Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vetëvendosja në Zvicër: Takim me publicistin Virgjil Kule - 27 maj 2012

| E hene, 21.05.2012, 06:58 PM |


Në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër ju fton në organizimin e takimit me publicistin Virgjil Kule me titullin :

« KULME SHQIPTARE DJE DHE SOT »

Takimi do të mbahet në dy pjesë :

1. Pjesa e parë është promovimi i librit të autorit Virgjil Kule, me titullin «Kryqtari i fundit », në të cilën pjesë do të ketë edhe një bisedë me autorin mbi këtë libër.

2. Pjesa e dytë është shfaqja e dokumentarit « Romancë Joniane » po ashtu nga autori Virgjil Kule, shfaqje e cila do të zgjat 55 minuta, është një prezantim i bregdetit shqiptar.

Në rastin e 100 vjetori të shpalljes së pavarësisë, Lëvizja Vetëvendosje promovon kulturën, artin dhe letërsinë shqiptare dhe sidomos bukurinë e trojeve tona, në mënyrë që bashkatdhetarët tonë të njoftohen me Shqipërinë turistike dhe bregdetin e saj.

Takimi do të ndodhë në qytetin e Bern-it:
HotelBern Volkshaus AG
Zeughausgasse 9
3011 Bern

Të dielën 27 maj 2012 në ora 16h00

Për më shumë informata kontaktoni:
Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Zvicër-Kryetari i qendrës: Mujë Shala - muje.shala@vetevendosje.org

Ju dëshirojmë mirëseardhje!

Qendra e Lëvizjës Vetëvendosje