Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Si është dënuar dy herë poeti Faslli Haliti

| E shtune, 19.05.2012, 03:20 PM |


Si është dënuar dy herë poeti Faslli Haliti, njëherë në regjimin komunist njëherë në demokraci

ERA QË ZBULOI KOBUREN

Dielli i Partisë ndriçon dhe rrëkerat e tiranisë vazhdojnë

36 vjet më parë, m? 16 dhjetor 1972, u botua në gazetën «Zëri i Rinisë” poema “Dielli  dhe rrëkerat” e poetit Faslli Haliti, për të cilën autori u dënua nga diktatura me 10 vjet punë të detyruar:  4 vjet në kooperativ? bujqësore dhe 6 vjet në Komunale, duke iu hequr njëkohësisht edhe e drejta e botimit.

Po japim p?r botim “kritik?n e  gjimnazist?ve”  t? Lushnj?s, botuar m? 25 janar 1973, n? gazetën “Shk?ndija”, organ i KP t? rrethit;  një shkrim të U. Malit, botuar në vitin 1974,  në revistën tremujore  “Koha e jonë” që dilte në Paris, si  edhe disa  vlerësime kundër e pro t? disa shkrimtar?ve dhe  kritik?ve, p?r poemën “Dielli  dhe rrëkerat si dhe p?r poemat e botuara vitet e fundit nga poetit Faslli Haliti, p?r t? treguar vazhdim?sin? e inkonformizmit t? krijimtaris? s? poeti q? s’ka “ z?n? ende mend”.

P?r efekt vendi, poemën “Dielli  dhe rrëkerat, nuk po e botojmë, por kush ?sht? i interesuar, mund ta gjej? at? t? botuar n? librat poetik?: S’di t? hesht, Kaq,  Kujt t’i beso.j...

Poeti i Fatbardh Rustemi:

Nj? nga poet?t e rinj që mbrojti me guxim, me argumente e profesionalizëm në ato vite  poemën «Dielli dhe rrëkerat» dhe që i shkroi letër  Enver Hoxhës se dënimi i poetit Faslli Haliti nga Komiteti i Partisë, Lushnj?,  posaçërisht nga Sekretari i Parë, Rrapi Gjermeni,  jo vetëm ishte krejtësisht i padrejtë, por dhe kriminal,  edhe sot pas 36 vitesh nga botimi i  poemës, Fatbardh Rustemi, shkrimtar i njohur tashm?, autor dramash, komedish, romanesh e publicist, shprehet me bindje  të palëkundur p?r poemën, si at?her? n? rini, se:

Poema Dielli  dhe rrëkerat shprehte një pakënaqësi  të kudondodhur, por e artikuluar poetikisht në këtë poemë, ajo mori deri përmasat e një proteste. Kjo bëri që nomenklatura të tregohej shumë e ndjeshme ndaj saj duke i bërë një akuzë tepër të rëndë për kohën duke u shprehur hapur se në poemë bëhej thirrje që të goditej Pushteti Popullor me gurë, po të mungonin armët. Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi të rrallë, ku publikisht, denoncohet rreziku serioz që i vinte shtetit prej letërsisë.

Dhe si hakmarrje ndaj saj Pushteti  me levat e « e veta, bëri gjithçka për të zbutur poetin deri në atë farë feje sa të priste ndonjë elozh të radhës prej  tij, por misioni i poemës u krye për derisa ajo u bë shprehëse e një pakënaqësie që në jetën e përditshme mërmëritej prej kohësh. E parë nga e tanishmja, pavarësisht për zgjyrën e terminologjisë, në thelb, poema dëshmon një guxim të lartë qytetar që kërkon një vlerësim të merituar.

Ia vlen të kujtohet që kjo frymë proteste nuk ishte vetëm te poema Dielli dhe rrëkerat, por ajo u parapri dhe u shoqërua  me një sërë poezish si Njeriu me kobure, Djali i sekretarit, Çifligu, Unë dhe burokracia, Trembje, Zhurma, Dobësi, Thyrje, Edipi etj..., të cilat dëshmonin, për një predispozitë, bindje të autorit dhe jo një shkarjen të rastit të tij.

