E premte, 29.03.2024, 05:21 AM (GMT)

Kulturë

Qerim Pllana: Përkujtim - Ibrahim Rr. Gashi

E marte, 15.05.2012, 06:11 PM


Përkujtim (in memoriam) Tiranë maj 2012

 

Krujë-Fushë-Krujë shkurt-mars 1972-shtator-1992

 

(Qerim Pllana, Kalabri-Prishtinë,  maj 2012)

 

. Sapo iku edhe një mik yni dhe imi i jetës, punës, veprave, letrave dhe brengave

 

Takimet dhe kujtimet e paharrueshme me të nderin dr. Ibrahim Rrahim Gashi

 

Takimi ynë i parë familjar me të ndjerin Ibrahim Rr. Gashi ishte më 1972 në:

 

Krujë, Fushë-Krujë (shkurt-mars) 1972

 

Nga Qerim Pllana, Prishtinë, maj 2012

 

Atyre ditëve të fund-shkurtit dhe fillim marsit të vitit 1972 Shqipërisë, respektivisht Krujë-Fushë-Krujës, po i vinte aromë e ngrohtë lulesh pranverore. Luleylli një pas dite vëmë edhe mbi varrin e heroinës Shotë Galica Radisheva në F. Krujë.  Ne ishim mysafirë të rrallë nga Kosova, përkatësisht arsimtarët e Shkollës fillore,“19 Nëntori” nga Hadja, (Miniera e Kosovës) Kastriot. Meqë isha udhëheqës i grupit, propozimin në pranin e ambasadorit fuqiplotë, z. Sokrat Plaka dhe sekretarit të parë z. Hajrullah Koburja, kisha kërkuar, që në të jemi mysafirë të Krujës  legjendare. Që arsimtarët e shkollës sime të vendosemi në Krujën e Gjergjit, dhe  nga andej të vizitojmë pikat tjera sipas plan-programit të paraparë nga Ministria e arsimit të  Shqipërisë në atë kohë.

Kjo dëshirë më është plotësuar posa arritëm në Shqipëri, u vendosëm në këtë pikë historike, atraktive dhe shumë-shumë karakteristike me kalanë, pazarin, muzeun e vjetër të Skënderbeut dhe pamjen e mrekullueshme e madhështore, nga e cila shihej Tirana, Aerporti i Rinasit dhe D. Adriatik nëse bënte kthjelltë. Nga Kruja ne, do të bënim vizitat në rrethet dhe qendrat tjera nëpër Shqipëri. Për aq sa do të qëndronim nga 20 shkurti, deri më 4 mars të vitit 1972. Takimi ynë i parë me tim shoqe ishte vizita në Fushë-Krujë, në banesën e të ndjerit Ibrahim dhe Lilana Gashi, që të dy arsimtarë. Z. Ibrahim ishte mësimdhënës në të dy shkollat, Gjimnaz dhe Tetëvjeçare, të cilat shtriheshin më një oborr në Fushë-Krujë.  Kurse, Lilana kishte klasën e tretë me mësim klasor.

Për këtë familje kishim disa peshqeshe, një letër dhe disa porosi nga i ndjeri Feriz Pllana, shok shkolle i Ibrahimit në (Gjimnazin) e Mitrovicës, atje diku në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar. Qysh natën e dytë si mysafirë ne u pritëm në banesën modeste të z. Lilanë dhe z. Ibrahim Gashi, prind të djalit dhe dy vajzave . Ishte një takim i rrallë i ngrohtë dhe i papërsëritshëm në jetë. Ne kurrë nuk e kemi këput miqësinë, takimet, ardhje-shkuarjet, sipas situatave dhe gjendjes politike të kohës...

