Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petraq J. Pali: Maria

| E enjte, 17.05.2012, 07:23 PM |


Tregim

M A R I A

Nga Petraq J. Pali

gjivlashi@aol.com

Maria, ishte një vajzë e bukur e fshatit tim, hijeshia e saj me të vertetë tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël- e shikonin me shumë admirim, ngaqë më keq rinia e fshatit që nuk e hiqte as një çast vëmendjen nga ajo.

Ajo ishte vajzë e vetme me dy prindër shumë të sëmurë dhe shumë të varfër.

Shkëlqente në mësime e mjera, por gjithmonë ishte pa humor dhe shpirtërisht e dërrmuar, mbasi prindët e saj që të dy ishin me sëmundjen e TBC-së, sëmundje kjo për aristokratë, e jo për kastën e prindëve të Maries.

Per t’u shëruar në atë kohe nga kjo sëmundje, kur mungonte penicilina, ishte mjaft e vështirë.

Që të dy, nëna edhe i ati i saj, kishin kohë që pështynin gjak, domethenë se sëmundja e tyre kishte perparuar dhe avancuar… aq shumë sa Maria në anën tjetër e vuante dhembjen e tyre, pa u ndier sa i sëmbonte thellë ne shpirt.

E vogla përpiqej t’u gjendej pranë duke i ndihmuar edhe në punët e rrënda të tyre në ato pak toka bujqësore që kishin e që ushqeheshin me to!

Maria, nuk ishte as katërmëdhjetë vjeçe kur i vdiqën prindët njëri pastjetrit. Më parë i vdiq e ëma dhe pa mbushur vitin i vdiq edhe i ati, kështu që kjo vajzë e bukur u helmua qysh në adoleshencë, ngeli fillikat e vetme me një gjyshe nga nëna, e cila vetëmohohej për Marien.

Sa mbaroi shkollën, u përpoq një kushuri i largët i babës saj dhe e mori në qytet duke e sistemuar në një konvikt në shkollën e mesme Pedagogjike me bursë shteti.

Maria, ishte me e bukura ndër shoqe dhe vajtja ne shkollë i hoqi sadopak dhimbjen e madhe, atë, e përcolli gjyshja duke i dhënë uratën e saj.

Me pak vështiresi dhe në një kohë relativisht të shkurtër, Maria, kjo vajzë fatkeqe u ambientua me shoqet e shokët, me shkollën dhe me regullat e konviktit.

Detyra e saj ishte të mësonte dhe përkushtimi i saj për mësime ishte një veçanti po thuaj në të gjithë shkollën, ajo sa ngrihej në dërrasë të zezë jepte maksimumin dhe notat e mira dhe shumë të mira s’ju ndanë as një herë.

Mirpo, siç thotë populli, …jetimi i pa fat, ngelet gjithmonë i pa fat….pa mbaruar semestri i parë, Maria doli e infektuar nga turbekulozi, prindët siç duket kishin transmetuar tek ajo semundjen “bishë” te asaj kohe…të quajtur T.B.C!

Kështu që Maries, ju desh të ndërpriste urgjent shkollën dhe të nënështrohej ekzaminimeve mjekësore dhe një kurimi intensiv në Sanatoriumin e Korcës, ku edhe shpenzimet për këtë lloj sëmundje i ivesitonte dhe i përballonte vetë shteti.

Vajza, e priti me hidhërim këtë lajm duke qarë me dënesa sa mori vesh që “matuja” e saj doli pozitive…ajo, humbi çdo shpresë për jetën…ra në një depresion shpirtëror sa hidhëroi të gjithë qënien e saj por edhe shoqet dhe shokët që e deshën aqë shumë…e pse jo edhe pedagogët.

Ajo, u largua e imponuar nga ai ambient që do t’i jepte asaja gjithë udhën e jetës për të cilën ëndëronte që të delte mesuese, një ëndërr e saj qysh në fëmjni!

Për ta përcjellë në sanatorium Marien, dolën të gjithë nxanësit dhe të gjithë mësuesit e asaj shkolle, që të gjithë me lot në sytë.

Ata të gjithë pa përjashtim qanin me ngashërim!

Kur e hypën në ambulancë, vajzës i ra të fikët, dhe fytyra e saj prej porcelani, mori një ngjyrë si në rroze…kur nga sytë e saj të bukur kullonin vetëm lot!

Të gjithë në ato momente menduan se ishte edhe fundi i saj.

Atë ditë e gjithë shkolla nuk bëri mësim dhe në drekë asnjë konviktor nuk futi gjë në gojë, ashtu siç u shtrua gjella ashtu dhe u ngrit.

Vajzat, apo shokët e saj më pas, nuk i pushuan lotët për të sa herë e kujtonin.

