E premte, 29.03.2024, 04:37 AM (GMT)

Kulturë

Shaban Cakolli: Lotët e një ndarjeje!

E enjte, 17.05.2012, 06:58 PM


ADEM BERISHA (1948-2012)

NEKROLOG PËR VDEKJEN E NJË POETI TË MADH

LOTËT E NJË NDARJEJE!

Shkruan: Shaban Cakolli

Kurrë nuk do të guxoja të mendoja se diçka e tillë do të ndodhë këto ditë!Eh, po ndodhë edhe kjo, pikrisht kur nuk mendon të ndodhin të papriturat. Mbi kokën time  ranë vetëtima. Po flitet për vdekjen tënde i madhi baca  Adem Berisha!Joooooo, jooo , nuk është e vërtetë thash, fatkeqësisht për fjalë nuk kishte vend, vdekja e kishte bërë të vetën!Mbeta disa çaste në komë, përpëlitesha në mes realitetit dhe ëndërres, luftoja me shpirtin tim, nuk mundesha të pajtohesha me vdekjen tënde, por para syve filluan të më bien perde mjegullash, ngushëllimet vazhdonin e vazhdonin. Pajtohu më tha një zë, fatkeqësisht baca  Adem vdiq, vdekjes nuk i dihej nga se njeriu udhëton gjëthnjë me vdekjen, por nuk e di kur vdekja e nxë dhe është mirë që nuk e din.

Facebookut ja kam frikën, shpesh e pyeti vetën të hy apo mos të hy?!Saherë hy aty  klikoj me droje, ndjejë diçka rrënëqethëse. Aty gjëthnjë kam marrur kumte që më dridhnin tokën nën këmbë!Aty mora kumtin për vdekjen e të madhit, vëllaut, shkrimtarit, poetit e kritikut letrarë Ibrahim Ibishit, Ferit Ramadanit, e tash të bacës Adem Berisha. Ah, sa kumt i vështirë, sa kisha nevojë për ndihmë shpirtërore, lotët nuk mund të i ndalja, e di se nuk ishte mirë të të rëndoja me lot këto çaste, por nuk përmbahesha dot, shkonin vetvetiu, e zemra më thoshte:Qaj sa të mundesh, se më mirë është të dalin lotët, sesa të struken në thellësinë e zemrës, shpirtit. Më fal baca  Adem, nuk do të jepnim për asnjë çmim, por njeriun nuk po e pyetka vdekja, njeriu nuk po mundka të jetë përcaktuesi i fatit jetësor, njeriu  qenka i pafuqishëm ndaj fenomenit të vdekjes.

Baca  Adem, unë miku i juaj nuk po mund të pajtohem me shkuarjen tënde, edhe pse ti vdiqe  hijeshëm në ballë të votrës stërgjyshërore, të përcollën vëllezër, miq e veprimtarë, edhe pse vdekja është tinzare, të rrëmbeu pabesisht kur na u deshte më së shumti. Nuk po mundem të pajtohem, nga se nuk munda të i bashkangjitem turmës e cila vinte nga katër anët për të dhënë lamtumirën e fundit dhe kjo nuk më liron kujtesën e pikëllimit. Ti do të pushosh përjetësisht me të tjerët që shkuan, ju bashkangjite  Diellzës që aq shumë e deshte dhe sikur rënja e juaj pati të njejtin fat, do të  pushosh edhe me ne që herët apo vonë do të jemi aty, vetëm një gjë po të kam lakmi:Vdiqe njëherë si vdesin burrat, për të mos vdekur kurrë, kurse ne mërgimtarët që nuk mund të ishim pranë për të thënë lamtumirën e fundit, kishim vdekur ditën që erdhëm në mërgim dhe do të vdesim sërish, kur do të na bartin mijëra kilometra, për të na varrosur ndër varret e të parëve. Ti i madhi baca  Adem, ti ishe njeri i dashur, zemërmadh, veprimtarë i shquar kombëtarë, poet dhe e kuptoj se  Gjurgjevikut do i kenë rënë hije vransirave që kanë sjellur lotët e shumë të dashurve  tu ashtu sikur riga shiu. Po edhe ne në mërgim nuk mund të mos derdhim gurra lotësh, të qofshin të lehtë i nderuari bac. Tani na kanë mbetur librat tuaja, shihemi pa folur, por kurrën e kurrës nuk do të heqim nga kujtesa, do të shpërndajmë veprat tuaja nëpër breza. Një gjë më rëndon, nuk do të shihemi e dëgjohemi më, nuk do të na pritë në përqafim kur të kthehemi  nga mërgimi, po padyshim kur të vizitojmë varrezën tuaj do të jetë e tëra e mbuluar me bari. Do të thurim këngë të dhimbshme e vargje mallëngjyese, ti poet e shkrimtar i kombit që kurrë nuk ndalove, vazhdove rrugën e besimit në komb, miq dhe art dhe gjëthnjë besove në ate që shkrove. Ti baca  Adem nuk pranove kurrë rënjen, nuk e braktise muzën e frymëzimit, sepse krijuesi njihet mu aty, kur e braktisë muza e frymëzimit shihet rënja e tijë. Andaj ti ishe qëndresë dhe të deshtëm e të duam të gjithë.

SHËNIME BIOGRAFIKE

Adem Berisha u lind më 03. 05. 1948, në fshatin  Gjurgjevik i Madh të  komunës së Klinës. Rrjedh nga një familje e varfër por e pastër nga ideali dhe përcaktimi kombëtarë. Shquhej ndër nxënësit më të mirë pranë shkollës fillore "Zejnel Hajdini" në Ujmir. Në shkollë ishte i dallur si aktiv i grupit letrar, dramatik dhe muzikor të shkollës. Shkollën për mësues e kreu në"Hasan Prishtina" në Mitrovicë. Ka punuar mësues në fshatrat malore:Gorozhup. Shkozë, Gurbardh të Malishevës. Nga viti 1973 ka punuar si punëtor i administratës komunale në Rahovec. Ka botuar:

"KRENARIA DHE PIKËLLIMI"

"LULJA LA LULISHTEN"

"PËRBALLJE"

Baca Adem ishte veprimtarë i shquar kombëtarë, poet, njeri i rrethuar me shumë miq. Dje më 14. 05. 2012, na tronditi kumti për vdekjen e tijë. Adem Berisha është poeti që nuk vdes, do të kujtohet nëpër breza për jetë të jetëve. Ai kishte një dhimbje të madhe e cila e pllakoste, humbja e mbesës Diellza, e cila në moshën e njomë u shua nga një fatkeqësi komunikacioni. Libri"LULJA LA LULISHTEN" iu kishte kushtuar pikërisht asaj me poezitë e baces  Adem dhe të disa miqëve që ndanin dhimbjen me te. Baca  më pati dërguar burrërisht që të tre librat e tijë. Sikur kishte ndjenja se po ndahet nga ne, në librin e tijë "Përballja", të cilin e mora pak para vdekjes së tijë më shkruante:Shaban, kujtoje bacen Adem, kur ai të mos jetë më!Baca nuk ishte i moshuar shumë, kishte vetëm 64 vjet, ngapak lëngonte nga sëmundja, natyrisht e kam pasur në kujtesë, e kam dashur dhe do të e kujtoj gjëthnjë, por kurrë nuk më ka shkuar mendja se këto ditë do të ndahet nga ne!Javë më parë baca Adem botoj përmbledhjen e tijë poetike të tretën dhe të fundit"PËRBALLJE":Ajo çka më mundon është:Vallë mos baca kishte parandjenja se këto dita do të përballej me vdekjen?Sipas shkreses në kopertinën e librit që më dërgoj, disa bisedave kohën e fundit në facebook, unë jam i bindur se baca po parandjente këtë përballje me vdekjen!Në këtë përmbledhje baca hodhi edhe poezi përkushtuese ndaj miqëve si: Këze (Kozeta) Z ylo, Alma Papamihalit, Tonin Nikollit, shumë miqëve ndër të cilët edhe mua më kishte kushtuar një poezi! Po ne o baca  Adem, ku të marrim forcën, ku të ndalim lotin, e të përkushtohemi?Dy përmbledhjet e para të bacës Adem"KRENARIA DHE PIKËLLIMI", si dhe"LULJA LA LULISHTËN", i kam botuar komplet në gazeta, revista, faqe interneti, forume e gjetiu, sot po e botoj poezinë që më kushtove mua, po e laj me lot, po të premtoj bacë se edhe përmbledhjen e fundit do të ta botoj tërësisht, do e shpërndajë te brezat e ri dhe prore do të mbetesh në kujtesën tonë i pavdekshëm.

 

KURBETI PËRVËLON

(Adem Berisha)

 

Për mikun  që shumë e dua

e gjatë jeton në mërgim,

lotët më rrjedhin si krua

ta kem këtu, në atdheun tim.

 

Ta shoh në vatrën e tij,

në të dashurën Dardanë,

ku ndjenë gëzim e krenari

ku shpirti i pushon,

 

Ku ka shumë miq e shokë,

shumë motra e vëllazëri

që kishin rënë për këtë tokë

e për të shtrenjtën liri.

 

Ku bukës i thonë bukë

e ujit shqip i thonë ujë,

të mos e përvëlojë malli

atje laaarg, në dhe të huaj.

 

Mua më mungon shumë,

e doja dhe e dua si vëlla,

është pjesë e qenies sime

krahun thyar ma ka.

 

Si dy vëllezër të dashur

bashkë qanim hallet, tona

fatin të njejtë e kem´pasur

nuk flinim deri në orët e vona.

 

Me  Shaban Cakollin

bashkë dua të pimë kafe,

për shumë e shumë gjëra

nuk do ngopemi  llafe.

 

Pa e hequr me te mallin

nuk dua të shkoj në amshim

përderisa të mos marr me vete

më të mirin e të ëmblin kujtim.

 

Eh, po unë nuk erdha kësaj radhe baca i dashur Adem, nuk erdha, jo që nuk desha, por nuk munda, kështu është kurbeti. Mendoja të vijë një muaj më pas, por nuk më prite bac, andaj më fal, më fal, më fal, më e bënë hallall baca  Adem. E tani unë nuk mund të shkruaj, kam një lëmsh dhembjesh në shpirt për ty i dashur, mundem të të qajë deri sa ka burim loti në sy, nuk po të lotoj vetëm unë, po të lotojnë miq, poet e veprimtarë nga mërgimi. Ah, sa do të isha i  lumtur, sikur të më qanin edhe mua si ty!Lamtumirë i madhi baca  Adem, e lehtë të qoftë, i paharruar do të mbetesh nëpër breza.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora