E merkure, 24.04.2024, 08:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Kolë Tahiri: Kuvendet shqiptare

E premte, 18.05.2012, 08:07 PM


Dukuri etno-psikologjike në Lahutën e Malësisë të Gjergj Fishtës (III).

KUVENDET SHQIPTARE

Nga: Prof. as. Dr. KOLË  TAHIRI,  etno-psikolog

Dukuria e kuvendeve shqiptare, shquhet per specifika etno-psikologjike te spikatura. Ajo është një traditë e lashtë sa historia e shqiptarëve.

Lahuten e Malësisë paraqiten gjeresisht kuvende si ai i Lidhjes së Prizrenit, kuvendi që organizon Çun Mula, bajraktar i Hotit me perfaqequesit e Malësisë së Madhe etj. etj.

- Ne ç’fare mase dhe sa gjenin zbatim ne keto kuvende dukurite etno-psikologjike shqiptare te cilat burojne nga botekuptimi, mentalitetet, bota shpirterore, veçansite etnike te kultures iliro-arberore-shqiptare ?

- Si shprehen karakteri liridashes, luftarak dhe i panenshtruar i shqiptareve, si dhe ndjenjat perkatese ne keto kuvende ?

- Modeli kulturor etnik qe perfaqesonin kuvendet tradicionale shqiptare, sipas autorit te Lahutes ?  Fati i metejshem i ketij institucioni dokesor shqiptar.

- Mendime rreth bazave etno-psikologjikekuvendeve shqiptare.

Ne Kongresin e Berlinit(1897) Fuqite e Medha te kohes kane vendosur coptimin e tokave shqiptare ne favor te Malit te Zi, i cili, pa ngurrim hidhet ne aksione luftarake. Knjaz Nikolla ka mobilizuar forcat ushtarake:

-  /qi ka dyndun top e ushteri, /,

/ me hi n’Plave, me hi n’ Gusi,/,

/ me marre Shkodren me Malesi,/ ,

/der’ ku dane vendi me Dri ;/…

Keshtu, shprehen qarte synimet shoviniste te shkjeve-malazez si dhe nxitja e tyre nga Fuqite e Medha te Europes. Ato kane detyruar Mbretin e Stambollit te bente leshime ne dem te tokave te banuara, prej shekujsh nga shqiptaret. Ne ate kohe territoret tona kane qene nen pushtimin e Perandorise Osmane.

Po shqiptaret nuk jane te atij mendimi. Per kete Ali Pashë Gucia, ish ushtarak i perandorise i shkeputur nga Stambolli i vene teresisht ne sherbim te çeshtjes atdhetare jep kushtrimin :

- / t’ané Shqipnise ka çue nji fjale :

- /qi shk’a’ Krye, shk’à Bajraktar, /, ?

- /Shk’a’ Vojvode e shpi e pare ;/, ?

- / fille me dalun ne Prizren,/,

- /per me ngrehe aty kuvend,/….:/ ?

- / me lidhe bese, me lidhun fé :…. ?

- / Shkaut per t’gjalle mos me iu shtrue,/ ,  /…./

- /Mbretit fjalen me m’ia thye./

Ka qene tradite mbareshqiptare, qe kur behej fjale per çeshtje te medha kombetare te gjithe perfaqesuesit e krejt trojeve tona te tuboheshin ne kuvende te medha e te merrnin vendime te perbashketa. Keshtu, sipas kesaj tradite dokesore shqiptare perfaqesuesit e krahinave shqiptare vrapojne ne Prizren.

Veçansite etnike te ketij kuvendi qendrojne ne formen e organizimit, ne lidhjen e beses shqiptare, beses se Zotit, ne qendresen deri ne vdekje per t’mos iu nenshtruar Shkjaut, si dhe ne trimerine e vetesakrifikimin shqiptar (nje grusht njerezish kundershtojne te plotfuqishmit e kohes), guxojne t’ia thejne fjalen Mbretit (Sulltanit) .

Me te mbrritur te delegatet e krahinave :

- / Prizrenasit  ku mire po i presin,/,

- / buke e zemer ku po u qesin, /,

- / si zanate qi ka Shqipnia,/,

- / kur t’u shkoje miku te shpia./

Te deleguarit nuk vendosen ne hane apo hotele, por shperndahen neper familjet shqiptare ku priten, sipas tradites se mikpritjes e bujarise, « Buke e zemer », bujari me gjithe shpirt, bujari e paster, fisnike, e thelle, pa interes, siç vepruan prizrenasit.

Shqiptaret e kultivojne dhe e zbatojne virtytin e mikpritjes, respektimin e sigurimin e mikut qe u ka ra ne prag, me gatishmerine per te sakrifikuar gjithçka, pasurine e deri edhe jeten.

Kemi te bejme me veçansi etnike te spikatura te shpirtit shqiptar siç jane : mikpritja, ndorja dhe bujaria. Pas mikpritjes te qytatareve te Prizrenit, qe mund te ndeshet rralle kund shqiptaret  i drejtohen detyres.

Dhe, pa vonuar delegatet mblidhen:

- / e kane dale ne log t’ kuvendit,/,

- /n’ato mojet e Prizrenit,/, ?

- / ku kane ndejun rend mbas rendit,/,

-  / me Ali Pashen n’krye te vendit. / ?

Pra, jane tubue Krenet e Gegeve e t’ Toskenise (Shqiptaret), sipas tradites «rend pas rendit». Ne kete tubim te madh, sipas kesaj veçorie etnike kane lidhe bese e kane lidhe fe, me u shterngue (qendruar) :

- / Europes fjalen m’ia poshtue,/,

- / qi me Mbret paska pleqnue,/, ?

- / me i dhane dore Malit te Zi,/, ?