2- Klasa e Maries i kishte dritaret nga deti, dhe kur ajo iku për t’u kuruar ishte periudha e prag vitit të ri.

Deti ato ditë ishte mjaft i egërsuar dhe po thuaj nxinte i tëri nga dallgët e mëdha, ato pak ditë që kishin ngelur të mbyllej semestri, nxënësit e klasës së saj ishin komplet të papërqëndruar në mësime, gjë që ra në sy të mësonjëses kujdestare dhe po thuaj të të gjithë Kshillit Pedagogjik.

Ata, nuk përgatiteshin po thuaj fare, mungesa e Maries i kishte dërrmuar të gjithë papërjashtim, ata e vuanin ikjen e saj mbasi u vinte shumë, shumë keq për të.

Po për çudi njëri nga shokët e klasës e kishte ndier largimin më shumë. Ai, shpesh qante me ngashërim si në klasë dhe në konvikt…gjë që ra në sy të të gjithëve! Kur e pyesnin çfarë ke more Ermal…ai përgjigjej se as vetë nuk e di… ja, ç’të them…qaj ashtu kot...!

Mosha e mitur dhe adoleshenca e tij nuk e përballonte siç duket dhimbjen e asaj ngarkese shpirtërore.

Ai, e kishte në bankë Marien, dhe për çudi ishin nga krahina të ndryshme të Shqipërise, mirpo ata muaj që bënë bashkë ishin miqësuar shumë, shpirti i tij i vogël e nidiente ketë boshllëk të madh.

U mbyll semestri dhe të gjith konviktorët u shpërndanë të bënin pushimet e dimrit në shtëpinë e tyre, me ta iku edhe Ermali, shoku i bankës së Maries.

Sa mbrriti në shtëpi, nëna dhe i ati i Ermalit, fluturuan nga gëzimi që djali u kthye shëndoshë e mirë dhe kishte aritur rezultate të mira.

Mirëpo për fat të keq gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, kur ata, kuptuan dhe panë që djalit të tyre diçka i kishte ndodhur, u shqetesuan dhe nuk donin ta besonin.

Ai, heraherës ato ditë qante me ngashërim dhe rrinte si i hutuar, mbyllej në dhomën e tij dhe heraherës lexonte.

Dha e mori e ëma te mësonte se çfarë i kishte ndodhur te birit, po ishte e pamundur, deri sa një mbrëmje ai, filloi t’u shpegonte prindëve se çfare i kishte ndodhur Maries, shoqes së tij, asaj vajze fatkeqe me te cilen rrinte në bankë.

I ati dhe ëma e Ermalit, si dy intelektualë të mirëfilltë që ishin, i kushtuan shumë rëndësi problemit dhe u alarmuan, mbasi ata, menduan se mosha dhe adoleshenca e tij mund të kishte pasoja, dhe tronditja e shpirtit të vogël të tij mund të bëhej e madhe.

Menduan atypëraty që së bashku me djalin të shkonin në Korçë të takonin Marien që të tre dhe ashtu benë; sa i shprehën mendimin e tyre Ermalit, ai i përqafoi prindët dhe u gëzua shumë për mendimin e tyre pozitiv.

Të nesermën, ja hypën të tre autobusit dhe u nisën për udhëtim.

Ermalit, ju duk e gjatë rruga, ai priste me padurim te shikonte Marien, për të cilën ai mallëngjehej çdo çast.

Nuk mund të themi se midis tyre kishte lindur ndonjë ndjenjë dashurie, se sa sinqeriteti fëminor i tyre, që i kishte ngjitur bashkë shpirtërisht si dy miq të vegjël.

Ermali, në vetvete mendonte se nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte mësimet në semestrin e ri pa takuar Marien, ose pa të në bankë, gjë qe i ati edhe e ema e kuptuan mire.

Në Korçë ata mbrritën në mbrëmje, pothuaj të lodhur e të rraskapitur, sa u sistemuan në hotel, menduan që në spital të shkonin të nesërmen, mirpo e kuptuan që djalin nuk e mbante vendi dhe u përpoqën të vinin qysh atë natë.

Morën disa sende ushqimore, dhe i blenë te mjeres disa ndërresa dhe nja dy rrobanate, dy fustana një palë këpucë dhe morën rrugën për në spital.

Fatkeqesisht, ora kishte kaluar tetë e mbrëmjes dhe në spital nuk i lejuan të hynin me gjithë kërkesën e tyre të ngulmuese.

Roja u tha se në atë orë të sëmurët ishin në gjumë.

Ata që të tre u mërzitën, ndërsa Ermali nuk e dha veten!

