Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nga Tahir Bezhani: Monografi e rëndësisë së vecantë

| E marte, 15.05.2012, 06:22 PM |


MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË

Nga Tahir Bezhani

Me 10.Maj,2012 në bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë ,me përurimin e “Monografisë për Klubin letrarë”Gjon Nikollë Kazazi” te Gjakovës,të autorit Halil Haxhosaj,edhe zyrtarisht,filloi java e Mitingut të Poezisë,”Gjakova 2012”

Në përurimin   e kësaj Monografie për Klubin letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës,mori pjese një numër i madhe dashamirë të fjalës së shkruan nga disa komuna te Kosovës,nga Peja,Gjilani,Theranda etj.

Kjo Monografi ka vlera te pakontestueshme  historike për  Klubin letrarë,sepse trajton një përudhë te mundimshme historike me plotë aktivitet të bujshëm jo vetëm letrare por edhe kombëtarë. Rrugëtimi historik i këtij Klubi letrarë ishte një  rrugëtim sizifi,mund e sakrifica,por përherë krenarë,siç është krenare edhe Gjakova qe e përkundi dhe e rriti në djepin historik të kulturës se saj shekullore.

Nga gjiri i këtij Klubi letrarë dolën figura me renome kombëtare,si Din Mehmeti,Ali Podrimja,Besim Bokshi,Enver Gjergjeku,Agim Gjakova,Teki Dervishi,Ali Musaj etj. të cilët me veprat e tyre,  pasuruan krijimtarinë letrare mbarë kombëtare. Gjakova ngre kokën lartë për figurat emblematike qe i dha kombit në sfondin e kulturës dhe letërsisë shqipe. Kam bindjen se këtë trashëgimi janë duke e vazhduar edhe gjeneratat tjera te këtij Klubi me renome . Ky klub letrarë e ndien nevojën e plotësimit(mbushjes) me aktivistë të rijë,dashamirë të fjalës se shkruar për t’i dhënë impulse të reja ecjes së gjurmëve te atyre qe e formuan dhe krijuan.

Monografia “Klubi letrare “Gjon Nikollë Kazazi”, i autorit  dhe krijuesit te spikatur te letrave shqipe,z .Halil Haxhosaj,është një dëshmi  faktografike e një rrugëtimi historik,me shume sakrifica,por krenarë për arritjet e mëdha historike. Monografia argumenton faktin e bazuar se Klubi letrarë “Gjon N.Kazazi”lindje e vendlindje”(siç thotë autori), e ka vetëm Gjakovën dhe se është manifestim kulturorë, shpirtërorë e letrarë në qytetin e  Gjakovës.

Kryesia e Klubit dhe natarët e saj,me përpjekje maksimale po bëjnë të pa mundurën qe këtij klubi t’ia kthejnë namin e dikurshëm,duke i dhënë dimensione kombëtare e ndërkombëtare me veprimtarinë e tyre. Pas lufte,ky klub letrarë,ka krijuar bashkëpunim me shume qytete të Kosovës dhe në Shqipëri. Një aktivitet permanent e shumë të suksesshëm e ka treguar me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe artistëve “Tropojë” nga Bajram Curri ku Mitingu i Poezisë,tani e tri vite radhazi,mbahet si i përbashkët ne te dy qytete e Malësisë së Gjakovës,duke iu falënderuar poetëve Lulëzim Logu,Gjon Neçja e Asllan Osmani etj.

Për rëndësinë e kësaj Monografie folën  edhe disa pjesëmarrës, si shkrimtari i njohur Agim Gjakova,profesor Muhamte Rogova ,Tahir Bezhani etj. Gjatë  fjalëve për monografinë,u cek se autorit i kane munguar shënime mjafte te rëndësishme për t’i hedhë në letër nga se janë asgjësuar para e pas lufte duke mos vlerësuar rendësin e tyre historike.....

Krijuesit të mirënjohur,z.Halil Haxhosaj iu shprehën

falënderime të sinqerta për kontributin e dhënë  me  këtë vepër madhore,i cili i dha vulë ecjes historike te Klubit letrare “Gjon N.Kazazi”,duke dëshmuar e argumentuar  sakrificat e saj të bollshme por edhe krenarinë që mbartë si Yll polarë.