Studiuesi dhe publicisti M?rgim Korça:

Poema, «Ku, ku»  duhet botuar në mijëra faqe vëllimesh !   Me se tjetër e shoqëruar ?   Me asgjë !   Vetëm ata vargje ... të përsëritur pa pushuar që frekuenca e tyre duke u rritur e zmadhuar në progresion gjeometrik ta shurdhojë njerëzinë e çmendur ! (Gazeta Drita, 20 korrik 2008)

Shkrimtari Roland Gjoza:

Po ajo  qyqekama ( Ku ku ), për atë që po ndodh sot atje, për ata horra që na nxinë faqen, një poemë që më tronditi fund e majë, ajo sikur është shkruar me alfabetin e zi të ulurimës. Sa kohë duhet ende për të ndierë njëfarë normaliteti e për të mos thënë më se paskemi qenë të mallkuar?
( Gazeta Agon, 12 shtator 2008)

Shkrimtari, Kujtim Dashi:

Poema Dielli dhe rr?kerat ishte nj? kulm i prirjes tep?r spiktat?se t? poetit F. Haliti, p?r  t? stigmatizuar padrejt?sit? e shoq?ris? shqiptare t? koh?s q? kishin z?n? t? mahiseshin. Si e till? ajo ?sht? pararendëse e poemës Pashallar?t e kuq t? Kadares? e cila u jetesua si jehone e guximit dhe kurajës s? poetit t? madh sesa si poem?, si nj? vep?r arti e pabotuar, nd?rsa Delli dhe rr?kerat u botua me mij?ra kopje, u kopjua me dor? dhe shkoi te lexuesi i cili e mirëpriti dhe autori p?soi at? q? tashm? dihet: persejkucionin. Pra, nga njera an? Faslli Haliti, nisi kalvarin, por nga ana tjet?r , ai fitoi m? shum? simpatizant?, adhurues, talente t? reja, ndjek?s t? antikonformizmit demokratik  t? poezis? s? tij, plot kumte e mesazhe; fitoi miq t?   shumt?, kudo n? Shqip?ri e m? gj?r?, siç ?sht? rasti i U.Mali n? Franc?, q? shkroi n? 1974, p?r poemën Dielli dhe rr?kerat dhe n? mbrojtje t? auotorit t? saj si dhe p?r poezitëDjali i sekretarit, Çifliku dhe i botoi ato n? revistën Koha e jon?, n? Paris; siç ?sht? rasti tjet?r i Erenest Koliqit q?  botoi poezinë Njeriu me kobure  n? revistën Shejzat

1. ''DIELLI, DHE NJË POEMË QË SPEKULLON ME TE''

 -Shënime kritike nga dhjetë gjimnazistë - gazeta ''Shkëndija'' 25 janar 1973 :

Nuk na e priste mendja se Faslli Haliti do të shkruante një poemë të tillë si “Dielli dhe rrëkerat”. Ajo është frut i një çoroditje politike e ideologjike dhe na jep një pasqyrë në themel të shtrembër të realitetit tonë,  natyrës sëpushtetit popullor dhe të marrëdhënieve të partisë me popullin. Ky karakter i shtrembër ideologjikisht nis që me vargjet e para të poemës, në të cilat thuhet:

“Ndërsa çatia e atdheut tim është e kaltër, optimiste.

Çatia e shtëpisë time është qaramane”.

Ç’kuptim kanë këto vargje? A nuk është “çatia e atdheut” vetë çatia e popullit? Dhe, po ta zhveshim mendimin prej figurës, a nuk ndërtohet socializmi në Shqipëri nga populli e për popullin, a nuk është qielli ynë “i kaltër dhe optimist” për të gjithë ata që luftojnë e punojnë me popullin e për popullin? Vështrimi i F. Halitit në këtë poemë është errësuar dhe kërkon (bile jep edhe “urdhër”) që edhe në të tjerët të shikojmë një tabllo të errët dhe t’i bëheshin shokë në pikëpamjet që ai shpreh në këtë poemë. Ai mendon se nga tavani (i kujt: i vetë poetit apo nga tavani i popullit?) “lot gjerbësh rrjedhin vu, vu… nat’ e ditë, rrjedhin me të madhe”. Sipas poemës të gjithë qenkan keq dhe njerëzit e pushtetit flekan gjumë të rehatshëm, iu mbyllkan dyert e zyrave punëtorëve, shtrëngokan buzët, strehokan “soj e sorollopin” e tyre dhe paskan degjeneruar deri në atë shkallë sa për “një cigare filtër, një rekomandim” u venë përpara të njohurve “një apartament”. Nga e gjithë poema del se pushteti ynë qënka burokratizuar deri sa nuk mban më, se askush nuk i qan hallet e popullit, se punëtorët duhet ta rregullojnë vetë strehën e tyre dhe në poemë u jepet “urdhër” atyre që t’u thyejnë “dhëmballët burokracisë” dhe po u munguan gurët të shkulin dhëmbët e nëpunsave. Si t’i marrim të gjitha këto, si vargje figurash të bujëshme, apo si pikëpamje të gabuara për realitetin tonë revolucionar? Jo, ato nuk tingëllojnë aspak drejtë në luftën kundër burokratizmit, flamurin e sëcilës e mban kurdoherë partia, por gumëzhijnë për anarshi dhe rebelizëm.

Që të kthehemi prap tek figurat artistike, në poemë si përfaqësues të vetëm të pushtetit dalin shoku Koli dhe shoku Lili, të cilët sikurse “uni i poetit” nuk mund të mos jenë përgjithësime artistike dhe këto përgjithësime janë negative. Në poemë, për realitetin konkret për të cilin flitet, autori nuk na jep asnjë të drejtë të mendojmë se ata janë “tipa të rastit” dhe as përjashtime nga gjëndja e përgjithëshme, prandaj edhe mendon, se “shkretëtira e kontradiktës” nuk mund të zgjidhet as me shokun Lili, as me shokun Koli. Pa shihni se ç’rrugë propozohet?! Duke u nisur prej aksioneve revolucionare për ndërtimin e banesave me kontribut vullnetar, autori i poemës, duke injoruar të vërtetën, mendon këtu se asgjë nuk është bërë për punëtorët, se atyre u është përvetësuar djersa. A nuk është shpifje me qitje të largët kjo? A nuk kalohet prej luftës kundër burokratizmit nga pozitat e partisë në pozitat e kundërvënies ndaj pushtetit popullor? Fundi i poemës tingëllon pikërisht kështu.

Madhështia dhe forca e partisë sonë është se ajo ka farkëtuar një unitet të çeliktë me popullin. Në Shqipëri nuk ekziston një parti që rri e numuron gjerbat, që trishtohet në mënyrë sentimentale për hallet e njerëzve dhe që rri pa gjumë prej “melodisë diletante të pikave, po një parti luftëtare që udhëheq popullin në revolucion dhe është kurdoherë në veprim për të mirën e masave punon jëse. Çdo gjë tek ne është vepër e partisë, e shokut Enver dhe e gjithë popullit. Partia realizon çdo ditë dhe kudo demokracinë socialiste dhe drejtësinë për popullin, duke qëndruar pranë tij, duke qarë hallet me të, duke e bërë atë të ndërgjegjshëm. Përballë kësaj të vërtete të madhe autori ka mbyllur sytë dhe ka krijuar në poemë një përfytyrim subjektivist krejt të dyshimtë mbi marrëdhëniet parti-popull-pushtet, duke u orvatur të krijojë të çara për të futur kontrabandë pikpamje anarshiste mikroborgjeze. Sipas poemës askush nuk bën gjë, kështu që i mbetet “unit të poetit” të japë “urdhërin”: “Thyejani dhëmbët burokracisë!” Ky është një shtrembërim flagrant i së vërtetës, që e ka burimin në mentalitetin e vjetër e tërë të çara të autorit, që ose shitet shumë “naiv” në politikë, ose është prej atyre që shfrytëzon situatat revolucionare për të nxjerrë në shesh kundërshtimet e tij prej mikroborgjezi. Pra, ndërsa “fle shoku Lili fle shoku Koli”… në këtë situatë (autori është kontradiktor, në gjithë këtë konfuzion ideologjik, poema nuk di cilës shpifje t’i hapë portën më parë) shoku Lili dhe shoku Koli prashitin si të duan dhe “qindra këkesat” e punëtorëve “thyejnë kokat” se “nuk hyjnë dot” në zyrat e tyre.