Të nesërmen, pa vajtur ora shtatë e mëngjesit, ata ishin në hyrje të spitalit, ju deshën të prisnin plot katër orë sa mjekët të bënin vizitën e tyre nëpër pavjone, kur ja behu mjeku i rojes i cili i lajmeroi se…MARIEN, nuk mund ta takonin dot, ajo, ishte e semurë rrëndë dhe mjekët kishin ndaluar kategorikisht takim me të, qoftë edhe nga frika e ndonje ifeksioni për vizitorët.

Problemi u ndërlikua kaq shumë, sa Ermali, nuk mbahej dot, ai qante si një kalama.

I ati kërkoi takim me Drejtorin, Dr Polenën, i cili e kuptoi plotësisht kërkesën e tyre, dhe urdheroi që ata të takoheshin me vajzën në dhomën e izolimit me të, qoftë edhe për gjysëm ore.

Ne sytë e Ermalit, mbas fjalës se dr., lindi shpresa dhe padurimi u venit…ai, donte të takohej domosdo me Marien sa më parë. Atë nuk e mbante vëndi nga gëzimi dhe emocioni!

Ata, u pajisën me maska anti-ifeksion dhe prisnin në dhomën e posaçme të takonin të sëmurën, së cilës kur i thanë se ka ardhur Ermali t’ju takojë, asaj sërish i kishte rënë të fikët dhe nuk e kishte besuar.

Mbasi u permënd e vogla, ishte përballë Ermalit edhe prindëve të tij, gjë e cila e trondit fort.

Maria, ishte dobësuar krejt, ngjyra e verdhë e fytyrës së saj ishte një ngjyrë që të kallte datkën, gjithsesi asaj i shkelqyen sytë kur i pa dhe menjeherë vuri buzen në gaz.

Ju hodh pa pikë drojtje në qafë mamasë së Ermalit, pastaj të atit të tij që nuk i kishte parë kurre sikur të ishin prindët e saj që kishin kohë që i mungonin.

Kur i erdhi radha shokut të bankës ajo ja plasi te qarit me ngashërim…!

Ermal, i foli vajza nën maskën e bardhë borë, buzët e së cilës dridheshin… a do të shërohem unë, Ermal, po unë a do të bëhem mesuese si ju, Ermal, po shokët si janë… çfarë thonë ata per mua, Ermal?

Të lutëm më thuaj…sa më ka marrë malli Ermal, nuk ta shpegoj dot…po vuaj Ermal, po vuaj më shumë për Ju, për shokët për shoqet, per kujdestaren, për mësuesit për të gjithë Ermal... për të gjithë! Këtu më duan dhe më ndihmojnë të gjithë dhe asgjë nuk më mungon, doktorët dhe infermieret janë të mrekullueshëm…por unë e kam mendjen tek, Ju, atje në shkollë në klasën tonë!

Lotët e Maries binin çurg…ajo mezi shqipëronte fjalët…Ermaaaal, Ermaaaal…!

E mjera unë, e shkreta unë… të gjithë më duan këtu, siç ju thashë, të gjithe paperjashtim, doktorët edhe infermieret, por edhe të sëmurët…une jam në dhomë të veçantë, se jam edhe më e semura prej tyre, unë e kuptoj domosdo këtë, por dr. Polena, më thotë se shpejt …shumë shpejt do të shërohem?

Besoj, se edhe gjyshja do të më ketë vdekur, besoj se edhe kushëriri i babait nuk ka lekë të më ndjekë deri ketu…se deri me sot nuk janë bërë gjalle…asnjë.

Unë e di që kam ngelur vetëm…unë e di….Ermal, sa i mrekullueshëm qe je, sa prindër të mirë qe ke…lumthi ti Ermal lumthi ti, e shkreta unë…të kujtoja çdo ditë!

Ermali, mblodhi veten dhe si një burrë i madh e me zëmer të fortë i tha: Marie, e gjithë shkolla, të gjithë nxënësit dhe mesuesit e kanë mendjen tek ti, atë dite që ti ike Marie, ne qamë të gjithë papërjashtim me ngashërim dhe nuk hëngri asnjeri drekë apo darkë…nuk hëngrëm Marie të gjithë u hidhëruam për ty.

Unë jam këtu që t’ju them atyre se Maria, do kthehet sa të jetë e mundur më shpejt ne shkollë dhe eshtë shëruar plotësisht.

Marie, prindët e mi do të bëjnë njërën për ty, ata, do të të birësojnë ty, ata do të të shërojnë me çdo kusht ty.

Ti Marie,  a do të jesh motra ime, apo do të jesh… zëmra ime.

I ati dhe e ëma e Ermalit u skandalizuan me dialogun e tij.

Më pas, ata i kërkuan dr. Polenës, që të pranonin kujdestarinë e tyre për vajzën.

Ai, i tha doktorit se mbasi vajza nuk ka prindër, do të kërkojnë birësimin e saj.

Dr Polena, i këshilloi ata, që të komunikojnë me të sa më dendur.

Hëpërhë vajzës nuk i lejohet takimi me të jashtëm (vizitorë), por shpresojmë që sa më shpejt ajo, do të bëhet më mirë.

Ne- tha dr Polena- kemi lajmëruar ministrinë si rast i veçantë të trajtohet me medikamentet më speciale dhe më të mira të kohës…le të shpresojmë.

Maria, është vajzë e zgjuar dhe nuk duhet të kalojë në pesimizëm, për sëmundjen që ka, e aq më tepër që do të trajtohet me ushqim special, që spitali i ka garantuar gjithçka dhe me një trajtim te veçantë, cilësor, këtu nuk i mungon asgjë por ajo ka nevojë për Ju.

Ndërsa Ermali- tha ndër të tjera doktori- do te ketë rol të veçantë për përmirësim të sëmundjes, vajzën e mundon largimi prej tij, ashtu siç edhe Ermali e vuan atë... duhet shumë-shumë kujdes në këso rastesh, besoj se me kuptuat!

Ata, janë akoma adoleshentë dhe si të tillë duhet domosdo kujdes për të dy!

Nënës së Ermalit J’u këput shpirti për të, ajo e ndjeu kaq shumë sëmundjen e saj si për vajzën e vet…!

Ermali me të vertetë ishte djalë i vetëm pa motër e pa vëlla, por nëna e Ermalit e ndiente dhimbjen si nënë e vërtetë?

Ata u ndanë nga Maria duke i dhënë besim se ajo nuk ishte vetëm dhe sëmundjen do ta perballonte me ta.

Maria, mënd fluturonte nga gëzimi.

Ata u përqafuan si të ishin nga e njëjta familje.

Në ikje, Ermali, i tha : …Marie, a e lexove poezinë që të shkrova kur u largove…apo nuk e keni parë, atë e ke ne mes të fletores ditar që të dhashë kur ike…në faqen 17 ështe faqja e palosur…!

Uaaaaa u habit Maria….!

Unë nuk i kam hapur fare fletoret as librat qe mora me vete, nuk më lexohet fare…jam e sëmurë Ermal…, kam qënë dhe vazhdoj të jem e sëmurë Ermal…shumë e sëmure, gjoksi po më dhemb shumë ...po vuaj Ermal…unë ende pështyj gjak çdo minutë…po, po, pështyj gjak……shpresoj se dr Polena do të më shëroje… plotësisht, shpresoj Ermal?

Të gjithëve u dilnin lotë çurg kur u takuan të dy të vegjelit…ata hoqën maskat dhe u puthën në buzë ndoshta kundër dëshirës së doktorëve dhe të prindeve, veprim ky instiktivisht dhe pa koshiencë, megjithë porosinë e mjekëve që kategorikisht nuk duheshin të tilla kontakte fizike.

Por nje gjë dihet ose u kuptua në ato çaste...se të vegjlit ishin ngjitur si “siamezët” përjetë ?

U larguan, por e vogla Marie....ngeli e vetme të përballonte sëmundjen e vështirë që e kishte kapur.

Dhimbja e ikjes së tyre ishte me e fortë se sëmundja.

Ajo shkoi dhe ra në shtrat duke qarë me dënesa...!

Do ta ndiente domosdo mungesën dhe dashurinë e tyre.

Ajo, shpresonte tek zoti për më pas?

3- Ambulanca e vjetër me Marien e sëmurë po i ngjitej të përpjetës kodrës së ullinjve, duke ju larguar detit, ajo, ngjitej gulçuar, e duke nxjerrë fjolla të zeza tymi.

Dita atë ditë, ishte e lagët dhe me erë të fortë.

Për të shoqëruar Marien veç shoferit, ishte një doktor dhe një infermiere nga qyteti jonë, ata, filluan mjekimin urgjent të vajzës porsa u nisën nga konvikti.

Maria, ishte përgjithësisht e alivanosur, aqë sa në çdo çast sytë i kishte me lot, ajo, e kuptonte se gjendja e saj shëndetësore ishte e rrëndë dhe se ishte vetëm fillikate në jetë, pa një njeri dhe të afërt të saj pranë.

Bonjaku gjithmonë është i pa fat.

E kishte marrë malli shumë për gjyshen aq sa qante po thuaj çdo ditë me ngashërim.

Në shkollë i thanë se do ta lajmëronin edhe atë bile edhe kushëririn e të atit të saj, se ajo, do të shkonte per kurim në Sanatorium ne Korcë, sanatorium ky nga më në zë në vënd.

Nga kllapia dhe temperatura e madhe që e mundonte, Maria, nuk e besonte për çfarë i kishte ndodhur, zëmra e saj e vogël rrihte si e zogut dhë në shpirt ndjehej e helmuar, i vinte shumë keq që la shkollën, që la shokët dhe qante për fatin e saj.

Doktori, infermjerja, përpiqeshin me çdo kusht ta qetësonin të voglën, por ajo nuk pushonte…së qari sa hiqte me shpirt!

Nga mbrëmja e po asaja dite mbrritën në Korçë në spital.

E sistemuan vajzën e gjorë me urgjencë në një dhomë speciale të veçantë dhe pas disa çastesh erdhi dr. Polena me stafin e tij.

I bënë urgjent analizat, r/grafitë r/scopitë dhe menjëherë filluan kurimin intesiv.

Kaluan disa javë në spital, Maria, më shumë rrinte shtrirë në dhomë nga pamundësia dhe sëmundja, asaj i zihej fryma, pështynte gjak dhe këmbët i kishte të pafuqishme, gjoks i saj i vogël kishte një frymëmarje të vështirë, gjë që binte menjëherë në sy të personelit, të gjithë e shikonin me keqardhje dhe me admirim.

Temperatura nuk i binte, buzët i ishin plasaritur, mjekët ishin te gjithë të shqetësuar, gjendja e saj ishte alarmante!

Ajo, po thuaj e kalonte ditën shtrirë duke mbajtur një fotografi të prindëve nëpër duar, të cilën e fuste në gjoks kur lodhej apo kur e kapiste gjumi.

Si personeli mjekësor me dr. Polenën në krye, e deri tek pastruesja e dhomës, e cila ishte një mesogrua me ngjyrë shumë-shumë e mirë, ajo, e donte vajzën dhe përpiqej t’i jepte kurajo dhe mundohej për të, duke i kryer çdo shërbim, si për vajzën e saj.

Ardhja dhe largimi i Ermalit nga spitali, e rëndoi më shumë, ajo kurrë nuk e besonte as e shkonte ndër mend, se ai mund të vinte ta takonte së bashku me prindët, gjë që i dukej sikur nuk kishte ndodhur dhe se kishte parë një ëndërr.

Vendin e fotografisë së prindëve në gjoksin e mitur të saj e zuri poezia e Ermalit, e cila bënte fjalë për mungesë që u sillte ajo, shokëve dhe shoqeve të klasës, si edhe për shërimin e shpejtë dhe nje kthim sa më parë në shkollë dhe në bankën ku ai ngeli vetem.

Ato, ishin vetëm katër strofa që Maria i mësoi përmëndësh qysh ditën e parë.

E shtrirë në krevat, e vogla kujtonte ditët e para të hyrjes në konvikt, gëzim e papërshkruar e të paparë ndjeu kur u njoh me shoqet e konviktit që vinin nga të gjitha rrethet apo qytetet e Shqipërisë, aq sa ajo fluturonte nga gëzimi me jetën e re.

Apo, kur kujtonte mërzitjen e madhe që ndjeu atë ditë, kur në bankën e saj mësuesja kujdestare Ana, vendosi në bankë një djalë…. Ermalin, i cili ishte një çun i bukur dhe më i pamshmi i klasës.

Ditët e para Maria po thuaj nuk komunikoi fare me të, ajo, ishte një vajzë fshati dhe e kishte vështirë t’i përshtatej jetës së re të qytetit apo shkollës.

Në klasën e saj ishin 23 vajza dhe 12 djem, të cilët avash-avash u miqësuan me njëritjetrin.

Në qoftë se ditët e para nuk e quajti me vendqëndrimin e saj në bankë bashkë me Ermalin, më pas vajza nuk bënte dot pa të.

Në studim dhe në kohën e lirë qëndronin bashkë, të dy ishin nxanës të shkëlqyer, por fatkeqësisht, kjo nuk zgjati shumë.

Ata, u ndanë.

Veç sëmundjes që e mundonte, e vogla Marie, kishte boshllëk të madh në shpirt për atë ç’ka kishte humbur në ate kolektiv dhe shoqëri të re, ajo, nga sëmundja që po përparonte, si një gonxhe trëndafili që ishte, po tkurrej çdo ditë.

Fytyra e saj e venitur, u çel ditën që erdhi Ermali me prindët, aq u çel, sa shpirti i saj qysh atë çast mendonte po e po për sëmundjen, por ëndërronte dhe dëshëronte që sa më parë të ishte serish në atë bankë, mbyllte sytë dhe si në ëndërr kujtoi ditën e parë kur Ermal Shkëmbi, i ju prezantua…jam Ermal Shkëmbi, jam skraparlli por banoj në Tiranë…jam i biri…!

Maria, atë ditë u tregua jo vetëm fanatike por ju përgjigj eger…unë nuk ju pyeta kush jeni dhe nga jeni…apo i kujt jeni, kjo, nuk më intereson fare!

Ermali, nuk e zgjati…e kuptoi se shoqja e bankës, ishte një vajzë fshati, duke kaluar koha do të ishte edhe ajo si vajzat e qytetit, do të përshtatej domosdo me shokët e klasës dhe të shkollës.

Ermalit, nga ana tjetër i dukej qysh në fillim se Maria, ishte një me të.

Ermali, e vuajti largimin e Maries, aq sa djali, u trondit në shpirt, gjë kjo, që alarmoi edhe prindët.

Maria, në krahun tjetër me ëndrrat rinore pret të nesermen dhe shpreson tek Zoti për një shërim sa më të shpejtë.

4-  Po mbaronte viti shkollor dhe Maria ende gjendej e pashëruar në Sanatorium.

Prindët e Ermalit kishin shkuar edhe herë të tjera tek ajo, kur Ermali vazhdonte shkollën.

Ata, gjatë kohës i kishin dërguar asaj gjithë të mirat, ushqime, veshmbathje por edhe lekë që t’i kishte e vogla për cdo nevojë.

Interesimi i tyre per Të, ishte me të vërtetë jo vetëm human e njerëzor, por  po thuaj edhe si i detyruar, mbasi ata kuptuan një herë e mirë se djali i tyre e vuante sëmundjen e saj dhe ishte lidhur keq me të!

Ditët dhe muajt kalonin, Maria sa vinte e shkonte më keq.

Dr Polena, ishte shumë i shqetësuar për ecurinë e sëmundjes së saj, mbasi kishte prdorur çdo lloj medikamenti të kohës dhe po bënte çfarë të ishte e mundur që ajo të shërohej plotësisht, gjithsesi ai, nuk i kishte humbur shpresat.

Maria, ishte fort e mërzitur nga sëmundja dhe ishte bërë mjaft pesimiste, ndërkohë ajo e vuante mungesën e Ermalit më shumë se sa sëmundja fizike.

Atë e mundonte më shumë dhe më keq sëmundja shpirtërore aq sa gjithë ditën e kalonte me te qara..

E kishin sistemuar në një dhomë të vogël të katit parë më vete, dritaret e së cilës binin nga kopshti i gjelbëruar me lule dhe shkurre dekorative, gjë kjo, që e kthente herë pas here vajzën në gjendje shpirtërore plot shpresë.

Kishte një temperaturë normale, as lart e as poshtë, aq sa po thuaj e kishte tretur fare.

Doktori vec ilaceve dhe medikamenteve te kohes vajzen e kuronte edhe me ilace popullore duke perdorur lengun e mendrezes, dafines dhe merajthit te cilat ergasnin, stazhiononin dhe pastronin cipen e mushkerise e cila ishte e demtuara vende vende duke krijuar vatra të qelbëzuara.

Kaluan muajt e verës me një vapë të paparë dhe qysh kur kishte filluar këtë mjekim vajza sikur kishte filluar të çelte.

Prindët e Ermalit e frekuentonin dhe e vizitonin vajzën herëpashere në spital dhe interesimi I tyre për të ishte shumë human dhe kalonte çdo parashikim bamirësie.

Ata u bënë si prindët e saj aq sa Ermali ndjente akoma më shumë dashuri për Marien dhe mendja i rrinte për ditë tek ajo, duke rënë plotësisht edhe në mësime...

Në kohën e studimit herëpashere thurte dhe i dërgonte letra e kartolina Maries, në fillim letrat ishin aq të sinqerta dhe fëminore sa përmbajtja e tyre i jepte Maries shpresë dhe jetë.

Më pas letrat morën karakter tjetër mbasi si Maria dhe Ermali po kalonin moshën e adoleshencës dhe kishin hyrë të dy në një fazë pjekurie ta kuptonin jetën ndryshe, aq sa miqësia e tyre avash-avash kaloi plotësisht në dashuri dhe konsolidohej plotësisht çdo ditë e më shumë.

Një ndër dhjetra letrat e shumta të Ermalit, ishte plot zjarr dhe shumë e ndezur, ai i propozonte asaj dashuri dhe ajo do të ishte për të për gjithë jetën njeriu me i dashur në botë.

Vajza, u habit me këtë letër dhe nuk e konceptonte dot se një ditë mund të sherohej dhe të ishte njëherë e përgjithmonë në krahë të tij.

Ajo, ishte e pezmatuar dhe ishte bërë shumë pesimiste, aq sa nuk mendonte se do të shërohej  më kurrë.

Kenaqesia, garjeti, shpresa për të nesermën mbas marrjes së letres “bombë” Maria, ishte bërë tjetër njeri, i kishte dhënë forca vetes dhe përpiqej të përballonte sëmundjen, duke mos rënë në pesimizëm aq sa dr. Polena jo vetëm e kuptoi dhe e psikologjisi ndryshimin, sa një herë e pyeti plot lezet…!

-Marie…, sa shumë keni ndryshuar, e kupton që jeni duke u shëruar,e kuptoni që me endrrat që perjetoni sëmundjen po e ve poshtë e më poshtë? Jeni e re, e bukur, duhet të kesh kurajo force, dinamizëm që ta mundish sëmundjen njëherë e mirë dhe ta braktisish atë. Nëqoftë se do të rregullosh, ndreqësh, sistemosh anën shpirtërore, atëherë ju do të keni një të ardhme të ndritur. Largo nga mendja çdo paramendim dhe paragjykim, ti si çdo e re duhet ta dashurosh jetën dhe të bësh të pamunduren që ta shijosh atë... Ve re se s’jeni ajo e para, brenda pak kohësh apo muajsh ju keni një ndryshim të madh dhe përmirësimi juaj është i dukshëm… ilaçet tona janë poato, shërbimi mjekësor është poai… a mos vallë ju keni ndonjë ender për me pas…,siç duket Ermali duhet t’u ketë propozuar dashuri…! Të lutëm më fol hapur pa rezerva, si prindit Tuaj, unë të dua Marie dhe dua të të shëroj plotësisht dhe sa më shpejt…!

Maria, e emocionuar në kulm… u përpoq ta mohonte duke i thënë me lot në sytë…:

-Doktor, si unë dhe Ermali, jemi të parritur, miqësia jonë është e çiltër, fëminore, e padjallezuar. Prindët e tij mua më kanë si vajzën e Tyre, siç jeni në dijeni, unë dua të shërohem doktor, dhe kurrë nuk më shkon mendja se do të vijë një ditë të martohem dhe të bëhem nene… unë jam e sëmurë dhe bijë e vdekjes.

Maria fliste dhe qante me ngashërim…!

Doktori, u befasua nga fjalët e vajzës, e qetësoi dhe ju lut të mos qante, mbasi shqetësimet e shpirtit janë më keq se sëmundja…!

-Marie, shpresoj se do ta gjesh vetëveten, Ermali të do Ty, Ai,e vuan sëmundjen Tuaj dhe si i tillë ai, mund të pësojë katastrofë në qoftë se ju nuk përmirësoheni… këtë e paramendoj dhe e shikoj si në sytë Tuaj por e pashë edhe në sytë e tij kur ju jeni takuar për të parën herë, prandaj, kushtoji rëndësi jetës... Është shumë shpejt, Ju e keni jetën para dhe do të gjykoni më pas kur të riteni, tani duhet medoemos të jeni vetëm miq… që ju mbasi të shërohesh të dini të gjykoni për më pas.

Besoj me mirëkupton Marie, gjithë personeli të do të shëruar,te gjithëve u vjen keq per ty, ne po bëjmë të pamunduren dhe të kurojmë me ilaçet më speciale, ilaçe që perdorin ndoshta dhe udhëheqësit… apo anëtaret e Qeverisë!

Maria, çdo ditë priste postën, Ermali i kushtonte rëndësi të madhe korespodencës dhe komunikimit me të. Ai tani nuk ishte më një çilimi adoleshent, ai, kishte ndjenja të tjetër lloji për Marien, midis tyre kishte lindur dashuria.

Filloi, edhe kjo t’i përgjigjej atij, ndoshta më rallë, me të njëten monedhë,me atë të zjarrmit të ndërsjelltë… të dashurisë!

5-Dr. Polena ishte atëherë 52 vjeç, i pamartuar kurrë dhe me “kleçka të mëdha politike”, ishte doktor i dëgjuar fjalëpak dhe shumë humanist, ishte i prirur të bënte të pamunduren duke shëruar jetë njerëzish dhe duke u qëndruar të semurëve ditë e natë tek koka.

Ishte serioz dhe kërkues në detyrë.

Studimet i kishte kryer në Zvicër.

Nga aftësitë e tij tekniko-profesionale, të detyruar e kishin vendosur në krye të këtij institucioni mjekësor prej shumë vjetësh!

Kishte shumë kundërshtarë nga kolegët e tij, të cilin e shikonin me zili dhe me smirë, ai ishte në radarë dhe ne survejim të sigurimit, i cili herëpashere i sillte shqetësime.

Kur ndodhi skandali, ai po kthehej me auto ambulancë nga Tirana ku ishte në një mbledhje me ministrin.

Arrestimi I befasishem iu bë sapo kthehej në qafën e Plloces mbi Pogradec.

Prokurori i qytetit vetë z Durim Kule sëbashku me dy hetues dhe dy policë e prisnin gjahun, aty nga orët e vona të mbas së ditës.

Ata, u sollën keq me doktorin dhe nuk i dhane asnjë shpjegim kur i thanë: në emër të popullit…!

Hetuesia ishte e rrende dhe me motivacion të dobët…!

Akuzohej se kishte lënë shtatzanë pacienten e tij të mituren Marie Aleksi, e cila vuante nga sëmundja e turbekulozit, një akuzë e sajuar dhe e pa baza.

Maries, i kishin bërë analizat e fundit dhe radioskopitë, vartësit e tij kundershtarë, të cilët nuk ia kishin raportuar doktorit.

Maria, kishte ngelur shtatëzanë brenda atij institucioni dhe sekretari I Partisë për inat  menjeherë denoncoi në Prokurori të rethit se ishte vetë dr Polena fajtori.

Bashkangjitur, kishin perpiluar edhe një raport diskreditues dhe plot shpifje të cilat sipas tyre ia kishin vënë në dukje doktorit edhe herë tjetër!

Me pak fjalë e kishte mbushur kupën.

Fjala mori dhenë dhe doktori po humbiste gjithçka.

Dolën edhe dëshmimtarë të rremë, të cilët dhanë deklarata të flliqura në hetuesi, duke sjellë shembuj të paqenë.

Marien e trasferuan urgjent dhe menjëherë në sanatorium të Tiranës dhe po thuaj e kishin izoluar kryekeput!

Asaj, nuk i kishin thënë asgjë dhe as kuptoi gjë në fillim.

Konsulta me komision të posaçem me doktorë kompetentë ia beri të ditur vajzës se duhej të bënte një ndërhyrje për të hequr fëmijën, mbasi ajo kishte ngelur me barrë dhe gjendja e saj turbekulare nuk i bënte mirë asaj dhe fëmijës...

Kjo e çmendi fare të voglën aq sa nuk e besonte as vetë.

Ajo u habit dhe nuk donte ta besonte për sa kishte ndodhur, nuk e kuptonte se çfarë ndodhte ne trupin e saj.

Ishte fillimi.

Intrigantët, kurthaxhijtë nuk i kishin thënë asgje për “fajtorin” sipas tyre të shtatezanësisë.

Ajo, nuk mund të kuptonte asgjë dhe protestoi sa mundi që të mos bëhej asnjë nderhyrje në trupin e saj…!

Maria, u trondit sa nuk mund të komunikonte dhe të kërkonte mbështetje nga askush.

Prindërve të Ermalit, si edhe vetë Ermali u mungonte Maria, ata, kur shkuan në Korçë nuk morën vesh asgjë më për të… atyre, u thanë se Maria është trasferuar… dhe ka shkuar për mjekim jashtë shtetit, mundet në Hungari? Gjë që jo vetëm i befasoi, por i tronditi, si kishte mundesi një trasferim i tillë urgjent pa lajmeruar “kujdestarët” e saj?

Pikëyetja ishte e madhe, por ata u “frenuan” për më tej, më pas ata nuk pyetën më askë!

Kërkuan dr Polenen, dhe pergjigjen e morën të thatë se doktori është arrestuar si armik I betuar i pushtetit… dhe të mos pyesnin më për Të!

Korça e gjitha ziente nga thashethemet.

Doktori përjetonte nëpërmjet një hetuesie shtazarake ditë të vështira turpi dhe fizike, ndërsa Maria nga ana tjetër s’kuptonte asgjë se çdo të ndodhte më pas me të.

Nga Ermali, dhe prindët e tij asnjë haber... komunikimi me ta ishte ndërprerë një herë e përgjithmonë…!

Barku i rritej çdo ditë, nuk pranoi kategorikisht t’i hiqnin fëmijën sikur t’i prisnin edhe mishin me gërsherë… i vinte inat që nuk e pyeti askush se kush ishte babai i fëmijës.

Çdo gjë shkonte në heshtje, krahas kurimit intesiv për sëmundjen e saj, ajo bënte edhe konsulta gjinekologjike.

Fëmija për çudi sipas analizave , biopsive nuk ishte e infektuar kategorikisht nga sëmiundja.

Shtatëzanësia e saj ecte rregullisht.

Ajo, kur do të lindte mbas gjashtë muajsh, do të ishte plot shtatëmbëdhjetë vjeçe…!

Ishte në izolim të plotë dhe në kujdes të veçantë “shtetëror”.

 

Për botuesin- Kadri Mani

/etnike@gmail.com/