- / t’a coptoje t’mjeren Shqipni. /

Vendosja ne kuvend behej sipas rregullave (protokollit) te percaktuara ne kanun, renditje protokollare e detyrueshme per gjithesecilin : Ali Pasha, organizatori ne krye te vendit e me radhe zene vend : Marash Vata, bajraktari i Shkrelit, vijojne, njeri pas tjetrit Bajraktare, Krene e Beglere. Terheq vemendjen me uniformen dhe fjalen e mençur Abdyl  Frasheri, i cili ate qe flet : / Mbreti as Krajli nuk e shklet./

Pastaj, renditen « rend pas rendit» Prenge Bibe Doda, kapedani i Miredites, Dera e Toptanit, Zogollit, Gjete Gege Shllaku, Begolli, Cun Mula, bajraktar i Hotit, Mar’ Lula i Shales, Dode Preçi i Kastratit, Vrioni i Beratit, Derralla, Shkodrani Shan Deda i Dede Jakupit i cili / qi si Létinit si, /Halldupit, / rrumbullak fjalen ua flet ;/…./, Abdullah Dreni, te cilit ia dro’ te keqen Prizreni e Kosova,

- /pse per mik e bese te dhanun, /,

- / vete ia nep zjarmin shtepise : /,  etj.

Kjo renditje tradicionale eshte vendosur ne baze te kontributeve kombetare qe ka dhene secila krahine apo person. Ndeshemi ketu me mendesine, mentalitetet specifike shqiptare.  Perfaqesuesit lidhin bese : «Europes fjalen m’ia poshtnue», pra konflikti eshte me ma te madhin e te medhenjeve.

Individualitete si shkodrani Shan Deda : « E s’ merr vesht per krajl as mbret ». Marash Vata,- « / qi s’e trand as topi as shpata./, Abdullah Dreni : « shi me Mbret pushken e nise». etj.

Secili prej tyre eshte mbret me vehte, i pa tundur, i gatshem per t’u ballafaquar me Krajla, Mbret etj. si i barabarte midis te barabarteve. Spikates ketu besa shqiptare, besa e Zotit, e çimentuar me vendosmerine epike te ketyre burrave.

Vendosmeri e guxim i tille veshtire te ndeshen kund tjeter si tek keta burra shqiptare !

Ajo eshte cilesi e karakterit shqiptare, specifike etno-psikologjike. Nje grusht shqiptaresh kunder te medhenjeve te Europes.

Nje vendosmeri (karakter) i tille nuk mund te mos terhiqte vemendjen e Fuqive te kohes.

Ne kete mjedis burrash te urte e tjerr kuvendin, perfaqesuesi i Toskerise, Abdyl Frasheri, i cili me mençuri e pathos shpjegon, se si ne Mesjete te paret e Shkijeve, qene shkulur nga malet e Uralit, ku ushqeheshin me dardha te egra dhe u derdhen ne tokat e Ballkanit, ku i gjeten shqiptaret me qyterimin e tyre te lashte, me bujqesi e blegtori te zhvilluar, me ligjet, me norma e kanune bashkohore.

Rrefen, oratori lashtesine e shqiptareve ne keto troje, historine e tyre te lavdishme, kujton se si me kushtrim ngriheshin ne luftera kunder fiseve barbare : Ostrogoteve, Shkjeve te Stefan Dushanit (malazez, serb), bullgar, turqeve osman etj., flet per qendresen e shpirtin kryengrites e liridashes, shpirtin shqiptar te mosnenshtrimit. Kujton atdhetari lufterat e shqiptareve ne kohen e Lekes, Pirros, Kastriotit etj.

Keshtu, Frasherlliu duke iu referuar historisë heroike të të pareve ngjallte tek bashkeatdhetaret ndjenjat e krenarise kombetare dhe i ftonte ata per te  treguar guxim e trimeri per mbrojtjen e trojeve arberore, siç kishin treguar te  paret tane nder shekuj.

Karakteristike e shqiptareve, ne situata te tilla ka qene se ata u drejtoheshin traditave atdhetare e luftarake. Vlere te veçante merr fakti se kur, ky lider shqiptar flet :

- « Mbreti as krajli nuk e shklet».

Mendimi i tij eshte i thelle, shpreh deshiren, aspiraten, te drejten legjitime te shqiptareve.

Detyra supreme mbarekombetar ishte mbrojtja e tokave shqiptare nga pushtuesit e huaj me forcat e veta.

Shan Deda, perfaqesues i Shkodres betohet ne  Zotin se:

- / kur kje puna per atedhé./,

- / Edhe Mbretit te Stambollit,/

- / Shqiptaret pushken ia kane vu, / .

Bajraktari i Shales, Mar’ Lula, midis te tjerash thekson :

- /Kam shkue jeten si bishe mali,/…. /,

-  / por as Mbretit, por as Krajlit,/,

- / tungjate jeta s’ i kam thane./

Dhe ne rast se Shkjau, si po flitet ka me na msy, ai do te ndeshet ne armet e Lekeve e te Dukagjinit :

- / qi, me ndihme te Perendise,/,

- /kane m’ ia thye pleqnine Berlinit,/,

Pra, shqiptaret jane te vendosur deri ne vdekje qe mos t’u rrijne (pranojnë) vendimeve te krajlave as te mbretit, ata nuk i binden te huajt, sepse « mbret shqiptari àsht n’ vend te vet ». Vendosmeri legjendare, vendosmeri per te mos u dorezuar perpara asnje armiku cilidoqofte ai.

A nuk ishte burreri proverbiale qe te thehej, te kundershtohej pleqnia (vendimet) e Berlinit ?!

Keto «trille shqiptare», te shprehura artistikisht nga Fishta, kane zene vend ne mendjet dhe zemrat shqiptare, jane pelqyer nga njerezit e thjeshte, sepse kane qene afer botekuptimit te tyre, mentalitetit tradicional, krenarise, deshirave e aspiratave dhe besimit  ne forcat e veta. Ne rjedhen e shekujve ata i kishin provuar «perkrahjet» europiane.

Energjite shpirterore titanike ata i gjenin tek besimi te Zoti, vetevetja dhe armet e tyre.

I pari i Shales ka shprese, se me ndihmen e Zotit e te bashkuar do t’i rrezojme planet e Berlinit.

Por, Mar’ Lulen e shqeteson, po aq fort Anadollaku (turku) :

- /qi kurr qafet s’ma hoq lakun ,/,

- /s’ due te njoh as Krajl as Mbret:/,

- / mbret shqiptari àsht n’vend te vet./

Prijesi trim i nje fisi, te vogel por kreshnik nuk njeh te medhenjet, ai ndjehet zot ne shtepi te vet. E habiteshme, por shqiptaret e Lahutes ua thone fjalen rrumbullak si krajlave ashtu dhe mbretit. Me kurajo te habiteshme ia thejne pleqnin Berlinit. Kur ata flasin jane te sinqerte, te ndershem, nuk i bejne lak fjales, secili eshte i gateshem t’ia nis pushken Mbretit etj.

Karaktere te tilla etnike, burrerore, te forta trashegonin dhe kultivonin shqiptaret.

Keto cilesi te vullnetit te shiptareve shpreheshin ne log te kuvendit, ku pergjegjesia per fjalen e thene peshonte sa mali. Ajo nenkuptonte kthimin e fjales ne veper. Kjo vendosmeri shprehej kur behej fjale per atdheun e te pareve, per trojet arberore. Burrat e kuvendit se bashku me ndjekesit e tyre, sipas beses se dhene hidheshin ne beteja per jete a vdekje. Ata nuk udhehiqeshin nga mbreter, presidente, apo shbamadhori ushtarake, por thjeshte nga prijesit e tyre popullor, sipas tradites iliro-arberore. Veteqeverisje thellesisht popullore.

Referencat morale e politike te ketyre kuvendeve dhe shoqerimi i tyre me vepra luftarake si veçansi etno-psikologjike pasqyrohen mjeshterisht ne Lahuten e Fishtes.

Keto manifestime publike, tipare karakteresh te shprehura me zjarr ne kuvend dhe, pastaj ne beteja, luftimet e ashpera me Shkijet-agresor shprehin perkatesine etnike te shqiptareve malesore te asaj periudhe.

Te habite forca shprehese e individualitetit te malesorit te fundshekullit XIX-te. Ai si individ merr per siper pergjegjesi te medha i bindur ne perkrahjen e ndjekesve te vet. Dhe ata nuk u gabuan, as u zhgenjyen nga ndjekesit benike te cilet u shkonin pas. Ata, ne dallim nga te tjeret nuk ishin komandante ushtarake, por thjeshte prijes popullor qe jetonin ne gjirin e popullit dhe shprehnin aspiratat e tij.

Po çfare ndodhi me vone me kete karakter shqiptare, me keto individualitete te  spikatura ?! Kjo eshte nje teme e gjere dhe e veshtire e cila prêt te trajtohet nga sociolog e psikolog te formuar shkencerisht dhe objektiv.

Te kthehemi tek kuvendi ku bluheshin idete,mendimet, taktikat e strategjite luftarake shqiptare.. Keto debate te zjarrta drejtoheshin me mjeshteri nga Ali Pashe Gucia, i cili me takt e konsiderate thellon problemin:

- /Te lumet goja, bajraktar,/,  ,

- /se ti lak s’i  bake fjales./,

- / Se ti  folke n’log t’ kuvendit,/ ,

- / si po e lypte e mira e vendit./,

Ali Pasha eshte ushtarak i shquar dhe, ndonse, Mar’ Lula si bajraktar i nje krahine te vogel, ne nje pjese te fjales se tij bie ndesh me mendimin e pergjitheshem drejtuesi nuk ia prêt fjalen atij. Prekundrazi, i thur levdata ( folke…si e lype e mira e vendit, se nuk i bake lak kuvendit etj.). Vetem, pasi thekson meritat e bajraktarit te Shales sjell argumente politike, e sidomos ushtarake duke mbrojtur idene, se ne situaten e krijuar shqiptaret nuk mund te luftonin njekohesisht ne te dy krahet.

Ushtaraku i larte i kthehet edhe qendrimit ndaj Turqise dhe shpjegon :

- / Por, pse na te vogjél jemi, /,

- / pse kend fis as vellà nuk kemi,/,

Prandaj konkludon strategu :

- / na sot Shkjaut s’mund t’i bajme balle,/,

- /prandej, thom, se e lype e mbara,/ ,

- /te rrijme ngjite me Mbret t’ Stambollet, /

Ne kete tubim mbareshqiptare u shprehen lireshem, me kurrajo civile e pa doreza pikepamje te ndryshme e te kunderta : Njera pale kerkonte a). lufte, si kunder Shkjaut, ashtu edhe kunder Turkut, ndersa pala tjeter b). Mbronte mendimin se duhej te ruheshin, te pakten perkohesisht lidhjet me sulltanin, qofte edhe per arsye pragmatike, se nuk mund te perballoheshin nga shqiptaret ne te njejten kohe te dy armiqet (Shkjau dhe Turqit osmanllij).

Eshte evident fakti se ne kete kuvend mendimet shpreheshin sinqerisht, rrumbullak, pa doreza, direkt, me transparence, pa frike e paragjykime etj. Në to mbizoteronte e mira e vendit, ndershmeria, respekti e konsiderata e ndersjellta midis pjesemarresve, pavarsisht pozites apo fuqise qe zoteronin.

Mbi bazen e mendimeve e ideve te shumeta, madje edhe te kunderta, pasi peshoheshin mire ata arrinin ne perfundime te njejta te cilat beheshin te detyrueshme per secilin pjesemarres dhe forcat qe ata perfaqesonin.

Te habisin shqiptaret e asaj kohe me karakterin e forte, vullnetin e paperkulur dhe virtytet e larta morale, tipare etno-psikologjike te trasheguara nga të parêt e tyre e te ruajtura me fanatizem, si rallekund!

Pas shume debatesh te zhvilluara ne kete beselidhje te madhe te Prizrenit, te gjithe bashkohen ne idene qe t’u drejtonin nje leter Krajlave te Berlinit ne te cilen, me vendosmeri kundershtonin, hidhnin poshte vendimin e tyre per coptimin e tokave shqiptare dhe betoheshin :

- /qi, pa u shterrun Dri e Shkumbin,/,

- /edhe Buena per pa u thà, /,

- / na per t’ gjalle nuk rrijme nen Shkà.

Ne botekuptimin e shqiptareve te asaj kohe shterrja e ketyre lumenjeve ishte gje krejtesisht e pa mundur. Perjetesisht e palekundur eshte vendosmeria, burreria e delegateve te Kuvendit te Prizrenit. Ata jane qendrestare te tille, sa qe pa u shterre lumejt e Shqiperise, pa u permbyse natyra nuk pranojne coptimin e tokave shqiptare, nuk i neneshtrohen pushtuesit.

Mendja e shendoshe t’a do, se ky karakter solid e i paperkur i shqiptareve me shpirtin luftarak e liridashe, krahas gjuhes shqipe, ka qene, nder shekuj nje prej atyre faktoreve determinant te ruajtjes se identitetit te shqiptareve. Ky tipar etnik yni, mbajtes i konstruksionit psikik te shqiptareve eshte njohur e pranuar edhe prej te hujve, madje edhe armiqve qe kane pasur te bejne me shqiptaret.

Ne rrjedhat e shekujve, per fat te keq te te dy paleve ne konflikt politikat shoviniste, raciste kane rrenjosur, nje mni te papermbajtur, urrejtje te thelle e racizem primitiv midis dy etnive : Shkjeve te Ballkanit shovinist e invadues e shqiptareve, prej  shekujsh vendes.

Eshte pranuar, se kjo veçori etno-psikologjike ballkanase e ketyre dy kombeve (mnia) ka shkaqe te thella historike, ekonomike, socilologjike edhe etno-psikologjike, te cilat presin shpjegime me objektivitet shkencor duke mbajtur qendrim bashkekohor ndaj tyre.

Mbi kete baze, del e domosdoshme, qe secila pale te njohe e pranoje gabimet e se kaluares dhe te sotme, duke kerkuar ndjese publike e shprehut pendes publike, boterisht dhe te hedhe veshtrimin kah e ardhmja.

Vetem keshtu, do te mund te harrohet e kaluara e zeze dhe popujt e ketij rajoni do te mund te ecin, krahperkrah popujve te tjere evropian.

Ne nje tjeter kuvend malesoresh,  shprehen pikepamje diametralisht te kunderta, mentalitete dhe shpirti etnik : Ne Kishe te Vishnjeves, Frati i Kelmendit, Pater Gjoni, ne meshen festive  predikonte fjalen e Zotit. Aty nga fundi i meshes, papritamas jepet alarmi :

- « / Kushtrim, djale, ka nji per shpi,/ ,

- / n’ até Sutjeske me dale n’ ushtri,/,

- / se àsht kah rraset Shkjau n’ Gusi ! / ».

Gjendja eshte tejet kritike : njerezit, me uniformat festive, kane ardhur, tere gezim per te festuar : kenduar, hedhur valle, luajtur e gjuejtur shejin, sipas zakonit. Aty jane tubue fare-fisni, miq e kumbare nga shume krahina. Pa pa prite e pakujtuar plase kushtrimi vetetime.  Nisin kuvendin dhe shtrohet medyshja:

- / si t’ia bàjme e tek t’ia bàjme ?/ ,

- / A te shkojme a mos te shkojme ?/.

Kerkohet, jo vetem vendim i menjehereshem e vendosmeri e guxim, por dhe veprime te shpejta mbrojtese. Sipas tradites se kuvendeve shprehen e ballafaqohen pikepamjet e kunderta :  Uc Gjoka i Hotit  deklarohet :

- / na shkoi moti si à mà zi./,

- / Fyta- a- fyt me Shkja t’u pre,/,

- / si per s’ tepermi t’ki’m lé./,

- / Prandej, burra, un kish’ me thane,/,

- /se kjo pune per sot do lane,/,

- / Sot po e ka Turku me Shkjà :

- / lepijshin kryet e nxjerrshin syte !/

Mendimi realist dhe jo i pa bazuar. Formalisht, kjo ishte lufte midis dy armiqve, prej te cileve, njeri e mbante Shqiperine nen zgjedhe (Turku) dhe tjetri pergatitej per t’a pushtuar (Shkau).

Ne ate kohe Shqiperia i perkiste Perandorise Osmane. Prandaj,- le te kacafyten ata ndermjet vedit, se boll shqiptaret jane coptuar ne luftera per te tjere,- arsyetonte Uc Gjoka i Hotit.

Perkrahesit e ketij mendimi kapitullues nuk jane te paket :

- / Jo, po, ti Uco, mire po flet,/, /

- / Vocerr Preçi po ia prêt./,

- / n’ se te vritemi na me Shkjà,/, .

- /N’ robni se ne robni,/, -

- /Mjesa Shkjau, po bani e hini. /

- / se ai ketij vendi mà nuk del,/ ,

- / ke s’do t’ kete fis as Atdhe…., /

Vocerr Deda  shton :

- / Prandej, mire, thom un, na del, /,

- / ne kete pune mos me u kap tel;/ ,

- / tash nji here me shkue ne shpi,/… ,

- / mbasi feste, po ka qillue;/,

- / se a te shkojme a te mos shkojme,/,

- / me lane kryet per Turk e Shkjà./,

Ne kete atmosfere te lekundur, pater Gjoni, meshtari i ketyre aneve mendon ndryshej. Ai duke e njohur shpirtin krenar e ta pa epur te malsorit shtron pyetjen :

- / po a imend burrat e Malesise;/,

- / nami e ndera e gjith Shqipnise,…/,

- / vendin Shkjaut kane per t’ia leshue,/,

- / pa pushke t’ shtime e ndej haru ?/...

Gjithsecili, kur e merr fjalen shqipton fjale respekti per mendimet e te tjereve, vetem pas kesaj sjell arumentet e veta e shpreh, cope e pa doreza mendimin e vet.

Meshtari atdhetar u kujton malesoreve lavdite e se kaluares, gjakun e prinderve te tyre derdhur ne lufte kunder pushtuesve te ndryshem, lavdine e Skenderbeut, te Lekeve te Malesise dhe rrjedhojat qe do te sjelle pushtimi prej Shkjeve te Cetines. Franceskani ligjeron, se si ai do te kishte vepruar, por rroba e tij nuk lejon vrasjen e te tjereve dhe se i mbetet vetem te mallkoje.

Perfaqesuesit te besimit i lejohej pjesmarrja ne kuvend vetem per te shprehur bindjet e veta, por jo per te vendosur. Vendimin e merrte sovrani, kuvendi, beslidhja. Pushtetaret, qeveritaret etj. nuk kishin te drejte te merrnin pjese ne keto kuvende.