Në shtator të vitit 1993, pas plotë 20-vjet ne, Kryesia e Partisë Popullore të Kosovës u ftuam për vizitë Lidhjes Popullore të Shqipërisë në Tiranë. Gjatë asaj vizite unë në Shqipëri qëndrova pesë javë, meqë isha i angazhuar edhe për çështje tjera konspirative për përgatitjet, për  të cilat Kosova kishte nevojë më të madhe se kurrë ndonjëherë më parë, për përgatitjen e djemve të ri, për luftën që po përgatitej në Kosovë. Një mbrëmje bëre vizitën e dytë te z. Ibrahim Gashi, meqë ai akoma jetonte dhe banonte në Fushë-Krujë. Kjo ishte vizita ime e dytë në Shqipëri dhe në familjen Gashi, pas plotë 20-vjet në Fushë-Krujë.

U prita si miku më i mirë. Atë natë biseduam gjerë e gjatë për përgatitjen që po bëhej për Luftën Çlirimtare të Kosovës. Ibrahimit i kisha treguar se isha edhe mysafirë i UNIKOMB-it, dhe se mbaja takime të përditshme jo sall me z. Idajet Beqiri në Tiranë. Ndërsa i ndjeri Gashi më shpjegoi për organizimin e disa mitingjeve, të cilat i kishte përgatitur në Rrethinë e Krujës, F. Krujë, Laç, Milot etj., për PD-në e z. Berisha. Gjatë vitit 1992, kishin kaluar 7 muaj, qyshkur këta mes veti nuk ishin parë, as s`ishin dëgjuar madje as me telefonata. Z. Salih Berisha kishte 7 muaj qyshkur ishte zgjedhur president i Shqipërisë.

Atë natë diku para orës 10 të mbrëmjes mes meje, z. Lilana dhe z. Ibrahim u zhvilluan një bisedë bindëse. Ne ma në fund e bindëm z. Ibrahim, që ta ngreh telefonin, në banesë ta ftonte dhe ta përgëzon presidentin, me të cilin dy vjetet e fundit kishin mbajtur kontakte pune dhe miqësie. Ai më në fund i cingërojë presidentit, duke ia uruar detyrën e kryetarit të shtetit. Nga andej u dëgjua zëri karakteristik i z. Berisha. Përshëndetjet qenë të ngrohta. Kurse, z. Ibrahim e bëri me dije se në banesën e tij, ka një mik nga Kosova (ishte fjala për mua). Ai nuk hezitoj dhe porositi. “Nesër me Lilanen dhe mysafirin nga Kosova në ora dhjetë u presë në rezidencë! Biseda telefonike me z. Sala zgjati diku 7-8 minuta. Të nesërmen me benzin e z. I. Beqiri,  i cili zbriste nga Kruja, na mori dhe me kohë u gjetëm në Tiranë para Presidencës.

Unë nuk desha të jem më një vizitë të përbashkët te presidenti, meqë e dija se Ibrahimi kishte një bisedë më intime, për çështje të një vendosje të tij, diku më ndonjë ambasadë shqiptare. Pasi që të dy bashkëshortët kishin nevojë për punë. Meqë që të dytë ishin në pension. Ky qe anulimi im i parë vizitës me ftesën që na e kishte bërë z. Berisha. Kurse Ibrahimi me z. Liljanë u caktuan dhe u vendosën në ambasadën shqiptare në Slloveni, Lubjanë në janar të vitit 1993. Ndërsa, vizitën time të mundshme një të marte më 2 shtator 1992, e refuzova si nënkryetar i Partisë Popullore të Kosovës, meqë siç me kishte “udhëzuar” Bashkim Driza, tani i kërkuar nga  shteti, i ikur diku në Urugvaj, për shkak të abuzimeve me fajde në “Populli”! Ai më kishte porositur; “I keni 15-18 min. kohë n`ora 10 te presidenti të martën. Çështjet që mi besuat mua, ai nuk bënë ti dije. Mos ia përmendeni përgatitjen e djemve që do të duhej të vendoseshin nëpër kazerma, kur sesi mos i flisni për luftën e as për shkëputjen më dhunë të Kosovës”! Prandaj e refuzova vizitën e paraparë!

Ibrahim Gashi, këshillën timin që të bisedonte me z. Berisha, pasi që atë natë i pata thënë, është e udhës ju t`i paraqiteni, dhe personalisht t`ia uroni detyrën Berishës, pavarësisht moshës suaj. Ai tani ka aq shumë obligime, prandaj ju duhet t`ia përkujtoni se jeni diku në F. Krujë, akoma duke jetuar me dy pensione modeste i mbani e i shkollon tre fëmijë. Për këtë këshillë sa herë jem takuar më falënderonte.

Pas çlirimit të Kosovës, vizitat tona  ishin më të shpeshta, gjithsesi më të ngrohta dhe ma me kureshtje këmbenim ide, mendime, libra të botuara, gjithnjë duke menduar për një afrim, bashkim dhe ribashkim sa më të shpejt Kosovë-Shqipëri. Por, jeta, mosha, vuajtjet, emocionet, çështjet familjare, brengat për një jetë paksa ma komode, dhe më të rehatshme për familjet,  në mënyrë të pahetueshme, tinëzare, një ditë vdekja na rrëmben,  siç na e vodhi të ndjerin dhe të pathyeshmin, patriotin, mësimdhënësin, diplomatin dhe autorin e 11 librave shkencore, diplomatike, të fushës matematikë-astronomike-fizikë, etj. dr. Ibrahim Rrahim Gashi nga Kotori-Radisheva, (vendlindja e Shotë Galices), Skenderaj, rrethina e Mitrovicës. Ndërroj jetë më 9 maj të vitit 2012,  disa muaj para se të mbushën 100-vjet të pavarësisë  të Shqipërisë. Ai, përvjetorin e 100 të pavarësisë e priste me një entuziazëm, duke shpresuar se përvjetorët tjerë, popullin shqiptarë do ta gjejnë më të konsoliduar, të ribashkuar më të prosperuar dhe patjetër më të fuqishëm e më të zhvilluar...

Jeta ka ndarje, por ka edhe takime të paharrueshme. Me të ndjerin Ibrahim Gashi patëm fatin të takohemi shumë herë. Takimi ynë i dytë me tim bir Altinin, me z. Ibrahim Gashi dhe familjen e të ndjerit, ndodhi me 2 gusht të vitit 1999, posa kishte përfunduar Lufta Çlirimtare e Kosovës. U takuam në Tiranë mu pranë Shkollës së Mesme Skënderbegasit, aty ku i ndjeri kishte arrit të vendoset ca kohë më parë, duke u zhvendosur nga Fushë-Kruja.  Ishte një natë e paharrueshme e pritjes që na u bë nga familja Gashi, me tim bir Altinin, Tiranë, më 2. gusht 1999.

Takimi tjetër i radhës ndodhi në shtëpinë time në vitin 2000. Kështu me radhë deri  para më pak se një viti, në Kalabri, në Prishtinë. Takime tjera të radhës patëm disa herë me z. Gani Pllana, në Tiranë,  Prishtinë, Mitrovicë, Skenderaj me z. Fazli Hajrizi. I ndjeri sa herë vinte në Prishtinë, takohej me dr. Skënder Skënderi, z. Adem Demaçi, të ndjerin dr. Hamit Ejupi  dhe shokë e miq të tjerë të gjeneratës...

Ky njeri i shkencës, dijës dhe i punës së palodhshme, pos shumë miqve dhe shokëve   pas veti arriti të lë një opus të gjer librash shkencore matematikore, astronomike e fizike, një tekst diplomatik dhe shumë punime tjera shkencore. Ka të botuara 11 libra dhe shumë shënime, studime dhe vështrime tjera në dorëshkrim. Dëshira e flaktë e të ndjerit, ka qenë unifikimi sa më parë i plan-programeve, abetares kombëtare të përbashkët të shkollës shqiptare në hapësirën gjithë-shqiptare.

Ibrahimi iku pa iu plotësuar dëshira imanente jetike dhe e flakët e bashkimit dhe ribashkimit kombëtar, në veçanti, Kosovës me Shqipërinë dhe në përgjithësi, trojeve etnike shqiptare. I ndjeri qysh si student i vitit të fundit në Fakultetin e Shkencave Natyror Matematikore në Beograd në vitin 1959, kur ishte burgosur  edhe z. Adem Demaçi, u burgos dhe u torturua në mënyrë bizare edhe Ibrahim Rr. Gashi! Më në fund, u ndoq në Shqipëri, duke iu bashkuar pjesës tjetër, babait Rrahimi, vëllamëve dhe motrave në Krujë, Milot e F. Krujë. etj.

Ibrahim Rr. Gashi, pjesën më të madhe të jetës me prindër, vëllamë dhe motra e kaloj në Krujë, respektivisht Fushë-Krujë, Milot, Laç, Durrës, Tiranë etj. I ndjeri pas la bashkëshorten Lilanë, djalin Rrezartin, vajzat Ardianën, Entelën, nipa dhe mbesa. Një familje komplete, të gjithë të shkolluar dhe të përgatitur mirë për jetë. Ibrahimi ndërroj jetë me dy sytë çel për bashkimin e Kosovës, rrethinë e gjërë familjar në Kotor-Radishevë, Skënderaj, Mitrovicë, Prishtinë, dhe gjithandej Drenicës dhe  Kosovës, të cilat aq shumë i deshi dhe punojë për to dhe për Shqipëri.

Me rastin e tragjedisë në Gërdec, z. Ibrahim Gashi, z. Adem Demaçi dhe biznesmenin  z. Ethem Ramadani  nga Lubjana, Slloveni, me origjina nga Drenica organizuan një ndihmë materiale, për banorët që pësuan me 26 viktima dhe shumë të plagosur në tragjedinë e rrallë në Depon e municionit në Gërdec me rrethinë.

Veprimtaria botuese e z. Dr. Ibrahim Rreahim Gashi

Dr. Ibrahim Gashi ka shkruar shumë artikuj metodikë e shkencor për matematikën e astronominë, si dhe shkrime me tematikë politike-shoqërore. Ka botuar këto libra:

“Probleme të zgjedhura Astronomike”, Tiranë 1972,

“Nga Qielli ynë”, Lubjanë 1995,

“Kalendari dhe Kronologjia në botë dhe te shqiptarët, Tiranë 2000.

“Ditënata dhe disa kuptime që lidhën me te” (njohuri astronomike-gjeografike), Tiranë 2002,

“Klendari hixhri hënor” dhe lidhja e tij me kalëndaret Julian e Gregorian dhe me ditët Juliane, Tiranë 2003,

“Kalendari Mali-Rumi” dhe lidhjet e tij me kalendarët hixhri hënor Julian e     Gregorian dhe me ditët juliane  Tiranë, 2005,

“Bazime Astronomike për ritet dhe festat fetare islame” Tiranë 2005,

“Shqiptaqrët, Sllovenia dhe Ballkani i Trazuar”, vepër diplomatike-historike, Tiranë, 2007,

“Bazat e Kalendarit Kadif dhe lidhja e tij me Kalendarë të tjerë” Tiranë 2007,

10.” Kronologjia shqiptare dhe kalendarët osmanë” dhe

11. “ Njehësimi kohor në kronologjinë shqiptare”.

Të ndjerit një dëshirë e flakët me Çlirimin e Kosovës iu plotësua edhe pse nga familja më e gjërë e gjakut, Gashi, Ahmeti, Hajrizi etj, dhjetëra ushtarë të UÇK-së, dhe civilë të rënë në Luftën e fundit për Çlirimin e Kosovës. Të lehtë dheun e atdheut ata dhe i nderuari Ibrahim Rrahim Gashi. Paqin ndjesë me babanë, mësuesin e parë të Radishevës Kotorrit, Skenderajt. Mësuesin e parë të Drenicës, Rrahim Gashi. Ngushëllime më të sinqerta Familjes së ngushtë dhe të gjërë Gashi. Në pamundësi shëndetësore, që të jemi pjesë e ceremonisë së varrimit dhe ngushëllimeve,  Familjes së ngushtë dhe të gjërë Gashi, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjare!

_____

Miku juaj,  Qerim Pllana me familje, Kalabri –Prishtinë, maj, 2012



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora