Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Publikohen filmimet më të hershme shqiptare

| E marte, 15.05.2012, 05:41 PM |


Ato i përkasin kryeqendrës së veriut Shkodrës dhe bëjnë fjalë për rrethimin e saj
Filmimet më të vjetra që disponon Arkivi i Filmit i përkasin kryeqëndrës së veriut, Shkodrës e pikërisht ato janë të vitit 1911. Këto filmime publikohen për herë të parë nga abc neës. Drejtorja e arkivit te filmit Elvira Diamanti na bën me dije se bëhet fjalë për 12 minuta filmime nga rrethimi i Shkodrës te vitit 1911. Ky është edhe xhirimi më i hershëm që ndodhet në arkivë dhe që është dhuruar nga arkivi i Malit të Zi zotit Artan Minarolli.
“Shkatërrimet e shkaktuara nga lufta në fshatrat pranë Shkodrës dhe vuajtja e njerëzve shpërngulja pasqyrohen ne këtë material filmik këtë na e bën me dije ekskluzivisht për abc neës drejtorja e arkivit te filmit Elvira Diamanti.
Në një kolazh me xhirime të vjetra që do të pasqyrohet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe 65 vjetorit te arkivit , mjaft pikant janë edhe një material që dëshmonë për turizmin malorë dhe që bëhen publike për herë të parë.
Diamanti thotë se ne nuk do ndalim së pasuruari arkivit me materiale filmike që disponohen nga arkivat e huaja