Atehere, malesoreve te prekur ne seder, ne krenarine tyre dhe ne vetedijen atdhetare nga  predikimi i Pater Gjonit, u vlon gjaku i te pareve, zgjohet krenaria epike dhe shterngojne armet e drejtohen, atyperaty, siç ishin direkt per ne Sutjeske, ne frontin e luftimeve.

Binomi « Atme e Fe » funksionon mbrekullisht, franceskani i bekon trimat, dhe ne krye te tyre marreshon per front te luftimit. Ky atdhetarizem i franceskaneve, duke qene edhe ata te kombesise shqiptare perben veçori te ketij sekti fetar, te perkushtuar edhe çeshtjes kombetare shqiptare. Kete veçori (atme e fe) franceskanet e kane deshmuar historikisht ne Shqiperi.

Ndersa, ndihmesi i tij :

- /Lulash Ndreu, xhakoni i fratit,/,

-/ se edhe kanges ai ç’ia ka thane,/…. :

Shqiptaret, sipas zakonit tradicional te pergjigjes (reagimit) ndaj kushtrimit, nderpresin festimet dhe nisen per ne lufte, me kenge ne goje, duke demonstruar shpirtin e tyre luftarak e gatishmerine per t’iu pergjigjur rrufeshem thirrjes per mbrojtjen e trojeve te tyre  kudo qe i zente kushtrimi, veçansi e spikatur etno-psikologjike shqiptare.

Kuvendet e medha, qe merrnin vendime me rendesi  e pergjegjesi kombetare perfundonin me beselidhje te veçanta . Keshtu, krenet e Hotit, tek Kisha e Shen Gjonit besatoheshin, sipas rendit, duke nisur me bajraktarin, i cili, veçanarisht ne mobilizime luftarake, detyrimisht merrte flamurin, printe :

Cun Mula, bajraktar i Hotit garanton :

- / bani be me lot per faqe,/

- /per «qitape» e shtate « melaqe »,/,

- / se pa deke e pa hi ne dhe, /,

- / me gjith djale e me gjith re,/,

- / pa u robite me lope e qé,/,

- / e pa u djege me stan e shpi,/,

- /s’ bjen n’dore kurr Malit t’ Zi. /

Pas tij, bajraktaret e krenet e Hotit u betuan :

- / mbas kanus s’Leke Dukagjinit,/,

- / m’ qiri t’ festes e m’ Kishë të  Shëngjinit,/,

- / mbi Shen N’kolle e Shejt Shna Ndue, /,

- / m’ Kryqe te Krishtit, kjofte levdue !/,

- / se pa u shkimbe me troje t’ veta,/,

- /s’i bajne Knjazit tungjatejeta !/

Tradita etno-psikologjike shqiptare nenkupton qe pjesemarresit ne kuvende te betoheshin, sipas kanunit : ne Kryqin e Krishtit, ne kishat e medha te vendit, ne shejten, ne jeten dhe pasurine e tyre, se do t’i rrinin besnike beses se dhanun ne kuvend. Jane rregullat e normat tradicionale thjeshte shqiptare.

Kurdoher behej fjale per Besen shqiptare, fjalen e nderit, per Besen e Zotit. Garanci e dyfishte feja shqiptare.

Siç shihet, edhe ne nje kuvende te papritur shpreheshin ide e mendime te ndryshme, te kunderta, shoshiteshin mire ato, ne kendveshtrimet perkatese e me urtesi e maturi arrihej ne vendimin perfundimtar, i cili zbatohej pa hezitim nga te gjithe. Per mendimet e shprehura, ne kesi rastesh, as qe behej fjale, qe dikush te mbante meri, inate apo mllefe etj.te kesaj natyre..

Perkundrazi, armiqesite e tjera harroheshin dhe funksiononte besa e kanunit, sipas se ciles; si, ai qe ndiqej per gjak dhe « gjakesi » duhej te luftonin krahperkrah, si vëllezer ne një llogore, të mbronin e jepnin jeten, po t’a lypte nevoja per njeri tjetrin.

Keshtu, kanuni, ne kohe lufterash ndalonte, rrebtesisht gjakmarrjen. Ai qe vepronte ne kundershtim me kete dispozite (norme) te kanunit ndeshkohej rrebte, sipas normave te pranuara dhe perbuzej nga opinioni shoqeror. Kete e impononin ligjet e pashkruara (kanunet) e shqiptareve

A nuk eshte kjo tregues  i urtesise e burrerise shqiptare?! A nuk eshte kjo, nje veçansi e spikatur etno-psikologjike e shqiptareve te asaj kohe?  Behet fjale per ato raste kur eshte e  pranishme dukuria barbare gjakmarrjes, veçori kjo primitive etno-psikologjike e cila. ka egzistuar deri tash vone te shqiptaret.

Kjo burreri qe tregohet, sidomos ne raste luftrash lypset te tregohet edhe ne situatat paqesore, gje e cila, fatekeqesisht po ndeshet teje ralle.

Ne kuvendet mbare shqiptare, rajonale etj. trajtoheshin çeshtje mberekombetare, pra kishin tematike solide atdhetare, refernca moralo-politike patriotike etj.

Ndersa, ne kuvendet e niveleve me te uleta si krahines, fisit, katundit etj., ne sobat e burrave, ne vendet ku daheshin pleqni te ndryshme ndryshonte permbajtja, por rregullat dhe kerkesat ruheshin, ne te gjitha rastet te njejta. Në çdo kuvend (tubim) respektoheshin elementet etnografike, normat etiko-morale te njohura e te pranuara prej të gjithëve.

Ato zhvilloheshin, sipas traditave e dokeve thjeshte shqiptare, te cilat ne sot i emertojme edhe dukuri etno-psikologjike.

Norma etiko-morale dhe etno-psikologjike te kuvendeve te burrave.

Cilat ishin idealet, motivet shtytese, ndjenjat qe i frymezonin, normat e komunikimit shoqeror, mentalitetet  qe synonin dhe shpreheshin ne keto kuvendeve te tradites se lashte shqiptare ?

Ne kushtet e mosnjohjes te shtetit te pushtuesit e ligjeve te tij, ne munges te ushterise, forcave te rendit, burgjeve kush i shterngonte, detyronte shqiptaret qe t’i zbatonin vendimet e kuvendeve te tyre ? Ç’fare tregojne të dhenat ?