A është kjo e vërteta e jetës sonë socialiste? A mund të shkruhet kështu për partinë dhe klasën tonë punëtore? A kemi nevojë ne për një poezi që të na gënjejë me lajka për partinë, që të shikojmë me dyshim realitetin dhe të na bëjë thirrje të ngrihemi kundër tij? Jo, për një poezi të tillë nuk kemi nevojë. Ne e hedhim poshtë atë me përbuzje dhe jemi të bindur se vjersha të kësaj natyre, të servirura me çfardo dredhirash e marifetesh stilistike, kurrë nuk do të mund të spekullojnë dhe ta errësojnë diellin e jetës sonë.

Poema “Dielli dhe rrëkerat” botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” të datës 16 dhjetor 1972, na kujtoi se ky konfuzion ideologjik ka pasë nxjerrë kokë edhe në krijime të mëparshme të F. Halitit, me të cilat ne nuk kemi qënë dakord.Mjaft vjersha të tij ideologjikisht  gabuara apo gjysëm formaliste që lexonin nëpër faqet e organeve letrare (duke u çuditur si botoheshin) ne na revoltonin. Prandaj për këtë poemën e fundit, është kjo arësyeja që menduam se do të gabonim sikur të heshtnim më gjatë.

Sa për mendimin që është hedhur se F. Haliti në poezitë e tij shquhet për prirjen që shkrin në një të vetme personalen me shoqëroren, do të mjaftonte dhe një ballafaqim fare i shpejtë i egocentrizmit dominues në krijimtarinë e tij me faktet nga çështjet e tij personale, për të hedhur poshtë këtë “prirjen e shkrirjes”. Përkundrazi, ai, me personalen i kundërvihet shoqërores dhe pikërisht këndej fillon çoroditja, duke i vënë së përgjithshmes revolucionare vulën e personales mikroborgjeze. Për këtë le të marrim rastin e poemës që po diskutojmë.

Ne të gjithë e dijmë që F. Haliti ka trashëguar prej paraardhësve të tij një shtëpi të vjetër të madhe në qendër të Lushnjës, të cilën deri para pak kohe dhe për disa vjet rrjesht nuk ka dashur ta këmbeje me apartament modern. Siç tregojnë faktet, këtë nuk e ka bërë “për sentimentalizëm”. Se “as babai, as mamaja nuk ishin sentimentalë”, po për t’ia shitur pushtetit popullor me pare “mallin e trashëguar” Ai pengoi për dy vjet e sa rrjesht ngritjen e një pallati të ri në vënd të karakatinës së tij përballë kinoteatrit që po përfundon në qendër të qytetit. Nuk u tund e nuk pranoi asnjë lloj strehimi për derisa futi në xhep shumën e parave me të cilën u vlerësua shtëpia e tij. Jo vetëm kaq, por kundërshtimet e tij arritën deri aty sa të pretendonte t’i jepej një vilë më vehte. Më në fund mezi pranoi të marrë një apartament. Prandaj nëqoftëse pikënisja personale e poemës është kjo histori prej xhambazësh, atëhere ne do të thoshnim se jo vetëm që nuk ka asgjë nga “shkrirja e personales me shoqëroren”, por këtu shtrembërohet e vërteta, dhe autori bën gabim kur e vë vehten në një radhë me traktoristin “që zbukuron fushat me traktorin e tij”, me elektriçistin “që elektrifikoi disa fshatra”, dhe me muratorin që “ka zbukuruar qytetin me pallate”, se punëtorët as mendojnë as veprojnë si F. Haliti dhe, qoftë edhe si personazhe, u vjen turp të vihen në shërbim të egoizmit mikroborgjez, që shprehet në poemën “Dielli dhe rrëkerat” duke e analizuar atë qoftë në planin e karakterit përgjithësues të figurës artistike dhe të “unit të poetit”, qoftë në planin e thjeshtë personales.

Pa u çliruar sa s’është vonë nga individualizmi mikroborgjez F. Haliti nuk mund të na japë poezi të shëndosha të realizmit socialist, por përkundrazi ashtu siç vihet re nga ecuria e krijimtarisë së tij, ai ka rrezik të thellohet në çoroditjen ideologjike dhe atëhere do të jetë tepër vonë.

Dërgoi për ZSH: Albert Zholi