Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ivica Mateshiq - Jeremija: Ata i quajtën

| E enjte, 17.05.2012, 07:59 PM |


Ata i quajtën

Nga Ivica Mateshiq - Jeremija

I quajtën  gjeneratë  e të uriturve, gjeneratë e gërmadhave. Nuk u ngritën kundër këtyre  emërtimeve sepse  me të drejtë ia kishin dhënë atë emër. Qyteti ishte i djegur. Ndërtesat, shkollat, kishat e tyre të rrënuara ...ishte dyzet e pesta. Kalelarga ishte e stërmbushur me tulla. Familje të tëra kishin pësuar. Nën shkëmbinjtë, nën bombat..Me të vërtetë njerëzit,  jetuan në gërmadha.Kanë dalur   nga ato sikur minjtë... në kërkim për më të dashuritë e tyre. Ata ishin  në kërkim të ushqimit,sepse   ishin vërtetë  të uritur...fituesi e kërkonte  kolonën e  pestë. Ndërsa ata, treqind e një fëmijë zaras  i sintagmizuan me etiketën “fëmijët e armiqve të popullit”...baballarët e tyre ishin arrestuar.. pjesëtarë të ushtrisë së mundur.. E kujtuan atë natë  të ditës së vdekur .Atë mëngjes për gjithë shenjtorët.. Këtë goditje  me kondak në qafë.. ato shikime të ngrira të fituesit...ato dëshpërime të nënave.. Njëqind e dy dyer të thyera të shtëpive në Arbanas,Bokanjc,,Crnog..Stanovi...102 baballarë të arrestuar  në atë mbrëmje..

Treqind  e një  fëmijë mbeten ..me  kujtimin  në mendje të fjalës së babait  ” Mos keni frikë fare” e përsëritur 102 herë  sikur me marrëveshje. Si papagaj.. njëzëshëm: “Shpejt do të kthehem , aspak s’jam fajtor, ky është një keqkuptim ,askujt  keq si kam bërë...mos u frikoni ..” e  kanë përsëritur..  “mos u frikësohuni  ...kujdesuni për mamanë..”..Por, fëmijët  kanë dyshuar, sepse shikimi i tyre ishte i ashpërsuar ..Ata kanë parë.. Fëmijët kureshtarë. Të mësuar të jenë të pa dukshëm në mes   rrënojave.. Ata i kanë parë se si i kanë rrahur  deri sa i arrestuan prindërit e tyre.. se si me tela ua lidhnin i duart .. i kanë parë fëmijët prindërit e tyre... e kanë ditur se ata nuk  kthehen.. Që nga ai podrum,  i  shkollës së tanishme detare  i shtynin  në brendi të anijes.  ..dhe i shpinin në pa kthim . Që  një kamion me njëzetë veta  të ngarkuar herët në  mëngjes do të nisë  kah  varrezat e qytetit. Kah  humnera   pranë  murit   të ortodokësis, e gropuar  frik .. fëmijët do  dëgjojnë rafalët ... I kthejnë kokat kur rreshti i ekzekutuesve  u largua. Do të pyesin ç’ do bëhet  me baballarët tjerë .Ç’ë  po ndodhë??? A do të jen gjallë...Tri ditë më vonë  në shtyllat e mbetura  të rrymës i kanë frikësuar si  përmendoret fantazmë  mes gërmadhave...  pushteti popullor i kishte  ngjitur pllakatët...njoftimin për ekzekutimet. Janë  njoftuar   qytetarët  që drejtësia popullore e ka  arritur ti kap armiqtë e popullit.. Të gjithë 102 të arrestuarit. Të gjithë treqind  e një fëmijë mbetën jetim. ”Drejtësia.???”Mamaja e Pinos kthehet  nga  kërkimi i ushqimit .E kishte lexuar pllakatin...Askush nuk i kishte  besuar në ekzekutimin e të pafajshmëve. Jo pa  gjyqe..jo pa gjurmë.. Ekzekutime.. Ashtu ishte e shkruar. Ia kishin hequr kokat. Ekzekutimet ishin kryer shpejt  dhe tinëz..”Drejtësia ishte e kënaqur”.. Vrasje e pastër ...Vrasje masive .. në të gjithë shenjtrit ..Në Ditën e  të Vdekurve ..njëqind e dy  ishin të vrarë ..treqind  e një fëmijë  marrin nofkën “Armiqtë  e Popullit “ gjate ter jetës  do pyesin.. Pse? Për ç’arsye? Për shkak mendimit ndryshe ..?Do të kërkojnë përgjigje ..ku janë? Ku i kanë baballarët ?...Ku i kanë varret .Cila humnerë i fsheh ...Ndërsa  humnera kishte kudo për rreth. Do ndezur qirinj në vendet e shkreta ...Pino gjatë ter jetës do mbajë ditarë  mu për “kohën e humbur”

Për atë humnerën “Golubinki”si  dhe ate Radashinovaqa”...sikur  të gjithë  treqind e një fëmijë të tjerë... Ai protokoll i kërkimit nuk zbuloi asnjë lëvizje të jashtme.. por, vetëm  mosrehati të  brendshme ..Atë kërkimin    padukshëm të syve të tmerrshëm. Prej  humnerës x  deri te humnera Q... kërkime  hulumtime. Jo qetësi të shpirtrave  të fëmijëve të” armiqve të popullit” vizita    fshehta ,vendeve të shënjuara...të fëmije të  shënjuar.. lëshime në gremina.Një gjendje  e hutuar ishte  krijuar pranë  një vendi  në arkipelagun e shkëmbinjve  të Kornatit..E cila nga fillimi   iu  duk e njohur .. e njohur  nga shpirti..Pagabueshëm ... s’ka mundur  ta anashkaloj ..nuk ka mundur të  kalojë. .Nuk ka ditur të ulërij...Nuk do të jetë  si gjithherë  i qetë. Ka dashur  ti  lajmëroj mëmës,  së tij ..por ajo vetëm kishte shkuar ..ishte e vdekur... kishte  qëndruar si i shtangur në shkëmbore  mbi  humnerën  e babait tij.. me siguri se e ka gjetur.

Njëzet vjet pas topografia  e kujtimeve  të tija  sikur  është deformuar. Vendi i  ekzekutimimevei është dukur  shumë më i vogël  se s,a atëherë kur herën e parë fshehurazi kishte vizituar   Lavrnakun., kishte  rrokullisur çdo gur...kur në secilin xhep  janë  gjetur  gëzhojat e plumbave .Ishte  përgatitur duke  menduar se, mu ai kishte qenë vendimtarë për babin e ti. Tani   më nuk është aq lehtë  ta gjesh rrugën gjer te humnera ....Kujtimi  është shprehë. Koha kishte kaluar...Duke i mbajtur  për dore fëmijët  “ qe baba t’i kam sjellur nipërit”.. pëshpëriti nëpërmjet gojës  së mbyllur  .Sëmurja e kishte kapluar  .. dhe  dëshiroi  atij vendi ti vej shenjën. Shenjen e  kryqit mbi humnerë.Atë  që me vite të tera  e kishte ëndërruar  Pinio Shojin. Përë atë që kanë ëndërruar  treqind   e një fëmijë “ Armiq të popullit”. Kryqi me mbishkrimin  “Kujtim për 102   të pushkatuarve, pa gjyq e porotë  për ta e   ngrenë  famullitarët e Abneshit dhe treqind e një fëmijë  që asnjëherë askujt kjo mos t’i përsëritet.”...do të vdesin ndërsa kryqin mbi  humnerë nuk do ta shohin...megjithatë  kryqi atje  qëndron ..i pa dukshëm  i madh kryqi i popullit tonë.

kujtim për  lalën Pino Bajlo Shoju,lala Lipo Mazija, lala Mario Musap,..dhe 301 fëmijë “Armiq të popullit” të cilët gjatë ter jetës  kanë kërkuar  vendin  ku janë likuiduar  etërit e tyre.

Fajtor  vetëm pse  ishin  ndryshe. Me lutje që totalitarizmi i të gjitha ngjyrave  kurrë njëherë mos të përsëritet!

___________

Mr.Ivica Mateshiq (1959) shkrimtar nga  Arbneshi i Zarës , autor i shtatë   veprave letrare ,anëtar i  Lidhjes së Shkrimtarëve  të Kroacisë  nga viti  2002.Luftetarë  i  luftës  atdhetare  të Kroacisë, ushtarak, diplomat , ka shkrua  disa  skenarë  të filmave dokumentar. Mr. i politologjisë, fitues i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve  të ndryshme.

Përktheu nga kroatishtja, Sylejman Morina