Në rrafshin etnografik kuvendi eshte nje bashkim fisit a fisesh me Krene, Pleq, Sterpleq e Vogli a Djelmni te dheut, qi kan qellim me rrahe ndonji çashtje a me lidhe ndonji bese.

Kuvendet e pergjitheshme per çeshtje te rendesishme te karakterit kombetar, sipas tradites njoftoheshin : me kushtrim dhe tri te shtena me arme, por edhe me lajmës.

Kushtrimet, ne mungese te mjeteve te nderlidhjes, jepeshin, ne varesi te rrezikut qe kercenonte vendin («burre per shtepi», «me shtate e shtatedhjete» etj.), kushtrimet qiteshin (jepeshin) nga kryeplaku, kohet e fundit nga bajraktari. Ne kanun percaktohej edhe vendi prej nga qitej kushtrimi, zakonisht ne krye te katundit.

Tubimi i njerezve behej ne vende te caktuara me pare si ne (Qafa, lendina, oborre kishash, vende kulti, lisa ne shej, qe thuhej «Logu i Kuvendit» etj.). Keshtu, p.sh., Miredita tubohej ne Sh.Pal a ne Gryke t’Oroshit, Puka tu qyteti i Pukes, Malesia e Gjakoves tu Vorret e Shales, Dukagjini ne Koder te Shen Gjergjit (Shosh), Nikaj e Mertur tu Kisha e Nikajvet, Mertur e Krasniqe tu Blini i kuvendit (Selimaj) etj.

Ne kuvende merrnin pjese, sipas qellimit kategori te ndryshme perfaqesusesish. Por, me tradicionalet kane qene kuvendet «burre per shtepi». Ne keto kuvende burrat e bashkuem rrijn ne gjysem rrethit, zakonisht kembekryq, me drejtuesit perball, ashtu qe te mund te shofin shoqi shoqin e, po u thirr kush, te ket shteg per me u duke nder Krene e Pleq. « Nder gjyqe e peshime krent e pleqt rrijn ne vedi e Vogjelia ne vedi.» « Krent e pleqt rrijn ne kuvend mbas prijet e tagrit.» Armet e krahut kulmoheshin ne nje vend, aty afer, gje qe do te thoshte se ishte vendosur besa e burrave e cila nuk duhej thye. Secili mbante armet e brezit. Keshtu, nisnin kuvendet duke shpalosur qellimet per te cilat ishin thirrur.

Ne pikepamje politike kuvendet e pergjitheshme trajtonin probleme te medha atdhetare, çeshtje te medha shoqerore, ekonomike, sociale etj.

Ne rrafshin etno-psikologjik kuvendet u permbaheshin parimeve atdhetare (nacionaliste) kombetare, orientoheshin ne referenca moralo-politike te mirenjohura, ne perputhje me botekuptimin, mentalitet, nevojat e kerkesat e kohes, u pergjigjeshin deshirave e aspiratave rajonale e kombetare.

Permbajtja e tyre shquhej per atdhetarizem te theksuar. Ne rastin e Lahutes qellimi ishte te ngriheshin te gjithe, me arme ne dore per te mbrojtur vatanin kunder vendimeve te Kongresit te Berlinit dhe synimeve  shoviniste te Shkjeve  te Ballkanit.

Pra, kemi te bejme me synime etno-psikologjike te trasheguara nga te paret tane.

Nga motivet e brendeshme te shqiptareve, personazhe historike te Lahutës kane qenë :  Mbrojtja e lirise kunder pushtuesit sllavo-malazias, mbrojtja e vatrave, territoreve tona, te cilat tradicionalisht kishin qene te banuara nga shqiptaret, ruajtja e nderit dhe dinjitetit kombetar. Kranaria kombetare dhe shpirti i mosneneshtrimit perpara te huajit.

Keta ishin disa nga nxitesit, shtytesit kryesor qe i grishnin shqiptaret te hidheshin ne beteja per jete a vdekje.

Venia ne jete e ketyre idealeve te medha bente te domosdoshem zbatimin, me perpikemeri te madhe te normave etiko-morale te parashikuara ne kanun dhe te detyrueshme per zbatim nga pjesemarresit ne «Logun e kuvendit». Per korrektese citojme tekstualisht disa prej tyre : « Burrat e dheut ne kuvend  rrijn t’armatisun»,«Sa te jene ne kuvend burrat e dheut, s’ ka tager (leje) kush i huej me u perzie nder ta,», « Ne kuvend, sa te flase njani, tjeret do te ndigiojne te heshtin.», «Çashtjet, qi i perkasin njij krahine mare-ase shtetit,- do te peshohen nder kuvende te pergjithme : «Burre per shpi.», « Fjala e rande nuk bahet ne kuvend»., « Kanuja s’ban (ndalon) qi te shahet kush ne kuvend; po bani kush ket pune, do te giobitet mje në 5 desh»., «Po i tha kush kuej, se rrene ne kuvend, do te giobitet mje 500 grosh ». , «Po i a shkrepi  kush  kuej armen ne kuvend, shpija i digjet e sjellesi i armes grihet kuvendisht e shkon gjakhupes ».

Ne kuvendet shqiptare, gjitheçka flitej e behej kerkohej qe te ishte e matur, e peshuar mire e shprehur me fjale te qarta e sjellje fisnike : Ishin te denushme, nga opinioni dhe shoqeroheshin me ndeshkime : fjalet e renda, ofenezat publike, ngritja e zerit, germushja, te bertiturit me ze te larte, sharjet, epitetet, perçmimet, ngitja e gishtit tregues apo dores. Vleresohej e kishte kerkesa ndaj stilit te te folurit, humorit, fjalvet e shprehjeve, intonacionit, veshterimeve,shprehjeve frazeologjike, fjalve te urta, etj. Nuk ishin ne etiken e kuvende perdorimit ironia, cinizmi, fjalet poshteruese, perbuzese, nenvleftesuese, sarkazma, shakate e renda, etj.

Kuvendtari qe merrte fjalen,- siç thuhej nga popullin,- qe te mos behej i merziteshem, kerkohej qe te mos hynet «me trina neper mal», nuk duhej te «çante kopalla», te mos i «mballonte pa çoban», « te mos çante derrasa,», « te linte  rend me blue nje buke»  etj.

