E premte, 26.04.2024, 12:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Hasreti Shahiri: Moj e mira nëpër talla

E shtune, 19.05.2012, 11:05 AM


Parodi :

MOJ E MIRA NËPËR TALLA 

Nga : Hasreti SHAHIRI

Moj e mira nëpër talla –
N’ Parlament  njihet budalla !
Me fjalë t’ tij qeshin gjithë bota –
Kush i dha këtij burri vota ?!

Berat Buzhala , një djalë talent –
Shpejtë ka mbërri në Parlament !
Mirë ia banë  Partisë  hyzmetin –
E ka kapë me dorë hyqmetin !

Çka ka thanë Berat Buzhala ,
Gazetarëve po u çon t’ fala :
“Po kërkoni kushte të shtrenjta –
Jeni bërë  si lopë të shenjta !”

-Për këtë punë fjalën e mora –
T’ ju shpërblej me metafora !
Nga foltorja unë e vërejta –
Po  kërkoni shumë të drejta ?!

-Ligji jonë po e shtron nevojën –
Gazetarët ta mbyllin gojën !
Mos t’ na e prishin vizionin ,
Mos t’ luftojnë korrupsionin !

-Mos t’ luftojnë kriminalitetin –
Me këtë punë po e dëmtojnë shtetin !
Po ju them unë reporterëve –
Mos ua prishni gjumin liderëve !

Eu , Berat , ç’ na paske rrejtë –
Paske qenë zagar i shenjtë !
S’ paske qenë kurrë gazetar –
Paske qenë i shenjtë gomar !

Rasat Mejdan, më 12.05.2012.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora