E premte, 19.04.2024, 03:17 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Prania dhe kontributi iliro-shqiptar

E shtune, 19.05.2012, 06:57 PM


Prania dhe kontributi iliro-shqiptar në vende të ndryshme të botës

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim i shkurtë

Rasti e kërkon  të them që  kësaj çështje i kam kushtuar një fejton relativisht të gjatë i cili gjindet edhe në internet, prandaj dhe për të mos i përsëritur gjerat, kësaj rradhe po prezentoj vetëm  rezimenë e atij fejtoni, pa ndonjë elaborim shkencor,gjegjësisht,pa ndërhyrë në objektivitetin e konkludimeve të autorëve të ndryshëm,të cilat  duhet  t i demantojnë ose pohojnë shkencëtarët që Periudhën antike e kanë profesion të ngtushtë.  Sidoqoftë, në një jam i sigurtë dhe mund ta them me gojë plot se nuk ka popull në botë që të ketë hyrë aqë thellë në historinë e popujve dhe vendeve të tjera,siç është rasti me kombin tonë. Kjo është rezultat edhe i origjinës shqiptare nga pellazgët dhe ilirët të cilët jetonin në një pjesë shumë të madhe të botës,ku kanë mbetur edhe gjurmat e veta.

Për tua lehtësuar punën lexuesëve, shënimet i kam ndarë në disa pjesë,kurse për të evidentuar sa më tepër shënime, ato i kam paraqitur sa është e mundur,,tegrafisht,, dhe,kuptohet,sipas rendit alfabetik.

 

Amerika.Vende me elemente shqiptare

 

Allabama. Emër që lidhet me fjalën shqipe Albania, ndoshta si kujtim nos

talgjik i të shpërngulurve shqiptarë-shkruan Astrid Lulushit, në “Flakën”, 21 tetor,2002.

Bideford, Maine,1915. Shqiptarët ngritën xhaminë e parë, e cila u quajt Shoqëria Fetare Muslimane  Kombëtare e Amerikës.(Pjetër Jaku, Kuvendi,

2006, f. 21)

Boston,1908. Kremtohet e para liturgji hyjnore në gjuhën shqipe në histo

rinë e gjatë të kishës ortodokse, me në krye Fnolin. Aty,më 1942, u varros Faik Konica dhe ndodhet  biblioteka personale e tij me rreth 2.000 libra të zgjedhura.

Bostoni,1917-1918. Filloi të dalë revista “Ylli i Mëngjesit” nga Parashqeva Qiriazi e Manastirit, “Revista Adriatike” të cilën e botoi Federata “Vatra,, e drejtuar nga Fan Noli, vitin tjetër Kristo Dako, bashkëshorti i Sevasti Qiri

azit,motra e Parashqevës, botoi librin “Albania”,etj.

Boston,Figura të rralla. Aty kanë vepruar Ismail Qemali, Mitat Frashëri, Sotir Peci, Dervish Hima, Kostë Çerkezi, Kristo Floqi, etj.

Çikago, 1970, 1973 dhe 2003.Në nëtor, të vitit të parë, këtu u mbajt Kon

gresi I Botëror të Lidhjes Kosovare, kurse gjatë vitit tjetër, u mbajt  Kongresi botëror, në të cilin morrën pjesë 500 delegatë dhe mysafirë nga të gjitha kon

tinentet. (për këtë të fundit  njofton  dr. Riza Sadiku, në Faktin e 26 korrikut, 2007)”.  lokalin “Rock Bottom Brewery, në qendër të qytetit, më 23 në

ntor 2003, kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në shtetin e Ilinoisit dhe aktivistë të tjerë, u takuan me kandidatin për president të SHBA, gje

neral Wesley Klarc...Në lokal ishte pregatitur pllakata me mbishkrimin: Shqiptarët për Klarkun, në shqip dhe anglisht.

Detroit,Teqeja bektashiane.Shqiptarët, kryesisht nga Prespa, siç ishte Qani Arvati,etj.para rreth gjysmë shekulli, ngritën Teqenë në fjalë,e cila shërbente edhe si çerdhe patriotike,sepse në krye kishte atdhetarin e shquar Baba Rexhepin, I cili ndroi jetë para disa vjet.

Detroit.“Shën Pali”. Këtë kishë e ka ngritur Dom Anton Kçira me shqiptarë të tjerë dhe në oborrin e kishës u vendos bustin gjigant të Skënderbeut (“Fakti”, 28 dhjetor, 2005, autor: Gjekë Gjonlekaj nga Nju Jorku). Në lidhje me këtë,Në “Faktin” e 28 shtatorit, 2006, gazetari me inicijalet Z.A., shkruan se “nismëtar i kësaj ngjarje është Dom Anton Kçira, kryefamultar i Kishës së Shën Palit, që mendohet të jetë kisha më e madhe katolike shqiptare në botë”, dhe se “përmendorja e heroit kombëtar shqiptar është fryt i një pune mbi njëvjeçare nga ana e skulptorit të njohur shqiptaro-amerikan Kreshnik Xhiku”.

Holivud.Në historinë e këtij vendi kanë hyrë emrat e mjaft shqiptarëve, të cilët kanë punuar si artistë, regjisorë etj. Kam mundur të evidentoj vetëm të poshtëshënuarit,dhe atë, sipas rrendit alfabetik:Agim Kaba, aktor në Holivud të SHBA-ve, ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet” etj., Hila Popaj,Luan Bexheti,Masiela Lusha, aktore e dalluar e Holivudit, Nate Du

shku,Pjetër Malota, Sten Dragoti, regjisor dhe producent i dalluar, Timo

leo Floko,Xhim dhe Xhon Belushi-vëllezër.Me rastin e 25 vjetorit të vdekjes  të Xhon Belushit, Amerika e nderroi me një yll në Bulevardin e Famës në Holivud- thuhet në Faktin 7 marsit, 2007.

Luzijanë. Në këtë shtet, sipas një shkrimi të “Faktit”, të 7 shtatorit, 2005, je

tojnë rreth 10.000 shqiptarë, shumica arbëreshë nga një fshat i Sicilisë, i quajtur Contessa Entellina, etj.

Miçigan. Në “Faktin” e 28 shtatorit, 2006, thuhet “Shqipëtarët e Amerikës, veçanërisht ata të Miçiganit, kanë tashmë dy figura botërore me të cilat kre

nohen para amerikanëve të tjerë: Nënë Terezën dhe Skënderbeun, përmen

dorja e të cilit u përurua pardje në prani të disa mijëra vetëve, duke e përf

shirë arqpeshkvin e Detroidit.

Nju Xhers, varrezat. Emri i tyre është  Ferncliff dhe në to  pushojnë eshtrat e Mitat Frashërit, Luan Gashit, Zef Palit, Ali Koprenska, Lufto Toto, Ruzhdi Daca dhe patriotë të tjerë.

Uoçester,1917. Krijohet Partia Politike Kombëtare Shqiptare, me në krye Sebasti Dako Qiriazin nga Manastiri dhe bashkëshortin e saj Kristo Dakon.

 

 

Veçova

 

Shqiptarët, Amerikës  i kanë dhënë  një nobelist nga Maqedonia, dy kozmo

nautë të shquar, njëri nga të cilit zbriti në Hënë, dy artistë me famë botërore-Belushi, kongresmenin e shquar Diogardin etj.

 

Bullgaria. Vende me elemente shqiptare

 

Arbanasi. Fshat-qytezë i banuar me shqiptarë, të ardhur nga Zagora e Gji

rokastrës, prandaj më parë mbante emrin Zagora, kurse  1519, në Fermanin e Sulltanit, ky fshat turqisht u quajt Arnautku, përkatësisht sllavisht Selo Arba

nasi në të cilin  më 1640-tën kishte 1000 shtëpi shqiptare.Gjatë luftrave u shkatërua, kurse  nga shteti bullgar është shpallur fshat-muze “Selo-Arbana

si”.

Arnaut Planina”.Sipas shke­ncëtarit G.Lejean, me këtë emër quheshin malet në Rodope ku ka patur disa fshatra me rreth 25.000 shqipta

rë. Arnautito dhe Bejarnaut të banuar dikur me shqiptarë. (dr.Mustafa Ibra

himi, “Emigracioni shqiptar nga Maqedonia në Çikago”, Shkup, 2005, f.13)

Në Arbanas të Bullgarisë gjindet kisha ,,Shën Gjergji,,Afreskat e saj kishe i pikturuar Nikolla i Oufri.

Kaprishtica(Kuprishtic).Mitat Frashëri në veprën e tij “Fati i Shqipë

risë”, f.29, shkruan se ky fshat në perfieri të Pazarxhikut, ka qënë i banuar me shqiptarë.

Karaarnaut. Ky fshat në verilindje të shtetit në fjalë, me rrënjë të gjuhës shqipe, në fillim të shek. XIX ishte i banuar vetëm me shqiptarë, prandaj njihet edhe me emrin “Arbënashi i vogël”.

Mandrica. Një nga fshatrat shqiptare të pjesës juglindore të Rodopëve.

Orihovica. Mitat Frashëri, në veprën e tij “Fati i Shqipërisë”, f.29 shkruan se afër këtij vendi kanë ekzistuar 5 fshatra të banuara me shqiptarë.

“Parku i Car Borisit”. Në këtë park të mrekullueshëm në Sofje, afër Universitetit, gjendet studio e radio Sofjes, në të cilën ishte hapur edhe një kanal i radios me kohë të caktuar në gjuhën shqipe, ku kjo tubonte dashamirët e kësaj kulture ballkanike. Këtu punojnë edhe sot dashamirë të gjuhës shqipe, qoftë si spikerë, lektorë, përkthyes, etj.

“Parku i Car Borisit”. Disa prej tyre kanë kryer filologjinë shqipe në Prishtinë,si Zoja Kostadinova dhe mikja e saj Gjullka.Disa kanë kryer në Tiranë, e disa autodidakte, si Evgenia Kotova, e disa tani si dashamirë më të reja për të mësuar gjuhën shqipe me zell i’a kanë filluar punës siç është Sabina Kotovadhe Kristina Kotova që me entuziazëm ndjekin seminaret e gjuhës shqipe në Prishtinë.

“Parku i Car Borisit”…Mirëpo, ndër më të dalluarit dashamirës të kulturës dhe shkencës shqiptare pa dyshin është Russana Bejleri, doktor i gjuhës dhe ligjëruese e kësaj gjuhe në Universitetin e Sofjes. (Dr.Ibrahim Krosi, Sofja-qytet i kulturës shqiptare gjatë shekujve. “Zëri i Pellagonisë”, nr. 20-21, shkurt-mars 2004, f.12).

Peshtera. Mitat Frashëri në veprën e tij “Fati i Shqipërisë”, f.29, shkruan se ky fshat në periferi të Pazarxhikut, ka qënë i banuar me shqiptarë. Aty, për t’i shpëtuar represioneve osmane, ishin shpërngulur mjaft familje katolike nga zona e Shkupit.

Poroishta. Më parë ky fshat quhej Arbëresh.

Rila. Në majën e këtij mali gjindet maja e tij me emrin Malevica, që do të thotë emërtim shqip.

Slivnica e Bullgarisë.Mitat Frashëri, në veprën e tij “Fati i Shqipërisë”, f.29, shkruan se në këtë qytet, në perëndim të Sofjes, ka patur nja 80 shtëpi që në kohën e tij flisnin shqip.

Turkarnautllar. Ky fshat, pranë Pllovdivit, në Bullgari, me emër të rrënjës shqipe, në fillim të shek. XIX, ka qenë i banuar vetëm me shqiptarë.

 

Egjipti,Vende me elemente iliro-shqiptare

 

Aleksandria. Vepër e Lekës së Madh, prandaj mban emrin tij. Ka të bëjë me fjalën shqipe ëndër (Mathieu Aref, Mikenët=Pellazgët..Tiranë, 2008,f. 495. dhe i njëjti autor, ,,Shqipëria...f.366)

Aleksandria, Biblioteka. Këtë bibliotekë, e kakrijuar gjenerali i Lekës së Madh-Ptolomeu, i cili vendosi të mblidhte librat e të gjithë njerëzve të botës e ti ruante aty. Disponohet me afër 1.000.000 (një milion)librash papiruese dhe e shfrytëzoj-në shkencëtarë të shkëlqyer të tërë botës. Thuhet se drejtor i kësaj biblioteke ka qënë, ndoshta edhe sotështë një person me  origjinë nga..

Kosova.

Aleksandria,biblioteka...Në“Faktin” e 31 majit, 2006, qëndron konstantimi i Mitat Frashërit se kjo  bibleotekë është djegur në kohën e Kleopatrës, gjatë luftës midis Cezarit dhe Pompeut.(Por, më vonë e renovuar)

Kajro,Teqeja bektashijane. Theemeluar në njhë vend të mrekullueshëm nga ana e Baba Kajguzerit në shekullin XIV. Për afirmimin e saj, kontribuan tepër edhe anëtarët e Dinastisë Mbretërore shqiptare të Mehmet Ali Pashajt nga Kvalla e Greqisë së sotme, ku qendron përmendorja e tij e madhështore. Princi Fadil Pashai, fjala vjen, i kësaj familje, përveç të tjerave, ishte bërë edhe myhyp i Teqesë në fjalë dhe si i tillë e kishte ndihmuar materialisht dhe në çdo aspekt tjetër.

Kajro,Teqeja bektashijane...E njëjta vlen pothuajse edhe për Princezën Perlante, nga e njëjta Dinasti. Ajo, nga që e deshte Baba Hajdarin, i kishte lidhur edhe një rrogë mujore prej 50 lirash. Princi Qemaludin, Baba Lutfinë e merrte me vete nëpër Evropë si dhe varrin e vet e kishte bërë Tyrbe në këtë Teqe, gjegjësisht në kopshtin e mrekullueshëm të saj që e kishte ndërtuar me shpenzimet e veta.

Kajro,Teqeja bektashijane...E shoqja e tij, Nimeti, si Princezë, pas vdekjes së të shoqit, me amanetin e tij, çdo muaj dërgonte në Teqe 16 lira egjiptiane, dy deshë për çdo Bajram dhe të gjitha shpenzimet. Përndryshe, Teqeja e Kajros, shërbente edhe si qendër ose çerdhe kombëtare shqiptare, sepse në të kanë qëndruar dhe kanë vepruar mjaftë baballarë shqiptarë të paisur me ndjenja të zjarrta kombëtare.Baba Hajdari, fjala vjene drejtoi Teqenë 16, kurse Baba Lutfiu 43 vjetë. Baba i fundit ishte Siriu, i cili nga e keqja që Naseri vendosi ta mbyllë këtë Teqe, u sëmur dhe vdiq, e bashkë me të mori fund edhe Teqe

ja në fjalë, më 1961.

Kajro,Teqeja bektashijane...Në Sheshin e Teqesë së Kajros, Ahmet Zogu ka varrosur dy motrat e tij, Ruhijen dhe Nafijen, të cilat,gjatë vitit 1939, disa ditë kanë qëndruar edhe në Maqedoni,gjegjësisht në Shkup dhe Gostivar.

Kajro, shënime të tjera: Në literaturën historike thuhet: Kolonia e shqipta

rëve të Egjiptit njihet si “Kolonia e Kajros”, një nga qendrat më kryesore të diasporës shqiptare në botë...Karakollët e Kajros qenë plotë gegë e toskë. Këngët e vallet nuk rreshtnin, bozuku, tamburaja e ballamaja buçisnin në ka

tër anët.

Nili. Flakën“ e 1 mar-sit,2002 ose 2004, qëndron shkrimi i dr. Skender Rizajt, me titull “Thoti fliste shqip”, në të cilin thuhet se pas zhdukjes së Atlantidës, para rreth 12.000 vjet, një pjesë e stërgjyshëve tanë kaluan lugi

]nën e Nilit,ku krijuan një kulturë të re, kulturën egjiptijane  të lashtë, e ci

la, si duket, qe vazhdim i kulturës sëAtlantidës.

Nili, Mehmet Kavalla. Ky kishte ngarkuar inxhinierin Linant de Bellefonds për fillimin e projektit gjigand për ndërtimin e digave dhe kanaleve gjatë rrjedhës së lumit në fjalë. Ndërtoi  kanalin që lidh lumin Nil dhe detin Mes dhe, i gjatë 80 km. dhe i njohur si kanali i Mehmedit,pra vepër shqiptari.

“Rifaii”i Kajros. Në këtë xhami mbretërore, më 1974,u bë rivarrimi i Farukut,mbretit egjiptian me origjinë shqiptare, siç duket i helmuar nga regjimi i Naserit.

Sukel-Silah i Kajros. Në këtë vend të tregut të armëve,  sipas një shënimi historik “përveç shqiptarëve, s’ka patur popull tjetër”.

Xhamia e Mehmet Ali Pashë Kavallës. Bajram Morina, në “faktin e 5 tetorit, 2006, shkruan se në këtë xhami janë të ekspozuara fotografitë e të gji

thë anëtarëve të familjes pashallarë e mbretërore të Egjiptit dhe se të  gjitha portretet e tyre kanë pamje burrnore shqiptare, etj

 

 

Veçova

 

Zotër të Egjiptit  300 vjet ka qenë dinastia ilire e Ptolomejve,të cilës i takon

te edhe mbretëresha e famshme Kleopatra, kurse nga viti 1800-1953 qeveri

ste dinastia me mbretër shqiptarësh- shkruan E. Kocaqiqi,f.84,duke filluar me Mehmet Ali Pashanë e Kavallës,i cili Egjiptin e çliroi nga zgjedha osma

ne, e deri te mbreti i njohur Faruk.

 

Franca.Figura dhe vende me elemente iliro-shqiptare

 

Galia ilire. Emri i  Francës pararomake, lidhet me emrin e vëllaut të Ilirit- GaLit, prandaj,,Popullsia e Galisë ka qenë e origjinës ilire,, (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane, f.81. Më tej: E. K. Roli,ose E.K.Alb.)E njëjta autore, në librin Albanët, f.56,shkruan se në v. 1216,p.e.në territoret e Francës së sotme mbretëronte një dinasti galo-kelte,me origjinë nga Troja (pra dinasti ilire-R.N) Qytetet me emrin Alba, lumi Druentia,mali Albia, janë me fjalë shqipe.

Parisi ilir.Emri i këtij qyteti, ka të bëjë me fjalën shqipe i pari(M.Aref, Shqipëlria, 335) Fjala është për heroin legjendar me origjinë ilire (Gjurmime albanologjike, XXX-1983, Prishtinë, 1984, f.83-88).

Parisi dhe 3 kalorës shqiptarë. Luan Rama, në “faktin” e 3 nëntorit, 2005, sqaron: “Pas një udhe të gjatë, duke kapërcyer Adriatikun dhe përshkruar

gjithë Jugun e Francës, tri kalorës shqiptarë, hipur mbi kuaj arabë, me armët e tyre karakteristike dhe veshjen e bukur shqiptare, hynin në Paris për t’u bashkuar pastaj në Versaj me Gardën Imperiale të Napoleonit. Baroni Teo

toki që i priti, si president i Senatit të Korfuzit, i paraqiti ata para ministrit të Luftës së Francës...Ministri i Napoleonit u habit nga ata tre kalorës të pa

shëm...Krenarë, ngjeshur me armë e të përkushtuar për t’i shërbyer Napo

lenoit në luftën kundër zgjedhës otomane.

Luigji XII. Në ushtrinë e këtij mbreti të shek.16, ishte formuar një gardë prej 1200 shqiptarësh,të cilët treguan aq trimëri të madhe sa që u bënë simbol për armatën franceze.Kështu që kur lavdërohej ndonjë kalorës fran

cez, përdorej shprehja:“E nget kalin si një shqiptar”-thuhet në literaturën historike.

Marsej,Marseleza. Emra që kanë të bëjnë me fjalët shqipe mar-sjell,import-ekspor (M.Aref,Shqipëria...289).

Napoleoni. Me origjinë shqitare Garda e  këtij, mbreti me origjinë shqiptare (M.Aref, Mikenët...f.222), sipas disa shënimeve historike, përbëhej krye

sisht prej shqiptarëve. Në ushtrinë franceze shërbenin edhe mjaft shqiptarë-suliotë, midis të cilëve edhe Marko Boçari dhe babaj i tij. Prandaj, Napoleo

ni, në shenjë falenderimi dhe respekti për  kontributin e shqiptarëve,në një rast, i kishte dërguar Ali Pashë Tepelenës si dhuratë një kuti të bukur për duhan në të cilën ishte pikturuar fytyra e tij.

 

Greqia.Vende me elemente iliro-shqiptare

 

Argos. Emri i këtij qyteti, rrënjët i ka te fjala shqipe ar, arë (Aristidh P. Ko

la, Arvanitët...Tiranë, 2008, f.73). Mitat Frashëri në veprën e tij “Çështja e Epirit, f.116, shkruan se konsulli anglez pranë Ali Pashë Tepelenës- Pukë

veli, paska konstatuar që Argosin nga rrënojat e kanë ngritur shqiptarët.

Atika. Ky vend i njohur si “zemra e Greqisë”,ka të bëjë me fjalën shqipe aty, yni? (“Fakti”, 31 gusht, 2006- Ermir Hoxha) Në shek. XV, Atika ishte e banuar ekskluzivisht me shqiptarë-thuhet në literaturën historike..Konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, më 1647, ka vërtetuar se “komitat e Atikës ishin të gjithë arvanitë” (shqiptarë-R.N.)

Atika...Shkencëtari francez Dela Gijeter, në një shkrim të vet konstaton se shqiptarët e Atikës janë kleftë të vendosur e të pamposhtur dhe senga 50 kleftë që luftojnë kundër Turqisë, 49 janë shqiptarë. Pë-rndryshe, kleftët e përgatitën revo-lucionin grek të v. 1821.Albanologu i shquar gjerman J. Falmerajer, në një letër të 11 shkurtit 1834, veç tjerash shkruan se “e tërë Atika është e populluar nga njerëz shqipfolës dhe në kryeqytet gjejmë njerëz që e dinë greqishten vetëm se u nevoitet” (Flaka, 19. Dhjetor 2003, artikulli nga profesor Petër Bartël)

Atika...  zonën e këtij vendi, për herë të parë u zgjodh deputet i Partisë Socialiste- PASOK, më 1981, arbëreshi Teodor Pangallos i Riu, ish minini

stër i Greqisë.

Athina. Emri i këtij qyteti lidhet me fjalën shqipe e thënë (Spiro Kondos “Shqiptarët dhe problemi pellazgjise”, Tiranë, 1964, f.270, 313, Aristidh Kola, Gjuha e perëndive, f.137, 139, 149, Dhimitër Pilika, Pellazgët, f.447, Mathieu Aref, Shqipëria f.23, Robert D’Angely, Enigma, f.116, 155,kurse në f. 205 shton se“Athina është vend shqiptar”. Mitat Frashëri në librin “Çësht

ja e Epirit, f.116, shton se sipas Pukëvelit, Athinën e kanë gjallëruar shqipta

rët. Shatobriani: Athina është vend shqiptar.

Athina...Pallati madhështor,,Zappion,,në hyrje të qytetit është vepër e milionerit  shqiptari Vangjel Zhapa nga Rumania,gjë që vlen edhe për  stadi

umin madhështor, Panathinaikos. Projekti për stadiumin olimpik të këtij qyteti iu besua Qemal Butkës”- thuhet në literaturën historike.

Athina,Muzeu Kombëtar. Mehdi Frashëri: tregohen fytyrat e heronjëve të luftës për pavarësinë greke...Kanë kostumin shqiptar, tregojnë fizionomi burrash të bukur. Të armatosur me pistoletë, me kordhë ose me jatagan, 80% janë shqiptarë: Xhavella, Boçari, Meksi, Kollokotroni, Mjauli edhe Bubu

lina, etj”. Në këtë Muze,ndodhet..edhe tabloja e Bajronit me kostum shqiptar të cilin e mbajti veshur gjatë gjithë shtegtimeve të tij.Më pas Medi Frashëri, konkludon se “Gjaku i ri shqiptar rilindi Greqinë e Re”.Prandaj, nuk ishte e rastit që Greqia në histori njihet edhe si Shqipëri e Re.

Bellkameni. Për shqiptarët e këtij fshati, të shpërngulur në Rumani, thuhet se “janë bijtë e vërtetë të Akilit, ngase nga do që janë të shpërndarë, përhapin rrezet e zjarta të mëmëdhesë së tyre si një diell që gjallëron pas një fortune shkretëruese...Janë gjithnjë shpirt­mëdhenj dhe të begatshëm në punë, me ndihmën e tyre mund të bëjmë më shumë degë të shoqërisë në Vllahi, një në Braillë etj.”

Delfi. Sipas Aristid Kolës, emri i këtij tempulli më të njohur në Greqi, i cili i është kushtuar Apolonit, djalit të Zeusit, ka të bëjë me fjalët shqipe del, hyn, sepse, njerëzit hynin e delnin, duke  shpënë në Delfi dhurata të shumta, me shpresë se Apoloni do t’i shpëtonte nga sëmundjet.

Delos. Emri i këtij ishulli grek, ka të bëjë me fjalën shqipe diell  (Mathieu Aref, “Shqipëria”, f.287, 333)

Durbali,Teqeja bektashiane. Sipas  Shahin Kolonjës, gjindej në një vend të mrekullueshëm piktoresk dhe gjeografik, në afërsi të hekurudhës, gjë që u mundësonte më shpesh ta vizitonin edhe të huajt, e të mos flasim për patri

otët shqiptarë të vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe ata të Maqedo

nisë.

Durbali,Teqeja... më tepër lulëzoi në kohën e Baba Muharremit, nga Gjiro

kastra”-shkruan Sh.Kolonja dhe shton se ,,Sa ishte gjallë ky baba100 shqiptarë shkonin e 200 vinin, 20-30 deshë therreshin në ditë. Atje mund të gjejë çdo ditë plot njerëz të varfër e të papunë atje hanin,atje flinine s’u thoshte njeri pse rrini e pse nuk shkoni...Teqeja pra, kishte hapur dyert për çdo njeri..,,. Kënga popullore thotë: “Të keqen o Durballi, me dervishët që nxjerr ti, ç’i dërgon në Shqipëri,bën shqiptarët bektashi”.

Edesa (Vodeni).Vjen nga fjla shqipe e desha. (shkrim në gazetën “Flaka”, 07.02.2004)Në këtë qytet, midis Manastirit dhe Selanikut, ka filluar embri

oni i parë i Maqedonisë antike (ilire). Sipas gazetës “Makedonsko sonce” të 08. 02.2000,Edesa ka qënë qytet i brigëve, (e, këta ishin ilirë).

Epiri.  Ka të bëjë me fjalën shqipe i epërm, shkruan E.Kocaqi.f.71 dhe shton se ,,Epirotët flisnin të njëjtën gjuhë me maqedonët,, kështu që, sipas saj, ata janë të një kombësie (f.72).Sipas disave, edhe emri i mbretit të famshëm të Epirit-Pirro, ka të bëjë me fjalën i epërm.

Hidra.Fillimi. Mitat Frashëri, në librin e tij Fati i Shqipërisë,f. 27,shkruan se ky ishull ishte thjesht shqiptar. Banorët e parë që filluan të banojnë dhe kri

jojnë kushte për jetesë, ishin dy vëllezër shqiptarë, Llazari dhe Zerva, më 1580. Pas tyre, erdhën edhe familje të tjera shqiptare, kështu që më 1823 u grumbulluan rreth 40.000 sish. Ishin lundërtarë të mrekullue-shëm, të njohur në histori, si zogj të detit. Demokkrati i madh grek, Adamant Korasisi,shqip

tarët e Hidrës i quan “argogonautë të rinj”, të cilët bënin udhëtime të gjata në portet e Italisë dhe Francës, dhe furnizonin popujt me grurë në kohën e zisë.

Hidra luftarake. Njihet si “Kështjella e parë e lirisë grekeNga shqiptarët e Hidrës ka lindur edhe marina tregëtare e ishujve.  Marinarët e saj janë krenaria dhe mbështetja e Greqisë,,. Familja e njohur Tombazi, me shpenzi

met e veta ka mbajtur 4 anije luftarake të cilat i vuri në shërbim të Revolucio

nit grek të vitit 1821, kundër pushtuesëve osmanë.

Hidra,pamja, virtytet. Një studiues i huaj ka shkruar: “Shqiptarët e Hidrës janë njerëz të bukur, të shkathët, me iniciativë, në përgjithësi, të çiltër dhe të sinqertë. Ata janë të rrëmbyer, por të ndershëm dhe i qëndrojnë besnik fjalës së dhënë…Natyra e tyre është pak krenare…

Hilendar. Këtë manastir të famshëm, sot në Greqi, e ka themeluar Sh

ën Stefani i Serbisë, me origjinë iliro-shqiptare. Gjoni, babai i Skënderbeut, siç thamë, i ka falur disa fshatra të rrethit të Dibrës, dhe atje qëndrojnë emrat e djemve të tij. Një vëlla i Skënderbeut u bë murg dhe vdiq në kishën e Hilen

darit. Atje u ngrit edhe një pirg (kullë) shqiptar,etj. Aty është gjetur piktura e Skënderbeut.

Katerina,Teqe bektashiane dhe Vinca.Në këtë vend, midis Selanikut dhe Kavallës, në drejtim të Turqisë, ka egzistuar një teqe e vjetër bektashiane,  në të cilën kanë vepruar mjaft figura të njohura shqiptare.Sot ka mbetur vetëm një objekt si gjurmë e rëndësishme e asaj kohë. Në Këtë qytet, më 1928, në moshën 37 vjeçare ka vdekur patrioti shqiptar, FejziVinca nga Veleshta e Strugës.Në Katerinë gjindet edhe varri i gjyshit të tij, nga e shoqja,Asip Qyra, me vajzën e të cilit, Latifen, ishte martuar në moshën 19 vjeçare.

Kavalla. Emri i këtij qyteti ka dalë nga ai i kalit të Lekës së Madh-Bukefalit, i cili,ka të bëjë me fjalën shqipe kalë i bukur. (Robert d’Angely, Enigma, f. 76 224, 225).Në një vend të lartë të këtij qyteti është ngritur përmendore madhështore e shqiptarit Mehmet Ali Pashës.

Korinti.Nga fjala shqipe  korr, me korr, me vjel, fitore.(Mathieu Aref,,Shqi

përia”, f.23). Thuhet se  emri Korint ka të bëjë me atë të nipit të Zeusit-Ko

rinti.

Kreta. Ka të bëjë me emrin shqip krye. Është vendlindja e Dardanit, stërgjy

shit të Trojës dhe Romës (E.Kocaqi, Roli…f.17) .Spiro Kondo, shton se “Banorët e Kretës së vjetër ishin shqiptarë”.Aristidh Kola në “Gjuhën e perëndive”, f.153 thekson se në statujën e Kretës, veshja e perëndeshës  ësh

të njëlloj me veshjet e grave të Shqipërisë së Veriut (Mirditë)”.

Larisa.Aristid Kola, në “Gjuha e perëndive”,f.213 shkruanse emri i këtij  vendi  ka të bëjë me fjalën shqipe lartësi.

Lojërat olimpike,flijime. Në “Flakën” e 10 gushtit, 2004,qendron shkrimi me titull “Gjashtë shqiptarë u flijuan për veprat olimpike”: “Astrit Koçi, 35 vjeç, Vangjel Imeri, 45 vjeç, Aleks Baçi, 32 vjeç, Dalip Doko, 51 vjeç, Sotir Ceka, 51 vjeç dhe Emilio Zoto, 22 vjeç.

Lojërat olimpike, moderne. Lojrat e vjetra  të cilat pushuan së mbajturi në shek. IV p.e.s, u përtrinë në Athinë në vitin 1898. Finansier i tyre ishte milijarderi shqiptar nga Bukuireshti Vangjel Zhapa. Prej atëhere, në çdo 4 vjet janë mbajtur në ndonjërin prej qyteteve të mëdha, përveç gjatë kohës së Luftës së I dhe II Botërore

Mikena. Emri i këtij vendi ka të bëjë me fjalët shqipe miq jena, jemi miq. (artikull në “Flaka”, 07. 2004)

Mileti. Robert D’Angely, në veprën e tij “Enigma”, f.101, shkruan se ky vend më parë quhej Lelegej, që do të thotë lelek, në kuptim i bardhë, i rasës së bardhë, i pellazgëve.

Morea, ky vend, në Greqinë e jugut, është emri i mëparshëm i Gadishullit Ballkanik. Në  shekullinXV, në More jetonin ekskluzivisht shqiptarët. E njo

hur është kënga“Moj e bukura More,, me të cilën  arbëreshët me vargje dhe melodi specifike, kujtojnënë me nostalgji varret që lanë në More, pas largimit të tyre në Itali...Kjo këngë ruhet në disa variante edhe sot dhe duket se është kënga më e popullarizuar te shqiptarët e Italisë. Naim Frashëri, ka shkruar: kush e bëri Morenë, gjithë shqiptarë qenë. S ishin shqiptarë Marko Suli, Xhavela e Mauli, Bubulina dhe Kanari, shqiptarë, bir shqiptari. Përn

dryshe,sipas një shënimi të v.1674, të gjithë kleftët(luftëtarë) e Moresë ishin Arvanitas.

Parnasi.Në këtë  mal ka jetuar Apoloni, perëndi ilire i muzikës dhe përkra

hës i artit. Aty ai ngriti objekte të bukura duke e shëndruar Parnasin në qytet të cilin e quajtën Delfi,ku u vendos edhe objekti fetar për lutjen e njerëzve.

Në Parnas  jetonin  edhe nëntë muzat që mbronin degë të ndryshme të artit të atëhershëm të trashëguar nga pellazgët. Prej aty vjen shprehja “T’i ngjitesh Parnasit” do me thënë të bëhesh poet.

Pella.Fshat  midis Manastirit dhe Selanikut, vendlindja e Lekës dhe ka të bëjë me emrin  pelë- konstaton E. Kocaqi,Roli.. f. 70 duke e argumentuar këtë me faktin se banorët e atij vendi mbanin kuaj. Aty ka një muze shumë të pasur me sende që kanë të bëjnë kryesisht me Lekën e Madh.

Pelloponezi. Emri i këtij vendi  ka  domethënie shqipe, ka dalë nga emri Pelopia, antare e familjes të Agamemnonit dhe Menelait. (Mathieu Aref, “Shqipëria”, f. 299). Sulltani, kokëçarje më të madhe kishte nga shqiptarët e Pelloponezit. Këta morrën pjesë edhe në luftën e Emanuuel Kantakuzinit kundër forcave osmane. Për t’i tërhequr dhe lidhur shqiptarët sa më ngushtë pas vetes së tij, Emanueli, mori emrin shqiptar Gjini, kurse e shoqja emrin shqiptar Kuqja.

Pirea. Në kampin e këtij vendi të Athinës, pas mbarimit të luftës ishin ven

dosur ballistët etj.të ikur nga regjimi komunist,midis të cilëve edhe babaj dhe xhaxhaj i autorit të këtij artikulli.

Qipri,emri. Linguisti i shquar Spiro Kondo, në veprën e tij, kushtuar pellazgëve, botuar në Tiranë më 1964, f.182, shkruan se emri Qipro rrjedh nga fjala shqipe bakërr që asocon edhe në kripë

Qipri,1534.Gjatë këtij viti këtu  kanë humbur jetën disa trashëgimtarë të familjes së Kastriotëve, gjegjësisht të Skënderbeut, duke luftuar kundër osmanëve.

Selaniku. Emri i këtij qyteti ka të bëjë me atë të motrës së Lekës së Madh Thesalonikës.Një objekt madhështor i Selanikut është pronë e Hasan Prish

tinës,i cili në këtë qytet gjeti vdekjhen më 1933 përmes një atentatit.

Teba.Këtë qytet në Greqi, e ka themeluar Kadmi ilir. (Mathieu Aref, “Shqi

përia”, f.109) Aty  solli nga Fenikia alfabetin-konstaton Kocaqi,f.33 dhe shto

n se,,Teba sot quhet Thiva dhe  flet aktualisht një shqipe  të pastër  që teba

nët e kan ruajtur nga gjuha pellazge.,,.

Troja. Herojt e kësaj lufte, të  të dy palëve të konfrotuara, ishin me origjinë të stërgjyshëve tanë. Qindra heroj të më vonshëm të cilët çliruan Greqinë nga zgjedha osmane, si dhe personalitete të kësaj kohe, siç është kryetari Pa

pulas, ish ministrja Bakojani (Nga nëna shqiptare) etj.i takojnë racës sonë.

Vergina (Kutlesh).Aty janë gjetur edhe shumë sende të tjera të cilat edhe sipas Hristo Andonovskit ishin sende ilire (H. A.,fejton i tij i botuar në“Nova Makedonija” 11.01.1991, f. 17).

Ps.Prania iliro-shqiptare në Greqi, dëshmohet edhe përmes qindra vendeve të tjera me fjalë shqipe.

 

Veçova

 

Emri Greqi ka të bëjë me fjalën shqipe gra, grua  (M. Aref,Miknët...f, 55,56 dhe 400. Aristid Kola, në gazetën “Kombi”, Njujork,1997, f.4 dhe 95,. Në librin e tij “Arvanitasit dhe preardhja e grekëve,f.169, shkruan se Greqia, një kohë quhej edhe Shqipëria e Re. Robert D’Angely: “ E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip”.Lamartini dhe ca të tjerë që e kanë vizituar Greqinë e asaj kohe, të gjithë, pa përjashtim, kanë shkruar se ajo (Greqia - R.N.) duhet të cilësohet si Shqipëri”. (Enigma,f.213)

Zeusi. I njohur si ,,Baba,, i perëndive, ishte perëndi ilire (Historia e po

pullit shqiptar,Prishtinë,1969,f.102).Atë, ne shqiptarët e quajmë Zot-shkruan M.Aref në ,,Mikenët...f.214 ku shton se shqiptarët janë ,,bijt e Zeusit, ose,,bijt e shqiponjës,,.Heroi më i madh i botës-Akili, kishte të njëjtën origjinë, gjë që e dëshmon edhe emri i tij që,sipas Xhorxh F.Viljams, ka të bëjë me fjalën shqipe qiell, kurse  Robert d,Angelu e lidh me fjalën shqipe  i lehtë (Enigma,168).Odiseu i famshëm, kishte origjinë ilire (Ljubomir Doma

zetoviq, Antiçka Makedonija, Beograd,2002,f.111)gjë që e dëshmon edhe emri i tij me fjalën shqipe udhëtar  (M.Aref,Shqipëria...f. 366).

Gjuha greke.Robert D’Angely, në “Enigma”, thekson se nga gjuha pellazge ose shqipe lindi greqishtja e vjetër, prandaj plot fjalë greke kanë rrënjë shqipe. Edhe alfabeti grek u krijua pas modelit të shkronjave që solli Kadmi ilir nga Fenikia (f.30,112-113).

Leka i Madh dhe Aristoteli. Kishin  origjinë ilire. Për të parin dihet, kurse për të dytin,veç të tjerëve shkruan edhe  shkencëtari amerikan Serget Daucet (Fakti,17.I.2004-Halil Hyseni)

 

 

Italia,vende me elemente iliro-shqiptare

 

Alba. Qytet në Itali, i krijuar nga dardanët ilirë, gjegjësisht nga Ene Darda

nidi,djali Afërditës, pas largimit nga Troja...(Elena Kocaqi,Albanët, Plejad, 2008, f.8.).Një pjesë e tyre, më vonëkishin shkuar në Kaukazin Lindor pradaj vendi i tyre i ri u quajt Albania, gjë të cilën disa albanofobë e shfrytëzojnë për të thënë se shqiptarët janë nga Kaukazi,etj.

Ankona.Autor i statujave të lozhës së tregëtarëve të këtij qyteti të Italisë është arkitekti dhe piktori i njohur shqiptar-Aleksi Andrea i shekullit XV.

Bergama. Në këtë qytet, pas pushtimit të Shqipërisë nga Turqia, emigroi familja shqiptare Albani nga e cila dolën mjaft personalitete të shquara në Romë, papë, kardinalë etj.

Brindizi. Emri i këtij qyteti ka të bëjë me  fjalët shqipe bri dhie (dashi)-Ma

thea Aref, Shqipëëria...285 dhe Robert d.Angelu,Enigma..169).Këtu ka je

tuar djali i Skenderbeut-Gjoni.

Galiano. Kjo kështjellë i ishte dhuruar Donikës, bashkëshortes të Sken

derbeut, nga ana e Federiko i Arigonës, në shenjë respekti e falenderimi për tërë atë që kishte bërë heroi ynë kombëtar në Itali.

Garafa. Ky vend ka qenë i shkretë dhe pa njerës. Mirëpo, një njeri i quajtur Garafa ua dha arbëreshëve  nga vende të tjera me kusht që  ta shfrytëzojnë dhe ta quajnë me emrin e tij.Ashtu edhe ndodhi...(Emision  tv. në gj.shqipe-2,Shkup,20. 4.2007)

Grumo,1944.Në këtë Kamp,në nëntor, ishin vendosur Ballistët më të dalluar të Shqipërisë,të cilit u larguan nga Atdheu, për të mos rënë në duart e komunistëve.

Gjenova,1911. Gjatë këtij viti, nga ana e organizatave humanitare dhe nga simpatizantët e kryengritjes shqiptare të atij viti, ishte dërguar në Triepsh të Malit të Zi një ambulancë për nevojat e emigrantëve shqiptarë, të shkuar në atë vend-njofton Gjon Nikprelaj në librin e tij Kryengritja e Malësisë.

Hora.Për këtë fshat me popullsi arbëreshe në Italinë jugore, në literaturën historike thuhet se “prej pesë shekujsh bën jetë të dyfishtë: flet dy gjuhë-arbërisht e italisht, në jetën e përditshme praktikon dy tradita-atë arbëreshe dhe italiane,këndon rapsoditë me lahutë ashtu si dhe dëgjon grupet e njohura të muzikës së lehtë italiane…Italiaanët në Horë janë thjesht të huaj dhe shqiponja me dy koka e Skenderbeut janë simbolet e tyre.

Italia.emri. E ka marrë nga Itali,mbret i një fisi ilir.i cili rridhte nga familja e ngushtë e Odiseut, me origjine ilire. Mjaft personalitete të shquar të kultu

rës etj të këtij shteti kanë origjinë iliro-shqiptare, siç është edhe Gariballdi që bashkoi dhe çliroi Italinë,

Katanxaros. Zotër të  kësaj province, një kohë, kanë qenë edhe dy djemtë e Dimitër Rërës, udhëheqësit të shquar ushtarak të kohës së Skënderbeut, i cili bashkë me ta, në një rast e shpëtoi nga vdekja mbretin e Napolit-Alfonsin dhe ky, të tre, në shenjë respekti dhe falenderimi i bëri zotër të disa krahina

ve të Italisë, si që ishte edhe vendi i lartpërmendur

Korzika.Emri i këtij ishulli ka të bëjë me fjalët shqipe Gur i Zi, gjë që dëshmohet edhe me faktin se një vend i Korzikës mban emrin në fjalë “Gur i Zi”. Në këtë ishull ka dhe plot gjurma të tjera të elementit iliro-shqiptar. Në enciklopedinë elektronike,qëndron shkrimi ku thuhet se Napoleon Bonaparta e ka ditur që shqiptarët dhe korsikanët kanë zakone të përbashkëta në lidh

je me besën, hakmarrjen, mikëpritjen, etj.

Napoli.Sipas Koçe Stojmenovit, emri Neapol ka të bëjë me fjalë që ka rrënjë shqipe. (“Makedonsko sonce”, nr. 263, f. 35-R.N.)

Orbini.Në këtë qytet ka jetuar familja shqiptare-Albani,nga e cila kanë dalë disa papë, kardinalë, etj.

Otranto. Në këtë qytet, më 1481, shqiptarët kryesisht nga zona e Vlorës, luftuan trimërisht, kundër forcave osmane, duke e shpëtuar në këtë mënyrë Gadishullin Italik nga pushtimi osman-thuhet në literaturën historike.

Padova, ilire. Këtë qytet të Italisë, e kanë ndërtuar venetët (të trungut ilir-R.N).Që ndërtuesit ishin venetët shkruan edhe Tashko D. Bellçev në librin e vet, Makedonija, 4000 godini…f.90). Ekziston edhe shënimi se këtë qytet e ka themeluar një këshilltar i mbretit të Trojës, Prijamit.

Piza. Këtë qytet,e kanë themeluar ilirët, prandaj edhe jo rastësisht më parë quhej Tautana, aludim ndaj Teutës. Në një faqe interneti është evidentuar Shoqata Shqiptare Dea e këtij qyteti, etj.

Rexhemiles dhe  Rexho-Emilija. Në këto  kampe të  e përqendrimi,  një ko

hë kanë qendruar një grup prej 650 ballistësh etj., të ikur nga Shqipëria për t’i shpëtuar ndjekjeve komuniste. (“Fakti”, 17 korrik, 2006, autor: Sevdali Demiri)

Roma.Themelues të saj ishin Romuli dhe Rema, me origjinë ilire, gjë që e dëshmon edhe emri Romul që ka të bëjë me fjalën shqipe rrumbullak (M. Aref,Shqipëria..f.290)Prof. dr. Agim Shehu dhe prof.as.dr.Pal Nikolla,në librin e tyre “Historia e hartografise shqiptare”,Tiranë, 200101,f.12, shkru

ajnë se “Iliria i dha Romës 24 perandorë, shumica meorigjinë dardane”.

Roma,Egnatia,Via Egnatia. Emri i kësaj  rruge të njohur romake, ka të bëjë me fjalën shqipe e gjatë (Matheu Aref, Shqipëria..f.81.)

Roma,1949.   7 korrik, në këtë qytet ishte formuar Komiteti “Shqipëria e Lirë”kundër komunizmit në Shqipëri.

Santa Maria De Leuca. Kamp në  Italinë jugore, fshat turistik,në të cilin  gjatë muajit janar, 1945, kishin qëndruar ballistët më të dalluar të Shqipërisë, të cilët lëshuan atdheun për të mos rënë në duartë e Komunistëve.

Sicilia, emri.Ka të bëjë me fjalët shqipe si kali (Robert D’ Angely,“Enigma,,

f.169,195).

Shën Marku i Romës. Në këtë bazilikë gjindet vari i Lekës së Madh, të sje

llë aty nga Aleksandria-shkruan  Musa Ahmeti,nga Roma,  në “Faktin” e  4 korrikut, 2006.

Tarent(Tarentum).Këtë vend, gjatë vitit 1461 e ka çliruar nga armiqtë e mbretit Ferdinand të Napolit, Skënderbeu. (“Fakti”, 23 nëntor, 2006, autor: dr.Nebi Dervishi)

Toskana.,,Gjuha e toskëve është   gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe gjuha e To

skanës... është gjuha zyrtare e Italisë,,-konstaton E.Kocaqi, te Roli..f.46.

Vatikani. Në krye kanë qendruar  pesë papë,etj.

Venediku,Venecia, qytet në Itali, i ndërtuar në 118 ishuj dhe 177 kanale me 400 ura, i ngritur nga venetët ilirë, gjë të cilën e dëshmon edhe vetë emri  Venedik, i cili, sipas  Mateja Aref, (Shqipëria..f.532) ka të bëjë me fjalën shqip vend.

Venediku, Shkolla e shqiptarëve. E themeluar rreth viteve 1500-1504 nga të mërguarit shqiptarë dhe është një nga istitucionet arsimore më të vjetra shqiptare jashtë vendit.

 

Kroacia.Vende me elemente iliro-shqiptare

 

Arbanasi, Arbneshi. Ky fshat në afërsi të Zarës, është formuar në gjysmën e parë të shekullit XVIII nga shqiptarët, të cilët nga një shkretëtirë, e shën

druan në fushë të pasur me çdo lloj prodhimesh bujqësore, etj.

Arbanasi,Figura.Nga gjiri i banorëve të këtij vendi,veç të tjerëve, kanë dalë Augustin Stipçeviqi, shkrimtar me renome evropiane,Ivo Popoviqi, një ndër tre zëvëndësit që ka nënshkruar aktet mbretërore të Mbretërisë së SKS-së.

Arbanasi, Figura.. Josip Gjergja, ambasador në disa shtete dhe në OKB, nënkryetar i Kuvendit Federativ të RSFJ-së,anëtarët e familjes të poetit të shquar Shime Deshpallit, të cilët edhe sot e kësaj dite, dominojnë në skenën muzikore të Zagrebit dhe të Kroacisë,në përgjithësi,

Arbanasi, Figura... Shime Duka, me dy doktorata, një kohë të gjatë sekretar i arkivave të Vatikanit,Kruno Kërstiqi, një ndërnjohësit më të mirë të histo

risë së filozofisë kroate, një nga shtyllat kryesore në Entin leksikografik të Mirosllav Kërlezhës,etj.

Dalmacia. Nga fjala shqipe  dele, për shkak të fiseve të para të këtij vendi të Kroacisë-dalmatët.Në literaturën historike thuhet se Dallmacia hyn në territorin që quhet “Zemër e tokës Ilire(Aleksandër Stipçeviç, “Ilirët,, Pri

shtinë, 1967, f.19).

Delmini dhe Klishi. I pari ka qenë kryeqendra e fiseve ilire-dalmatëve, kurse në Klish të Dalmacisë, më 1534, kanë humbur jetën disa trashëgimtarë të familjes së Kastriotëve, gjegjësisht të Skënderbeut, duke luftuar kundër osmanëve.

Hërtovci. Gjatë vitit 1773, në këtë fshat u ngrit kisha dhe shkolla, ku prediki

met mbaheshin edhe në gjuhën shqipe, pos asaj gjermane. Hërtovci më vonë mbeti në anën e Serbisë.

Knini i Dallmacisë.Në juglindje të këtij vendi gjendet një fushë me emrin Kosovë, nëpër të cilën kalon lumi Kosovnica.

Osjek.Në këtë qytet kishte  një institucion për shkollimin e priftinjëve shqi

ptarë që do të shërbenin në fshatrat e banuara me popullatë shqiptare, Hërtovci dhe Nikinci ku gjetën strehë 160 familje shqiptare.

Osjek...Në këtë shkollë mësimet i vijuan mjaft ipeshkv nga Ipeshkvia e Shkupit.Nga kjo Ipeshkvi ishte edhe mësimdhënësi i gjuhës shqipe Pavli Sogagni.Pra,predikimet në kishë mbaheshin në gjuhën shqipe.Në Osjek ki

shin shkuar edhe disa familje ortokse shqiptare nga Shkupi dhe rrethina, si p.sh. Nerezi dhe lugina e Dërvenit, etj.

Peleshaci,Tempull ilir.Në këtë ishul, arkeologët zbuluan tempullin në fjalë që është zbulim i parë i këtij lloji, i kultit ilir në Kroaci,gjegjësisht, zbulim arkeologjik senzacional. Arkeologët dhe studiuesit janë të mendimit se Tem

pulli në fjalë, ka shërbyer që nga koha e Lekës së Madh.

Pulla(Pulje). Në në këtë vend, një kohë ka qendruar Skënderbeu, si dhe aty është gjetur piktura e Onufër Neokastritit.

Raguza, emri. Ky emër i vjetër i Dubrovnikut, ka të bëjë me fjalën shqipe rush. (“Gjuha shqipe”, I, Prishtinë,1987, f.78,autor: Mehmet Halimi)

Spliti. Me emrin e këtij qyteti është i lidhur ngushtë Diokleciani ilir dhe Pa

llati tij i famshëm.

Stanja e Dallmacisë.Në këtë fshat, më 1353 ishte hapur një shkollë në gjuhën shqipe

Shën Katerinae Dallmacisë. Kjo kishëzë e njohur e Sebenikut (Shibenik), është vepër e arkitektit dhe skluptorit të shquar Andrea Aleksi i shek. XV, nga Durrësi.

 

 

Mali i ZI. Vende me elemente iliro-shqiptare

 

Cetinjë. Aty gjindet varri i kokës së Kara Mahmut Pashë Bushatliut shko

dranit, si dhe e Ivan Cërnoeviqit, burrit të motrës së Skënderbeut, Marës.

Dioklea. Ky emër i vjetër i Malit të Zi, ka të bëjë me dokleatët ilirë.

Medeoni.Qytet i fortifikuar ilir i labeatëve, pranë Medunit të sotëm në Mal të Zi.Aty u strehua familja e mbretit ilir-Gentit, ku u zu rob nga romakët.

Nikshiqi. Në vitet 1878-1895, nga ky vend ishin shpërngulur 400 familje shqiptare me rreth 2.000 veta dhe aty u vendos popullsisa malazeze.(Fakti,26 maj, 2006- Hiqmet Kica)

Podgorica, 1786. Gjatë këtij viti, feudali shqiptar, Mahmud Pashë Busha

tli,organizoi aty një mbledhje me krerë të popujve të ndryshëm me qëllim të vinte deri te lufta e përbashkët kundër pushtuesve osmanë. ,,Në Podgoricë krijohet bashkimi i prijësve shqiptarë, maliazezë dhe boshnjakë i njohur si ,,Konfederatë ilire,,-shkruan Mateja Aref.Shqipëria,186.

Podgorica, 1880. Gjatë këtij viti, në këtë qytet dhe në Tuz,ishin përqendruar 5.000 luftëtarë shqiptarë, të cilët i thyen forcat e Malit të Zi duke mbrojtur në këtë mënyrë Hotin dhe Grudën nga aneksimi i Malit të Zi.

Podgorica,1911.Në qershor të vitit në fjalë, me inicijativën e Komitetit Shqiptar të këtij qyteti, ishte organizuar Mbledhja historike në Gërçë ose Greçë, e njohur edhe si Kuvend i Përgjithshëm i krerëve shqiptar, në të cilin u formuluan 12 kërkesa të paraqitura përmes një memorándum (“Libër i Kuq”),qeverisë turke.

Podgorica,1911, gratë. Gjatë kryngritjes të këti viti, gratë shqiptare, të gr

mbulluara në këtë qytet, treguar guxim të madh kundër pushtetit osman.“Ato kërkonin prej  mikeshës së shqiptarëve M.E. Durham që t’i furnizonte me armë e të viheshin përkrah burrave për shpëtimin e atdheut”-thuhet në “Faktin” e 14 gushtit, 2006, nga autor dr. Ramiz Abdyli.

Ulqini,emri. Emri Ulqin ka të bëjë me fjalën shqipe ujk,

 

Maqedonia. Vende et. me elemente iliro-shqiptare

 

Albanica e Berovës. Për këtë  vend, me emër të pastër shqip, afër qytetit në fjalë, në Maqedoninë Li ndore, në literaturën historike, thuhet se për nga bukuria, njihet si “parajs i vërtetë”,ose “Mekë turistike,, etj.

Arnaut Xhamija.Vend në Prilep.

“Arnautmale”.Lagje në Manastir, në të cilën, para largimit në Turqi, dominonte popullata shqiptare.

“Arnautska cërkva”, kishë që ndodhet në kalanë historike të Tetovës.

Asamati i Prespës.Në literaturën historike thuhet se “emri  i topikut Asamat mund të afrohet dhe me një tog emrash gjeografike të botës ilire si:Asamon, Asamun, Asamo-stacion në veri të Epidaurum”etj.(“Fakti”,12qershor, 2004).

Astibo, emri i Shtipit të sotëm, i themeluar nga fiset ilire peonët. Se Peonët janë fise ilire, veç tjersh,theksohet edhe në Fjalo rin enciklopedik shqiptar

3.f.1914

Bardovca e Shkupit.Fshat, që ka të bëjë me fjalën shqipe i bardhë

Berova.Sundues i parë i këtij ven

di të Maqedonisë Lindore, ka qenë Beri,i fiseve ilire–Brigëve.Ai njihe

t edhe si djalë i Makedonit ose nip i Zeusit, që të dy këta me origjinë ili

re.

,,Bigorski Manastir,,(Manastiri i Mbigurit),në rrethin e Dibrës. I ndërtuar në shekullin XI nga ana e një arbëreshi..Në të ka mjaft gjurma shqiptare, midis të cilave edhe dy shqiponja të aplikuara në murin e veriut të Kishës, nga jashtë.Këtu gjejmë edhe disa emra të traditës shqiptare si dhurues të Manastirit: Gega, Gjurkë, Gjetaj, Progon, Muzaka, Gjrgj, etj. Përndryshe, ikonostasi i këtij Manastiri është ndër më të bukurit në Maqedoni. Këtë e gdh-ëndi Pjetër Filipi, siç duket shqiptar nga fshati Gajre, me tajfën e vet. Kryqi i madhi këtij manastiri, është bërë në Elbasan.

Bor,mal në Maqedoni, nga fjala shqipe borë (M.Aref,Shqipëria... Tira

në, 2007, f. 528)

Borina e Krushevës. Emri i këtij fshati ka të bëjë me fjalën shqipe brina.

Bosqe i Gostivarit. Emri i këtij fshati, sipas dr.Mustafa Ibrahimit, ka të bëjë me emrat shqipe Bozo, Bezo.

Bozopan. Emri i këtij fshati të Prilepit ose Krushevës Bozovca e anës së Tetovës, Bozdoqan, rreth i Velesit dhe Bozqe nga ana e Gostivarit, rrënjët i kanë te emrat shqipe Bozo, Bezo. (Konkludim i dr. Mustafa Ibrahimit, në “Zërin e Pellago-nisë” të 7 nëndorit, 2002).

Capari i Manastirit (nga fjala shqipe cap ose ca pare)

Desova e Krushevës, emri dhe  numri. Emri I këtij fshati ka të bë-jë me fjalën shqipe dash, sipas em-rit të fiseve ilire-Dasaretëvet.

Dojrani. Liqeni i Dojranit, më parë quhej Liqeni i Peonëve (ilirë-R.N).

Dragori i Manastirit. Shkencëtari M. Pavlloviq, emrin e këtij lumi, rrëzë të cilit gjindet objekti i Kong-resit të Alfabetit shqiptar, e nxjerr nga fjala shqipe dragua, figurë mitologjike shqiptare.(“Zëri i Pellagonisë”, janar 20

04).

Drini i Strugës. Dhimitër Pilika, në librin e tij “Pellazgët...”, f.385, shkruan se emri i këtij lumi ka të bëjë me fjalën shqipe dryni.

Dushkoeci i Pellagonisë. Sipas M. Pavlloviqit, emri i këtij vendi që gjindet te fshati Makovë në regionine Pellagonisë, i ka rrënjët te fjala shqipe dushkë, ndërsa sipas EqremÇabejit, te fjala dru.

Emathia.Emri i parë i Maqedonisë, me rrënjë shqipe-e madhe (Matej Aref, 65, Sami Frashëri,  Vepra, 7, Rilindja, Prishtinë, 1984, f.39.) Fan Noli, në Historinë e Skenderbeut, botimi 1921, f.50-51, thotë se Emathia është Mati në Shqipëri, kurse sipas disa shënimeve të tjera edhe Matiçani dhe Matka në Maqedoninë e sotme kanë të bëjë me fjalën Emathia.

Gostivari, emri. Për emrin e këtij qyteti ka disa varijante, por, sipas pub

licistit Sh. Kaso  më e kapshme është ajo që ka të bëjë me fjalitë  Gocë Tivari”, duke u mbështetur në faktin që dikur në këto anë ka qendruar nje vajzë nga qyteti në fjalë. (Flaka,16.01.2001)

Gjinovica e Gostivarit, emri. Ka të bëjë me fjalët shqipe gjon dhe vica, pra është toponim kuptimplotë iliro–romak, thuhet në literaturën historike.

Gjol. Me këtë emër quhet liqeni artificial ose këneta në Maqedoninë Lindore.

Kaleni i Prilepit.Fshat në juglind-je të qytetit në fjalë, formuar mbi bazë të antroponimit shqiptar Ka-len, prej të cilit dalin edhe patroni-met e këtilla si Kaleshat emra familjesh në Tuhin dhe në Prapadisht të Kërçovës, Kalenxhejt (Garanë) e Kalajxhiajt (Zajas).

Lera e Manastirit. Emri i këtij fshati ka të bëjë me fjalën shqipe lërë , vend i lagët, baltë

Lumnica.Emri i këtij vendi,rrjedhëe djathtë e Vardarit të Gjevgjelisë, kuptohet vetvetiu.

Makova e Pellagonisë. Emri i këtij fshati ka rrënjë iliro-shqiptare.

Murgashova e Pellagonisë. Emri i këtij fshati, i cili sot nuk egsiston fare, përveç një xhamie të shkatëruar, ka të bëjë me fjalën shqipe murg.

Ohri.Zotër të këtij qyteti gjatë shekullit 13 dhe 14 kanë qenë tre princër shqiptarë të cilët aty,veç tjerash ngritën disa kisha të cilat për atë kohë ishin institucione shumë të rëndësishme kulturo-arësimore etj.

Peonia.Peonët kanë jetuar në Maqedoninë Lindore, me kryeqendër-Shtipin e sotëm, ose Gjevgjeli në afërsi të së cilës është gjetur statua e perëndeshës ilire Afërdita, kurse në vitet 1922, 1927 dhe 1937 një sasi florish, pronë e peonëve. (“Makedonija”, revistë e ilustruar, nr.52)

Prespa, emri.Në një shkrim të “Faktit” të 12 qershorit, 2004, thuhet“Një antroponim i tillë përmbahetdhe te mbiemri familjar shqiptar Prestreshi, në Kosovë dhe te topiku Preshevë, nga Pres, Presh dhe sufiksës-evo(eve).

Prilepi, vend ilir..Shkencëtri tjetër bullgar, G. Trajçev, në librin e tij, me të njëjtën e mër si i pari, botuar në të njëjin qytet, më 1925, f. 2, shton se e shtuquajtura Kulla e kral Markos, mbi Prilep, rrjedh nga koha e Ilirëve dhe Thrakëve (dr. M. Ibrahimi, ibid. f. 13). Edhe dr. Jovan Haxhi Vasileviq, në librin e tij kushtuar Prilepit dhe rrethinës, Beograd, 1902, f. 183, thotë se,,Shqiptarët jetonin në kohën eThrakëve dhe Ilirëve dhe se Prilepin në v.1230 car Borisi i Bullgarisë e rrëmbeu nga Epirotët (dr. Ibrahimi, ibid, f. 16)

Prilepi, gjurma shqiptare.Një kullosë kodrinore në Prilep quhet Arnaut Arbanasi,një  lagje mban emrin Mahalla, kurse një çesmë quhet  Ruklec,të cilën  M. Pavlloviq  e nxjerr nga fjala shqipe rrugë. (“Zëri i Pellagonisë”, ja

nar 2004, dr. Mustafa Ibrahimi)

Resnja,emri. Në“Faktin”e 12 qershorit, 2004, theksohet se “mbi bazën e këtij ermri qendron një emër vetjak Res, Reso, Resan, i njohur në fjalorin antroponomastik shqiptar edhe si mbiemër familjar: Restelica, Reshani (Kosovë), Reshpja (Shqipëri)”,etj.

Struga, emri. Dr. Nebi Dervishi, shkruan se A. Milladinov, emrin e këtij qy

teti e nxjer nga ilirishtja.

Sharri. Emri i këtij vendi ka rrënjë shqipe ( Lajm, 15 tetor, 2009-Abedin Krosi)

Shkupi,nën iliro-shqiptarët. Studiuesi kroat, Petar Skok, kosntaton se “fjala shqiptar vjen pikërisht nga emri i Skupit (Shkupit)-“Fakti,2 dhjetor, 2006, autor: dr. Ramiz Abdyli. Ky qytet është formuar në gjysmën e parë të shek. IV p.e.r. në anën e majtë të lumit Vardar nga dardarët ilirë, pra ka qenë në duart e tyre, kryeqendër e Dardanisë.

Shurlenci i Prespës. Emri i këtij fshati ka dalë nga fjala shqipe shur, rranë, etj.

Trebisht, Trebenisht. Fshatra në trevën e Dibrës dhe Ohrit, të cilat kanë të bëjnë me fjalët shqipe tre banime.

Vardar, toponim iliro-shqiptar. Vetë emri i tij  ka  të bëjë me fjalën shqi

pe i bardhë. (shkrim i dr. Qemal Muratit, në gazetën “Tribuna-Sh”, 1 gusht, 1993, f.10, shkrimi i mr. Mehmet Halimi, në librin “Shqiptarët e Maqedo

nisë”, Shkup, 1994, f.92  si dhe Abedin Krosi në gzetën Laja, 15 tetor 2009. Emri i vjetër i Vardarit ka qenë Aksij, Aksios, toponim që ka të bëjë me penestët  ilirë të cilët këtë lum e konsideronin për Zot të lumenjëve

Velezi, emri. Sipas një shënimit, burimin e të cilit s’e kam evidentuar dot, emri i vjetër i këtij qyteti-Bylazora,  ka të bëjë me fjalën shqipe bylezik, gjë që  ndoshta mund të dëshmohet edhe me pozitën e këtij qyteti?

 

Rezime

 

Si figura më kryesore iliro-shqiptare  që kanë afirmuar emrin e Maqedonisë, janë Justinijani, mbreti Samoil, tre princët e shek.13 dhe 14 që zotronin  me Ohrin, Skenderbeu me betejat e tij legjendare, Pitu Guli, figura legjendare e Krushevës,Nijazi be Resnja që shpalli Hyrjetin e v.1908 në Manastir, Milton Manaqi, kamermani më i njohur në Ballkan, Parashqeva Qiriazi, e vetmja femër në Konferencën e Paqes në Paris si dhe dy nobeliswtët e vetëm nga ky vend, sidomos  Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si ,,Nënë e tërë botës,,. Në afirmi

min e Maqedonisë e sidomos të Manastirit, rol të madh lojti edhe Shtypshk

ronja   universale shqiptare e Manastirit  e v. 1909,sepse nga ajo  nga  dolën 300.000 tekste në 13 gjuhë që disperzoheshin në tërë botën, bashkë me emrin e këtij qyteti etj.Shkurt:Nga Leka i Madh  doli emri Maqedoni dhe ka domethënie shqipe, kurse nga emnaku dhe stërnipi i tij-Skenderbeu, mbeti i gjallë emri i këtij vendi,sepse pas vdekjes së Lekës, Maqedonia antike  u nda në disa pjesë me emra të tjera dhe  si i tillë filloi të zbehet,por për fat, në skenën historike paraqitet heroi ynë kombëtar i cili, edhe sipas Aleksandar Matkovskit, e riafirmoi,për të mos thën e ringjalli emrin Maqedoni.

 

Rumania. Figura dhe vende me elemente shqiptare

 

Trajani, perandor romak me origjinë ilire i vendosi bazat e para ekonomike

Ekonomike të këtij vendi,duke shpënë atjerë ilirë të përsosur për nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve etj.

Elena Gjika,  ishte femra më e emancipuar e asaj periudhe.

Konstantin Veqilharxhi, Kryetar i parë i Braillës.

Konstandin Hristos, nga Kosova,gjatë një beteje që u zhvillua në Benesht, të këtij shteti, ia kishte shpëtuar jetën Petraqe Poenarusë,ilu minist i i njohur rumun.

Besarabia (Moldavia) ka të bëjë me sintagmën ,,Besa’’konstaton Baki Yme

ri, në gazetën  Flaka, 22. 2.2002.

Vasil Lupi (Ujku) i shek. XVII ishte zot i Moldavisë.

Barbu Shtirbei, më 1608 ngriti  manastirin e njohur si Çernika e Rumanisë

Bukureshti,emri. Mathieu Aref, në librin e tij “Shqipëria”,f.286, emrin e këtij qyteti e lidh me fjalët i bukur është, qytet më i bukur. Shkrimtari i shqu

ar Lazgush Poradeci ka shkruar se Bukureshti “mban emrin më bujar të të folurit shqip”, kurse Komiteti Korçar i Bukureshtit,“paraqet lulen më të bukur të Shqipërisë.

Bukuresht,ngjarje kronologjike: Më 1821,Todor Vlladimiresku, udhëheqë

si  kryengritës, me 25 shqiptarë,hyri aty dhe dha signalin e parë për fillimin e Kryengritjes. Më 1888, multimilionerit shqiptar, Vangjel Zhapa,mundëson  ngritjen e objektit Ateneu Rumun, ndër më të bukurit në atë qytet dhe më gjerë. Më 1892 hapet  Shkolla Normale, shqipe-rumune, ato vite edhe Kisha shqiptare Në atë shollë  kanë mësuar: Dervish Hima,Jashar Erebara, Shahin Kolonja, Mihal Grameno, Asdreni etj.Më 1912, në hotelin “Kontinental.  u mbajt konsultimi që kishte të bëjë me Pavarsinë e Shqipërisë. Më 2006, vendoset busti i Naim Frashërit.

Vllahia. Emri i këtij vendi,pra dhe]i fjalës vlleh, rrënjët i ka te fjala vëlla. (Robert D’Angely, “Enigma”, f.255) Në krye të këtij vendi, një kohë kanë qenë Aleksandër Gjika dhe Gjon Gjika, me origjinë shqiptare,etj.

 

 

Turqia.Vende me elemente shqiptare

 

Alltëntash, fshat në Turqi, i cili,sipas disa shënimeve të mëparshme, ka qënë i banuar me shqiptarë të shpërngulur nga Ish Jugosllavia kryesisht në vitet 1953-1956, në kohën e Rankoviqit.

Anadolli.Sipas disa shënime emri i këtij vendi ka të bëjë me fjalët shqipe   ana e dollinjëve. Një kryeministër shqiptar ,këtë vend  ia bashkangjiti Tur

qisë (E.Kocaqi..Roli..222) Me urdhërin e sulltanit, në këtë vend ishin shpër

ngulur mjaft shqiptarë nga Ohri të cilët mbanin anën e Skënderbeut, pas largimit të tij nga Turqia.Në vendin Qytahi të Anadollit ka qënë i internuar edhe  Ismail Qemali.  burgun Balikser të këtij qyteti  janë dergjur mjaft shqiptarë, midis të cilëve edhe Abdyl Frashëri, plot dy vjet, gjatë Lidhjes së Prizrenit.Zot në Vilajetin e Sansumit të Anadollit një kohë ka qenë Mehdi Frashëri.

Ankaraja (Angora emëparshme) Një xhami moderne të këtij qyteti, e ka ndërtuar me para të veta një argjendar i pasur shqiptar nga Kosova (Fakti, 7 maj 2000) kurse bashkëatdhetari i tij, Mehmet Fuat Qypërliu, më 1958, themeloi Shoqatën për kërkime folklorike.Në lindje të këtij qyteti, gjindej Teqeja bektashiane e Haxhi Bektashit, të cilën e mbylli Qemal Ataturku.

Bollu (Bejoll?).Në këtë vend pyjor dhe baritor,gjatë vitit 1884, për vali ishte emëruar Ismail Qemali.

Bursë.Vali,i këtij  vendi, një kohë, ka qenë  Mustafa Abduhalik Renda nga Janina, bashkëpunëtor i Qemal Atatukut.Aty ka jetuar edhe Abdyl Haqim Dogani i Gostivarit etj

Çalldirani. Në literaturën historike, thuhet se  në një  betejë të  këtij vendi

më 1514 kundër iranijanëve muhamedenë shiitë, janë vrarë mëse 20.000 shqiptarë, kryesisht nga Kosova,komanduar  nga Sadreazemi (kryetar i qeverisë), shqiptari nga Peja, Ahmet Dukagjini...”.

Dardanelët. Emri i këtij vendi, ka të bëjë me dardanët ilirë dhe me fjalën shqipe dardhë. E kanë themeluar dardanët ilirë dhe ka të bëjë me mbretin mitologjik Dardanin i cili ishte djalë i Zeusit.

Edrenea.(Adrionopoja e mëparshme) kryeqytet i ndonjëhershëm  i Peran

dorisë osmane.Nëpunësit dhe personeli në Pallatin e Sulltanit i vendosur në këtë qytet, ishin kryesisht me origjinë shqiptare.Sulltani ata i konsideronte si djem të vet dhe shumicën prej tyre i bënte dhëndurrë-thuhet në literaturën historike.

Edrenea,objekte. Mitat Frashëri, në librin “Fati i Shqipërisë”, f.28, shkruan se nja 10.000 shqiptarë jetonin në 8 fshatrat e Edrenesë:në kazanët Orta Qoj,Uzun-Qupi dhe Havsa de Edrene, në të cilat ka mjaft objekte që janë vepra të shqiptarëve. Xhamija e njohur e  Edrenesë “Selimija”-është vepër e arkitetktit të shquar shqiptar-Sinani i shek.XVI. Aty,objekte madhështore ka ngritur edhe  milioneri shqiptar Vangjel Zhapa.

Palikesir. Në burgun e këtij vendi, në Anadoll, dy vjet ishte dergjur Abdyl Frashëri.

Pazar Dere, fshat në Turqi i banuar me shqiptarë të shpërngulur nga vendet e ndryshme të ish Jugosllalvisë,gjatë viteve 1953-1966.

Pazarxhiku. Mitat Frashëri, në veprën e lartpërmendur, f.29, shkruan se në periferi të këtij vendi, gjindeshin dy fshatra të baunara me shqiptarë: Peshteri dhe Kuprishtica.

Qytezë (Ibrik Tepe), fshat i banuar nga shqiptarë, në Turqinë evropiane,

vendlindje e Fanolit.

Silvi Kapia.Në afërsi të këtij vendi të Stambollit,u varrosën koka e Ali Pashë Tepelenës dhe të tre djemvedhe një nipit të tij.

Stambolli.Urra me shumë harqe e vendit Babeski që lidh edhe sot Stambo

llin me Edrenenë, është vepër e krye­arkitektit shqiptar të perandorisë osma

ne, Mimar Kasemit,,-Shkruan Abedin Kaja në Faktin e 1 nëntorit, 2006. Proektin e  bulevardi kryesor, “Ataturk”. e ka bërë Qemal Butka.  I njëjti ka bërë edhe proektin e rinovimit të plotë të  kompleksit “Kapalli Çarshi”. Pa

llatin  e sporteve etj. Hipodromi i Stambollit- është vepër e kryearkitektit shqiptar-Minar Kasëmi. Në lagjen, Arnautkoy, ka patur shtëpinë Ismail Qemali.Aty ka jetuar edhe dr. Riza Tefiku, filozofi i shquar nga Dibra.

Stambolli...Në buzë të Bosforit,, ishte vendosur pallati i familjes së Qypër

linjve. Ky pallat ekziston edhe sot.Pranë tij gjindet edhe biblioteka e familjes në fjalë, një ndër më të famshmet të Stambollit. (“Fakti,,1 nëntor,2006, autor: Abedin Kaja). Në librin  Shqiptarët, Tiranë, 2005,f. 43, Mitat Frashëri shkruan: ,,Të gjithë  ata që shtrojnë kalldërmet mbi brigje e Bosforit... janë  shqiptarë nga Opari e Tomorica, ata formojnë një korparatë  të madhe dhe shumë të pasur...sipërmarrës të vetëm  të punëve komunale..,, etj.

Stamboll,“Pera Palac”.Në këtë hotel, ku ishte vendosur Ismail Qemali si deputet,patriotët shqiptarë kishin organizuar një mbledhje, në të cilën vendosën të protestonin kundër atyre që nuk pajtoheshme Alfabetin e Manas

tirit.Në mbledhje u vendos të formohej një delegacion prej katër deputetësh, për t’i dorëzuar peticion vezirit të madh.Delegacioni: Ismail Qemalin, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Myfit Libohovën, Shahin Kolonja, Abdurrahman Beu, etj.,

Stamboll,“Shën Sofia. Kjo kishë gjigande, e cila 920 vite është përdorur si kishë, kurse 481  si xhami, e katërta në botë për nga madhësia dhe e pesta për nga lartësia e kubeve, më v.532 u dogj komplet. Mirëpo, Justinijani ilir nga Shkupi e rrindërtoi dhe se la të harohet.

Stamboll,“Taksim”. Planin urbanistik të kësaj lagje, e ka bërë Qemal Butka.

Stamboll, Valide. Rekonstruimin e kësaj xhamie, e ka bërë arkitekti shqip

tar Mimar Kasëmi, me origjinë nga f.Gremsh i Tomoricës.

Sulltan Kiçi. Ky fshat në Turqi, është i banuar me shqiptarë të shpërngulur nga vendet e ish Jugosllavisë, në vitet 1953-66.

Shkolla e “Içogllanëve”. Në këtë shkollë ushtarake ka mësuar Skënderbeu. (“Fakti”, 17 nëntor, 2006, autor: Ilmi Veliu)

Troja, emri, themelimi, lufta. Se emri i këtij qyteti historik, ka të bëjë me fjalët shqipe truall ose tru, veç të tjerëve konstaon edhe Robert D’Angely  në “Enigma”, f.117) Themelues i Trojës  i tij ishte Iliri, prandaj edhe emri i dytë i qytetit në fjalë ishte Ilij, kurse vepra e Homerit kushtuar Luftës të Trojës quhet “Ilijada”.

“Xhamia Blu” e Stambollit,  me shtatë minare, e ngritur nga një shqiptar

Zallëf,Turqi,fshat është i banuar me shqiptarë të shpërngulur nga vende tëndryshme të ish Jugosllavisë,pra edhe nga Maqedonia, shpërngulur në vitet 1953-1956 ose më parë.

 

Rezime

 

Në historinë e Turqisë kanë hyrë  dy-tre sulltanë, të cilëlt  nga një prind kishin gjak  shqiptari, dhjetra vezirë,qindra  pashallarë etj. dhe personaliteti më i shquar i këtij shteti-Qemal Ataturku.Vepra të shqiptarësh ishin edhe Himni i Turqisë, Universiteti i parë, mos flasim për  veprat e vetme unikate kulturo-shkenncore të Sami Frashërit etj.

 

 

Vende të tjera në botë me elemente iliro-shqiptare

 

Adriatik. Rrënjët i ka te fjala shqipe ar, arë, etj, sepse ka të bëjë me fisin ilir Ardian i cili  para 2400 vitesh e ka themeluar qytetin e Italisë së sotme-Adria, prej të cilit ka marë emrin deti në fjalë. Mathieu Aref, në librin e tij Mikenët=Pellazgët,Tiranë 2008, f. 85, konstaton se deti Adriatik dikur quhej ,,Gjiri jonian,, që do të thotë gjiri jonë.

Afganistanit dhe Pakistani. Banorët e Kafiristanit,midis  dy vendeve në fjalë, gjuhën e tyre e quajnë burusheski, që ka rrënjët në fjalën shqipe burrë,nëkuptim trim, gjuhë e burrave, e trimave (Aristidh Kola,“Gjuha e perëndive”, f.69,fusnota nr.11) Në Afganistan gjindet një fis me emër shqip Guraioi. (Mr.Ilmi Veli,Skendetbeu,36) Në Kahandar të Afganistanit, në mars të v.

2006, talibanët vranë 3 shqiptarë nga Maqedonia.

Afrika. Emri i këtij kontinenti ka të bëjë me fjalën shqipe  frikë (nga kafshët e egra-Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-ilir...f.93).Emri i Kartagjenës, në Afrikën veriore, ka të bëjë me fjalën shqipe gjiri i karteve, ose gjiri i artë. Zot  i Afrikës turke, një kohë, sipas  Skender Luarasit, ishte Ismail Qemali.

Agra. Mauzolemi. Ky objekt i këtij qyteti, një nga kryeveprat botëtore dhe ndërtesat më të bukura në rruzullin tokësor, është i ngritur nga tre shqiptarë të Korçës, gjatë shek.XVII. Ndërtimi i objektit zgjati 20 vjet nën mbikqyrjen e kryemjeshtrit Mehmet Isaija, i cili pasi e kreu mrekullinë e lartpërmendur,

u verbua me urdhërin e pronarit, me qëllim që mos bëjë ndonjë objekt tjetër si ai, kurse ndërtuesëve kryesorë iu prenë krahët, për të njëjtin qëllim.(më gjerësisht lexo edhe te Nedai Thellimi ,,Ata lavdi Korçës i dhanë,,Korçë, 20

06)

Alpet Dinarike. Në këtë territor që përfshin vendet nga Istra deri në jug të Shqipërisë, banorë më të vjetër ishin ilirët. Matheu Aref,shkruan se Alpet në fjalë duhet të quhen Alpe shqiptare, sepse, veç tjerash,sipas tij,rejoni i këtyre maleve është i mbushur me toponime të zanafiles ilire,të cilat shpjegohen

falë gjuhës shqipe.

Ambrakia. Ky vend, i njohur edhe si Arta, ishte seli e Pirros. Aty ndodhe

shin edhe statuat e famshme të nëntë muzave, të vjedhura më vonë nga romakët. Edhe Pirua  edhe muzat janë të racës iliro-shqiptare,gjë dëshmohet edhe nga emrat e tyre Piro=i epërm, Muzë=mëso (Aristidh Kola,Gjuha e perëndive.. f.274-276)

Anglia. Robert.D’Angely, në librin e tij “Enigma”, f.60, shkruan se në kartat gjeografike dhe historike të Anglisë, shihet se, në këtë shtet, ekzistojnë em

rat Albion, Albain, Albany, etj., Bile, edhe dhe vetë emri Angli, sipas disa shënimeve që nuk i kam rruajtur dot, ka të bëjë me fjalët shqipe ana e galë

ve?

Anglia,Halifaks. Në Muzeun Bankfield të këtij qyteti, gjindet një koleksion objektesh etnografike shqiptare të mbledhura nga Edit Durhami gjatë qën

drimit të saj në Shqipërinë e veriut.

Arabia. Në një shkrim të “Globit”,të 30 qershorit,2001,f. 38, theksohet se emri Arabi rrjedh nga fjalët shqipe arë, tokë,? etj.Në Arabi Ptolomeu, për

mend disa qytete me origjinë iliro-pellazge si Albana, Istru, Lysa, Lydia, Lugana, Aurona etj. (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në formimin e kom

beve dhe gjuhëve europia ne, f 85).

Arabia, katër vëllezërit shqiptarë    shek. XVI: Urunxhiu, Haerudini, Isaku dhe Iljazi, tkanë shpëtuar mjaft arabë të dëbuar nga brigjet spanjole në brigjet e Algjerisë dhe Tunizisë.Ibrahim Kavalla,djalë i Mehmet Ali Pashës, i  kishte vënë vetes për detyrë të formonte një shtet të përbashkët kombëtar arab, që do të thotë ngiste rrugën e profetit Muhamed-thuhet në literaturën historike.Poeteshë e shquar e Arabisë  ishte Ajshe Arnauti.

Arabia.Al Safra.Në këtë vend,  gjatë një beteje të v.1811, ishin vrarë 5.000 shqiptarë, duke mbrojtur Arabinë dhe popujt e saj nga sulmet e të huajve.

Argjentina. Emri i saj ka të bëjë ne fjalën shqipe argjend (“Globi,,30 qersh

or, 2001) Në një shkrim gazetaresk të paradokohshëm, thuhej se në Buen

nos Airos, kryqendër të këtij shteti, së shpejti mund të vendoset busti i Skënderbeut, për shkak se në Tiranë ekziston rruga me emrin e heroit të Argjentinës, San Martin. Në Buenos Airos, është formuar edhe shoqëria “Li

dhja shqiptare”etj.

Atllantida,emër shqip! Emri i këtij kontinenti të zhdukur, me një sipërfaqe sa Azia dhe Afrika sëbashku, sipas Katapanos, rrënjët i ka te fjala shqipe at, baba dhe se ishte,,një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshërve të shqip

Tarëve. Emri i dytë i Atllantidës ishte Borei dhe ka të bëjë me fjalën shqipe borë, dëborë, ose i bardhë  (“Flaka”, 01.03.2003, dr.Skender Rizaj) Atllan

tidën e para rreth 12. 000 viteve, e paska ringjallur Leka i Madh (revista ilustrative ,,Makedonija, nr. 330, të 20. 10. 2000).

Australi, Melburn, Dandina. Në këtë të fundit gjinden 450 familje shqipë

tarë nga fshati Këshavë e Manastirit.

Austria  ilire. Mateja Aref, në librin e tij, Shqipëria, f.72, shkruan se ,,gjuha e farkëtarëve austriakë  mendohet se ishte ilirishtja,, kurse në librin tjetër të tij, Mikenët=Pellazgët...f.192,shton se,,farkëtarët austriakë u quajtën me emrin ilirë,,  kryeqytetin Noreja të krahinës Noricum të Austrisë, jetonin ilirët-shkruan Jakov Milaj në librin“Raca shqiptare”,f.70, kështu që ata mund të kenë qenë edhe themelues të këtij qyteti.

Austria.Karl Gega. Hekurudha e njohur e këtij shteti që lidh disa vende të tjera është vepër e  arkitektit shqiptar në fjalë.

Austria, Naim Frashëri.Badeni. Në ilixhat e Badenit, disa muaj me rradhë, jetoi  ky shkrimtari dhe patrioti i shquar.

Azia, Emri  dhe Pikasoja. Emri i këtij Konntinenti ka të bëjë me fjalën shqi

pe i zi, e zezë (Elena Kocaqi, Roli Pellazgoilir...f.93) Nga Azia e Vogël e ka zanafilen piktori i famshëm, me origjinë shqiptare (Mathieu Aref, Mikenët..

f.222)

Ballkani, vend iliro-shqiptar. Në favor të këtij mendimi shkon edhe shëni

mi se termi Ballkan ka të bëjë me fjalët shqipe ballë dhe hënë? dhe se para dy shekujsh është quajtur Gadishulli ilirik dhe si More, emër ky që ka rrënjë të gjuhës ilire.

Balltik. Emri i këtij deti, ka  të bëjë me fjalët shqipe baltë. (Elena Kocaqi. Ro

li...f. 75

Belgjika. Qytetin bregdetar të këtij shteti-Venetia, e kanë themeluar  trojanët ose ilirët (E.Kocaqi,Roli...f.82)

Bizantia. Emri i kësaj perandorie,gjegjësisht Bizant, vjen nga fjala shqipe buzë, formë buzë e qytetit, Stambollit të sotëm (Robert D.Angelu,Enigma,

f.169) Mjaft perandorë të Bizantisë janë me origjinë iliro-shqiptare,siç ishin:

Anastasi I,Justini,Justinijani i Madh etj. Dr Skender Rizaj, shkruan:“Banorët e Perandorisë bizantine ishin kryesisht ilirë, prandaj Bizantia quhej Ilirikum-Iliri. (S. R, Roli i shqiptarëve në Perandorinëosmane “vjetar” XXV-XXVI. Pr-ishtinë 2001.

Bosna,Brindia. Emri i këtij  vendi i njohur si ,,qytet i Ilirisë antike,,ka të bëjë me me fjalët shqipe bri, brini, brinjë  (Mathea Aref, Shqipëëria...285) Në pjesën e mesme  dhe lindore të Bosnës kanë jetuar fiset ilire desiatët,kur

Se në atë veri-lindje fiset ilire ditianët. Në histori Bosna Qëndrore njihet edhe si “zemër e tokës ilire”,duke përfshirë edhe Hercegovinën, Dallmacinë, etj.(Aleksandër Stikçeviq, ilirët, Prishtinë, 1967, f.19)

Britania. Elena Kocaqi, në librin e saj,Albanët,f.44,shkruan:,,Britaniët janë komb dardano-alban, sepse dinastia dhe populli i vjetër britanik e kishin origjinën e tyre nga dardanët e Trojës, pra nga stërgjyshët tanë. Në f.15, li

dhur me këtë, Kocaqi, flet për Ene Dardanin, të cilin e quan ,,Baba të dinas

tisë britanike,, sepse, sipas saj, nipi i tij, Briti,themeloi mbretërinë e Brita

nisë.

Budapest. Në këtë qytet, dishepulli më i zgjedhur tek bektashinjtë Sarisall

tëku, ngriti Teqe bektashiane ndër të parat në Ballkan. Në  bibliotekën e këtij qyteti“Szechenyi”, rruhet origjinali i portretit i Skënderbeut, autor i të cilit është fisniku hungarez, Gjergj Rakoci.Urrën e varur të këtij qyteti e ka financuar familja shqiptare Sina.

Çekoslovakia, Bryksi. Afër këtij qyteti, gjindet katundi Pyllma, që ka rrënjë të fjalës shqipe pyll. (Ilmi Veliu, Skënderbeu, Kërçovë, 2005, f.35)

Danubi. Mathieu Aref, në librin e tij “Shqipëria”, f.67, shkruan se këtë lumë grekët e quanin Istros, që ka të bëjë me fjalën shqipe i shtrirë i madh. Në literaturën historike thuhet se nga ky lumë e deri në Shkup, prej shekullit XIV p.e. dhe shekullit VII pas erës sonë, jetonin fiset ilire me emra të ndry

shme: triballë, dardanë, myzë,panonë, makedonë albanë (arbanë) etj.

Deti Azof.Gamovska dhe Georgievska. Këto fshatra, bri detit në fjalë, i ka

në themelua shqiptarët të shpërngulur aty në fillim të shek. XIX. (dr.Mus

tafa Ibrahimi, “Emigracioni…”, f.13)

Ermenia. Nga ky vend ishte mbreti Samoil, të cilin Aleksandar Donski në librin e tij Makedonskoto poteklo na nekoi od amerikanskite predsedateli,Sh

tip,2006,f.28, e nxjer  me origjinë nga fisi i Justinijanit, e ky,siç dihet, ishte me origjinë ilire.

Evropa dhe Azija. R.Katiç,ose Katiniç: Ilirët emrin e tyre e kanë fituar si

pas djalit të Herakleut, Hil (Hilluris) kurse pasardhësit e Herakleut ishin mbretërit e Evropës dhe Azisë. Emri Evropë ka të bëjë me  atë të një femre ilire. Mehmet  sulltan II, me rastin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Sken

derbeut, ka thënë: “Një luan të këtillë nuk do të lindë dheu kurrë” dhe se “Tani Evropa dhe Azia janë të miat. Mjerë krishtenimi, se i humbi shpata dhe mburoja”.Se sa kjo pasqyron praninë dhe kontributin iliro-shqiptar në këto dy kontinenete,nuk duhet koment tjetër. Kalimthi të kujtojmë se feja në fjalë, krishterizmi pra, ndoshta sot nuk do ekzistonte pa Kontantinin e Madh me origjnë ilire,kurse SkenderbeuEvropën  e shpëtoi nga invazioni osman.

Gjeneva, qytet me ,,Histori shqiptare,,. Kështu titullohet shkrimi i Mirvete Sadikut, në Faktin e 15 shtatorit,2008, e cila shton se,, shqiptarët e tregojnë si anekdotë, kur të zbresësh në Gjenevë, personit të tretë që do shikosh  mund  t i flasësh shqip…Në këtë qytet dominon një simbol shqiptar-busti i Skenderbeut, që ndodhet pas ndërtesës së Organizatës Botërore  të Tregëtisë  ngjitur me liqenin,,

Gjermania ilire. Në literatuën historike,thuhet se nga Gali,vëllai i Ilirit, kanë dalë Keltët e nga këta dolën gjermanët.Elena Kocaqi,në librin Albanët, f. 65, shkruan se ,,Gotët e quajtur albanë, janë një fis i rëndësishëm gjerman,, me origjinë pellazgo-trojano-iliro-thrak. Sipas disa shënime  emri Berlin, rrënjën e ka te emri Ber, i cili, sipas mitologjisë ka qënë djalë i Zotit Makedon, e ky ishte nip i Zeusit ilir. Emri i  lumit Iler të Gjermanisë jugore,ka të bëjë me ilirët.(Alekdandër Stipçeviç,“Ilirë,Prishtinë, 1967, f.19)

Gjermani. Hohenbrun. Në këtë vend, afër Munihut, më 1952, ekzistonte kazerma emadhe ushtarake të cilën e ruanin shqiptarët e ndjekur nga regjimi komunist. Në të bëhej pregatitje për mision në Shqipëri kundër diktaturës komuniste(Aty ishte edhe babaj i autorit të këtij shkrimi)

Hercegovinë ,,zemër e tokës ilire,,(Aleksandër Stipçeviç, “Ilirët”, Prishtinë, 1967, f.19)

Hëna, flamuri ynë kombëtar. Në vendin Fra Mauro të Hënës, nga 3 janari deri më 9 shkurt të vitit 1971, kishte qëndruar anija kozmike,,“Apolo 14”, në trupin e së cilës është mbartur flamuri në fjalë,për shkak se aty u ndodh dhe

një Kozmonaut i famshëm me origjinë shqiptare (Fakti, 28 nëntor, 2006)

Hungaria. Ky shtet, një kohë, përfshihej edhe nën sundimin e mbretërisë ilire-thuhet në literaturën historike,prandaj dhe sipas Elena Kocaqit,ka ngjajshmëri të madhe midis hungarezëve dhe shqiptarëve(E.K,Roli,221) Në “Flakën” e 17 gushtit, 2004, thuhet se “Fisi hungarez i Klementinëve ka pre

ardhje shqiptare,,.

India. Në historinë e këtij shteti vend më të lartë ka zënë  nëna e tërë botës

Gonxhe Bojaxhiu. Emri i  Himalajeve, ka të bëjë me fjalët shqipe  maja-ma

le (M.Aref,Shqipëria...279) Emri i  lumit Gurasio, ka të bëjë me fjalën shqi

pe gur. (Ilmi Veliu, “Skënderbeu”, f.36) Pendën e shquar ,,Al Hindija”, e ka  ndërtuar Sirri Pasha,me origjinë shqiptare.

India,Hunza. Sipas disa shënimeve, emri Hunza, ka të bëjë me fjalën shqipe hundë, prej aty edhe fjala hunzakë.Studiuesi Lukë Gjokaj, në “Faktin” e 27 dhjetorit,2004, njofton se popullata e Hunzës, që gjindet në pllajat e Hima

llajeve, mendon se preardhjen e ka nga ushtarët e Lekës së Madh, të cilët u

martuan me gra indiane  dhe se Leka i Madh mbante mbi kaskë brinjët e cja

pit... simbol të cilin e hasim edhe sot në portat e shtëpive të hunzakëve dhe shihet edhe në Mesjetë në përkrenaren e Skënderbeut.

India,Hunzakët. Më pas, Gjokaj  tregon se jetëgjatësia e hunzakëve është më  e madhe në gjithë popullatën e Globit. Ata rregullisht jetojnë 100 deri në 120 vjet pa pasur donjë sëmundje të rëndë si kanceri, sëmundje e zemrës, etj.,dhe janë njerëzitmë të shëndoshë në botë...Janë të lartë në trup, kanë lëkurë me ten të bardhë, ngjyra e flokëve është në të kuqe, gështenjë ose bjo

nd, sytë e kaltër dhe dallojnë tërësisht nga popujt e tjerë përqark (pakista

nëzë, afganë e kinezë) dhe atë, jo vetëm përkah pamja antropometrike,por gjithashtu edhe përkrah mënyra e jetës, organizimit shoqëror, traditat, mëny

ra e yshqimit, zakonet etj.

Irani,Bami. Ky qytetrreth 5 000 vjet i vjetër, i shkatëruar nga një tërmet, u rindërtua edhe me angazhimin e kompanisë së Bexhet Pacollit, nga Kosova.

Kanali i Suezit. Këtë kanal që lidh Detin e Kuq me atë të Mesdheut, e ka ndërtuar djali i Mehmet Ali Pashës, Ismaili.(“Fakti”,5 tetor, 2006, Bajrush Morina). Kontribut të madh në hapjen e këtij kanali ka dhënë edhe Seid Pasha, themeluesi i qytetit me emrin e tij Port Seid.

Kazakistani,Astana.Themelet e këtij kryeqyteti të ri të shtetit në fjalë, i ka hedhur kompania“Mabatex–Group”,me president Bexhet Pacollin e Koso

vës.

Kosturi, qytet afëlr kufirit greko-shqiptar,në jug-lindje të Shqipërisë, theme

luar nga Justinijani ilir,prandaj më parë quhej Justinianopoli. Zotër të tij kanë qenë Muzakët dhe Ballshët e Shqipërisë.

Kotori (nga fjala shqipe-kodër-M.Aref,Shqipëria.. 425).

Malta. Nga fjala shqipe mjaltë (Robert d.Angelu, Enigma..169 dhe Aristidh Kola, “Gjuha e perëndive”, f.76). Më 1534, aty kanë humbur jetën disa trashëgimtarë të familjes së të Skënderbeut, duke luftuar kundër osmanëve, Aty, ishte stërvitur grupi shqiptar  nën komandën e anglezëve për të rrëzuar dik

taturën komuniste në Shqipëri (Vehbi Bajrami,“Shqiptarët që bashkë­punonin me CIA-n”,“Fakti” 22 dhjetor, 2004)

Mon Blan,Labinot  Ahmeti.Në hiistorinë e kësaj maje të Alpeve franceze, ka hyrë edhe emri i këtij sportisti dhe alpinisti tetovar- shkruan Urim Hasipi në gazetën Koha 9 shtator, 2009, duke theksuar më pas historinë e sukseseve të  tij.

Norvegji.Osllo. Më 1979, në këtë qytet, Gonxhe Bojaxhiu fitoi titullin No

bël, me ç’rast, tha: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullintim shqiptar,,

Orienti. Mitat Frashëri, në librin “Fati i Shqipërisë”, f.103, veç tjerash, shk

ruan se “Në të gjithë Orientin ka qenë i përmendur artizanati shqiptar për për kryerjen e objekteve që dalin prej duarve të tij të shkathta”.

Palestina, ilire. Emrin e ka trashëguar nga fisi ilir-Palestet ose Pelestët, gjurmët e të cilëve janë prezent edhe sot e kësaj dite dhe të cilët, rreth 600 vjet me rradhë e kishin ruajtur Shtetin e vet në Palestinë-thuhet në literaturën historike.Aristidh Kola, në veprën e tij “Gjuha e perëndive”, f.223, fusnota 7, sqarron:

Palestina, ilire... “Filistenjtë ndodheshin në Palestinë, shumë më përpara se të vinin aty ebrenjtë. Ata, sipas të gjitha shenjave janë fis pelazgjik, që u ven

dos aty pasi iku nga Kreta”.Aleksandër Donski, në veprën e tij “Udellot...”, f.39, shkuan se me Palestinë një kohë kanë sunduar edhe pasardhësit e Lekës, Ptolomejt dhe Seleukidët, të cilët lanë gjurmë të thellë në atë vend: kanë shpënë kalendarin e tyre, modën, etj.

Palestinë. Khan Jonuz . Ky fshat, në kufi midis Sirisë dhe Egjiptit emrin e ka marrë nga Jonuz Pasha me origjinë shqiptare.

Panonia,emri ilir. Mathieu Aref, në librin e tij, “Shqipëria”, f.210, shkruan se “Panonianët ishin një fis ilir”, kurse në f.88 thekson se nga Sabata e Pano

nisë ishte Shën Martini, me origjinë ilire, ushtar i ushtrisë romake.

Rabat Amon. Këtë qytet e ka themeluar Ptolomeu II (me origjinë ilire-R.N.) dhe iu vu emri Filadelfia. (Aleksandër Donski, “Udellot..f.86)

Rizoni, vend në Gjirin e Kotorit, themeluar nga ilirët, qendra e mbretërisë ilire të Balait.

Rusia.Moska,Karpate,Volga. Emri i  qytetit ka të bëjë me fjalën shqipe mushkë (Mathea Aref, Mikenët...f.287,emri i maleve Karpate me fjalën shqipe  karp,krep,shkëmb(M.Aref,Shqipëria..288), kurse  lumi  Vollga, em

rin e ka fituar nga Olagani, djalë i Berit, nip i Maqedonit, nga famlja e Zeusit ilir.Olagani konsiderohej për zot ose perëndi e lumejve dhe ishte “emër i dytë i Aksiut -Vardarit të sotëm”.Përndryshe,Volga është lumë më i gjatë në Evropë -3.531 (Misisipi më i gjatë në botë. Nili-6700,Amazona-6440))

Rusia,Sankt-Peterburg (ish-Leningradi).Në  vitin 1957, u krijua Katedra e letërsisë dhe gjuhës shqipe.

Serbia. Car Dushani, knez Llazari, heroi legjendar Millosh Kopili, vrasësi i sulltanit, udhëheqësi i  Kryengritjes së Parë-Karagjorgje Petroviqi,luftëtart e  famshëm Hajduk Velko dhe Hajduk Stanko, etj. ishin me origjinë shqiptare.

Serbia....Emri  i fshatit Barlovo, në Toplicë të Kurshumlisë, sipas dr. Mus

tafa Ibrahimit, ka të bëjë me fjalën shqipe  i bardhë. Shqiptari ortodoks nga ana e Strugës-Kondoja, më 1806, i pari hapi dyert e  kështjellës së Kalemeg

danit të Beogradit dhe shpalli fitoren e kryengritjes serbe.

Serbia... lagjen Koshutnjak të Beogradit,janë mbajtur disa takime midis veprimtarëve të organizatës studentore atdhetare ,,Besa,, e  krijuar në v. 1935 dhe në të cilën mernin pjesë edhe studentë ng Maqedonia. (Arena, 13, 2010- Qerim Lita)

Serbia,Nishi, vend ilir, vendlindja e Konstantinit të Madh, me origjinë ilire. Në kohën e Dioklecianit, po me të njëjtë origjinë, Nishi ka qenë kryqendër e provincës ilire-Dardania.

Serez, Ismail Beu,feudal shqiptar i shek.18,themelues i qytetit në fjalë.

Skocia. Elena Kocaqi, shkruan se emri i këtij vendi ka të bëjë me  termin shqiptar Alban. (Elena Kocaqi,Roli Pellazgo-Ilir në formim-in e kombeve dhe gjuhëve europiane, f. 82)

Sllovenia,Histra dhe Lubinji. Ante Rubeça, shkencëtar slloven, në një rast ka deklaruar se banorë të parë të vendeve në fjalë, kanë qënë ilirët dhe se prej tyre ,,kemi marrë kulturën,,.(dr.Ibrahim Krosi,Shqiptarët pasardhës të ilirëve, “Zëri i Pellagonisë”, 5 shtator, 2002). Fshati Jarak, në shekullin 18 ishte i banuar me shqiptarë, të cilët rreth një shekull më vonë, u asimiluan.Enjëjta vlen edhe për f. Nikinci.

Sopot, qytet, në bregdetin jugor të Detit Balltik, themeluar nga vene

tët të trungut ilir.

Spanja. Disa vende  të saj janë me etimologji shqip,si Korrovesh, Araedo, Ato,etj.(E.Kocaqi,Roli...77).Në Barcelonë, gjatë v.1918 u gjend Ismail Qemali. Aty është formuar dega e shoqatës shqiptare “Solidest”, e cila ka ngritur inicijativën për vendosjen e përmedores të Skënderbeut në këtë qytet, duke u mbështetur edhe në lidhjet historike të spanjolëve, e sidomos të ka

talanëve me shqiptarët, nga koha e Skënderbeut, i cili kishte lidhje me mb

retin e Katalonjës-Alfonsin, në vitin 1453.

Sremi. Anisa Papleka, në “Faktin” e 26 shtatorit, 2006, shkruan se në këtë vend,në vititn 1737, qe bërë shpërngulja e Kelmendasve, ndësa Jovan Cvijiqi, shton se gjatë vitit në fjalë, në Srem ishin shpërngulur 300 familje katolike shqiptare.

Shami i Lindjes. Fjala është për Sirinë, Jordaninë, Libanin dhe Palestinën. Ilir Kulla, në AS-in e “Faktit” të dt.22-27 maj 2004, veç tjerash, shkruan se “Lugina e shamit është e njohur në historinë tonë si një nga zonat ku shqiptarët kanë qenë në numër mjaft të madh gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Rlindasi Pashko Vasa, siç thamë, ka qenë guvernator i Libanit, por edhe Siria ka patur guvernatorë shqiptarë dhe njëri ndër ta ka qenë stërgjy

shi i ish-presidentit shqiptar, Rexhep Meidani”.

Trakia,emri, Mathieu Aref, në librin e tij “Shqipëria”, f.323, shkruan se “emri i këtij vendi, i cili, sipas Strabonit kufizohej nga Danubi në veri, deri në Detin Egje, në jug, ka të bëjë me fjalën shqipe i trashë, i fortë, i bëshëm, trupmadh.

Tunisit. Habib Burgibën,nga nëna shqiptare(Matheu Aref,Shqipëria,92)

Vinça. Ky vend i njohur neolit afër Beogradit, sipas arkeologut gjerman K. Shuhardi, paraqet një ndër qendrat më të rëndësishme të Proto-ilirëve,të cilët më vonë janë shëndruar në ilirë të vërtetë, në kohën e hekurit.

Thrakia. Me zanafile thrake ishte gladiatori i famshëm, udhëheqësi i Kryen

gritjes të v.71 para Krishtit-Spartaku-konstaton M. Aref në ,,Shqipëria,,

f.219)

Ukraina,Karakurti. Këtë vend, që është emri i vjetër i Zhevtnovës së sotme, e kanë themeluar shqiptarët.(Mitat Frashëri, “Fati i Shqipërisë”, f.29)

 

Rezime

 

Nga sa u tha m[ sipër dalin këto konkluzione,pa marrë parasysh saktësinhë e tyre:,,Babaj,,i perëndive,Zeusi dhe tëra perënditë e tjera, trimi më i madh legjendar Akili, mbreti më i shquar i botës-Leka i Madh, janë  me origjinë ilire. Dy mbretëreshat më të njohura të Periudhës Antike-Kleopatra  dhe Teuta, janë poashtu të të racës sonë. Katër shenjtorët, maqedonas, kamermani më i shquar në Ballkan Manaqi, mbreti i vetëm i këtij shteti-Sa

moili, heroi legjendar-Pitu Guli dhe dy nobelistë të vetëm nga Maqedonia janë të racës sonë. Dy figurat më të spikatura në historinë e Italisë dhe Fra

ncës-Gariballdi dhe Napoleoni, janë me origjinë shqiptare. Gonxhe Boja

xhiu,,Nëna,, e tërë botës ,,rëndon,,sa tërë personalitetet historike të tërë kohrave. Kryeqendra e Italisë, Francës, Greqisë,Portugalisë dhe Rusisë,kanë emra të gjuhës shqipe. Emri i 4 shteteve: Greqisë, Perandorisë romake, Bizantisë dhe  Maqedonisë,  janë me fjalë shqipe.Histori kjo,e cila,edhe sikur 10% të jetë evërtetë, ia kalon tëra historive të çdo populli dhe vendi tjetër të këtij planeti.Sepse, nuk besoj që të ketë popull në botë nga gjiri i të cilit të kenë dalë aqë mbretër,perandorë,princër etj. që të kenë hyrë në historinë e huaj,siç është rasti me racën tonë. Dhe,fare në fund, sipas një shkrimit pubglikuar në gazetën Koha,3 maj,2012, shqiptarët janë popull më intelegjent në botë.

 

 

 

 

 

 

 

Kush çka thënë për ne shqiptarët dhe stërgjyshët tanë

 

Nga  Reshat Nexhipi

 

 

Sqarim i shkurtë

 

Për të evidentuar  sa më tepër autorë, deklaratat e tyre sa ishte e mundur i evidentova,,telegrafisht,,si dhe i largova fusnotat,gjegjësisht burrimet dhe literaturën, të cilën, nëse ndonjë tregon interesim,mund t ia zbuloj.

 

Evidentimi i autorëve,sipas rendit alfabetik

 

Agostino Ribeco, prof.dr.:“Të drejtat mijëvjeçare etnografike dhe gjeogra

fike të shqiptarëve shtrihen prej kohërave të vjetëra në Iliri, Maqedeoni dhe në Thesali”.

Ami Bue,shkencëtar francez:,,Shqiptarët janë ndoshta raca më e bukur  e Turqisë...do të gjesh mes tyre  tipa të  denjë  për t u marrë si model për Afër

ditën e Apolonin,,

Anselmo Lorekio. Më 1887, ka shkruar:,,Vëllezër shqipëtarë, kush thotë se vendet e Maqedonisë  dhe të Thesalisë nuk janë vendet tona (shqiptare-R.N.) është gënjështar,,.

Anton Pançev:Gjuha shqipe është egzotike.

Atanas Llozançev. Ky luftëtar maqedonas i periudhës së Ilindenit, në kujtimet e tij shkruan se gjatë një rasti ishin zbuluar 6 barrë me armë dhe se edhepse ishin terorizuar në maksimum asnjëri nga furnizuesit shqiptare nuk tradhëtoi. “Isha prezent në një moment kur furnizuesit shqiptarë dorëzonin armët dhe habitesha se si ajo bëhej, duke i bërë pyetje vehtes a jam në Turqi apo në Hënë?”.

August Friedrich Pott. Gjuhën shqipe e identifikon me atë pellazgo-ilire.

August Scheicher. “Gjuha shqipe hyn në grupin e gjuhëve pellazge”

B.Vranisheviq, piktor nga Vojvodina:“Është mrekulli ta shohësh popullin trim luftëtar shqiptar...ata nuk lodhen për pasuri e luks...gjithmonë janë të aramtosur,madje edhe gratë të cilat njihen nga shikimi i tyre krenar dhe të ecurit të sigurtë...Lumturinë nuk e kërkojnë te bukuria, por në kënaqësinë e tyre, të burrit të vet, të fëmijëve dhe popullit të tyre”.

Bajroni: Shqiptarët  Janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre.“Mikëpritja e suliotëve na befasoj..U treguan fis

nikë ndaj shtegëtarëve anglez,të shpëtuar nga galia, na terrën rrobet, i ushqyen, i lanë të çlodhen dhe të marrin veten”.

Bajroni.. tregon rastin kur  tentoi t’i  dhurojë ca të holla  një prijsit shqiptar për ndihmlën të tyre, ky i fundit, i prekur pak në sedër, ia kthen: “Dua të më duash e jo të më paguash”.

Bajroni, në More.Në kujtimet e tij,shkruan:“Kur më 1810, më zunë ethet e forta në More,shqiptarët ma shpëtuan jetën, duke iu kërcënuar mjekut se do t’ia shkurtonin kokën nëse nuk shërohesha brenda një kohe të shkurtër”

Bajroni për femrën shqiptare, këngët shqipe,etj.“Femra shqiptare vetëm një njeriut  ia falin trupin dhe zemrën. Ato janë nga më të bukurat që kam parë në jetë. Mënyra e tyre është teatrale.. Bajroni i pëlqente tepër edhe këngët shqipe dhe me kënaqësi i këndonte ato.

Bajroni për veshjern shqiptare: “Shqiptarët  me kostumet e tyre  bëjnë një pejsazh më të mrekullueshëm në botë...Mënyra e ecjes eatrale dhe krenare e shqiptarëve vjen edhe nga bruca ose guna që e mbajnë në një krah.

Bajroni, për dy djemtë e Ali Pashë Tepelenës: “Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri.,,gjer më sot.

Charles Eliot, studiues anglez i cili shqiptarët e parë të Italisë i identifikon  me Pellazgët.

Daniele Farlati: Të parët e ilirëve  e kanë preardhjen  dhe  emrin nga pellaz

gu Hyll, djalë i pellazgut Herkul (ky ishte djalë I Zeusit-R.N.)

Dekani, shkencëtar: “Populli shqiptar është i shëndoshë, i durueshëmi gjallë,me dinjitet dhe mjaft i ditur..

Dimitar Canko: “Gjuha shqipe është vajzë e gjuhës pellazge dhe ilire,,.

Dimitrie Bolentineanu,shkencëtar rumun: Kush do ti ketë shqiptarët..dhe rumunët e Maqedonisë do ta ketë krejt lindjen...

Dushan Protiq: 10 fshatrat shqiptare nga rrethi i Dibrës dhe  Gostivarit

gjatë vitit 1912, deklaronin se do të kalojnë në katolikë nëse Porta e Lartë nuk lejon hapjen e shkollave shqipe me alfabetin e Manastirit.

Dh.Ispilanti, përfaqësues i shquar grek i periudhës së Revolucionit të v.18

21, arbërve muslimanë, u shkruante: ,,Ju burra toskë...jeni pasardhës të he

ronjëve tanë paraardhës dhe emri juaj do të mbetet pa asnjë dyshim i pav

dekshëm, i dëgjuar dhe i lëvduar në të gjithë Mbretëritë e Tokës,,.

Edit Durham:Rrënjët e emrit Maqedoni gjenden te fjala shqipe e madhe, Leka i Madh ishte shqiptar, Shkupi  ishte kryeqytet shqiptar.

Eduard Shnejder, studiues francez: Gjuha shqipe është “tingëllim më i pas

tër e më besnik i gjuhës pellazgezge”.

Edvin Jasques:Ilirët dhe shqiptarët janë  trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit...

Eliot Engel. Deputet amerikan: “Nuk kam takuar asnjë popull tjetër në botë që të jetë aq pro-amerikan sa shqiptarët”..

Erikson,misionar amerikan, ka deklaruar: “Nuk ka popull më shpirtmirë

e më të sjellshëm (gjentil) në Evropë se Shqiptarët. Ata përbëjnë një element të fuqishëm burrërie e trimërie.Mblidhen me besnikëri më të madhe dhe ja

pin jetën për fjalën e dhënë..Ata janë intelegjentë, fisnikë, seriozë, mikëpri

tës, besnikë deri në vdekje..,,.

Evlia Çelebi,i shek.17: Banorët e Ohrit flasin më parë shqip, pastaj sllavisht greqisht e turqisht, në Shkup shqipja ishte gjuha kryesore.

Filelfo. Humanist i shek. XV, i cili  kishte deklaruar se kryqëzata e v. 1464 e përgatitur nga papa Piu II, mund të kishte sukses nëse në të merrte pjesë Skënderbeu me ushtarët e tij, të cilët ishin të vetmit që kishin prapsur turqit në Ballkan.

Filip Majzer, shkencëtar francez: Beteja e Kosovës, 1389, u zhvillua në “tre

vat e Albanisë”,

Fransoa Pukëvili, konsul i Francës: “Shqiptarët që mund të quhen shihitë

të të Perandorisë së Lindjes...janë plot entuziazëm për atdheun e tyre...Nuk ia ndajnë kurrë sytë maleve të Epirit...kanë një trup të mirë, të lehtë...një strukturë më të adaptuar për të përballuar lodhjen dhe ekspeditat e gjata..

Kënga dhe vallja, hareja i mban ata të gjallë dhe i ripërtrin nga lodhjet.Është rrallë të shohësh ndonjë grup ushtarësh pa mandolinë...,,

G.Majer:Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, kurse këta të fundit pasardhës të pellazgëve.

Gerard de Nerval: “Ngado që ishin shqiptarët shiheshin si luftëtarë kryne

necë që nuk e përfillnin vdekjen”.

Gos Xhen, ambasador i njohur anglez: Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene.

Gottfried Vilhelm Lajbniz. Shken cëtar gjerman i shek.17: ,,Gjuha shqipe është gjuha kryesore e civilizimit europian,,.

Grigor Përliçev: “Të gjithë shqiptarët janë zemërgjerë, mendjemprehtë dhe mirënjohës të mëdhenj; janë mikpritës dhe të besës si asnjë komb tjetër, të ndershëm, thellësisht liridashës dhe të patrembur në luftime…”.

H.Pedersen:Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, kurse këta të fundit pasa

rdhës të perllazgëve.

Hahni(J.G Hahni),doktor, konsull i Austrisë në Shqipëri, më 1854: shqi

ptarët janë pasardhës të Ilirëve, kurse këta të fundit pasaradhës të pellazgëve.

Henri Braisford: Nga popujt që jetojnë në Maqedoni, shqiptarët janë të vetmit të cilët mund të kenë aspirata të jenë popull autokton.

Horold Ëhitehal. Profesor i linguistikës anglo-gjermane në universitetin Indiana (SHBA): Hieroglifët egjiptiane, të krijuar para 4000 vjeteve p.e.s. kanë domethënie shqipe.

Huacinthe Hecquard,konzull dhe historian francez: Ndër të gjitha grupimet etnike dhe nacionale, të shpërndara në Gadishullin Ballkanik, më homogjeni, më autoktoni, më uniforni dhe më i qëndruueshmi është elementi shqiptar në tërësi, origjina e të cilit humbet në errësirën e kohërave.

Ilij S. Gallkin,për kryengritjen e  v.1912: ,,Pushteti  në Tetovë,Gostivar, Pri

zren, Gjakovë, Pejë,Mitrovicë, Vushtri është përqendruar në duart të Komi

teteve popullore shqiptare nga vetë kryengritësit,,.

J.Falmajer:“Skënderbeu është një nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”.

Janosh Bugajski.. “Popullata e Kosovës është një prej më pro perëndimo

rëve dhe pro amerikanëve në botë...,,.

Jeraksi. Shkrimtar bizantin: Në Betejën e Koso vës(1389-R.N.),morën pjesë arkondët e Dardanisë që është pjesë e Shqipërisë edhe në mesjetë, sepse këtu kishte shumicë apsolute shqiptare.

Jordan Ivanov, 1915: Myslimanët e Manastirit,Ohrit,Strugës dhe Shkupit

janë shqiptarë me kombësi.Jovan Haxhivasilev, në lidhje me këtë, ka shkruar se shumë familje turke në Manastir janë me origjinë shqiptare,por këtë nuk e thonë haptazi-R.N.)

K.Amantos: Sllovenët në Maqedoninë e sotme gjetën vetëm pellazgët, gje

gjësisht shqiptarët.

Karl Schychardt, shkencëtar gjerman:Odiseu ishte ilir.

Ljubomir Domazetoviq:Në luftëne Trojës luftonin fiset ilire midis tyre…

Ilirët ishin ata të cilët sundonin me Perandorinë Romake në gjysmën e dytë të egzistimit të saj,duke i dhënë Romës 8 mbretër” (Jo 8, por pothuajse 24 perandorë-R.N.)

Luis Banloev, filolog i shquar francez: Shqiptarët  janë populli më i vjetër në Evropë.

M.E.Pittard,etnolog i shquar zvicerian: “Shqiptari i përket një grupi etnik të karakterizuar nga hyperbrahy-cefalia dhe nga shtati i hedhur, racë shumë e bukur malësorësh, me flokë dhe sy të zinj, me hundë pak të hedhur si të shkabës…Shqiptarët, si racë dhe si ushtarë janë më të mirit në Evropë”

M.Huacunthe Hecquard: Disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijt e vet, pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës me armikun dhe se vetë ato i kishin kthyer në fushën e betejës.

M.Markiano: Populli shqiptar  është me origjinë pellazge.

Majani,dr. arkeolog francez:Tragjet e të folmes së gjuhës ilire të shqiptarëve të sotëm, respektivisht etruskët e Italisë (toskët-R. N) kanë kulturë të bazuar në kulturën trojane-kreto-mikene.

Maksimilian Fon Vajks, komandant i ushtrisë gjermane:“Popullata maqe

donase-bullgare nuk ndiqet, nuk dëbohet. Shqiptarët janë të gatshëm me for

cat e veta të sigurojnë rend e qetësi. Ata janë të gatshëm që popullatës sllave në çdo kohë t’ua sigurojnë të drejtat e tyre”.

Maksimilian Lambec: “Historia e vërtetë botërore do të shkruhet vetëm atëherë, kur në hartimin e saj do të marrin pjesë edhe shqiptarët”.

Manol Pandevski:Historia s’ka shënuar rast tradhëtie nga ana e ndonjë shqiptari gjatë zbulimit nga pushteti osman duke furnizuar luftëtarët maqe

don të Ilindenit me armë dhe municion, edhe pse ndaj tyre ushtrojeshin ma

lltretime të padurueshme...Kryengritësit shqiptarë  hynë në Shkup më 1912 dhe një pjesë e tyre deshin të depërtojnë deri në Stambboll...,,

Marco Nese, shkencëtar italian: Pas kapitullimit të Italisë, më 8 shtator 1943, kur Gjermania e shpalli ushtrinë italiane përpër dezertore dhe vendosi ta dënojë me vdekje, 20.000 ushtarë italianë shpëtuan jetën duke u fshehur nëpër familjet shqiptare.Mos flasim për shpëtimin e ebrejëve, rast pa pre

sedan në historinë e asaj periudhe.

Marksi: Fuqizimi i pushtetit të Skënderbeut për Venedikun ishte si gjemb në sy,kurse Papa i romës, Pali II edhe pse heroin shqiptar e dekoroi me dekoratë të lartë, ishte koprac i madh dhe nuk e dërgoi ndihmën e kërkuar nga ana e Skënderbeut...Egjipti nën udhëheqjen e Mehmet Aliut ishte vendi më i gjallë në tërë Perandorinë osmane.

Mehmet  sulltan II, për Skenderbenë. Me rastin e vdekjes së heroit tonë kombëtar:“Një luan të këtillë nuk do të lindë dheu kurrë” dhe se “Tani Evro

pa dhe Azia janë të miat. Mjerë krishtenimi, se i humbi shpata dhe mburo

ja”.

Michael Attaleiates. Kronist bizantin,i cili  në v.1034, ka shkruar: “Arvani

tët janë njëri nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur Roma as kato

licizmi, nuk e di se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinën së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin”.

Michael Keister. Ekspert i njohur botëror i ekonomisë: e vetmja zgjidhje e problemit shqiptar është bashkimi i tyre kombëtar apo “riintegrimi shqiptar.

Mikis Teodorakis, kompozitor i shquar grek,në një rast ka deklaruar se në Maqedoni ka 40 % shqiptarë.

Millutin Garashanin, arkeolog i njohur serb:Dardanët janë popullatë auto

ktone në pjesën qendrore të hapsirës ballkanike që mund të përcillet që nga periudha e zhvilluar e bronzit..,,.

Millutin Milenkoviq: Fuadi, Faruku dhe Fuadi II, të tre nga dinastia e Mehmet Aliut, ishin mbretërit më të suksesshëm të Egjiptit.

Miran Alen.Shkrimtar turk me preardhje sllave, i shekullit XVII: “Banorët e Shkupit flasin shqip dhe janë katolikë e muslimanë me fe”.

Mirko Petro, princ i Malit të Zi: Shqiptarët janë nipërit e Piros dhe Lekës.

Montier,komandant francez: “Shqiptarët janë popull i mrekullueshëm...më vjen keq që nuk jam shqiptar”.

N.Jokli: Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve,kurse këta të fundit pasardhës të pellazgëve.

Nikolla Todorov: Vetëm gjatë një beteje të Rumunëve kundër pushtuesëve osmanë, kanë marrë pjesë 2500 shqiptarë.

Oto Blau: Tekstet e vjetra të zbuluara në Kretë dhe në Lemos të Greqisë, më 1897-99,mund të deshifrohen vetëm përmes gjuhës shqipe.

Pulianos,antropolog i njohur: Shqiptarët janë pasardhësit e vetëm të pellaz

gëve.

Rozheri,1922:“Shqiptarët trajtojnë mikpritjen si një rit të shenjtë. Ata nuk dinë si ta falenderojnë mikun që e ka nderuar duke kaluar pragun e shtëpisë së tyre”.

Serge dr. Daucet, shkencëtar amerikan: Leka i Madh dhe Aristoteli janë stërgjyshë të shqiptarëve.

Sime Mlladenovski: Pellazgët dhe Pellagonia emrin e kanë marrë nga Pella

goni i cili, sipas Homerit ishte baba i Peonit (kurse peonët ishin fis ilir-R.N)

Dioklecianin,Konstatinin e Madh dhe Skënderbeun i quan Maqedonë të Vje

tër, gjë  që shkon në favor të tezës se Leka i Madh ka origjinë ilire, sepse dy të parët janë të tillë.

Shatobriani: Athina është vend shqiptar.

Shloseri.Historian gjerman:Kur turqit pushtuan Lezhën dhe hapën varrin e Skënderbeut, jeniçerët i morrën eshtrat e tij, i mbështollën me flori dhe argjend për t’i përdorur si hamali mbrojtëse, kurse pastaj e shpallën për “shenjtor” të tyre.

Shnajder(Shllajner):Shqipja burron nga gjuha pellazge.

Shunda(Dr.Shunda): pa njohjen e gjuhës shqipeipe, nuk mund të studiohet zanafillja e gjuhës rumune.

Viktor Berardi: ,,Bullgarët  janë të shëmtuar dhe të zymtë..kostumet e tyre janë pa hije e pa lezet…Sa i bukur duket pranë tyre shqiptari  me veshje të kuqe, tek vjen para nesh madhështor  mbi kalin e vet, pushkën e vendosur anës shalës, me një pamje prej fitimtari  dhe me ecje prej zotnije..,,.

Z.Manjani:Gjuha shqipe është e mrekullueshme  që i përngjan një vendbu

rimi të pasur,mbi të cilin mjafton të përkulesh dhe të mbledhësh kokriza ari filologjik,,(E.Kocaqi,Roli...f.6)

 

Veçova

 

Fransoa Pukëvili, konsul i Francës gratë  toske, për nga bukuria,  i kraha

sonte me   perëndeshat të lashtësisë

Gjusepe Catapango, shkencëtar i shquar italian: Atlantinda, e cila është e zhdu kur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e  stërgjyshëve të shqiptarëve të  so-tëm.

Man,studiues i njohur anglez: “Gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit (bir i Nuhit)”.

Maurico Druon,sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popuj

ve më të vjetër se historia ...,,.

Sulejman Kulçe: Historian turk:nga Pellazgët kanë mbetur vetëm shqipta

rët.

Timotheos, mitropolit: Shqiptarët janë më luftarakët e botës..

Ugo Foskoli,shkencëtar italian: “bijtë e atyre guximtarëve të vjetër (të shqipëtarëvet) i gjejmë në sulmet e Trojës, nën ushtrarinë e Aqiletit e-dhe nën Piron..Po ata, shqiptarët ...nën Filipin rrëmbyen lirinë e Greqisë: dhe nën Aleksandrin, zaptuanpjesën më të madhe të botës.

Vacsllav Haveli. Në një shkrim botuar në gazetën “Le Monde”, ka theksuar: “Unë gjithashtu e ndjej veten shqiptar”.

Vasko Kostiq:Trojanët dhe ilirët ishin popull i njëjtë.

Virhov(Virçov?)Në kabinetin e tij, më 1878,gjatë zhvillimit të Kongresit të Berlinit,1878, duke folruar për racat e ndryshme të Ballkanit, kafkat shqiptare i tregonte duke i përkëdhelur, kurse të  popujve të tjerë, i tregonte me majën e këmbës, sepse  shqiptarët i konsideronte për racë  më superiore mbi të gjitha të tjerat.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora