E enjte, 28.03.2024, 03:48 PM (GMT)

Kulturë

Ibrahim Karadaku: 999 arsye për të qeshur (II)

E diele, 20.05.2012, 06:04 PM


Ibrahim Karadaku

 

999 arsye për të qeshur

 

21.

Pasi kthehet nga udhëtimi zyrtar burri e pyet gruan:

- Grua, a ke qenë besnike gjatë mungesës sime?

- Po, i dashur! Herën tjetër do të jem edhe më besnike!

22.

Në një hotel recepcioneri e zgjon mysafirin:

- Zotëri, në sa ora e keni porositur zgjimin, në shtatë apo në tetë?

- Jo, por në nëntë. Sa është ora tash?

- Dhjetë!

23.

- Dy gjëra nuk po të lëmë të luash mirë futboll, - i thotë shoku shokut.

- Po thuaj, ore, cilat janë ato gjëra? – u interesua ai.

- Dy këmbët tua!

 

24.

- Cili është dallimi në mes të trenit dhe policit?

- Treni ka dy klasë!

25.

I thotë i marri atij që sapo arrin në spitalin e të çmendurve:

- Shiko, po e ndez baterinë dhe po e drejtoj nga tavani. Ti ngjitu lart përmes rrezeve të dritës...

- Eheee, - ia ktheu ai, - ti mendon se unë nuk e di atë mashtrim...?

- Çfarë mashtrimi, ore?!

- Kur të ngjitem lart, ti ma ndal dritën e unë përplasem pastaj!

26.

Djali dhe vajza dalin të shëtisin në lulishte. Kalojnë çaste pa folur asnjëri. Vajza, që ta thyeje monotoninë, i thotë djalit:

- Çka po mendon, pash nderën?

- Njësoj si ti! – ia ktheu djali.

- Uh, zoti të marroftë! Sa banal je!

27.

Gjyshja i thotë gjyshit:

- Kur isha e re, e di, kisha fytyrë të lëmuar dhe fustan të ndrydhur, kurse tash, a po sheh: e kundërta!

28,

Në stacionin e policisë i dëmtuari i drejtohet inspektorit:

- Ju lutem, gjithsesi më duhet të flas me hajnin.

- Pse?

- Aq shumë kam dëshirë të di se si ka mundur të futet në banesë në orën tre të mëngjesit e të mos dëgjojë gruaja ime!

29.

Dy lejlekë shikojnë përmes një dritareje në një dhomë fjetjeje:

A sheh ç‘bëjnë? Mandej na akuzojnë neve për fëmijët...

30.

Nëna vëren se bija e saj është “avulluar” diku në kohën kur i kremtohej ditëlindja. Del në ballkon dhe e sheh në përqafim të një djaloshi.

- Menjëherë ngrihu dhe eja! – i piskati.

- Nuk dua, unë e para kam arritur!

31.

- A të lejon nëna të bësh dashuri me djaloshin?

- Po, por vetëm në shokë e përpjetë...

- E, pra, si po gjendesh?

- Po qëndroj në duar!

32.

- Doktor, si duket jam impotent!

- Menjëherë do të vërtetojmë këtë. Ma tregoni organin seksual!

Ai e nxjerr gjuhën.

33.

Një çift bashkëshortor në moshë të shtyrë përmes ekranit televiziv përcjellin një film me skena të “lëngshme”; një film tejet të pornografik...

- Shiko si e puthë, - i thotë gruaja burrit.

- E nuk po pyet sa është paguar ai për atë puthje? – ia kthen burri.

34.

Burri i dehur kthehet në shtëpi rreth orës tre pas mesnate.

- Si duket, pas të gjithave, shtëpia jote është çerdhja më e sigurt, apo jo? – i thotë gruaja.

- Këtë nuk e di, - thotë burri. – Por shtëpia paraqet lokalin e vetëm që, në këtë kohë, është i hapur...

35.

Kah ora pesë, pas mesnate, burri kthehet në shtëpi. Hyn brenda. Futet në dhomën e fjetjes dhe nis t’i heq rrobat. Pasi heq një këmbë nga pantallonat dhe bën përpjekje të heq edhe tjetrën dhe ngadalë-ngadalë të futet nën jorgan, gruas i del gjumi:

- Ku shkon aq herët, or!

- Kam një punë me rendësi. Më duhet të dal... – ia kthen burri, prapë duke i veshur pantallonat.

- Ani mirë, - ia kthen ajo, - por mbylle derën me çelës!

36.

Babai grindet me djalin dhe i thotë:

- Aq shumë jam munduar e bërë viktimë për ty, që të rritesh e të kryesh shkollën e mjekësisë, dhe kurrë nuk kam besuar se ti të ma ndalosh duhanin dhe rakinë!

37.

Hyn ulqinaku në barnatore:

- Ju lutem, më gjeni ndonjë bar kundër flokëve, të bëhem tullac!

- Mos mendoni, ndoshta, për ndonjë bar që ruan flokët?

- Jo, jo! Pikërisht dua ndonjë bar që më bën tullac.

- Pse?

- Nuk mund të duroj më që paratë e mia të shkojnë në xhep të berberit.

38.

Burri befas natën kthehet në shtëpi. E sheh gruan një çik të shqetësuar. E nxjerr briskun e rrojës.

- Çka të duhet ai brisk?

- Nëse në ato këpucë që i shoh nën shtrat ka edhe këmbë, do t’i prejë... e nëse jo – do të rruhem.

39.

I varfëri ndal në rrugë një të pasur:

- Ju lutem, më falni diçka!

- Jo. Falja do të ishte jashtë parimeve të mia. Punoni! A dini ju se unë, para dhjetë vjetësh, kam qenë si ti, kurse tash jam pronar i fabrikës më të madhe...?

- Besoni, unë para dhjetë vjetësh kam qenë pronar i asaj fabrike!

40.

Telefoni cingëron në shtabin policor:

- Alo?

- Unë jam Xuxi...

- Po, çfarë doni?

- Thirra t’u tregoj se fqinji im Rrusta e fsheh drogë brenda drurëve për zjarr.

- Menjëherë do ta hulumtojmë këtë rast.

Policët nisen në vendin ku duhet, tek Rrusta, ta konfiskojnë drogën e raportuar. Ata kontrolluan barakën ku ishin drunjtë, copëtuan çdo copë të drurit, por nuk gjejnë fare drogë dhe largohen.

Pas kësaj Xuxi menjëherë i telefonon Rrustës:

- O Rrustë, a ishte policia në shtëpinë tënde?

- Po!

- A t’i copëtuan drunjtë?

- Po!

- Shumë mirë. Tash është rendi yt. Kam nevojë të madhe ta kem kopshtin e lëruar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora