Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Mbresat e një promovimi libri

| E diele, 20.05.2012, 10:45 AM |


Mbresat e një promovimi libri

Nga Përparim Hysi

Dje qeshë në Vlorë,i  ftuar nga shkrimtari dhe poeti,Luan Cipi. Promovimi u bë në një nga sallat e Universitetit"Pavarësia". Promovimi filloi në orën 11-00.E organizonte klubi "Petro Marko" dhe dy qenë "promotorët" e kësaj ngjarjeje kaq të bukur kulturore:zotërinjtë Gëzim Llojdia  dhe zoti Myrteza Mara,të cilët,me që jam një nga pjesëmarrësit e atij takimi aq emocional,gjej rastin që t'i përshëndes dhe  t'i uroj për mënyrën aq mbresëlënëse të organizimit dhe drejtimit.

Të linte përshtypje të vecantë pjesëmarrja aq e larmishme dhe të binte në sy një harmonizim i bukur moshash: që nga mosha e tretë dhe deri në nxënës shkollash të gjithë cikleve. Ky pluralizëm kaq i bukur dhe ky harmonizim brezash ,vec tjerash,nxjerrë në relief atë që fare thjesht me dy fjalë e tha kryetari i klubit "Petro Marko" që drejtoi me urtësi e kuturë,i cili theksoi:-Klubi "Petro Marko" i ka të hapura dyerët për të gjithë krijuesit,pa bërë"shartime"me ngjyrime ideologjike.

Në tavolinën kryesore,përvec drejtuesit,zotit Myrteza Mara,autorit që qe"dhëndërri" i kësaj feste të bukur,Luan Cipit,nderonte edhe Profesor,Doktor Bardhosh Gace,i cili,më konciz se askush, foli për vlerat e autorit Luan Cipi.

Fjalët më të ngrohta për,Luan Cipin,i tha krijuesi  disapalanesh,Petraq Pali,që sikur kish ardhur enkas nga Amerika. Petraq Pali,vec tjerash,vuri në dukje,gjuhën e thjeshtë dhe portretizimin e personazheve të tregimeve dhe poezive të Luan Cipit.

 

*   *   *

Në takimin aq të ngrohtë kish dhe politikanë ku,mes tyre,mund të vecojë zotin Kreshnik Cipi,deputet në Kuvëndin Popullor,i cili referoi fjalët më të mira për Luan Cipin dhe bukuria e fjalës së tij,qe në një farë druajtjeje se,vec tjerash, qe dhe i afërt i Luanit.Por cfarë la"mangut",për shkak të modestisë,e plotësoi bukur dhe e "tejkaloi",i Madhi Mexhit Haxhiu që me ligjëratën aq të bukur dhe aq elokuente,tregoi,vec tjerash,se nuk ka qenë vetëm futobllist i madh,por një njeri i madh dhe me dije e kulturë. Duke dëgjuar me vëmëndje fjalët e të dy këtyre futbollisteve kaq të bukur,aty për aty,më lindi mendimi se qenë të bukur se vec këmbëve që bënin cudira (njëri në mbrojtje e tjetri në sulm ),ata  kanë qenë e janë të mëncëm,se ,krahas topit,kanë patur dhe librin. Lexuesi të mos habitet: sikur të kisha mundësi t'u citoj në "vijë të drejtë"kumtesën e Mexhit Haxhiut,do të bindeshit dhe vet.

Një ligjëratë e bukur qe ajo e zonjave,Anila Toto,Laureta Petoshatit apo e Zybe Hysës.

 

*   *  *

Organizatorët,për ta bërë më të gjallë e më harmonioz takimin,kishin sjell lexues e miq të shkrimeve,të Luan Cipit që recituan me pasion poezi të Luan Cipit. Të më falin lexuesit dhe miqtë e shkrimeve të Luan Cipit,po nuk do lë pa siell një moment kulmor të këtij takimi,kur një nxënës i ciklit të ulët,u afrua tek foltorja dhe kërkoi dhe ai të recitonte një poezi. I dhanë "leje" dhe nxënësi recitoi: "...dil,moj në dritare..." duke sjellë një ilaritet,se "lutja" qe paksa e "vjetër",këtu e pesëdhjetë vjetëve  më parë,kur Luan Cipi qe riosh dhe "griste"këpucët për të dashurën e tij,Hanëmen, e cila qe mu përballë dhe të dukej sikur po pozonte,përsëri,për t'ia"plasur buzën" ashikut,Luan Cipit. Unë jam ngjitur me Luanin dhe zonjën Hanëme e kam përballë.Sado sharmante dhe plot dinjitet,tek qesh me batutën "dil,moj në dritare",sikur ka po atë përskuqje të atëhershme. Duke vënë re  me skrupulizitet se cfarë thuhet në vjershën e mikut tim, s'kam si mos bëj atë "lidhje" aq "betonuese"-në mund të shprehem kështu- të këtij cifti kaq të qëlluar  dhe aq familjar. Pa frikë.mund t'i quaja"Cifti i lumtur". Më vjen mirë që i kam miq dhe më konsiderojnë si mik.

 

*    *    *

Duke folur për  ligjëratat që u mbjatën në këtë takim të bukur,nuk kam si mos lë pa përmëndur ato të zotërinjëve të nderuar,si të Reshat Kripës, të  DR.Sadedin  Gjokës,të Niko  Gjyzarit, të Fatos Voshtinës apo dhe të ndonjë tjetri,që,për arsye fare "banale"(mungesë kujtese ) nuk po i përmënd dhe do t'ju lutem të më falin.

Nuk mund të rri pa përmëndur,"mikun tim të ri",zotin Spiro Naqe që m'u gjend në cdo cast i gatshëm dhe vec fjalëve të vyera që tha për ciftin Cipi,nuk kam se si ta harroj shërbimin që më bëri mua,të vetmit "jambanxhi" ,që kisha ardhur nga Fieri.

 

*    *  *

Unë në takim,vec fjalëve të mia,pata "detyrën e madhe" për të lexuar dy fjalët përshëndetëse të dy miqëve  të Luanit.Ata që përshëndesnin nga Amerika ,qenë zoti Dalan Luzaj -aktualisht kryetar i Shoqatës  së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë-dhe zotit

Pier Pandeli Simsia.Ju them miqëve nga Amerika që e kreva me"nder"atë detyrë.

 

*  * *

Qe,me të vërtetë një takim i bukur dhe u duk si një shfaqje festive. Evenimenti mbaroi me një koktei ku,në holl,u shkëmbyen dhe libra mes krijuesëve.Dua të falnderoj Zonjën Vilhelme  Vranari-Haxhiraj që më dhuroi 4 libra të saj.Qe shumë prekëse për mua,se sa sosi zonja Vranari në shtëpi,në telefon dikush më përshëndeti me vargje të një poezie timen erotike.Kur kërkova adresën e tëpanjohurit,më tha që ishte Fitim Haxhiraj,bashkëshorti i zonjës Vilhelme.Një flanderim të vecantë edhe për mikun tim që,ende,nuk e kam takauar,zotin Fitim Haxhiraj..Zonjën Zyba Hysa  efalnderojpër librin dhe,mbi të gjithë,nuk kam si mos vecoj Zotrinë e Nderuar -të njohur vec nga ky takim- Luan Hysni  Toto që më dhuroi mbi 10 libra:pothuaj një "bibliotekë" të tërë. Keqardhje e zonjave Anila Toto dhe Laureta Petoshati  (nuk u ndodhej libër më vete ) ,e marrë në konsideratë dhe e kam shënuar në bllokun e "borxheve". U them zonjave se"borxhin"  e pres,pa afat kohor.

 

*   *   *

Së fundi, falnderoj zotin Myrteza Mara për librin që më dhuroi dhe ngrohtësinë intime që më dha në këtë takim. Duke u larguar nga ky takim kaq mbresëlënës,uroj që Luan Cipi,sa më parë të na ftojë për libra të tjerë dhe t'i këndojë zemra ashtu sic i këndojë atje tek "Ujë i ftohtë",ku e lashë duke kënduar.

Dhe një urim i vecantë,për mikun tim nga Qeparoi,Juristin,shkrimtarin e poetin,Petraq Janko Pali që së bashku me aq njerëzorin,tepër korrektin,igjinier Spiro Naqne nuk më lanë qoft dhe një minut vetëm.

Mbresa të tilla,të bukura të kemi gjithmonë.

 

Fier, më 13 maj   2012