Kerkesa te tilla kishin te banin me permbajtjen e diskutimeve, permbajtjen e asaj qe thuhej dhe me kohen e shpenzuar nga folesi. Keto kishin te benin me specifikat e krahinave, por shenonin tipare etno-psikologjike te perbashketa te kuvendeve te te pareve tane. Keto norma etiko-morale zbatoheshin ne kuvendet e Lahutes.

Per pjesemarrjen ne kuvendet e burrave kishte edhe kerkesa te tjera, me te thella. Keshtu, p.sh, thuhej qe : «Ai qe nuk di te lexoje fytyren e tjetrit, qe nuk di te lexoje heshtjen etj. nuk duhet te te shkoje ne kuvendet e burrave.

a). Ka qene kerkes qe mendimet, idete, propozimet te shpreheshin sakte e kuptueshem per degjuesit, me sa me pak fjale te hueja (turke etj.) e shprehje te errta. Gjitheçka lypsej te shprehej drejtperdrejt, syndersy, ballas e pa  hipokrizi, me ndershmeri e sinqeritet, pa prapamendime e keqdashje, pa  hilera e rrena, pa ironi e sterkembesa, me drejtesi e pa interesa te ngushta, me bindje e te argumentuara, asnje here kunder interesave atdhetare dhe kunder besimit tek Zoti etj.

Vihej ne spikame permbajtja, mendimet, idete atdhetare dhe qendrimi i shprehur rrumbullak e pa frike kunder pushtuesve te huaj.

Camaj, njohes i thelle i jetes dhe traditave malesore, ne nje veper te tij sjell nje dialog, midis Currit, malesorit te zbritur ne fushe dhe mesuesit te fshatit : « E veresha ndersy me moskuptim. Edhe ai me verent po ashtu me moskuptim. « A mundesh, tha ; « mem’i lexue mendimet ne balle, ashtu si ne nji liber ? »

S’ashte nevoja sepse ti flet.

«Ne kje, se nuk kupton diçka ma teper se sa flas, ateher nuk do te merremi kurr vesh. Thom keshtu, vijoi Curri, pse ju te shkolluemit kujtoni se na te pashkollet aq sa dime flasim».

Ma vone m’a shkoqiti mendimin. Simbas ti ai, jo une, ne trute e veta ruente edhe dijen e te pareve. Kurse na tue lexue sende tjera, i kishim harrue».

Ne kete dialog, bie ne sy se : Malesoret, ne kuvende, madje edhe ne bisedat me te tjeret e permbajne mimiken e fytyres, ne menyre te tille qe mos te shprehin emocione, te mos te percjallin tek te tjeret, asnje lloj informacioni per ate qe mendon :  e «veresha me moskuptim» dhe ai, po ashtu «me moskuptim ». Shprehet ideja e leximit te fytyres se tjeterit, si dhe mendimet e ndersjellta te njerezve te shkolluar per njerezit e pa shkolle.

E malesoret e ruanin fort kete rregull ne kuvendet e tyre

Prandaj thuhet :

- Fjala peshon, pesha e fjales,

- Nje fjale te nxjerr ne breg ose te mbyte ne uje. etj.

- Fytyra tregon, shpesh te tratheton.

- Puna kallxon.

- Sjellja flet.

- Veprimet instingtet tradhetojne etj.

b). Ne kuvendet shqiptare ishte e domosdoshme qe gjitheçka te ishte e permbajtur, e disiplinuar, e vetpermbajtur, qe nga mimika e fytyres, pantomimika e trupit deri ne detajet me te vogela : Kujdes i veçante kerkonte vetekontrolli i shprehjes (mimikes) se fytyre, rrudhave te ballit, gojes, levizjes se syve etj. Ne te njejten kohe, kerkohej qe levizjet e trupit (pantomimika) te ishin sa me kursyera si : levizjet e duarve, sidomos te kraheve, kokes, kthimi mbrapa, peshperitjet veshnevesh, komunikimet me ane te shenjave te ndryshme si mbyllja e njerit sy, pra, kontrolli i levizjeve te muskulatures se fytyres etj. Terhiqte vemendjen, per keq te qeshurit pa vend, me za te larte etj.

Kujtojme ketu, se syte e njeriut shprehin, edhe ne menyre te pavetedijeshme : emelsi, miresi, dashuri, gezim, lumturi, shprese, egersi, urrejtje meri, zemrim, mllef, zili, egoizem, qetesi, dyshim, alarm, frike, krenari, mosperfillje, perbyzje, pabesi, cinizem, tmerr, meshire, lutje, mirenjohje, perulje, epsh, dinakeri, hipokrizi, zgjursi, burreri, mosaprovim, inkurajim, trimeri, dashamiresi, dyshim, lutje, debilitet etj. etj.

Jane keto disa nga arsyet, se perse burrat e kuvendit zakonisht paraqiteshin te mbyllur, hermetike, disi te ngurte me qellim qe fytyra dhe syte, levizjet mos t’u jepnin te tjerev asnje lloj informacioni per qellimet, mendimet, deshirat etj.

a).Fytyra e pjesemarresit ne kuvend, qofte kur ai flet apo vetem degjon kerkohej te ishte e vet permbajtur, te shprehte vetem qetesi, te ishte e palexueshme nga te tjeret. kjo sepse, siç dihet, fytyra e njeriut shpreh gjendje te caktuara shpirterore, P.sh., balli me rrudhat e veta, vetullat, syte, faqet, goja, buzet, mjekra, faqet, hunda, veshet, koka, muskulatura e fytyres etj., me vetedije ose pavetedije reagojne ne ate, qe thuhet, ose qe behet aty, ndryshojne formen, ngjyren, levizin, kontraktohen etj. krahas te gjitha këtyre pjesemarresi ne kuvend ishte e domosdoshme qe te lexonte e interpretonte edhe heshtjen e burrave.

Kane mbetur shprehjet: Kuvend, Logu i kuvendit, kuvend burrash, kuvend historik, burre kuvendi, behet kuvend, u vendos ne kuvend etj. terma qe i perkasin etno-psikologjise.

Mentalitetet e lashta, idete, normat kanunore e rregullat te cilave u permbaheshin pjesemarresit si : urtesia, mençuria, menyra se si shqiptaret e asaj kohe komunikonin e merreshin vesh midis tyre ne keto tubime, maturia ne pleqerimin, shoshitjen e bluarjen e çeshtjeve te luftes, takti  e respekti per mendimet dhe personalitetin e bashkebiseduesit, kolegjialitet ne marrjen e vendimeve perfundimtare, gatishmeria per te vepruar ne perputhje me to flasin per vlera etno-psikologjike te komunikimeve e marreveshjeve te pareve tane.

Ato deshmojne per nje tradite etno-kulturor te vyer, nje model ne organizimin dhe zhvillimin e ketyre kuvendeve rajonale apo ne shkalle te gjere kombetare, tradite e cila ruan vlera aktuale edhe ne ditet tona.

Kuvendet kane qene nder perberesit kryesor te veteqeverisjes sipas zakoneve dokesore shqiptare, te ruajtura deri ne mesin e shekullit XX-te.

Traditat dokesore shqiptare pasqyrohen, nga autori i Lahutes, ne mjeshteri artistike e fryme  popullore, ne kenget kushtuar Lidhjes se Prizrenit, Marash Ucit, Çun Mules, Ali Pashe Gucise, Dede Gjo’ Lulit etj. e tubime te tjera te shqiptareve.

***

Po ne çfare forme kane arritur deri me sot normat, rregullat dhe kerkesat e mbajtjes se kuvendeve te medha popullore ? Ato u deformuan qe gjate Luftes Dyte Boterore ku gjithçka vendosej me gryken e pushkes, me vone u perdoren si karikature per maskimin e qellimeve moniste te diktatorit per te arritur, deri ne nivelin, se si zhvillohen debatet politike ne Kuvendin e sotem te Republikes se Shqiperise.

Ne «Nje vezhgim mbi komunikimin tone publik…» te analistit Mustafa Nano, midis tjerash lexojme per kacafytjet midis politikaneve tane ne Shqiperi dhe ne Kosove.  Citojme :

«Jane sherre tipike shqiptare, ku tjetri sulmohet e mbulohet me fyerje e shpifje, ku goditjet jane te kalkuluara per te bere dem, alabaku se ka per gje te marre poza inteleeektuali e ku intelektuali s’e ka per gje te flase si alabak, ku gjuha e shtene ne pune eshte asgjesuese e shfarosese, ku secili pretendon se ka me vete te drejten, ku njeri nuk len asnje shteg per te bere nje negociate te sekondes se fundit me tjeterin, ku palet harrojne  argumentin dhe fokusohen, veç te personi qe kane per balle, ku biografia e tjeterit eshte gjithenje nje arsye per t’ mos u marre fare me çeshtjen, ku ai qe terhiqet perballe nje sjellje te dhuneshme, mbulohet me turp e thirret humbes, ku klasi, eleganca, sqima merren per dobesi etj.

Ne…shqiptaret, kudo qofshim…debatojme njesoj, d.m.th., nuk debatojme, por perleshemi. Dhe ketu kam parsysh te gjithe shqiptaret deri tek akademiket tane. . !

E di, mund te thuhet qe gjera te tilla ndodhin kudo, por puna eshte, se kudo gjera te tilla jane perjashtime, ndersa tek ne jane rregull ». (Gazeta « Shqip » date 25 nentor, 2011).

Mos valle, e ka tepruar ky analist ? Mendoj,  se jo. Ai ka shprehur nje realitet te dukeshem te jetes polike shqiptare, madje duke ruajtur mjaft rezeva qe lidhen me fjalorin vulgar, epitete e pa deja  si, per ate qe i shqipton dhe per ate te cilit i drejtohen, sharjet vulgare, gerthitjet, sulmet, deri tek goditjet brutale fizike etj. te pa denja per natyren e shqiptarit. Nuk gjeta diçka tjeter me te goditur per te faktuar se ku ka arritur gjendja e «Burrave te Dheut» qe na perfaqesojne ne forumet me te larta te kombit tone.

Ndersa, malesoret, per raste te kesaj natyre shpreheshin, më me delikatese si p.sh., « Mos hi me trina neper mal !», « Mos the krande kur nuk duhet ». « Mos i mallo shpatit !», «Ia qet mullini copa-copa », « I ka leshue pa çoban», «I ka mallue shpatit.» , « Mos qit krande ne zjarm !». «Mos shti gur nen rrota» ? etj, etj.

E megjithate, efekti i kesaj menyre te foluri ka qene direkt, i menjehershem, madje me rrjedhoja.

Pra shqiptaret ne kuvendet e tyre jepnin shembuj pozitiv dhe modele per t’u patur zili.

Po sot ç’fare po ndodh me politikanet tane ?! Ku po shkojme ? Perse i voton dhe i pranon populli keto deformime te traditave shqiptare dhe te sjelljes qytetare ?! Sa i vlejne ato imazhit tone ne boten e jashme ? Perkundrazi, ato vertetojne profecine e Konicës se  ate qe ndertuan idealistet tane mund ta shembin politikanet e keqinje. Duke iu rikthyer modelit te kuvendeve shqiptare na duket me vend mendimi i nje historiani.

Me sa duket, keto kishte parasysh historiani i shquar Kasem Biçoku, specialist i historise se Mesjetes, kur, ne nje debat televiziv per kanunin e Leke Dukagjinit, midis te tjerash u shpreh :

«Po te zbatoheshin rregullat e kanunit ne parlamentin e sotem shqiptare do te qe nje mrekulli e vertete».

Prof. as. Dr. KOLË  TAHIRI,  etno-psikolog

Literatura e përdorur :

1. Lahuta e Malësisë, botim i tretë, Romë 1991.

2. Kanuni i Leke Dukagjinit. Nga Shtjefen Gjeçovi. (Shqip dhe anglisht)

Gjonlekaj publishing Compani Nevv York 1989, f.199-201

3. Martin Camaj. Vepra letrare  1  Apollonia, Tirane 1986 f. 87, 89

-------------------------------------------

Bruksel, janar, 2012

(Solli për botim në ZSh, redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj)



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora