtës për shqiptarët jashtë trojeve të atdheut

Me pak fjalë, Parlamenti ynë duke pranuar  ardhjen e deputetëve të zgjedhur nëpërmjet zgjedhjeve jo të lira e të ndershme, duke pranuar mënyra dhe metoda jo demokratike në realizmin  e ligjeve, duke mos u bazuar asnjëherë në statistika reale, duke mos marrë parasysh komisione ekspertësh profesionistë ekonomiko-financiarë qoftë dhe të fushave të tjera, ka shkaktuar këtë amulli në politikë dhe ekonominë tonë.

Po të mos ishte BE dhe SHBA e cila na ka tërhequr `zvarrë`  drejt rrugës së duhur, Shqipëria sigurisht do të ishte më keq, dhe populli shqiptar do të vuante pasojat e maniakllëkut të politikanëve tanë të cilët në kohën që u  buzëqeshin në mënyrë hipokrite e servile të huajve, mundohen të korruptojnë individë të institucioneve ndërkombëtarë në dobi të interesave të tyre personale duke anash-kaluar problematikën e ndërlikuar të politkës dhe ekonomi- financës shqiptare  (por dhe të fushave të tjera si arsimi, shëndetësia, pushteti lokal) dhe duke shaktuar me dashje mos realizimin e 12 kërkesave të BE.

Ky është parlamentarizmi shqiptar i cili nuk arrin të integrojë dot vendin,  nuk ka arritur të ngrejë dhe të mbrojë ashtu si duhet cështjen kombëtare, por vazhdon të krijojë pengesa për të bërë një ligj të mirë për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme duke bërë cmos të lerë në zbatim atë KQZ, dhe ato mënyra shmangëse për të patur mundësi të zgjedhë deputetë jo të rregullt, e për pasojë të ketë një Parlament jo të rregullt, duke vulosur në këtë mënyrë që gjysma e këtyre deputeteve të jenë të zgjedhur që nga 199; pra duke u bërë deputetë të tipit `Andreoti` së bashku me gjithë `namin` që kishte ky deputet për punë jo të ndershme pavarësisht mos vërtetimit të fajit..



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora